Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti i LSI me 2 emra

Funksionarët shqiptarë duket se i pëlqen të përdorin disa gjeneralitete. Pas Elvis Rroshit, për të cilin edhe sot nuk dihet saktësisht se si quhet, një deputet i LSI-së përdor dy emra.

Ai është deputeti i Qarkut të Korçës i dalë nga radhët e LSI, Piro Kapurani.

Siç shihet nga formulari i vetëdeklarimit të deputetit, ai ka firmosur me emrin Piro Kapurani.

Por nga dokumentet e siguruara nga citynews në një nga bizneset e tij, Pirro rezulton të jetë Spiro, çështja me një apo me dy r nuk duket të jetë problem në gjeneralitetet e tij.

Nuk dihet nëse deputeti i LSI Kapurani anon nga grekët me emrin Spiro apo gjysëm ilirët me emrin Piro. Në fakt, është vllah nga zapet. E sigurtë është se Piroja apo Spiroja është deputet i LSI-së.

Ndoshta gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2017, Piro do të kërkojë sërish votën e qytetarëve të Korçës, dhe kur këta të fundit ti kërkojnë llogari për premtimet, ai do tu thotë se nuk është Piro, por Spiro Kapurani./citynews

Please follow and like us: