Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti i LSI vidhte energjinë/Prokuroria mbylli dosjen?

Prokuroria e Korçës ka mbyllur çëshjen dhe ka lënë pa autor vjedhjen e energjisë në pronën e deputetit të LSI në Qarkun e Korçës, Piro ose Spiro Kapurani.

Pas një kontrrolli në në pronën e tij rezultoi se vidhej energjia elekttrike, shkrimi i mëposhtëm sqaron detajet.

“Në lokalin  “Cafe de Paris” në qendër të qytetit të Korçës, policia  gjatë kontrollit në bashkëpunim me OSHEE ka ndaluar shtetasin Anastas Xega, me funksionin e shefit të personelit në Drejtorinë Arsimore të Korçës. Arrestimi i tij erdhi pasi në lokalin që ai kishte marrë me qera u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë. Lajmi u bë i ditur nga policia e Korçës, e cila nëpërmjet një deklarate për mediat njoftoi abuzimin me energjinë nga Xega. Por ajo që nuk thuhet në deklaratën e policisë është pronari i subjektit në fjalë, pasi  Anastas Xega e kishte marrë me qera ambientin”, u raportua nga mediat në 11kafe-de-parisdhjetor të 2015.

Anastas Xega u la i lirë më pas, ai theksoi në prokurori se ishte qeramarësi i goditës vetëm pak ditë më parë dhe nuk ishte në dijeni të vjedhjes së energjisë që bëhej në godinë. Prokurori pushoi çështjen dhe ai u shpall i pafajshëm.

Qeramarësi u arrestua nga policia, vjedhja e energjisë u kontatua, por krimi ngeli pa fajtor. Xega u la i lirë, hetimet nuk u thelluan.

Objekti është në pronësi të deputetit të LSI, Piro, Spiro Kapurani që rezulton me dy emra, kjo për çështje që lidhen me ndonjë problematikë kriminale, biznesi apo ndonjë dënim të mundshëm, deputeti I LSI-së, ende nuk ka dhënë sqarime pse në biznese figuron Spiro dhe në parlament Piro.

Por kjo duket të jetë diçka e vogël në krahasim me çështjen e vjedhjes së dritave. Qytetarët burgosen për 30 mijë lekë të papaguara, ndërsa deputetit i kapet një lidhje për vjedhje energjie dhe askush nuk mban përgjegjësi. Prokuroria hetoi qeramarësin dhe mbylli çështjen duke mos shkuar tek pronari dhe vjedhësi i vërtetë.

Policia dhe OSHEE konstatuan vjedhjen e energjisë, hajdut nuk doli qeramarësi, po kush ishte vjedhësi i energjisë? Pse prokuroria mbylli çështjen dhe nuk thelloi hetimet për ti shkuar deri në fund zbardhjes së vjedhjes së energjisë në një godinë biznesi ku pronar është deputeti i LSI-së Piro, Spiro Kapurani?

Vjedhja e energjisë është një fakt dhe kjo në objektin e deputetit të LSI-së, fajtor ende nuk ka dhe prokuroria ka mbyllur çështjen. Korrupsion, vjedhje në bashkëpunim, krim i organizuar apo bandë shtetërore nga parlamenti në prokurori? Kush është hajduti dhe pse nuk hetohet vjedhja?/Citynews

 

Please follow and like us: