Albspirit

Media/News/Publishing

Janullatos: Grekët të mos bëjnë viktimën, pinin kafe kur shqiptarët mblidhnin ullinj

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, në një intervistë për televizionin grek ERT, ka folur për krizën ekomomike të Greqisë.  

Janullatos ka kërkuar një autokritikë nga qytetarët grekë dhe jo të luajnë rolin e viktimës.

Ai thekson se grekët “pinin kafe në kohën kur shqiptarët u mblidhnin ullinj”, duke e cilësuar këtë si një gabim që duhet korrigjuar.

Duke folur për krizën greke, Kryepeshkopi e përcaktoi atë si një cunam.

“Nuk e kishim llogaritur këtë dallgë të madhe”, përfundon Janullatos

Ndërkohë, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka dënuar luftën në Siri, ndërsa ngre pikëpyetjet e tij se këtë luftë nuk e bëjnë sirianët, por grupe të tjera që kanë interesa të caktuara.

Janullatos i përcakton militantët e ISIS si “persona të errët” ndërsa thekson se “besimi fetar është një çështje shumë delikate, pasi mund të shërbejë për të shtrembëruar te vërtetat dhe për te nxitur luftëra.

“Si mund të vrasësh njerëz të pafajshëm e të thërrasësh “Zoti është i madh?”. Nuk ka luftë të drejtë, vetëm paqja është e drejtë, lufta është luftë”, tha kryepeshkopi.

 

Please follow and like us: