Trump: Vetëm budallenjtë nuk duan marrëdhënie të mira me Rusinë
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka postuar në llogarinë e tij në Twitter disa komente ku kundërshton ata që nuk duan marrëdhënie të mira me Rusinë. Sipas Trump, lidhjet e mira me Rusinë i kundërshtojnë vetëm “budallenjtë dhe idiotët”. Trump shkroi se do të bashkëpunojë më Rusinë për të “zgjedhur disa nga të shumtat probleme të botës”. Komentet e tij kanë ardhur pas publikimit të një raporti të inteligjencës amerikane, e cili konstaton se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka provuar të ndikojë në zgjedhjet e SHBA-ve duke ndihmuar Trumpin të fitojë. Në këto cicërima në Twitter Trump shkroi edhe se lidhjet e mira me Rusinë nuk janë aspak “gjë e keqe”.
Please follow and like us: