Vdes filozofi i njohur Zygmunt Bauman
I lindur në Poznan në vitin 1925, me origjinë hebreje, teoricien i së ashtuquajturës ”shoqëri likuide”, Bauman vajti si refugjat në Bashkimin Sovjetik pas pushtimit nazist të Polonisë.
U rikthye më pas në Varshavë dhe pastaj u transferua në Britaninë e Madhe, ku dha lëndën e sociologjisë në Leeds, nga viti 1971 deri në vitin 1990.
Me formim marksist, studjoi raportin mes modernes dhe totalitarizmit duke iu referuar veçanërisht Holokaustit.
Botoi edhe veprën ”Modernizmi dhe Holokausti”.
Ka shkruar ”Dashuria likuide – Mbi brishtësinë e lidhjeve afektive”, ”Jeta likuide”, ”Vetmia e qytetarit global”, ”Shoqëria e paqartësisë”, ”Gjendja e krizës”, ”Për të gjitha shijet – Kultura në moshën e konsumit”, ”Të huajt te porta” e tjerë.