Maqedonasit shqetësohen nga pakti i partive shqiptare: Nuk mund të vendosin 20 deputetë
Partitë shqiptare në Maqedoni kanë bërë një hap të madh duke u ulur në një tavolinë për të rregulluar gjendjen e qytetarëve shqiptarë në këtë shtet duke e hartuar një platformë të përbashkët dhe kjo nuk ju pëlqen mediave në gjuhën maqedone, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Portali mkd.mk e ka filluar shkrimin e saj për këtë temë me pyetjen: ”Si është e mundur që 100-sha të jetë më e vogël se 20-sha?” duke aluduar në numrin e deputetëve shqiptarë(20) dhe maqedonas(100).
I njejti portal thotë ”Qeveria e re do të varet nga dëshira e 20 deputetëve e jo nga shumica. Që të ketë jetëgjatësi kjo qeveri duhet të përmbush kushtet si: dygjuhësia në të gjithë territorin e Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të jetë në mesin e atyre 20 deputetëve dhe vendimet e rëndësishme për shtetin të sillen nga ata 20 deputetë.” përcjell Telegrafi Maqedoni.
Media tjetër, Republika, që vlerësohet si mashë e pushtetit të OBRM-PDUKM-së e ka vlerësuar këtë marrëveshje si sulmuese ndaj himnit, stemës dhe flamurit të Maqedonisë.