Udhëtimi i fundit i Bonapartit
Në vitin 1840 qeveria e Mbretit Luigj Filip organizoi kthimin e eshtrave të Perandorit për t’i vendosur në një monument në Pallatin e Invalidëve* në Paris. Pas humbjes në betejen e Vaterlosë, Napoleon Bonaparti u arrestua dhe u dërgua të vuajë dënimin në një ishull të pabanuar në mes të Oqeanit Atlantik, në Shën Elenw. Pikërisht këtu do të gjente edhe vdekjen 6 vite më vonë, në 5 maj 1821 si pasojë e një ulçere në stomak. Gjatë viteve të burgimit, i rrethuar nga ata pak besnikë dhe nën mbikqyrjen e rreptë të qeverisë angleze, Napoleoni mendonte për të kaluarën e tij midis ndjenjës së nostalgjisë dhe autokritikës. Ndoshta kjo ndjesi e bëri atë që të diktonte një të drejtë në testamentin e vet, ku shprehte dëshirën për t’u varrosur buzë lumit Senë, mes atij populli që aq shumë e deshi. Napoleoni u varros në Shën Elena pa asnjë gur varri për ta kujtuar, megjithatë veprimet për transferimin e eshtrave në Europë filluan menjëherë. Bertrandi, një ushtar i vjetër i Perandorisë dhe besnik e ndoqi Madhërinë e Tij deri në ishull dhe u kërkoi leje autoriteteve britanike për të tërhequr eshtrat. Leja iu mohua. Gjithashtu ai iu drejtua edhe qeverisë franceze të asaj periudhe e dalë nga Dinastia Burbone e vitit 1815. Kishte kaluar pak kohë dhe Mbreti i Francës, Luigji i 18-të e shihte Bonapartin.
Please follow and like us: