Si u shpërngulën dhjetra mijë kosovarë drejt Turqisë në ‘20-‘30
Këto dy relacione na tregojnë se qeveria shqiptare, ndiqte me interes shpernguljen e shqiptarëve të Kosovës drejt Turqisë dhe jep të dhëna sesi po zbatohej program i kolonizimit në terren në vitet ’20-’30.
Sipas dokumentave arkivore te Arkivit te Ministrise se Puneve te Jashtme 1935, Dosja 185, fleta 173-177, i dergohet Zotit Rauf Fico, Minister Fuqiplote i Shqiperise -Beograd. Nr II31, transmeton Shqiptarja.com.
Dokumenti 1
Teper rezervate
Shkurtimi: Mbi emigrimin e kosovarëve
Zoti Minister
Kam nderin ti sjell në dijeni Shkelqesis s Uaj se simbas informatave që marrim nga burime të ndryshme dhe të besueshme, me datë 20 vazhdues, një Komision i përbërë nga Kolonel Milan Branavaçki , Drejtor i Reformës Agrare, me ndenje në Shkup, nga një nëpunës i naltë i Drejtoris Agrare të Belegradit dhe nga dy nëpunësa të Banovines Vardarit të shoqeruar nga NPrefekti i Gjillanit Bogdanoviç, nga Kryetari i Komunës Vitimes dhe qark-komandanti i gjandarmeris, kanë vajtur në katundin Derna Glava të Gjilanit, ku kanë mbledhur shqiptaret e atij katundit dhe të Korbilivit dhe u kanë deklarue se, simbas urdhërit që sjellin nga Belgradi. Ata që deshirojnë me shkue si emigrantë në Turqi, tokën mos t’ia shesin kurrkujt por t’ia lëshojnë qeverisë, e cila ka me u nxjerrë gratis dhe pa paguar asnjë taksë pasaportat dhe ka me i dergue me shpenzimet e saja deri në Edrene të Turqisë, me anën e Bullgarisë; gjith’ashtu dhe at që e kanë shit token dhe pergatiten me emigrue në Turqi, qeveria jugosllave ka me i qit në kufinin e Turqis duke pague vetem gjysmat e shpenzimevet t’udhetimit. Njekohesisht i keshilluan që të mos vijne në kontakt me komisionaret e ndryshme, masi qeveria merr persiper gjithë çka duhet për vajtjen e tyre në Turqi.
Në pyetjen e disa katundarevet, midis të cileve i quajturi Rexhep Deli Muslli, se ata deshirojnë me shkue në Shqiperi, dy prej nëpunsavet në fjalë u janë përgjegj se ” në Shqiperi keni me vdek per buke” dhe se:” pasaporta per Shqiperi nuk po ju leshojme.” Te nesermen, komisioni në fjalë eshte kthyer në Shkup, por N/prefekti i Gjillanit qysh prej dates 24 deri me 27 të ketij muaji, ka shetitur katundet e qarkut te quajtur Desivoica, Leaçiç e Belogla dhe ka perseritur deklaratat e komisionit, duke bere propagande në ketë sens qe katundaret, sa me pare të emigrojnë per Turqi.
Informaten e masiperme e kemi marr nga disa shqiptar te katundit Derna Clava, te cilet kane degjuar deklaratat e komisionit dhe tue marre parasysh rendesine e saj, rezultati i se ciles eshte se kjo i pershtatet plotesisht se vertetes. Siç shifet nga kopjet e letrave qe paraqisim, ngjitazi, te marruna nga besniket t’one ne Gjillan si dhe nga perkthimi i nje letre te shkruar ne gjuhen e vjeter turqishte, derguar dashamiresit t’one te ditur z.Hoxhe Sait Idriz nga nje iman t’atyne katundeve.
Vetem besniku i jone ne Gjillan z.Aqif Ismail pretendon se Koloneli s’ka qene me ta, por gjithe informatoret e tjere insistojne se ka qene dhe nje Kolonel ( Pukovnik ) i Shkupit i cili s ‘mund te jete tjeter se Milan Branavaçki i Reformes Agrare.
Gjithashtu Post -komantanti i Gjandarmeris te katundit Desivoica te Gjillanit i quajtur Dragutin Ustoliç qysh prej disa muaj por sidomos ne kohen e fundit eshte tue bere nje propogande te forte per te shtrenguar kosovaret e atij qarku me emigrue ne Turqi.
Ky njeri eshte me origjin nga Kosova dhe flet mire gjuhen shqipe dhe gjendet n’ate post qysh prej 12 vjeteve . Natyrisht masi qendron atje nje kohe te gjate njeh mire vendin dhe me cilesite e tjera te tij, eshte personi ma i pershtatshem per kete propagande.
Midis argumentave qe perdor i nalt permensuni eshte dhe ky :” Toka jote -i thote njerit sot – ka njr fare vlefte bie fjala 2000 dinare ne qofte se nuk e shet tash kjo toke neser nuk do te ket ma teper se 200 dinare. Juve sido qe te jete keni me ik prej kendej per me ia leshu vendin malazezevet prandaj nje or e ma pare behuni gati dhe shkoni ne Turqi duke profituar nga lehtesinat qe qeveria jugosllave eshte tue u bere perkatesisht me udhetimin t’uaj deri atje”.
Ne ditet e fundit post komandanti ne fjale eshte tue shetit edhe neper katundet Terstene, Desivoica,Laiçiç, Beloglava,Sedllan dhe Vruçeç te Gjillanit me kete duke bere po kete propagande. Na kane siguruar shume kosovare qe atyne qe i kundershtojne fjalevet te tij u pergjigjet me brutalitet dhe me shamje.
Propaganda e emigrimit per Turqi e bame ne kete menyre prej nepunesvat jugosllave ne nje krahine me nje popullsi thjesht shqiptare ku mikrobi i emigracionit eshte dèja i perhapur ne menyre remarquable siç kemi parashtrue me shkresat t’ona te ndryshme si dhe me argumentat qe perdorim rreth lehtesimit te shpernguljes se tyre dhe t’udhetimit deri ne Turqi, kuptohet lehtazi prej Shkelqesis s’Uaj se çfare konsekuenca katastrofale do te kete per çeshtjen e shenjte kombetare qe jemi tue ndjekur, ne qoftese nuk reaksionojme me kohe per te nautralizuar efektet çkaterruese te saj.
Kemi vrejtur me deshperim te madh se ne ditet e fundit grupe te dendura kosovare nga krahina e Gjillanit te hutuar nga kjo propagande dhe tue mos dite se si te bejne, jane tue ardh ne kete Kryekonsullate Mbreterore per te kerkuar keshilla se qysh te veprojne perpara kesaj gjendje qe eshte krijuar.
Nga ana jone mundohemi me gjithe fuqinat modeste t’ona, t’ u çdukim pershtypjen e keqe te kesaj propagande, i ankurazhojme duke i kallzuar interesimin e gjalle te Shqiperise se lire per ta, dhe ne konformit me progrsmin e ndjekur perkatesisht me kete çeshtje, u japim keshillat e duhura. Duke ju parashtruar sa me siper ia lë ne pelqimin e Shkelqesise s’Uaj çdo demarsh qe kini me pa t’arsyeshme ku duhet per me i pre hovin kesaj propagande çkaterruese.
Pranoni ju lutem, Zoti Minister, sigurimet e konsideratavet te mia ma te larta.
Gjerenti
Sofo Çomora (d.v)
Vertetohet se eshte nje me origjinalin
Shkup, me 29 korrik 1935
Dokumenti 2
Dokument i Arkivit te Ministrise se Puneve te Jashtme, Viti 1935, Dosja 185, faqe 140-142
Nr II XXII (Rezervat)
Shkurtimi: Mbi sasine e kosovareve t’emigruar ne Turqi.
Zoti Minister
Ne pergjigje te shkreses rezervate t’Asaj P.T.Ministrie Mbretnore Nr.B.III.14/50 date 20 qershuer k.v kam nderin t’i bej te ditur se, masi ketu kerkush nuk ka dijeni te plote mbi sasine e kosovareve qe kane emigruar ne Turqi, u mejtuam se, e vetmja menyre per te marre vesh sasine e sakte te tyre ka qene Kryekonsullata greke e ketushme, ne regjistrat e se ciles figurojne emnat e te gjithe emigranteve kosovare meqe keta kane kalue transit ndermjet Selanikut per ne Turqi.
Per kete qellim i’u drejtuam titullarit te Kryekonsullates greke, me te cilin me shume sakrifica kemi mundur te sigurojme relata miqesore dhe Z. E tij ne menyre teper konfidenciale dhe pa dijenin e personelit te tij, masi çeshtja paraqiste pergjegjesi te rende per të, na vuri ne dispozicion gjithe regjistrat e Zyres Konsullore.
Keshu, zoti Sofo Çomora, Sekretar i kesaj Perfaqesie Mbretnore duke shkuar dhjete dite me radhe ne Kryekonsullaten e Greqise, ne kohe nate dhe kur personeli i saj s’ka qene atje, ka kontrolluar imtesisht 21 cope regjistra te vizave konsullore te akordueme qysh prej vitit 1921 deri me sot, dhe ka mundur me shume mundime te njxerr numrin ekzakt te pasaportave qe kane marre vize gjate atyre 15 vjeteve.
Nga kontrollimi ne fjale qe bani z.Sekretari rezulton se qysh prej vitit 1921 gjer me sot jane vizuar 30.000 pasaporta transit per ne Selanik te cilat tue llogarit per çdo pasaporte aproksimativisht nga 3 persona, perfaqesojne nje numer nga afro 100.000 veta.
Duke marr parasysh se nje pjese e madhe te ketyne pasaportave kane qene nga viset ku flitet gjuha turiqshte si; Palanke, Istip, Koçan, Doiran, Qyprili dhe shume boshnjake si dhe nje pjese tjeter jane kthyer prap ne Jugosllavi, rrjedh se nga elementi thjesht shqiptar i Kosoves, kane emigruar ne Turqi gjate 15 vjeteve afro 30 mije fryme. Kurenti me i madh i emigrimit eshte çfaqur mbrenda vjeteve 1925 dhe 1928.
Ne baze po te ketij kontrollimit eshte vrejtur se emigrimi i Gjillanasvet eshte realizuar mbrenda dy vjeteve te fundit dhe se deri ne muajin Maj 1925 jane vizuar 700 pasaporta te Gjillanasvet te cilat simbas llogaris s’one dhe nga informata te tjera qe kemi siguruar perfaqesojne 2.000 fryme.
Me kete rast e shof per detyre te theksoj sherbimin e madh qe na ka bere kryekonsulli grek ketu, me vuemjen ne dispozicion te regjistrave te vizave konsullore nfa ana tjeter çfaq kenaqesin t’eme ma te madhe per z.Sekretarin e kesaj Kryekonsullate i cili, pa u shmangur asnje mundimi ne kohe nate, ka mundur te mbaroj kete veprim te rendesishem duke kontrolluar 21 cope regjistra brenda nje kohe proporcionalisht te shkurter.
Pranoni Ju lutem,Z.Minister, sigurimet e konsideratavet te mia me te larta.