Albspirit

Media/News/Publishing

Elvira Diamanti tregon për ditët e hidhura të jetës së saj

 

Aktorja e njohur e skenës Elvira Diamanti ka rrëfyer për publikun shqiptar detaje të pathëna më parë nga jeta e saj.

Ajo nuk ka nguruar të zbulojë trishtimet, frikërat dhe lumturinë e ditëve të saj si një nënë por dhe si  aktore.

Elvira ka veçuar si një nga momentet më të trishta të jetës së saj diagnostikimin e motrës me kancer, një lajm që ende i shqetëson gjumin e natës.

Ndërkohë si momentin më të lumtur në jetën e saj ajo veçon ditën kur ka mundur t’i japë gji vajzës së saj, Edrës.

Elvira ka pranuar publikisht se në këto momente të jetës së saj ajo i “trembet” skenës dhe sheshit të xhirimit.

Për të mos lënë pas librin, aktorja e dashur e publikut ka thënë se momentet kur qëndron e mbërthyer pas shfletimit janë ndër çastet që i falin më shumë qetësi, madje para tij anashkalon dhe filmin.

Lexo edhe

Please follow and like us: