Albspirit

Media/News/Publishing

Ja si vdiqën diktatorët më të tmerrshëm në histori

Shumica e diktatorëve përjetuan pleqërinë, madje në lumturi. Por, fundi nuk ju erdh të gjithëve mirë.Matthew White, autori i veprës “Libri i madh i gjërave të tmerrshme: Kronika e fundit e 100 krimeve më të mëdha në histori”, ka shkruar se ndonëse shumica mendojnë se është e padrejtë që diktatorët deri në vdekje të jetojnë mirë, rrëfimet për fundin e tyre nuk janë për lakmi.

Benito Mussolini (1883-1945)

Në korrik të vitit 1943, Mussolini u arrestua dhe u burgos në hotelin Campo Imperatoreu. Atje mbeti deri në shtator, kur u çlirua nga gjermanët. Së pari e dërguan në Gjermani, e më pas në Lombardi. Megjithatë, në vitin 1945 ndjente se i erdh fundi, ndaj në një intervistë thotë: “Shtatë vjet më parë kam qenë person interesant. Sot jam zero”. Disa muaj më vonë ai u vra duke u përpjekur që të largohet nga italia me dashnoren e tij Clara Petacci. Ata u vranë nga partizanët dhe u varën në sheshin Piazzale Loreto të Milanit. Kalimtarët kanë pështyrë mbi trupat e tyre dhe i kanë goditur me gurë.

Joseph Stalin (1878-1953)

Gjatë sundimit të tij, sipas shifrave zyrtare, tre milionë njerëz vdiqën në kampet e përqendrimit ose u ekzekutuan. Ndërsa, të dhënat jozyrtare të historianëve modernë thonë se shifra ishte në mes të 15 dhe 20 milionë personave të vrarë. Stalini ishte 73 vjet kur vdiq.Pas një darke dhe një filmi, më 1 mars 1953 ai shkoi për të fjetur dhe nuk u zgjua më. Rojet e tij nuk guxojnë të hyjnë në dhomën e tij, sepse ishin urdhëruar që të mos e shqetësojnë. Në mbrëmje, rreth orës 11:00 marrin guximin dhe futen brenda. E gjetën në dysheme, të shtrirë në urinën e tij, pasi kishte përjetuar sulm në tru. Por, ishte ende gjallë. Ora e rrëzuar në tokë tregonte kohën 6:40 të mëngjesit, që thuhet se është koha e sulmit. Ai vuajti pesë ditët e ardhshme, derisa nuk vdes.

Adolf Hitler (1889-1945)

Ky ishte një përjashtim i rrallë nga rregulli që diktatorët presin pleqërinë. Në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, me bashkëpunëtorët e tij është mbyllur në një bunker, në selinë e Rajhut të Tretë. Aty çdo ditë vinin lajme të këqija, ndaj Hitleri planifikon vdekjen e tij. Ai kishte dëgjuar për vdekjen e Mussolinit, se si kishin pështyrë trupin e tij, prandaj urdhëron ta djegin kur të vdes. Ai u martua me dashnoren e tij Eva Braun dhe porositi kapsula cianidi, efikasitetin e të cilave e testoi në qenin që i takonte fëmijëve të Goebbelsit. Më 30 prill Eva Braun pinë cianidin dhe Hitleri qëllon veten. Trupat e tyre u dogjën para bunkerit, por zjarri nuk ishte i fortë. Kur ushtria ruse ka identifikuar trupin, e kanë shkatërruar deri në fund që varri i tij të mos ekzistonte nga frika se do të mbledh mbështetës të rinj.

Francisco Franco (1892-1975)

Ai sundoi Spanjën deri në vdekje. Në vitet shtatëdhjetë shëndeti filloi t’i përkeqësohej me shpejtësi, ndërsa ai gjatë luftonte edhe me sëmundjen e Parkinsonit. Më 30 tetor 1975, ra në gjendje kome. Një muaj e mbajtën në aparat, derisa nuk vdes në moshën 82 vjeçare.

Mao Zedong (1893-1976)

Jetoi për 82 vjet, ndërsa shumë vite para vdekjes kishte probleme shëndetësore. Nga çka saktësisht kishte vuajtur nuk dihet, por thuhet se kishte sëmundjen Lou Gehrig që sulmon sistemin nervor. Më 2 shtator 1976, mori një sulm në zemër, dhe disa ditë më vonë pneumoni. Më 7 shtator ra në gjendje kome nga e cila kurrë nuk u zgjua. Liderin komunist kinez mjekët e kanë hequr nga aparati më 9 shtator.

François “Papa Doc” Duvalier (1907-1971)

Sapo erdhi në pushtet në Haiti, Duvalier solli torturën ndaj disidentëve politikë dhe urdhëroi vrasjen e të gjithë atyre që i dilnin në rrugë. Ka praktikuar magjinë e zezë VooDoo, e këto i bënte edhe me kokët e prera të viktimave të tij. Ai kishte diabet dhe probleme të zemrës, nga të cilat vdiq në fund.

Kim Il-sung (1912-1994)

Kim Il-sung ishte udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut dhe menjëherë instaloi dinastinë trashëgimore, për çka në pushtet të këtij shteti është sot nipi i tij. Nga Koreja e Veriut e ka krijuar vendin më të izoluar në botë, ndërsa në fund të viteve ’80 mori një tumor në qafë që u bë shumë i dukshëm dhe neveritës. Megjithatë, ai vdiq nga një atak në zemër.

Augusto Pinochet (1915-2006)

Regjimi i tij vrau mijëra njerëz, por megjithatë pa telashe iki nga pushteti më 1990. Tek më 1998 atij i caktohet arresti shtëpiak në Britani, ku vazhdoi të jetonte. Dy vjet më vonë u kthye në Kili për arsye shëndetësore, përfshirë çmendurinë. Vetëm dy muaj pasi u akuzua për 36 rrëmbime, 23 raste të torturës dhe vrasjes, e zë një sulm në zemër. Ai vdiq i rrethuar nga familja e tij, në njësinë e kujdesit intensiv dhe asnjëherë nuk u dënua për krimet e kryera.

Nikolaj Ceausescu (1918-1989)

Udhëheqësi i fundit komunist i Rumanisë ishte ekzekutuar me gruan e tij Elena, në ditën e Krishtlindjeve, në vitin 1989. Katër ditë para turmës ndezur u përpoq të mbante një fjalim, por përjetoi fishkëllema. Një ditë më pas me gruan e tij iku me një helikopter, por ushtria e arrestoi dhe shpejtë e dërgoi në gjyq.Të dytë u dënuan me vdekje për gjenocid dhe korrupsion. Edhe pse zakonisht priten dhjetë ditë deri në ekzekutimin e vendimit, ekzekutimi u krye menjëherë. Ata u vranë me pushkatim. Një ushtar nga togu më vonë u tha Ceausescu filloi të qajë kur ushtarët ngritën pushkët e tyre.

Idi Amin (1925-2003)

Erdhi në pushtet pas një puçi ushtarak në vitin 1971, ndërsa qindra-mijëra njerëz kanë vdekur në Ugandë nën sundimin e tij. U rrëzua nga pushteti tetë vjet më vonë dhe i jepet azil në Arabinë Saudite, ku ka jetuar qetë për vite me radhë. Më 2003 e lëshojnë veshkat dhe bie në komë. Ai vdiq në gusht. Mediat, si shkas të vdekjes kanë përmendur trashësinë e tij. Sipas shkrimeve, ai peshonte 220 kilogramë.

Sadam Huseini (1937-2006)

Sadam Huseini humbi pushtetin pas sulmit të SHBA-ve në Irak më 2003. Ushtria e gjeti atë të fshehur në një vrimë pranë vendlindjes së tij. U arrestua më 2006 dhe u dënua me vdekje për vrasjen e 148 irakianë në vitin 1982, masakër që e urdhëroi gjoja si përgjigje ndaj atentatit kundër tij. Trupi i tij u varros në El- Awji, aty ku ai ka lindur.

Muammar Gaddafi (1942-2011)

Ka qenë në pushtet që nga viti 1969 e deri më 2011, kur iki nga Tripoli. Për muaj të tërë askush nuk e dinte se ku ishte ai. Më vonë doli se gjendej në një bunker në vendlindjen e tij, në Sirte, me bashkëpunëtorët e tij më besnikë. Pas rënies së Sirtes më 20 tetor, u përpoq të ikte me një konvoj, por forcat e NATO-s i sulmuan. Gaddafi ishte i fshehur në një tub për furnizimin me ujë, ku e gjetën forcat libiane. Në internet kanë rrjedhur pamjet nga një celular që tregon se si Gaddafi ishte gjallë dhe se si zvarritej i përgjakur pasi e kishin rrahur në rrugë. Atë e thernin me thika e bajoneta. Për një çast shtënë në kokën e tij.

Kim Jong – il (1942-2011)

Ashtu si babai i tij, Kim Il-sung, Jong-il ka sunduar për vite para se fiton një sulm në zemër. Gjatë sundimit të tij, qindra e mijëra koreanoveriorë vdisnin nga uria. Ai përjetoi sulmin gjatë udhëtimit me tren, ndërsa një ditë më parë një sulm në tru. Kulti i tij i personalitetit të tij u shfaq pas vdekjes. Mediat shtetërore kanë raportuar se qielli mbi vendin e shenjtë Paektu u bë i kuq kur ai vdiq. Po ashtu u tha se u ça akulli në liqenin Chon, dhe se kjo çarje është dëgjuar edhe në tokë e edhe në qiell.

Please follow and like us: