Albspirit

Media/News/Publishing

“Kalle llamen” si protestë kundër martesave të hershme

Martesat e hershme e të aranzhuara, kanë qenë evidente, për dekada të tëra. Sot konsiderohen si fenomen. Jo vetëm në trojet shqiptare. Janë përhapur edhe në kultura të tjera nëpër botë.

Llogaritet që sot jetojnë rreth 700 milionë gra të martuara në moshë të hershme. “Kalle Palinë, kalle llamen, o…, edhe sot do jesh me nanen, o…” është një pjesë e tekstit që reflekton mbi këtë dukuri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këngëtarja kosovare, Fatime Kosumi, me emër skenik Andrra, e cila tash e disa vite jeton në Gjermani, ka sjellë “Kalle llamen” me aranzhman të vetin. Kësaj kënge i ka bashkuar edhe një videoklip.

“Viktimat” në këto raste janë vajzat, por në klipin e Andrrës ato vijnë më rebele. Sipas veshjes së tyre përçohet edhe mesazhi. Me tuta sportive të ulura në bankat e shkollës, e herë mbi ormanë e tela rrethues, ato tregojnë fuqinë që vjen në formë të një proteste. E të veshura me të bardha e lule në kokë ato paraqesin pafajësinë e tyre. Bëjnë temena e vallëzojnë. Por në asnjërën prej tyre ato nuk duken të lumtura.

Please follow and like us: