Albspirit

Media/News/Publishing

Femrat kanë kujtesë më të mirë se meshkujt

Zonja, nëse bashkëshorti juaj harron që të blejë qumështin për të cilin e keni porositur, ose harron ditëlindjen tuaj, atëherë nuk është faji i tij. Kërkimet e fundit tregojnë se meshkujt nuk janë aq të mirë sa femrat në memorizimin e gjërave.

Në studimin që janë përfshirë 100 femra dhe meshkuj nga mosha 15 deri në 40 vjeç, ka rezultuar se gjinia e bukur është më e kujdesshme për gjërat të cilat duhet t’i bëjnë në të ardhmen.

Femrat ishin më të zonja të kujtonin ato që kishin planifikuar të bënin, ndërsa meshkujt duket sikur nuk kishin qenë fare aty kur ju ishte dhënë porosia, pasi ata harronin të bënin atë që iu ishte thënë.

Studiuesit britanikë dhe italianë të përfshirë në këtë studim nuk dinë të shpjegojnë se pse ndodh kjo. Kërkime të tjera kanë treguar se truri i meshkujve nga mosha 20 deri 40 vjeç nuk arrin të memorizojë shumë gjëra, ndërsa ky fenomen nuk ndodh te femrat.

Por, meshkujt e kanë zgjidhjen, prandaj nuk shqetësohen shumë për këto të dhëna. Ata përdorin celularin ose bllokun me shënime për t’i kujtuar vetes se çfarë duhet të bëjnë.

Please follow and like us: