Albspirit

Media/News/Publishing

Fshehja e pasurisë brenda dhe jashtë vendit, ja si do të hetohen 140 deputetët

Pas drejtësisë, objekt i kontrollit dhe i verifikimit të ligjshmërisë së pasurive, do të jetë politika. 140 deputetë të Parlamentit Shqiptar do t’i nënshtrohen kontrollit të ligjshmërisë së pasurive të deklaruara si dhe hetimit për pasuritë e fshehura brenda dhe jashtë vendit.

Kështu parashikon paketa me ndryshime në ligjin për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të të zgjedhurve, e cila do të shqyrtohet në ditët në vijim nga Komisioni i Ligjeve, për t’u miratuar më pas nga Parlamenti. Ndryshimet reflektojnë rekomandimin GRECO­s, që parashikon se:‘Deklarimet e pasurive të deputetëve të jenë objekt i kontrolleve të plota dhe më të shpeshta’. Në këtë kuadër, neni 9 i projektligji ndryshon nenin 25/1 të ligjit ekzistues, duke zvogëluar intervalin kohor të kryerjes së kontrollit të plotë të pasurisë së deputetëve, 1 herë në 2 vjet. Por, meqenëse edhe afati kohor në ligjin ekzistues nuk është zbatuar për shkak të arsyeve të ndryshme, me miratimin e projektligjit të ri, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të nisë menjëherë kontrollin e pasurisë së 140 ligjvënësve.

Kërkesa e ndërkombëtarëve

Në kuadër të kontrollit të pasurisë së deputetëve, ekspertët e misioneve të EURALIUS dhe OBDAT, në relacionin e projektligjit, i kërkojnë Kuvendit që të rrisë numrin e inspektorëve të ILDKP. “Për sa më sipër, Kuvendi duhet të marrë në konsideratë faktin se rritja e shpeshtësisë së kontrolleve do të kërkonte në një të ardhme të afërt edhe rritjen e burimeve njerëzore të ILDKPKI­-së. Shtimi i numrit të inspektorëve dhe ndihmës­inspektorëve do të mundësonte zbatimin rigoroz të ligjit dhe një kontroll më cilësor të deklaratave të subjekteve deklaruese. Aktualisht, ILDKPKI­-ja përbëhet nga 57 punonjës, prej të cilëve 24 janë inspektorë dhe ndihmës inspektorë për një volum pune prej  1400­1500 kontrollesh të plota dhe hetimesh administrative në vit. Për rrjedhojë, çdo binom inspektor dhe ndihmës inspektor realizon 125 dosje/ kontrolle të plota në vit ose 10,5 dosje në muaj”, thuhet në relacionin shpjegues të projektligjit. Institucionet Të gjitha institucionet shtetërore janë të detyruara që të vënë në dispozicion të ILDKP dokumentacionin e nevojshëm, në funksion të hetimit të pasurive të deputetëve dhe funksionarëve të tjerë të parashikuar në ligj.

Neni 10 i projektligjit, nëpërmjet ndryshimeve të propozuara në nenin 26 të ligjit ekzistues, krijon aksesimin e drejtpërdrejtë të të dhënave, gjatë procesit të kontrollit nga ILDKPKI­ja, nga të gjithë institucionet shtetërore mbajtës të tyre. “Nga eksperienca/ praktika e deritanishme, ka rezultuar se nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione të ndryshme (p.sh. ALUIZNI etj.) për dhënie aksesi në bazat e tyre të të dhënave, në përputhje me kuadrin ligjor e institucional në fuqi, jo gjithmonë ka qenë efektiv, pasi kryesisht është bazuar në marrëdhënie individuale të drejtuesve të institucioneve përkatëse”, kanë shpeshuar hartuesit. Sekreti hetimor Projektligji krijon mekanizma, që deputetët të mos informohet gjatë hetimit të pasurisë së tyre, me qëllim që të mos vihen në lëvizje për të fshehur pasuritë apo për të penguar inspektorët e ILDKP. “Parashikimi ligjor i propozuar në nenin 26 të ligjit do të përbënte një hap cilësor në përmirësimin e marrjes së informacionit/ të të dhënave të caktuara.

Ne kete menyre, ai do te evitonte dhe perhapjen e informacionit ne burime te gjerea dhe te panevojshme me apo njoftimin e zyrtarit/ eshte ne hetim administrativ i cili mund te perpiqej per te fshehur pasurine e vendosur ne menyre te palgjishme dhe duke penguar kontrollin e sakte dhe plotesimin e iniciuar nga ILDK–ja kane sqaruar ekspertet

10-fishohen gjobat

Ndryshimet e propozuara kane te bejne me ashpersimin e sanksioneve te ligjit ekzitues duke adresuar edhe rekomandimet e eksperteve te BE-se , te cilet sugjerojne dhjetefishimin e masave administrative me gjobe per te gjitha shkeljet e parashikuara ne dispozite. Ne kete logjike, gjobat e parashikuara ne nenin 40 te ligjit propozohen qe te rriten deri ne pesefishimin e vleres maksimale te tyre (te cilat arrijne ne nje vlere maksimale prek 50 000 lekesh) dhe kjo per te gjitha shkeljet e ligjit te kryera nga zyrtaru, personi lidhur me te, eksperti dhe personi përgjegjës i institucionit publik dhe privat. Ashpërsimi i sanksioneve administrative u bazua në vlerësimin se niveli aktual i gjobave është ende tepër i ulët duke mos e përmbushur funksionin e tij ndeshkues per te te dekurajuar zyrtaret ne shkeljen e dispozitave te ketij ligji.

 

Kompetencat e reja

Neni 7 i projektligjit i cili k a ndryshuar pik ën 3 të nenin 16 të ligjit ekzistues, synon t’u japë kompetenca të reja inspektorëve të Inspektoratit të Lartë. Tashmë inspektorët, gjatë ushtrimit të funksio neve të tyre kontrolluese, rikontrolluese apo hetimore administrative do të gëzojnë edhe atributet e policisë gjyqësore. Por, në çdo rast, veprimet e kryera nga inspektorët e ILDKPKI, të cilëve me ligj u akordohen atributet e policisë gjyqësore, duhet të j e n ë në përputhje të plotë me parashikimet e Kodit të Procedurave Penale dhe Ligji për Policinë Gjyqësore. Ky model njihet dhe zbatohet edhe në vende të tjera si Letonia, e cila ka krijuar Zyrën e Parandalimit dhe Luftës kundër Korrupsionit me funksione dhe kompetenca të përziera si në fushën administrative edhe në atë penale.

Deklarimi i pasurisë, pesë ndryshimet e propozuara

Neni 6/ Në nenin 7, pika 1, 2, 3 dhe 5 ndryshohen si më poshtë: 1. Të gjithë subjektet, të cilët sipas këtij ligji mbartin detyrimin për deklarim, duhet të deklarojnë çdo vit të gjitha pasuritë e grumbulluara, detyrimet financiare dhe interesat e tjerë të përcaktuara në nenin 4 të këtij ligji, përfshirë burimet e krijimit të tyre, si dhe angazhimet në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie që krijon të ardhura, që ekzistojnë në momentin e deklarimit, përfshi çdo lloj të ardhure të krijuar nga këto angazhime ose veprimtari. 2. Deklarimi para fillimit të punës, sipas nenit 5/1 të këtij ligji, dhe ai pas largimit nga funksioni, sipas nenit 7/1 të këtij ligji, janë raste të veçanta të deklarimit periodik. 3. Të gjithë zyrtarët dhe personat e tjerë të lidhur, që mbartin detyrim për deklarim, detyrohen të paraqesin deklaratën e tyre deri më 31 mars të çdo viti, pranë autoritetit ose strukturës përgjegjëse të institucionit publik, të parashikuar në shkronjën “b” të pikës 2 të nenit 41 të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar. 4. Për qëllim të deklarimit periodik vjetor, sipas pikave të mësipërme të këtij neni, ndër personat e lidhur me zyrtarin, mbartin detyrim për deklarim vetëm bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/esja dhe fëmijët madhorë.

Please follow and like us: