Albspirit

Media/News/Publishing

Klodian Tomorri: Çfarë pune bëjnë Inspektoriati dhe Ministria e Punës?

 Image result for albspirit

Shqiperia shenoi sot viktimen e trete nga i ftohti. Por ndryshe nga dy viktimat e para, qe ishin endacake te pastrehe, viktima e trete ishte nje njeri ne vendin e punes. Ky humbi jeten sepse nuk kishte ngrohje ne pune.

Shqiperia ka nje ligj te posacem per Sigurine dhe Shendetin ne Pune. Neni 2 i tij thote:
“Ky ligj ka per qellim te garantoje sigurine dhe mbrojtjen e shendetit, te punemarresve nepermjet parandalimit te rreziqeve profesionale, eliminimit te faktoreve qe perbejne rrezik dhe burimeve te aksidentit etj etj”

Keto dispozita zbatohen ne te gjithe sektoret e veprimtarise si private ashtu dhe publike.

Ne kemi nje Inspektoriat Pune. Mbi kete kemi nje Ministri Pune. Pas ketyre kemi dhjetra agjenci te tjera shteterore qendrore apo lokale, te cilat paguhen me para publike per te garantuar dinjitetin dhe kushtet minimale te sigurise ne pune.

Por asnje nga keto nuk ja garantoi jeten puntorit te pafat qe humbi jeten sot. Si ai ka me mijera te tjere ne te gjithe Shqiperine, te cilet kushtet e renduara ekonomike i shtyjne te pranojne edhe pune nga me te veshtirat.

Prandaj kemi shtet. Qe t’i mbroje te gjithe keta. Prandaj paguajme me para publike, nje tufe institucionesh dhe agjencish burokratike.

Tani meqe ketu njerezit po vdesin ne pune, njesoj si sklleverit ne minierat mesjetare te kolonizatoreve lind pyetja. Ca pune bejne Inspektoriati dhe Ministria e Punes? Pervecse shpenzojne para publike?

Please follow and like us: