Pentagoni: Nuk përjashtojmë veprimin ushtarak ndaj testimeve të Koresë së Veriut
Ndërkohë që presidenti i zgjedhur në SHBA, Donald Trump, deklaron se testi I raketave ndërkontinentale balisitke të Koresë së Veriut, nuk do të ndodhë, sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka shkuar më tej duke bërë të qartë se nuk përjashtohen veprimet ushtarake.
“SHBA është e përgatitur të rrëzojë raketën koreanoveriore që mund të lëshohet apo testohet, nëse ajo do të drejtohej drejt territorit tonë apo territorit të aleatëve dhe miqve tanë”, tha Carter, i cituar nga Reuters. Testi u paralajmërua nga lideri koreanoverior Kim Jong Un, i cili ka dekalruar se ai mund të kryhet në çdo kohë.
Raketat Ndërkontinentale Balisitike janë raketa me një ose disa mbushje, bërthamore ose jo, rrezja minimale e të cilave është 5 500 km dhe që mund të kenë shënjestra të shumëfishta. Kjo do të thotë se Korea do të jetë në gjendje të godasë territorin amerikan, duke mbuluar në rreze edhe miqtë dhe aleatët e SHBA-së, si Korea e Jugut apo Japonia. Pak ditë më parë mediat përcollën disa deklarata të bëra nga zyratrë kinezë që e shohin me dyshim këtë ton provokues të SHBA-së ndaj Phenianit. Kina konsiderohet si faktori kyç në frenimin apo në ndërmjetësimin e Koresë me aktorë të jashtëm.