Enver Hoxha nuk pranonte të uronte Fan Nolin për 80-vjetorin
Në vitin 1961 bashkëpunëtorët më të afërt i kërkonin leje Enver Hoxhës që me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Fan Nolit, atij t’i dërgohej një telegram urimi.
Por diktatori refuzonte nderimin me pretekstin se “Noli nuk shprehej në favor të regjimit”.
Mbi këtë letër të publikuar nga Kastriot Dervishi, dallohet shkrimi i Enver Hoxhës, ku shprehet “Jo, asgjë të mos i bëni”, mbi kërkesën për leje.
Dervishi e cilëson këtë përgjigje si “mohimi i fundit i Enver Hoxhës për Fan Nolin”.
Please follow and like us: