Albspirit

Media/News/Publishing

Jerina Dushmani, princesha e bukur shqiptare që krahasohej me Helenën e Trojës: Për të nisi lufta mes princave shqiptarë

Jerina (Irena) Dushmani ishte princeshe shqiptare, e bija e Lekë Dushmani. Shpesh ajo është krahasuar me Helenën e Trojës.

Në fakt, bukuria e saj shkaktoi më 1444 konfliktin në mes princave më të fuqishëm shqiptarë: Princit Lekë Dukagjini dhe atij Lekë Zaharia.

Ajo preferoi Zaharinë, por kjo zgjedhje e saj nuk u pranua nga Princi Lekë Dukagjini, i cili me vonë e vrau Zaharinë (në dyluftimin mes dy princave shqiptarë më 1445, mbetën të vrarë 105 vetë dhe shumë të plagosur.) Zaharia mbet i vrarë më vonë në një gjueti afër Lezhës, që thuhet se ishte një kurth i organizuar nga Lek Dukagjini.

Pas vdekjes së princit Zaharia, Jerina nuk pranoi të martohet me Dukagjinin. Ajo jetoi e mbyllur si murgeshë në ishullin e Sardenjës në Itali, duke dhënë amanetin e fundit që eshtrat e saj të sillen në Danjë, pranë varrit të dashurisë së sajë të përjetshme, princit Lekë Zaharia.

Please follow and like us: