Akademikët grekë: Greqishtja është gjuhë e sajuar
Altin Kocaqi
Miti i ngritur nga historia dhe arkeologjia rreth teorisë se grekët janë populli
i parë më i vjetër, nga ku nisi historia e re e qytetërimit europian, nuk e gjen veten, përsa i përket testueshmërisë gjuhësore. Gjuha greke duket që është një gjuhë e krijuar nga dy gjuhë të huaja: një gjuhë e një populli të huaj të ardhur në Athinë dhe nga një gjuhë vendase gjithashtu e huaj. Nga ky shartim është prodhuar greqishtja dhe sipas Isokratit ata që e mësonin këtë gjuhë në shkollë ishin grekë. Përhapja nga Aleanca e Dilos dhe rreziku nga persët u shumëfishua nga përhapja mes bërjes “gjuhë oborrtare e kolonive”. Ndërkohë në shekullin II para Krishtit dhe deri në shekullin XII nuk ka asnjë gjurmë grekërisht. Nuk ka asnjë hero, asnjë kryengritje greke. Këto përfundime bota i njeh shumë mirë, ndaj është ora t’i mësojmë edhe ne në Tiranë e Prishtinë:
“Të vetmet përfundime të sigurta që mund të nxjerri kush, nga të dhëna gjuhësore të këtij tipi (emrave vendore) janë këto: të paktën një gjuhë flitej në Greqi më parë se të vinin grekët. Gjuha greke lindi nga SHARTIMI i një bisku indoeuropian mbi një trung jo grek.”
Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 23
“Athinasit dhe të huajt që banonin në Athinë, më saktë me propozim të këtyre të fundit, ndaluan nga një kohë e caktuar dhe më vonë të shkruajnë Jonikën dhe filluan të shkruajnë Atikën.”
Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 302
“Vërtetësisht është një problem lidhja e gjuhës së folur Jone dhe shkrimit pezik Jonik. Fillimisht të parën thuajse nuk e njohim….”
R. Adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f . 234
“Përfundimisht përsoset krijimi i një shkrimi pezik të jonishtes, por rrëshkitja e gjuhës së pastër Jone drejt atikes së Jonizuar është më se e sigurtë. Hapin e fundit e bëri Gorjas me krijimin e një gjuhe Atike.”
R. Adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f. 250-251
“Pas përfundimit të luftrave me Midët, udhëheqjen politiko-shpirtërore e mori Athina. Rreziku Pers i bashkonte grekët dhe ky bashkim favorizonte dialektin Atik. Aleanca e Athinës me qendër faltoren e Apollonit në Dilo e bënë detyrimisht Athinën qendrën e takimeve të shumë qyteteve dhe ishujve. Këtu mblidheshin dijetarë të shumë degëve. Që të bashkoheshin, ardhësit në qytetërimin pretendues Athinas, detyroheshin të adoptonin mënyrën e jetesës Athinase mbi të gjitha të përdornin me lehtësi dialektin e zgjedhur Atik. Qytetërimi i Athinës është tashmë “pritanio e diturisë” ose “shkolla e grekëve”. As lufta e pafat e Peloponezit, as therrjet civile, as ngritja e forcës maqedonase nuk e ndërpreu zhvillimin e atikishtes si organ gjuhësor të gjithë grekëve. Përkundrazi Filipi II e vendosi atikishten si gjuhën e parë të shkollimit e të organizimit të shtetit të tij. Aleksandri dhe pasardhësit e aristokratëve të familjeve maqedonase ishin shkolluar në gjuhën atike. Sulmi i shkëlqyeshëm gjithë grek në lindje përhapi helenizmin deri në Baktriani. Në qytetet shumëkombëshe merr jetë thënia e famëshme e Isokratit:“Grekët janë ata që marin pjesë në shkollimin grek”. Dhe shkollim para së gjithash do të thoshte të mësoje gjuhën greke.”
Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f . 84
“Atikun e ashpër e pranoi më së fundi si gjuhë të parë dhe kisha e krishterë…. Çmimi i kthimit mbase ishte shumë i rëndë. Këmbëngulia e atikistëve në të shkuarën e lavdishme, si dhe kundërshtimi i prerë që të pranojnë të vetëvërtetuarën se gjuha shndërrohet e çoi vendin në dygjuhësi, e cila e mundoi kombin për 2000 vjet dhe do të thellonte hendekun midis pakicës së të shkolluarve dhe popullit të thjeshtë. Hyrja në pasurinë e shkollimit kërkonte një punë shumëvjeçare me një organ gjuhësor që nuk mbinte në buzët e popullit, por mësohej në letër. Vlerësimi i padrejtë i nje vepre me kriterin e vetëm gjuhën, në të cilën ishte shkruajtur bëri që të lihen mënjanë shkruajtësit që shkruanin në gjuhën e thjeshtë. Përfundimi i trishtueshëm i këtij mendimi të prapambetur çoi në humbjen e shumë veprave shkencore.”