Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Babaramo: Një shtet qesharak

Image result for albspirit
Nuk u besoja syve. Duke lexuar faksimilen e letrës së ministrit të brendshëm Saimir Tahiri drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Interpolit botuar në thuajse gjithë mediat online në gjuhën shqipe më erdhi turp për shtetin tim. Problemi nuk qëndron se ministri u kujtua të reagojë gjashtë ditë pas arrestimit të Rramush Haradinajt. Kjo letër më dëshmoi dhe njëherë si funksionon shteti shqiptar, i cili nuk ka një kancelari, por çeta bashibozukësh që pasojnë njëra tjetrën.

Ramush Haradinaj është arrestuar në aeroportin e Parisit , i shkruan Ministri i Brendshëm shqiptar sekretarit të përgjithshëm të Interpolit. Është vërtetë ulëritëse. Prej gjashtë ditësh gjithë mediat botërore, pa përmendur ato në gjuhën shqipe që arrestimin e Haradinajt e kanë patur lajm kryesor, kanë raportuar se Haradinaj u arrestua plot 600 km nga Parisi , në një tjetër aeroport, atë mes kufirit franko-zviceran, Mulhouse – Basel dhe mbahet i burgosur sërish qindra km larg Parisit , në qytezën e Colmar.

Ky nuk është një lapsus për tu neglizhuar. Graviteti i ngjarjes, arrestimi për llogari të Interpol i emblemës së luftës çlirimtare të Kosovës, pritet të ketë pasoja të rënda në raportet e shqiptarëve me fqinjët. Në këto rrethana, letra e Ministrit të Brendshëm shqiptar drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Interpolit përbën një nga të paktën dhjetë letrat më të rëndësishme që kancelaria shqiptare dërgon në një vit. Imagjinoni si mund të ketë reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock. A mund ta marrë seriozisht këtë letër ?! Në rastin më të mirë e ka hedhur në kosh dhe ka menduar : Ç’është ky vend qesharak që proteston për një ngjarje dhe më e pakta nuk di se ku ajo ka ndodhur. Megjithatë, fati i Haradinajt nuk ka ngelur në dorë të Tahirit dhe stafit të tij, që kanë bërë këtë gafë që na bën gazin e botës.

Gjithsesi me çfarë ka ndodhur deri tani kjo gafë është e kuptueshme. Për një gjë jemi të sigurtë. Kjo gafë nuk do kishte ndodhur nëse do bëhej fjalë për Frok Frokun. Sepse stafi i Tahirit do dinte me siguri je vetëm aeroportin dhe terminalin, por dhe numrin e gate.

Please follow and like us: