Albspirit

Media/News/Publishing

Turqi, Abdulkadir Masharipov është autori i sulmit terrorist

Sipas policisë turke, Abdulkadir Masharipov nga Uzbekistani është autori i sulmit terrorist në lokalin Reina në Stamboll gjatë ndërrimit të viteve. Mediat vendase shkruajnë se militant i ISIS ndihmohet nga një celulë terroriste me bazë në qytetin Konja.

Policia turke ka identifikuar militantin e ISIS që kreu masakrën gjatë ndërrimit të viteve në lokalin “Reina” në Stamboll. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale që theksojnë se bëhet fjalë për një shtetas nga Uzbekistani me emrin Abdulkadir Masharipov.
Një celulë xhihadistës vazhdon që t’i ofrojë mbështetjë terroristit, i cili është në arrati. Emri i tij i koduar është “Abu Muhammed Horasan”.
Sipas gazetës turke “Hyrriet” celula e ISIS në Konja, ku është nisur atentatori me 15 Dhjetor për në Stamboll, është e përbërë me shtetas  nga Uzbekistani dhe ndihmon Masharipov me mbështetje logjistike.
Sulmi terrorist ka ndodhur vetëm dy orë përpara ndërimit të viteve. Aty u vranë me një kallashnikov 39 persona ndër shumë të tjerë mbetën të plagosur. Dëshmitarët e përshkruajnë autorin si një profesionist shumë të përgatitur për atentatin. Ky i fundit ka përdorur dhe bomba të vogla për të fituar kohë në ndërrimin e karikatorëve. Ndërsa në kuzhinën e lokalit ka arritur që të pastrojë armën nga gjurmët e gishtërinjëve.
Please follow and like us: