Portali zviceran shkruan për gjashtë familjet shqiptare që i morën në mbrojtje hebrejtë: “Ne jemi një familje”
Merushe Kadiu
“Prindërit e mi fshehën Sandra dhe Jakovin që ishin motër e vëlla. Ne u bënë miq të ngushtë me ta. Kur gjermanët filluan me bastisjet dhe shkuan shtëpia për shtëpi për të kërkuar hebrejtë, ati im, i dërgoi ata në një fshat të largët. Prej atëherë ne u kujdesëm për t’i çuar atyre çdo gjë që ishte e nevojshme, deri në çlirimin. ” Foto: Yad Vashem/Norman Gershman
Lime Balla Foto: Yad Vashem/Norman Gershman
Destan dhe Lime Balla.
Lime Balla tragon: Kam lindur më 1910. Në vitin 1943, në kohën e Ramazanit, 17 njerëz nga Tirana erdhën në fshatin tonë Shengjergji. Ata ishin hebrej dhe të gjithë ishin në kërkim nga gjermanët. Në fillim unë nuk e dija se ata ishin hebrenj. Ne i ndamë ata me fshatarët e tjerë.Ne mori tre vëllezër me emrin Lazar. Ne ishim të varfër – por ne nuk lejuam asnjëherë që ata të paguanin për ushqim e strehim. Unë shkoja në pyll për dru dhe për të sjellë ujë, në kopështin tonë rrisnim perime dhe kështu kihism mjaftë për të ngrënë. hebrejtë ndejtën të fshehur prej nesh për 15 muaj. Ata i mbanim të veshkur si fshatarë sikur edhe ne. Edhe policia lokale e dinin se fshati i fshihte hebrenjtë. Mbaj mend se ata flisnin shumë gjuhë të huaja. Në dhjetor 1944 hebrejtë e lanë fshatin tonë dhe u nisën për në Prishtinë. Nipi nipi ynë, i cili ishte me partizanët i ndihmoi ata. Pastaj kemi humbur të gjitha kontaktet me vëllezërit Lazari. Vetëm në vitin 1990, dyzet e pesë vjet më vonë, Sollomon dhe Mordehaj Lazar morën nga Izraeli kontakt me ne.
Elida Biçaku për gjyshin dhe babain e saj, Mefail dhe Niazi Biçaku.
“Kur italianët kapitulluan dhe gjermanët pushtuan Shqipërinë, babai im ishte vetëm 12 vjeç. Gjyshi thirri babain tim në Tiranë dhe morrën me kuaj 17 hebrenj, duke i sjellë brenda 12 orëve në fshatin Quarrishta. Babai im qëndroi i zbathur. Ata u fshehën në një hangar pranë malit. Më vonë erdhën edhe më shumë hebrenj aty.”
Beqir Qoqja
“Unë jam 91 vjeç dhe jetoj me djalin tim dhe familjen e tij, në të njëjtën shtëpi që priti më 1943 dhe 1944 Avramin. Kur persekutimi i hebrenjve u bë edhe më i egër e kam dërguar atë te shtëpia e prindërve të mi. Atë koha nuk ka pasur autostrada. Dhe kështu që unë jam deri në fund të luftës për çdo javë shkoja me kalë atje për të siguruar mikun tim me ushqim dhe të gjitha nevojat “.Foto: Yad Vashem/Norman Gershman
“Hamdiu (bashkëshorti i Adiles) dhe Zyrha (nëna e Hamdiut) ishin muslimanë të devotshëm. Ata besonin se kjo është një detyrë morale për të ndihmuar njëri-tjetrin. Do të kishte qenë e paimagjinueshme që ata t’i tradhëtonin hebrejtë. “Foto: Yad Vashem/Norman Gershman
Eshref Shpuza
“Babai im ka rrezikuar jetën e tij dhe se i gjithë fshati ka rrezikuar për të shpëtuar një të huaj, sepse ai ishte një mysliman i devotshëm. Ai besonte se kush shpëtonzte një jetë njeriu, shkonte në Parajsë./VOAL.ch