Albspirit

Media/News/Publishing

Lufta e Trojës, a ka ndodhur vërtetë?!

Në mitologji, Lufta e Trojës u zhvillua kundër qytetit të Trojës nga grekët pasi Parisi i Trojës rrëmbeu Helenën nga burri i saj Menelaus, mbret i Spartës. Historia e kësaj lufte është transmetuar përmes shumë veprave letrare, kryesisht Iliadës së Homerit.

Historia dhe arkeologjia

Emri Trojë i referohet edhe legjendave, por edhe vendit arkeologjik në jetën reale. Në legjendë, Troja është qyteti që mbeti i rrethuar për 10 vjet dhe që më pas u pushtua nga ushtria greke e Mbretit Agamemnon. Sipas Iliadës së Homerit, arsyeja e Luftës së Trojës ishte rrëmbimi i Helenës, mbretëreshës nga Sparta. Paridi ishte ai që rrëmbeu Helenën. Paridi ishte  djali i mbretit trojan, Priamit. Troja gjithashtu i referohet një qyteti antik të jetës reale që ndodhet në bregun veriperëndimore të Turqisë. Por sot ky vend njihet me emrin Hisarlik. Ideja se ky qytet në lashtësi ishte Troja ekzistonte që 2700 vjet më parë, kur grekët kolonizuan veriperëndimin e Turqisë. Në shekullin e 19, kjo ide erdhi sërish në qendër të vëmendjes, kur biznesmeni dhe arkeologu gjerman Heinrich Schliemann, bëri një sërë gërmimesh në Hisarlik dhe zbuloi se thesaret i përkisnin Mbretit Priam.

Legjenda e Trojës

Lufta e Trojës besohet të ketë ndodhur në fund të Epokës së Bronzit, rreth 1200 vjet para Krishtit. Ndodhi gjatë kohës së lulëzimit të qytetërimit miken në Greqi. Ata ndërtuan pallate të mëdha dhe zhvilluan sistemin e shkrimit. Tregimet më të hershme të kësaj lufte vijnë nga Homeri, që jetoi rreth shekullit të 8 para Krishtit, disa shekuj pasi kishin ndodhur ngjarjet, të cilat nuk janë shkruar deri vonë. Iliada e Homerit tregon një seri ngjarjesh nga rrethimi prej 10 vjetësh i Trojës. Lufta kishte zgjatur mes grekëve dhe trojanëve për arsye se as grekët nuk po arrinin të merrnin qytetin trojan, por as këta të fundit nuk po arrinin t’i dërgonin e t’i kthenin mbrapsht në det sërish grekët. Një seri ngjarjesh kyçe ndodhin në poemën e Iliadës, përfshi duelin mes Menelaut, mbretit të Spartës dhe bashkëshortit të Helenës, kundër Paridit. Fituesi supozohej të merrte Helenën si çmim, dhe t’i jepte fund luftës. Megjithatë, zotat ndërhyjnë për të ndërprerë duelin përpara se të mbaronte dhe lufta vazhdon. Një tjetër duel i rëndësishëm ndodh në fundin e poemës mes Akilit dhe Hektorit, luftëtari i madh trojan. Trojani e dinte që nuk kishte shanse me Akilin, dhe i bie Trojës 3 herë rreth e përqark për t’iu shmangur Akilit që e ndiqte. Në fund, zotat e detyrojnë atë të përballet me luftëtarin grek dhe vritet. Në kundërshtim me atë që është treguar, Iliada nuk përfundon me shkatërrimin e Trojës, por me një armëpushim të përkohshëm. Një tjetër vepër e Homerit, “Odisea” është vendosur pas shkatërrimit të qytetit, dhe flet për heroin grek Odisea që përpiqet të shkojë në shtëpi. Poema tregon shkurtimisht se si grekët morën Trojën nëpërmjet të famshmit “Kalit të Trojës”, një dhuratë që kishte ushtarë brenda.

Origjina e qytetit

Vendi Hisarlik, në veriperëndim të Turqisë, është identifikuar si Troja e shekujve të kaluar. Kërkimet arkeologjike tregojë se është banuar për rreth 4 mijë vjet, duke filluar që nga viti 3000 para Krishtit. Kur u shkatërruar një qytet, një qytet i ri u ndërtua mbi të. Sipas arkeologëve, po të gërmohet thellë mund të gjehen mbetjet e qyteteve të vogla të rrethuara nga mure mbrojtëse të papunuara. Troja u zhvillua më shumë gjatë vitit 2500 para erës sonë. Qyteti u zhvillua me mure të reja mbrojtëse me blloqe guri dhe tulla balte, thonë arkeologët. Kur arkeologu Heinrich Schliemmann gërmoi thellë në Hisarlik në vitin 1873, ai zbuloi thesare, që besohet t’i përkasin Mbretit Priam. Disa studiues spekullojnë se këto thesare nuk u gjetën të gjitha në të njëjtëin vend dhe menjëherë, por u deshën disa javë kërkime për t’i zbuluar të gjitha objektet.

Troja e Homerit

Qyteti i Trojës i përmendur nga Homeri i përket dy periudhave të ndryshme kohore, viteve 1700-1190 para Krishtit. Historiani Bryce tregon se mbrojtja e atij qyteti ishte e mrekullueshme. “Muret, të përbëra prej tullash balte, arrinin lartësinë e 9 metrave. Disa kulla vrojtimi ishin ndërtuar mbi këto mure. Troja kishte një sipërfaqe të madhe banimin nën një kështjellë të fortifikuar fuqishëm. Me aq sa dimë sot, një kala e tillë nuk ishte e zakonshme jo vetëm në atë rajon por në të gjithë Europën Juglindore. Problemi për identifikimit të këtij qyteti si Troja e Homerit qëndron tek mënyra si përfundoi. Të çarat në muret e kështjellës ngrejnë hipotezën se mund të jetë goditur nga një tërmet në vitin 1300 para lindjes së Krishtit, që më pas mund të jetë pasur nga një kryengritje apo sulm. “Ka shenja që tregojnë se aty është luftuar, por dëmet më të mëdha janë shkaktuar nga tërmeti”, thotë Bryce. Edhe për faktin që qyteti është sulmuar në vitin 1190, përsëri ka dyshime nëse ky sulm është kryer nga një forcë greke. Në atë kohë, qytetërimi miken i Greqisë kishte rënë, pallatet e tyre të mëdha ishin kthyer në gërmadha.

Troja e mëvonshme

Qyteti u braktis rreth vitit 1000 para erës sonë, dhe u rikolonizua nga grekët në shekullin e 8 rreth kohës kur jetoi Homeri. Mësohet që grekët ia vunë emrin Ilion. Banorët e mëvonshëm e shfrytëzuan këtë qytet për mbështetje politike si dhe tërheqje turistësh. Në këtë vend ndaluan për të bërë homazhe për Trojën vetë mbreti pers Kserks gjatë rrugës së tij për të pushtuar Greqinë, si dhe Aleksandri i Madh që bëri të njëjtën gjë në shekullin e 4. Statusi special i Trojës vazhdoi edhe në periudhën e sundimi romak. Romakët besonin se Enea, një nga heronjtë e Trojës, ishte pasardhësi Romulos dhe Remos, dy themeluesit legjendarë të Romës. Banorët e qytetit e shfrytëzuan këtë si një destinacion popullor për pelegrinët dhe turistët. Megjithatë gjatë Mesjetës, Troja gradualisht u shkatërruar duke përfunduar në atë që është sot.

A ka ekzistuar me të vërtetë një luftë trojane?

Pyetja më e madhe me të cilën studiuesit përballen është që a ka ekzistuar në të vërtetë një Luftë Trojane? Fatkeqësisht, shkrimet e fundit të gjetura për Trojën datojnë para shekullit të 8 para erës sonë. Dijetarët kanë vënë në dukje se topografia e Trojës, siç thuhet në legjendë, përputhet me atë të qytetit të jetës reale.

Historia

Më 1 qershor 1184 pes Troja shkatërrohet dhe digjet – kjo datë sipas përllogaritjeve nga Eratosthenes. Në mitologji, Lufta e Trojës u zhvillua kundër qytetit të Trojës nga Achaeans pasi Parisi i Trojës rrëmbeu Helenën nga burri i saj Menelaus, mbret i Spartës. Historia e kësaj lufte është transmetuar permes shumë veprave letrare, kryesisht Iliadës së Homerit. Iliada ka të bëjë me vitin e fundit të rrethimit të Trojës; vazhdimi i saj, Odisea, përshkruan udhëtimin e Odiseut për në shtëpi (Itakë). Pjesë të tjera të luftës janë përshkruar në cikël poemash epike, fragmente që kanë mbijetuar dhe vepra të tjera të letërsisë klasike, përshi Virgjilin dhe Ovidin. Zanafilla e luftës është një grindje mes perëndeshave Athena, Hera, dhe Afërdita, kur Eris, perëndesha e grindjeve, u dha atyre një mollë të artë, e njohur edhe si ‘mollë sherri’, me mbishkrimin “për më të bukurën”. Zeus caktoi Parisin për të gjykuar se cila nga 3 perëndeshat ishte më e bukura. Parisi zgjodhi Afërditën; në këmbim Afërdita i kishte premtuar atij Helenën, më e bukura e të gjitha grave. Kur Parisi dhe Helena ikin së bashku në Trojë, Agamemnoni, vëllai i Menelaus, udhëhoqi një ekspeditë të trupave akaeanse; mbërriti në Trojë me 1 mijë anije dhe e rrethoi qytetin për dhjetë vjet. Pas vdekjes së shumë heronjve, përfshi Akilin, Ajaksin, Hektorin dhe Parisin, qyteti ra viktimë e dhuratës së kundërshtarit – dhurata ishte një kalë i madh prej druri, me disa ushtarë të fshehur brenda, të cilët kur ra nata hapën dyert e qytetit, duke shpalosur tragjedinë e Trojës. Njerëzit e lashtë mendonin se Lufta e Trojës ishte ngjarje e vërtetë që kishte ndodhur në shekullin e 13-të apo 12-të pes; ata besonin se Troja ndodhej në afërsi të Dardaneleve, në Azinë e vogël. Me kalimin e shekujve, ngjarja u shndërrua në mit dhe deri në mesin e shekullit të 19-të, lufta dhe qyteti i Trojës besoheshin gjerësisht të ishin fantazi. Në 1868, arkeologu gjerman Heinrich Schliemann zbuloi rrënojat e Trojës në Hissarlik, Turqi – kjo është pranuar nga shumica e dijetarëve dhe që nga ajo kohë Lufta e Trojës konsiderohet ngjarje e vërtetë. Megjithëse zhvillimet që pasuan, siç janë përhapja e trojanëve nëpër botë dhe themelimi prej tyre i qytetërimeve të reja, mbulohen nga mite – thuajse çdo popull në Evropë pretendon se ka prejardhje trojane. Këto çështje i kanë lënë kërkuesit dhe studiuesit me një mister të madh./ Livescience/

Please follow and like us: