Letra e Napoleon Bonaparti drejtuar Ibrahim Pashë Bushatit
Napoleon Bonaparti, në letrën e 16 Gushtit 1797 dërguar pashait të Shkodrës (Ibrahim Pashë Bushatit, djalit të Mehmet Bushatit), shpreh admirimin dhe mbështetjen e tij për shqiptarët. Shkrimi gjendet në faqen 499 të dokumentit me titull “ Œuvres de Napoléon Bonaparte – 1822”. Letra është si më poshtë:
“Shtabi i përgjithshëm, Milano – 16 Gusht 1797
Pashait të Shkodrës
Kam lexuar me kënaqësinë më të madhe lavdërimet në letrën e shkruar nga Zotëria juaj.
Republika franceze është një mike e vërtetë e Portës së Lartë; Ajo (Republika) ka një konsideratë të veçantë, sidomos, për kombin trim shqiptar, i cili ndodhet nën urdhrat tuaja.
Kam dëgjuar me dhimbje fatkeqësinë që i ka ndodhur vëllait tuaj (e ka fjalën për Kara Mahmud Pashë Bushatin): ky luftëtar i patrembur meritonte një fat më të denjë për trimërinë e tij; por ai u shua nga një vdekje e guximshme.
I dërgoj Zotërisë suaj urdhrin e dhënë nga unë, që i lejon ushtrisë (flotës) osmane të udhëtojë (lundrojë) pa shqetësim në Adriatik. Turqit do të trajtohen si kombet e tjera, madje do të përfitojnë disa lehtësime… Në të gjitha rastet, unë do të mbroj shqiptarët dhe do të jem i lumtur t’i shpreh Zotërisë suaj respektin e konsideratën e lartë që kam për të.
Në shenjë miqësie, i lutem Zotërisë suaj të merrni katër arkat me pushkë që ju kam dërguar.
Bonaparti”.