Boris Johnson: Rusia ka bërë gjëra të këqija në Ballkan dhe në SHBA
“Nëse shikoni se çfarë kanë bërë rusët në Ballkanin Perëndimor dhe sulmet kibernetike, është e qartë se ata nuk duan asnjë gjë të mirë”, ka thënë ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson, transmeton Koha.net.
Shefi i diplomacisë britanike Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe i ka thënë kryetarit të ri të SHBA Donald Trump se Rusia është e zonja për të bërë punë të ndryshme të ndyra, se nuk dëshiron asnjë gjë të mirë dhe se kjo është e qartë me ato që ka bërë në Ballkanin Perëndimor”.
“Nëse shikoni se çfarë kanë bërë rusët në Ballkanin Perëndimor dhe sulmet kibernetike, është e qartë se ata nuk duan asnjë gjë të mirë”, ka thënë ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson, transmeton Koha.net.
Siç njofton AP, Johnson ka thënë se “është relativisht e qartë se hakimi i emailavetë demokratëve ka ardhur nga rusët.
“Megjithëkëtë, do të ishte marrëzi nga ana jonë sikur edhe më tej ta demonizojmë Rusinë e ta shtyjmë edhe më tepër në kënd”, ka thënë Johnson pas takimit me bashkëpunëtorë të Trumpit.
Ai ka shtuar se ka mirëkuptim ndërmjet Britanisë së Madhe dhe administratës së re amerikane.