Albspirit

Media/News/Publishing

Pacolli merr ftesë për inaugurimin e Presidentit Trump

 

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka pranuar ftesë zyrtare për për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump.

Pas liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është edhe Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli që ka pranuar ftesë zyrtare për për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump. Derisa Haradinaj ftesën e ka pranuar para një jave, Pacolli ka marrë këtë javë.

“Komiteti për Inaugurimin Presidencial ju fton që me prezencën tuaj të nderuar të merrni pjesë në inaugurimin e Donal John Tump si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Michael Richard Pence si nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të premten, më 20 janar 2017 në qytetin e Uashingtonit”, shkruan në ftesën dërguar Pacollit, publikuar nga Lajmi.net.

Pra, kjo është ftesë zyrtare dhe e cila është lëshuar nga trupi i vetëm që ligjërisht ka të drejt të bëjë ftesa. Ky trup është Komiteti për Inaugurim, i cili përbëhet nga senatorë, kongresistë dhe njerëz të administratës së presidentit të ri.

Në këtë ceremoni, pritet të marrin pjesë rreth 900 mysafirë nga e gjithë bota. Pacolli ishte president i Koosvës vetëm për një muaj, ndërsa konsiderohet biznesmeni më i pasur kosovar.

Please follow and like us: