Beatrix Ramosaj ndahet nga i dashuri?
U deshën vetëm pak ditë të 2017-tës për t’u krijuar dyshimet e para mbi një ndarje të re mes artistëve të skenës muzikore shqiptare.
Beatrix Ramosaj, këngëtarja e shumë hiteve u tha se mund të kishte përfunduar lidhjen me Ervi Cenollin, me të cilin publikisht dihet se është bashkë prej fundit të 2015-ës.
Largimi i gjithë fotografive të përbashkëta në rrjete sociale qoftë nga Beatrix por edhe Ervi si indikatorë shqetësues ngritën dilema mes fansave të këngëtares. Por, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar në aspektin e romancës mes dyshes. E kontaktuar nga Prive, Beatrix sqaroi arsyet e risive në rrjete sociale që eklipsojnë praninë e Ervit.
‘Ka ndryshuar fakti që median sociale kam vendosur ta përdor vetëm për të promovuar veten si artiste dhe muzikën time. Jetën private kam vendosur ta ruaj si të tillë, mendoj se kështu është më mirë‘ – u shpreh Ramosaj. Ndonëse bashkë nuk do t’i shohim më shpesh nëpër Instagram dhe Facebook duket se Beatrix dhe Ervi do vazhdojnë të shijojnë të qenurit pranë njëri-tjetrit në qetësi e larg syrit të publikut. Një veprim për t’u marrë shembull nga emra të tjerë?! Pa dyshim…