Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestimi i Ramush Haradinajt, Serbia kërkesë zyrtare Francës për ekstradimin

Serbia i është drejtuar me kërkesën zyrtare Francës, për ekstradimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Kurir” raporton se ministria serbe e Drejtësisë e ka dërguar kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt.
Sipas medias serbe vendimi është përkthyer në gjuhën frënge dhe i është dorëzuar gjykatës së Colmarit.
Me këtë vendim pritet përshpejtimi i procedurës në rastin Haradinaj, ndërkohë që ai ndodhet në paraburgim, pasi gjykata kërkoi fakte shtesë nga Serbia.

Please follow and like us: