Modelja e njohur kërcënohet me vdekje
Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar se është sulmuar nga disa persona të maskuar në Paris, të cilët e kishin kërcënuar se do e vrisnin.
46-vjeçarja ka rikujtuar këtë incident, i cili ka ndodhur në 2012, në një intervistë të dhënë së fundmi. “Ata më ndoqën që nga aeroporti. Më sulmuan. Më hapën derën e makinës dhe më thanë: “Naomi Campbell, do të vrasim”.
Supermodelja ka thënë se në fraksionin e sekondës ajo ka marrë vendimin për të luftuar sulmuesit. Ajo ka shtuar më tej se dyshon që grupi i kriminelëve që tentuan ta grabisnin, mund të kenë qenë të njëjtët që kanë sulmuar Kim Kardashian.
Vitin e shkuar, edhe Kim Kardashian është kërcënuar e grabitur në Paris.
Please follow and like us: