Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorët amerikanë që janë emëruar politikisht dhe ata të karrierës, përfshirë Donald Lu

Këto dy ditët e fundit është folur shumë për mundësinë që Trump të largojë ambasadorët e SHBA nëpër botë që janë emëruar nga administrata Obama. New York Times reagoi dje duke thënë se skuadra Trump me të vërtetë e ka në plan këtë veprim. Mediat në Shqipëri aluduan gjithashtu se Donald Lu do të prekej nga kjo lëvizje në diplomacinë e SHBA. Disa prej mediave shkuan deri atje sa deklaruan që këto ishin dy javët e fundit të Lu në Tiranë. Por e vërteta është krejt ndryshe. Kjo është lista e ambasadorëve amerikanë në të gjithë botën ku deklarohet se Donald Lu është ambasador karriere dhe praktikisht nuk rrezikon. Mbi 60% e ambasadorëve amerikanë  janë karriere, ndërsa në disa vende ato janë përcaktuar nga administrata Obama

Please follow and like us: