Fakte interesante rreth romakëve
Historiani i Oksfordit, Harry Sidebottom na njeh me 10 fakte surprizuese rreth romakëve
1. Lufta mes gladiatorëve nuk ishte argëtimi më popullor në Romë
Arena e luftimeve të gladiatorëve, Koloseu – i njohur në antikitet si Amfiteatri Flavian – ishte shumë i madh. Arkeologët modernë thonë se aty mund të qëndronin 50 mijë njerëz. Ndërsa një burim më i vjetër thotë se kapaciteti i saj mund të përfshinte 87 mijë persona. Por një shifër e tillë nuk ishte asgjë në krahasim me cirkun Maksimus, ku 250 mijë veta shikonin garat me qerre. Në vend të tretë ishin shfaqjet teatrale. Teatri më i madh në Romë mbante 20.500 spektatorë.
2. Anijet romake të luftës nuk voziteshin nga skllevërit
Në çdo film apo libër, kur bëhej fjalë për një anije të madhe luftarake romake, ne kemi gjithmonë parasysh, skllevërit që vozitin anijen, dhe krismën e kamxhikut kur mbikqyrësit i qëllonin për të lëvizur duart më shpejt. Por nuk është e vërtetë. Romakët, ashtu si grekët kishin një ideologji që e quanin “militarizmi qytetar”. Besohej që nëse ishe qytetar i vendit, kishe për detyrë për të luftuar për vendin dhe vetëm atëherë mund të merrje të drejta politike. Kjo përjashtonte përdorimin e skllevërve për vozitjen e anijes.
3. Ata nuk vdisnin të gjithë të rinj
Jetëgjatësia mesatare e këtyre figurave historike varionte tek 25 vjeç. Megjithatë kjo nuk do të thotë që dikush arrinte tek të 30-at apo më shumë. Një mesatare e lartë ishte ajo e vdekjes së grave gjatë lindjes. Nëse një qytetar romak rritej, ai kishte gjasa të jetonte sa jetojnë edhe njerëzit e botës moderne perëndimore.
4. Orët romake ishin të ndryshme nga këto të kohës sonë
Ashtu si ne, edhe romakët e ndanin ditën në 24 orë. Por ndryshe nga ne, orët e tyre ishin të ndryshme në gjatësi. Për romakët kishte gjithnjë 12 orë ditë dhe 12 orë natë. Ne për shembull e konsiderojmë ditën më të gjatë, veçanërisht në stinën e verës, dhe më të shkurtër gjatë stinës së dimrit.
5. Jo të gjithë romakët flisnin latinisht
E shtrirë nga Atlantiku deri në lumin Tigër, perandoria romake përmbante ndoshta 65 milionë banorë. Ndërsa latinishtja ishte gjuha e ushtrisë dhe ligjit romak, shumë njerëz në perandori e flisnin atë si gjuhë amtare. Por kishte edhe variante të ndryshme gjuhësh, si ajo kelte, gjuha trake etj. Elita romake fliste dy gjuhë. Për ta, njohja e greqishtes i jepte një status më të lartë. Kur u vra Jul Çezari, shumë njerëz bërtisnin në greqisht, dhe jo latinisht.
6. Shumë romakë nuk e preferonin filozofinë
Perandoria prodhonte filozofë të shquar, si Seneka apo Mark Aureli. Megjithatë, disa romakë ishin armiqësore me filozofinë për dy arsye: e para, ishte shpikje greke, dhe e dyta: studimi i filozofisë për t’u përqendruar në atë çka ndodhte brenda njeriut, konsiderohej si e papërshtatshme për një njeri që duhet të bënte jetë aktive dhe t’i shërbente shtetit.
7. Ekzistonin rregullat seksuale
Dijetari i madh francez, Paul Veyne tha se romakët ishin të paralizuar nga pengesat seksuale. Kishte sjellje shoqërore të kufizuar. Për shembull, pas dasme, një bashkëshorte romake nuk duhet ta linte bashkëshortin ta shihte nudo sërish. Dhe një bashkëshort nuk duhet të kryente marrëdhënie seksuale me femër tjetër përveç gruas së tij, madje as me skllavet.
8. Gjeneralët rrallë luftonin në beteja
Edhe pse në art atyre u pëlqente të përshkruheshin si heronj, gjeneralët ishin thjesht menaxherë lufte, jo luftëtarë. Vetëm në rrethana të veçanta ata luftonin në sheshin e betejës. Nëse një betejë humbej, komandanti duhet të nxirrte shpatën e të vriste veten, ose të kërkonte një vdekje të ndershme në duart e armikut.
9. Perandorët helmonin veten çdo ditë
Që nga fundi i shekullit të parë pas lindjes së Krishtit, perandorët romakë e kishin bërë zakon të përditshëm të merrnin një sasi të vogël helmi të njohur në përpjekje për të fituar imunitet. Ajo përzierje njihej me emrin mithridatium , emërtim i marrë nga një mbret i madh. Ky lëng mendohej të ishte antidotë për helmet e këqija.
10. Romakët besonin se kishin arsye të mira për të persekutuar të krishterët
Romakët besonin se perandoria e tyre qëndronte në atë që quhej Pax Deorum (Paqja e zotave). Nëse romakët bënin ç’ishte e drejtë për zotat paganë, këto hyjni do të bënin ç’ishte e drejtë për ta. Të krishterët, nga ana tjetër, as nuk pohonin se perënditë pagane ishin djaj, por as nuk e mohonin ekzistencën e tyre. Nëse romakët lejonin këto ateistë të përhapnin besimin e tyre, ekzistonte dyshimin se Zotat do të zemëroheshin me Romën.