Albspirit

Media/News/Publishing

Eva Longoria, prezantuese e ceremonisë së FIFA “Lojtari i vitit”

Në Zyrih sot zhvillohet ceremonia e dorëzimit të çmimit “FIFA The Best” për futbollistin më të mirë të vitit, ku gara është mes Cristiano Ronaldos, Lionel Messit dhe Antoine Griezmannit, teksa portugezi është favorit.

View image on Twitter

So excited to present the FIFA Football Awards in Zurich, Switzerland on January 9! Who will be

Në mbrëmjen gala të organizuar me këtë rast do të ketë një rol protagonisteje Eva Longoria, e cila është gjithashtu edhe regjisore e producente. Aktorja e fitoi famën e saj falë serialit televiziv “Shtëpiake të Dëshpëruara”, ku ajo interpeloi rolin e Gabrielës, transmeton Top Channel. Por, jo vetëm kaq, Eva Longoria jo pak herë ka qenë edhe në faqet e para të kronikave rozë, për shkak të martesës dhe më pas divorcit me basketbollistin e San Antonio Spurs, Tony Parker.

2861857_full-lnd

Përkrah Longorias, në ceremoninë e “FIFA The Best” do të jetë moderatori Marco Schreyl. Ky i fundit ka një eksperiencë 10-vjeçare në fushën e prezantimit të spektakleve, pasi ka qenë moderator i versionit gjerman të spektakleve, si “Pop Idol” apo “Go Talent”. Por jo vetëm kaq, Schreyl ka eksperiencë edhe në komentin e evenimenteve sportive, si Lojërat Olimpike të Athinës në vitin 2004 apo ndeshjeve të Bundesligas, Ligës së Kampioneve e Europa League.

Spektakli nuk do të mungojë në ceremoninë e çmimeve “FIFA The Best”, ku të ftuar janë bendi amerikane “Naturally 7” si dhe këngëtari anglez Julian Perretta. Në mbrëmjen gala të Cyrihut, përveç emrit të futbollistit më të mirë, do të mësohen edhe emrat e lojtares më të mirë të vitit si dhe trajnerit më të mirë. Në këtë kategori të fundit, finalistët janë Zinedine Zidane, Fernando Santos dhe Claudio Ranieri.

Please follow and like us: