“Mis Shqiptarja në Botë”: Të mbash këtë kurorë, është kënaqësi dhe krenari
Albinfo.ch ka intervistuar mis shqiptare në botë për të sjellë më afër lexuesve jetën e gjimnazistes së re, ku ajo flet mbi ndërtimin e karrierës së saj, bukurinë e gruas, dashurinë, puthjen e parë që ende nuk e ka shijuar, etj.
Eventi i bukurisë «Mis shqiptarja në botë i organizuar nga „Gecaj fashion group“ në bashkëpunim me diskotekën e njohur shqiptare në Cyrih, “Rinora 4”, ka nxjerrë fituese një nxënëse 17 vjeçe që ka lindur dhe është rritur në qytetin Markaryd të Suedisë.
Albinfo.ch ka intervistuar mis shqiptare në botë për të sjellë më afër lexuesve jetën e gjimnazistes së re, ku ajo flet mbi ndërtimin e karrierës së saj, bukurinë e gruas, dashurinë, puthjen e parë që ende nuk e ka shijuar, etj.
Sipas organizatorëve, Medina Hajra, vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në spektaklin e bukurisë „Miss Beauty of the World“
Abinfo.ch: Ka disa ditë që mbani kurorën “Mis shqiptarja në botë”. Sa ju pëlqen ky titull?
Medina Hajra: Ta mbash kurorën e Mis shqiptares në botë është krenari dhe kënaqësi e madhe sepse ka domethënie historike dhe të rëndësishme. Kurora me shqiponjen dykrenare ëshë meritë e producentit Ilir Geci që e ka bërë këtë eveniment madhështor me kurorën më të bukur në botë, por edhe e familjes sime që më ka përkrahur në këte event.
Ju jeni vajza që do të mbani, së paku për një vit, titullin e shqiptares më të bukur në botë me një kurorë unikate të punuar me ari me shqiponjën dykrenare. Do të na interesonte shumë të dimë në çfarë lartësie qëndron kurora e Miss shqiptares në botë, gjegjësisht sa jeni e gjatë, sa peshoni dhe çfarë dimensionesh trupore keni?
Po, kurora e mis shqiptarja në botë qëndron mbi kokën time dhe unë do ta prezantoj atë me krenari. Gjatësia ime trupore ëshë 1.73 cm dhe peshoj 56 kg.
Herën e fundit, menjëherë pas marrjes se titullit, keni deklaruar për albinfo.ch, se jeni krenare që jeni shqiptare. Çfarë do të thotë për ju të jesh krenare si shqiptare. Për çka jeni krenare?
Kam thënë se jam krenare si shqiptare sepse jemi populli më i mirë dhe më i sinqertë. Prinderit i kam shqiptarë dhe ne me punën, sjelljet dhe intelektin e familjes në Suedi tregojmë shembullin më të mirë që jemi shqiptarë.
Po me Suedinë çfarë ju lidhë?
Suedia është vendlindja ime, është vendi i të gjitha mundësive, atje bëj shkollimin, merrem me aktrim, sport muzikë dhe modelim.
Të flasim pak për bukurinë e një femre. Kur është për ju një grua e bukur?
Për mua të gjitha gratë janë të bukura, por i veçoj femrat që punojnë me forcat e veta dhe janë të zonja në të gjithat lëmitë e jetës.
Çfarë do të veçonit nga bukuria juaj?
Nga vetja ime veçoj bukurinë natyrale që kam, por njerëzit që më njohin më japin komplimente për sytë e mi dhe buzëqeshjen.
Do të pranonit të bëni foto nudo?
Për momentin jo.
Një vajzë e bukur si ju, me një kurorë mbi kokë, tërheq vëmendjen e botës mashkullore dhe sigurisht ofertat nga djemtë e pashëm nuk mungojnë. Por, nëse ju nuk jeni në një lidhje dashurie, çfarë mesazhi keni për ta?
Nuk kam mesazhe për djemtë e pashëm se ende jam e re, e në rend të parë e kam karrieren time dhe të presim, koha e bën të veten.
Po puthjen e parë, e keni përjetuar, apo më mirë, kur dhe kush ka qenë djali fatlum që ju i keni dhënë puthjen e parë?
Kjo pyetje më bën të qeshem pak. Unë ende nuk e kam takuar princin tim për një puthje.
Nuk ka kohë për lidhje dashurie
Djemtë duhet të kenë durim me mis shqiptarën e botës, ajo është e re dhe nuk ka kohë për lidhje dashurie. Në rëndë të parë ka karrierën. Puthjet mund të presin, thotë bukuroshja me sy të akullt e me një buzëqeshje që e ka armë të fortë të bukurisë.