Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta presidenti portugez, babai i demokracisë në vend 

I konsideruar si babai i demokracisë në vend, ish-presidenti portugez, Mario Soares ka ndërruar jetë sot në moshën 92 vjeçare.

Soares ishte shtruar në spital më 13 dhjetor 2016 dhe që prej të hënës ai ra në koma të thellë.

Ai ka kontribuar në ardhjen e demokracisë në vitin 1974 më pas në integrimin evropian të Portugalisë, ka qëndruar në skenën politike për rreth 40 vite.

Soares ka qenë themeluesi i Partisë Socialiste portugeze, ministër i Punëve të Jashtme, dy herë shef qeverie, president i republikës në vitet 1986-1996 dhe deputet evropian.

Please follow and like us: