Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulimi i Kinës, grekët shkuan atje para Marko Polos

Kina dhe Perëndimi ishin në kontakt shumë më herët se eksploratori europian, Marko Polo, të shkonte në Kinë.

Sipas BBC, arkeologët thonë se fymëzimi për Luftëtarët e Terrakotës mund të ketë ardhur nga Greqia e lashtë.

Madje ata thonë se artizanët grekë mund të kenë trajnuar vendasit në Kinë që në shekullin e tretë Para Krishtit.

Udhëtimi i Marko Polos në shekullin e 13-të drejt Kinës mendohet se ka qenë i pari nga një europian.

“Tani kemi prova se lidhjet mes Kinës së Perandorit të Parë dhe Perëndimit mund të kenë ekzistuar që përpara hapjes formale të Udhës Mëndafshit”, tha arkeologu i njohur, Li Xiuzhen.

Një tjetër studim ka gjetur gjurmë ADN-je europiane në disa zona në Kinë, çka sugjeron se ata mund të kenë jetuar aty edhe përpara Perandorit të Parë.

8 mijë terrakotat u zbuluan jo shumë larg varrit të Perandorit të Parë në vitin 1974.

Në Kinë nuk ishte traditë që të bëheshin statuja kaq të mëdha, ato zakonisht ishin diku tek 20 centimetër.

Ky ndryshim mendohet se është ndikuar nga arti dhe skulptura greke.

Detajet e këtyre studimeve do mund të ndiqen në një dokumentar të BBC.

Please follow and like us: