Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët në protestë, tundin Nju Jorkun për lirimin e Haradinajt

Disa dhjetëra shqiptaro-amerikanë janë mbledhur dhe kanë protestuar sot përpara konsullatës serbe në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, dhe ish-luftëtarit të lirisë, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ndodhet i arrestuar nga autoritetet franceze në bazë të një fletëarresti lëshuar nga Serbia për Interpolin. Serbia kërkon ekstradimin e tij dhe një dalje para gjykatës franceze mund të ndodhë ditën e enjte.
Shqiptarët e Amerikës kanë bashkuar zërat e tyre me ata që bëjnë thirrje për anullimin e urdhërave të tilla që kërkojnë të paraqesin agresorin si viktimë dhe viktimën si agresor për ngjarjet e përgjakshme të viteve 1990.
Protestuesit bënë brohotitën “SHBA, SHBA” dhe “UÇK, UÇK” si dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të kryetarit të AAK-së. (Fotografitë u postuan në Facebook, nga Asambleisti i Shtetit, Mark Gjonaj).
boom
15977523_1219575511430870_7159727970551530194_n

15965908_1219575374764217_8873461038321181651_n

15941196_1219575284764226_366085570189604089_n

Please follow and like us: