Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët dominues, ja përqindja që zinin në 4 vilajetet e vitit 1912

Sipas statistikave zyrtare osmane të vitit 1912, popullsia e të katër vilajeteve ishte kjo:

1. Në vilajetin e Shkodrës shqiptarët përfaqësonin 98,2%, kurse malazezët 0,6%, të tjerët 2%.

2. Në vilajetin e Janinës, kundrejt shqiptarëve që zinin 59,1 %, grekët mbulonin 29,4%, vllehët 10,4%, të tjerët 1,1%.

3. Në vilajetin e Kosovës, ku qe përfshirë edhe pjesa lindore e Maqedonisë, me shumë pak banorë shqiptarë (kazatë e Shtipit, të Radovishtës, të Koçanës, të Kratovës, të Peçevës, të Kriva-Palankës), shqiptarët përfaqësonin 61,4%, kurse serbët 16,2%, maqedonët 13,3%, turqit 9,1% (pa sanxhakun e Shkupit, në vilajetin e Kosovës, shqiptarët përfaqësonin 79,1%.

4. Në vilajetin e Manastirit, pas shqiptarëve që zinin 54,1%, vinin maqedonët 27,3%, vllehët 7,4%, turqit 5,8%, serbët 2,1%, të tjerë 0,1%.

Please follow and like us: