Erdogan ultimatum SHBA: Ose Turqinë ose Gylenin
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i ka dhënë një ultimatum SHBA-së pas kërkesave të vazhdueshme të Ankarasë për ekstradimin e predikuesit, Fetullah Gylen, me qëndrim në SHBA, i akuzuar nga Ankaraja për organizimin e grushtit të shtetit, më 15 korrik..
“Herët ose vonë SHBA-ja duhet të bëjë një zgjedhje, ose Turqinë ose Gylenin”, tha Erdogan.
“Ose terroristin dhe komplotistin e grushtit të shtetit ose vendin demokratik Turqinë. Duhet ta bëjnë këtë zgjedhje”, tha ai.
Deklarata e Erdogan erdhi pasi ai iu adresua një turme përballë Pallatit Presidencial në kryeqytet, një ndër vendet që u sulmua natën e grushtit të shtetit.
Please follow and like us: