FIFA: Kampionati Botëror me 48 kombëtare
Në kampionatin botëror të futbollit do marrin pjesë 48 skuadra, jo 32. FIFA ka vendosur të rrisë numrin e skuadrave duke nisur nga viti 2026.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s mëngjesin e sotëm pas votimit në Zyrih të Zvicrës.
Numri i grupeve do të jetë 16, me nga tre skuadra secilit grup. Ndërsa numri i ndeshjeve të turneut më të rëndësishëm në rang kombëtaresh do të rritet nga 64 ndeshje në 80 të tilla.
Please follow and like us: