Befason stilistja e njohur britanike, Vivien Westwood
Stilistja e njohur britanike, Vivien Westwood ka prezantuar gjatë Javës së Modës në Londër koleksionin vjeshtë –dimër 2017-2018 për të dyja gjinitë.
Ajo që u vu re në koleksionin e ri ishin meshkujt e veshur me fustane e funde dhe femrat me kravata.
Modelet mbanin pulovra e pantallona te thurura shumëngjyrëshe, ndërsa xhaketat e grave kishin prerje asimetrike ose supe te ekzagjeruara.Të tjera detaje që binin në sy ishin fytyrat e pikturuara, kurorat prej letre e çorapet shumëngjyrëshe.
Please follow and like us: