Albspirit

Media/News/Publishing

Studimi: Kinezët e lashtë kishin mbërritur në SHBA para europianëve

Studiuesi John Ruskamp, anëtar i ESCONI (Klubi Shkencor i Tokës i Ilinoisit Verior) raporton se ka identifikuar një thesar të jashtëzakonshëm të fshehur në Bella Vista. Mbi një vendkalim jo larg Monumentit Kombëtar të “l’Albuquerque’s Petroglyph”, Ruskamp ka identifikuar petroglife (heroglife në gur) befasuese. Pasi është konsultuar me ekspertë të shkrimeve shkëmbore të amerikanëve indigjenë, si dhe të gërmave të lashta kineze për të konfirmuar analizat e tij, ai ka konkluduar që mesazhi i lexueshëm i ruajtur nga këto petroglife ka të ngjarë të jetë shkruar nga një grup eksploratorësh kinezë, mijëra vite më parë.

Në kufijtë e arkeologjisë ka patur deklarata sipas të cilave kinezët arritën Amerikën e Veriut shumë më parë sesa Europianët. Me disa ekspertë që kanë rifituar interesa në zbulimin e Ruskamp, deklarata të tilla mundet të fitojnë vëmendje të madhe tanimë. Simbolet e paprecedentë e të përhapura që ai ka gjetur kanë fuqinë të frymëzojnë një investigim shumë më shumë serioz mbi bashkëveprimet e lashta përmes paqësorit.

Sot, Ruskamp ka identifikuar 82 petroglife korresponduese me shkronjat e lashta kineze jo vetëm në Albuquerque, Nju Meksiko, por edhe afër Arizonës dhe në Utah, Nevada, Kaliforni, Oklahoma dhe Ontario. Si rrjedhojë ai beson se pjesa më e madhe e këtyre artefakteve është realizuar nga një ekspeditë e eksploratorëve të lashtë kinezë, megjithëse disa u ngjajnë riprodhimeve të vendasve, për qëllimet e tyre. Stili është ai shkrimeve hyjnore, që në Kinë u zhduk rreth 1046 para Krishtit, me dekret mbretëror pas rënies së Dinastisë Shang, duke mbetur i panjohur deri me rizbulimin e tij në vitin 1899. Sipas Ruskamp shkrimet kineze të gjetura në Arizona tregojnë njëperiudhë shkëmbimesh midis popullsive kineze dhe amerikano-veriore.

Please follow and like us: