Albspirit

Media/News/Publishing

Lumturia në jetën e përditshme

  1. Këshilla për lumturinë në jetën e përditshme
  2. Lumturia është brenda nesh
  3. Lumturia dhe siguria, dëshira parësore
  4. Faktori i lumturisë
  5. Të shijosh një ditë të bukur!
  6. Fuqia e përqendrimit
  7. Ushtrime përqendrimi për trajnimin e mendjes
  8. Çfarë ëshët përqendrimi?
  9. Të fokusohesh dhe të kontrollosh mendjen!
  10. Rëndësia e fuqisë së vëmendjes
  11. Përkufizime për vetëdisiplinën
  12. Vetëpërmirësimi dhe vetërritja
  13. Forca e vullnetit dhe vetëdisiplina
  14. Ndryshimet e brendshme sjellin ato të jashtme
  15. Vetëpranimi, çfarë është ai?
  16. Dymbëdhjetë këshilla për të mposhtur ankthin
  17. Këshilla për menaxhimin e stresit
  18. Teknikat e vetëpërmirësimit të thjeshtë
  19. Dymbëdhjetë këshilla për të mposhtur dembelizmin
  20. Relaksohu dhe ji i lirë!
  21. Problemi i injorancës
  22. Besimet bëhen kufizime
  23. Mendimet udhëheqin energjinë
  24. Si të luash lojën e jetës?
  25. Si të kesh më shumë fuqi?
  26. Ti ke gjithmonë “të drejtë”!
  27. Si të kuptosh rregullat e jetës?
  28. Pikënisja e suksesit
  29. Ti nuk mund të dështosh si person!
  30. Pse dëshiron ta ndryshosh jetën tënde?
  31. Lejo të tjerët të jenë mësuesit e tu!
  32. Fillo udhëtimin e vetëzbulimit!
  33. Mendimi pozitiv, negativ dhe i drejtë
  34. Fjala jote është ligj!
  35. Të thyesh besimin e gabuar!
  36. Beso te fuqia jote krijuese!
  37. Pse “suksesi etik” nuk funksionon?
  38. Çdo gjë në jetë është zgjedhje
  39. Identifiko përfitimet!
  40. Lehtëso çdo njeri duke përfshirë edhe veten!
  41. Si të rritim performancën tonë?
  42. Si funksionon vetëbisedimi dhe përfytyrimi pozitiv?
  43. Fuqia rrjedh në fokusin e vëmendjes
  44. Gjej çfarë të sjell gëzim!
  45. Ndryshimi i detyruar është joproduktiv
  46. Konfuzioni, hendeku midis ç’dimë dhe ç’bëjmë
  47. Si të bëhesh një marrës i mirë?
  48. Ji ylli i filmit tënd!
  49. Vetëdija krijon rezultate
  50. Si të marrësh më shumë nga ajo që është e rëndësishme për ty?
  51. Dhjetë komponentë të suksesit
  52. Programet e mendimit në rezultate-Mendimi induktiv
  53. Njëzet e katër fuqi të karakterit personal
  54. Ku je ti në shkallën emocionale?
  55. Gjashtë mënyra për të qetësuar vetë-bisedimin negativ
  56. Si të njohësh zhvillimin tënd personal?
  57. Tri tipe të ndryshme qëllimesh në jetë
  58. Si të qëndrosh pozitiv?
  59. Sekrete se si të jetojmë një jetë pozitive
  60. Shtatë nivelet e informimit-ku është vetëdija juaj?
  61. Jeta është art kur bëni gjërat që doni!
  62. Pesëmbëdhjetë gjëra që duhet të hiqni dorë
  63. Nëntë hapa për të arritur rrjedhshmëri në punë
  64. Si t’i transformojmë emocionet negative?
  65. Dhjetë çelësa për një jetesë më të lumtur
  66. Zhvillimi personal për sipërmarrësit
  67. Matematika e ndryshimit pozitiv
  68. Si t’i ndalojmë etiketimet që të mos bëhen gjykime?
  69. Mendimi pozitiv krijon një tru pozitiv
  70. Mirupafshim depresion, përshëndetje mendje pozitive!
  71. Një ndryshim në zemër ndryshon gjithçka
  72. Fal që të lirohesh nga mëria dhe hidhërimi!
  73. Si t’i mposhtim veset e këqija?
  74. Si mund ta ndalojmë mërzinë?
  75. Pse njerëzit luftojnë për fuqi?
  76. Si zhvillohet perfeksionizmi?
  77. Si të ndalojmë së qeni të dobët

 

 

  1. Këshilla për lumturinë në jetën e përditshme

Jeta e përditshme mund të bëhet e lumtur. Është çështje zgjedhje. Është sjellja jonë që na bën të ndjehemi të lumtur ose të palumtur. Është e vërtetë, ne i hasim të gjitha llojet e situatave gjatë ditës dhe disa prej tyre mund të mos jenë të çmuara për lumturinë. Mund të zgjedhim të vazhdojmë të mendojmë për ngjarjet e palumtura dhe mund të zgjedhim të refuzojmë të mendojmë për to dhe më mirë: të shijojnë momentet e lumtura. Të gjithë ne në mënyrë konstante kalojmë në situata dhe rrethana të ndryshme, por nuk duhet t’i lejojmë të ndikojnë tek reagimet dhe ndjenjat tona. Nëse lejojmë që ngjarjet e jashtme të ndikojnë në humorin tonë, bëhemi skllevërit e tyre dhe humbasim lirinë tonë. Ne lejojmë që lumturia jonë të përcaktohet nga forca të jashtme. Në anën tjetër, ne mund ta lirojmë veten nga këto ndikime të jashtme. Ne mund të zgjedhim të jemi të lumtur dhe mund të bëjmë shumë për të shtuar lumturi në jetët tona. Çfarë është lumturia? Ajo është një ndjenjë paqeje e brendshme gëzimi dhe kënaqësie. Zakonisht përjetohet kur nuk ka shqetësime, frikë për mendime obsesive dhe kjo zakonisht ndodh kur bëjmë diçka që duam ta bëjmë ose kur arrijmë diçka që e vlerësojmë. Duket se lumturia është rezultat i ngjarjeve pozitive, por aktualisht ajo vjen nga brendësia. Për shumicën e njerëzve, lumturia duket e shkurtër dhe e përkohshme, sepse lejojnë që rrethanat e jashtme ta dëmtojnë atë. Një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur lumturinë është duke e përforcuar paqen e brendshme nëpërmjet meditimit të përditshëm. Ndërkohë që mendja bëhet më e qetë, bëhet më e lehtë zgjedhja e zakonit të lumturisë. Këtu janë disa këshilla për të rritur lumturinë në jetën e përditshme:

– Përpiqu të ndryshosh mënyrën se si i shikon gjërat. Gjithmonë shiko anën e shndërritshme! Mendja mund të tërheqë ty të mendosh rreth negativitetit dhe vështirësive. Mos e lejo atë, shiko tek ana e mirë dhe pozitive e çdo situate!

– Mendo për zgjidhje, jo problemet!

– Dëgjo muzikë çlodhëse dhe frymëzuese!

– Shiko komedi gazmore që të bëjnë të qeshësh!

– Çdo ditë kushtoji pak kohë leximit të disa faqeve të një libri ose artikulli frymëzues!

– Shiko mendimet e tua; kurdo që e kap veten duke menduar negativisht, fillo të mendosh për gjëra të këndshme!

– Gjithmonë shiko te ajo çfarë ke bërë dhe jo te ajo çfarë nuk ke bërë!

– Çdo ditë bëj diçka të mirë për veten. Mund të jetë diçka e vogël: si të blesh një libër, të hash diçka që të pëlqen, të shohësh programin e preferuar televiziv, të shohësh një film ose thjesht të bësh një shëtitje në plazh!

– Çdo ditë bëj të paktën një veprim për të bërë të tjerët të lumtur! Kjo mund të jetë një fjalë e këndshme, të ndihmosh kolegët, t’i japësh dikujt një dhuratë të vogël. Mundësitë janë të pafundme. Kur e bën dikë të lumtur, ti je i lumtur dhe pastaj njerëzit përpiqen të të bëjnë edhe ty të lumtur!

– Gjithmonë prit lumturinë!

– Mos i ki zili njerëzit që janë të lumtur; ji i lumtur për lumturinë e tyre!

– Shoqërohu me njerëz të lumtur dhe përpiqu të mësosh nga ato si të jesh i lumtur. Mbaj mend: lumturia është ngjitëse!

– Bëj më të mirën për të qëndruar i veçuar, kur gjërat s’ecin siç ishin menduar ose dëshiruar. Veçimi do të ndihmojë të rrish i qetë dhe të kontrollosh humorin dhe reagimet e tua. Veçimi nuk është indiferencë. Është pranimi i të mirës dhe të keqes dhe mbajtja e një qëndrimi të balancuar. Veçimi ka të bëjë shumë me paqen e brendshme, ndërsa ajo përçohet tek lumturia.

– Buzëqesh më shpesh!

 

  1. Lumturia është brenda nesh

“Lumturia është brenda nesh”, thotë Remez Sasson. Çfarë është lumturia dhe pse ne vazhdimisht vrapojmë pas saj? Çfarë do të thotë të jesh i lumtur? Cila është diferenca mes lumturisë dhe kënaqësisë? Është një ditë e nxehtë vere dhe ndjehesh i etur. Një shok të ofron një gotë me limonadë të freskët. Si ndjehesh kur shikon gotën? Si ndjehesh kur e pi pijen freskuese? A do ta përshkruaje ndjesinë tënde si lumturi apo kënaqësi? Besojmë se do të thuash se është një ndjenjë kënaqësie. Ka një lidhje mes këtyre dy ndjenjave dhe disaherë njëra shkakton tjetrën, por ato nuk janë e njëjta gjë. Kënaqësia është më e varur te pesë ndjesitë, ndërkohë që lumturia është e pavarur prej tyre. Kënaqësia është një ndjenjë e këndshme që vjen nga ngrënia e ushqimeve të mira, shikimi i një filmi të bukur, të ndjerit e ngrohtësisë përkëdhelëse të rrezeve të diellit në një ditë dimri, kënaqja në një mbrëmje…Kënaqësia ka të bëjë me shijimin përmes pesë ndjesive dhe varet nga rrethanat, objektet dhe njerëzit. Kur je i lumtur, ngjarjet e vogla të pakëndshme nuk të shqetësojnë. Kur je i palumtur, ndjen sikur çdo gjë është kundër teje. Duhet ta kompensosh këtë duke ngrënë çokollata dhe ëmbëlsira sepse kjo të jep kënaqësi kur ende je i palumtur. Mund të pish një cigare sepse të jep kënaqësi, por kjo gjë nuk të bën më të lumtur, veçanërisht nëse pranon faktin se duhani nuk është i mirë për shëndetin tënd. Ka njerëz të cilët kanë frikë se, nëse përjetojnë lumturi, ajo do t’iu merret shpejt atyre. Ata e konsiderojnë atë si një gjendje të përkohshme dhe kanë frikë ta përjetojnë që të mos e humbasin. Në këtë mënyrë, ata shmangin dhimbjen që mund të ndjejnë kur lumturia largohet. Ata besojnë se lumturia është gjithmonë e ndjekur nga palumturia. Të tjerët mund të shkojnë në ekstremin tjetër që të mos e kërkojnë atë fare sepse ndjehen të padenjë për të dhe preferojnë ta shmangin. Ka gjithashtu njerëz, të cilët gjithmonë shikojnë mbrapa kurrizit të tyre, duke pyetur veten nga ku mund të vijë goditja. Bota materiale është gjithmonë në një gjendje fluksi. Në çdo moment diçka e re krijohet, mbështetet, ndryshohet, transformohet dhe pastaj shkatërrohet. Kjo është gjendja normale e punëve dhe askush nuk mund ta ndryshojë atë. Nëse e lidhim veten me një situatë të caktuar, jemi të kërcënuar të përjetojmë palumturi herët apo vonë. Asnjë situatë nuk mbetet ashtu siç është. Këto janë ligjet e natyrës. Kur rrethanat ndryshojnë dhe ndryshimet nuk na pëlqejnë, përjetojmë palumturi. Në anën tjetër, nëse praktikojmë veçimin, asgjë nuk mund të ndikojë në humorin tonë. Pastaj ngjarjet e jashtme nuk kanë të bëjnë me punën tonë të brendshme dhe me paqen e mendjes. Që nga momenti i lindjes, buron dëshira për lumturi dhe një garë e pafund drejt saj. Është konsideruar si një nga cilësitë pozitive më të mëdha. Nëse i analizojmë veprimet tona, shohim se të gjitha janë në një farë mënyre orientuese të lumturisë. Çdo njeri dëshiron të ndjehet mirë dhe i lumtur. Kur situatat dhe ngjarjet janë të pëlqyeshme për ne, jemi të lumtur dhe kur ato nuk janë, ndihemi keq. Lumturia është brenda nesh dhe është e arritshme! Në një ditë me re, reja mbulon diellin, por dielli është gjithmonë aty. ‘Retë e mendimit’, shqetësimet dhe dëshirat mbulojnë dhe fshehin lumturinë tonë. Ne duhet t’i zbërthejmë ato në mënyrë që t’i përjetojmë. Pastaj lumturia e cila është e pandarë nga shpirti dhe që është gjithmonë aty, shkëlqen jashtë. Lumturia nuk është diçka e largët, e paarritshme dhe nuk varet nga rrethanat, objektet ose ngjarjet. Ajo është një pjesë e pandashme e vetëdijes sonë, por e fshehur dhe e mbuluar nga fushëpamja, nga mendimet, dëshirat dhe shqetësimet tona. Veprimtari të tilla si të mësosh të përqendrohesh dhe të kontrollosh mendjen duke zhvilluar fuqinë e vullnetit dhe vetëdisiplinën, duke praktikuar meditimin dhe duke lexuar literaturë shpirtërore, mund të sjellin lumturinë sepse mund të qetësojnë mendjen. Lumturia është brenda teje! Thjesht, qetëso mendjen dhe qëndro i relaksuar dhe do ta përjetosh atë! Nuk ke nevojë të presësh që ajo të vijë; nuk të nevojiten rrethana të jashtme dhe ngjarje që ta sjellin atë. Një mendje e qetë është porta drejt lumturisë së vërtetë. Është vendimi yt nëse do ta zgjedhësh apo jo lumturinë!

 

  1. Lumturia dhe siguria, dëshira parësore

Çfarë dëshiron realisht të realizosh apo të arrish? A ke disa qëllime të qarta apo nuk e di çfarë realisht dëshiron? A shkon gjatë jetës kudo që ajo të çon apo ke plane të mirëpërcaktuara dhe po punon për t’i përmbushur ato? Jo çdo njeri ka qëllime; shumë e kalojnë jetën duke dëshiruar këtë dhe atë, por kurrë diçka të përcaktuar. Disa madje ndjehen keq që nuk dinë realisht çfarë të bëjnë me jetët e tyre. Ne lexojmë dhe dëgjojmë kaq shumë rreth rëndësisë së të paturit qëllime, por e vërteta është që shumica e njerëzve nuk kanë qëllime të caktuara. Aktualisht, të gjithë njerëzit kanë qëllime të rëndësishme, ndonëse nuk janë të vetëdijshëm për to. Cilat janë këto dy qëllime? Çfarë është ajo që t’i vërtet dëshiron? Paratë? Një punë më e mirë? Dashuria? Një shtëpi? Një makinë e re? Të udhëtosh jashtë shtetit? A dëshiron të bësh diçka të madhe apo ndoshta je i kënaqur me jetën tënde ashtu siç ajo është dhe nuk dëshiron ta ndryshosh atë? Nëse i analizon qëllimet e tua, të mëdha apo të vogla, do të zbulosh menjëherë se çfarë vërtet dëshiron janë: Lumturia dhe Siguria. Çdo gjë që bën është e motivuar nga dëshira për të arritur lumturinë dhe sigurinë, qofshin këto para, një televizor, një shtëpi, një makinë, një punë e re, dashuria ose humbja e peshës. Ju dëshironi këtë dhe atë sepse besoni se arritja e tyre do të sjellë lumturi, siguri dhe si rezultat edhe lirim nga stresi, ankthet dhe frika. Shumë shpesh njerëzit i kushtojnë shumë kohë dhe përpjekje arritjes së diçkaje që në fund nuk iu sjell atyre lumturinë dhe sigurinë të cilën ato kanë pritur. Pyete veten, çfarë do të ta sillte ty ndjesinë e lumturisë dhe sigurisë? Analizoje çdo qëllim sinqerisht dhe mendo nëse ai mund të sjellë lumturinë dhe sigurinë e lakmuar dhe të dëshiruar prej  teje. Nëqoftëse jo, pse të mos gjesh një qëllim më të mirë? Lumturia e vërtetë nuk varet tek zotërimi dhe rrethanat, lumturia e vërtetë del nga brendësia. Siguria e vërtetë fillon si një gjendje mendore, si fuqi e brendshme, si besim tek vetja dhe në fuqinë që ka krijuar Universin. Nëse ndjehesh i lumtur dhe i sigurtë do të jetë më e lehtë të arrish lumturinë dhe sigurinë në botën materiale. Ti mund të zgjosh brenda teje ndjenjën e lumturisë dhe sigurisë, edhe nëse tani ajo mungon në jetën tënde. Zgjoji këto ndjenja disa herë në ditë duke përfytyruar dhe duke ndjerë që je i lumtur dhe i sigurtë në nivelet mendore dhe materiale! Ndje dhe imagjino sa plotësuese është t’i përjetosh dhe t’i shijosh këto ndjenja! Është një ndjesi harmonie e brendshme, paqeje dhe bindjeje se mund të arrish çfarëdo që dëshiron. Nëse vazhdon me një veprim, mos e shkatërro këtë ndjenjë me mendime negative, dyshime, shqetësime ose mosbesim; kjo do të fillojë të dëmtojë mënyrën si mendon, vepron dhe reagon. Do të bëhesh optimist, energjik dhe i motivuar; do të shohësh mundësi të reja dhe do kesh motivimin për t’i ndjekur ato. Nuk ka magji këtu, thjesht ligje natyrale në punë. Çdo gjë fillon në mendje. Fillon ndjesia e lumturisë dhe sigurisë brenda teje dhe kjo do të manifestohet në botën materiale. Të gjitha veprimet janë të motivuara nga një dëshirë subkoshiente për lumturi dhe siguri dhe prejardhjen e tyre, të cilat janë paqja e brendshme, harmonia, dashuria, marrëdhëniet e mira, suksesi, paratë, zotërimi…Është mirë të kesh të paktën disa qëllime të përcaktuara. Ato të japin ty drejtim, diçka për të aspiruar, motivim dhe diçka për të cilën të jetosh. Sidoqoftë edhe nëse nuk ke diçka të përcaktuar, thjesht fokusoje mendjen dhe ndjenjat e tua tek ndjesia e lumturisë dhe sigurisë, ndjej që ato janë të vërteta në jetën tënde! Nëse fillon të bësh kështu, shumë shpejt do të shohësh se si do të ndryshojë dhe do të përmirësohet jeta jote, ashtu si realisht ke dëshiruar!

 

  1. Faktori i lumturisë

Nëse analizon veprimet e njerëzve, do të arrish në përfundimin se të gjithë kërkojnë lumturinë. Çdo veprim është në fakt një kërkim për të, edhe pse në sipërfaqe nuk duket kështu. Lumturia është gjithmonë objektivi kryesor. Nëse veprimtaria është e kënaqshme, do të kesh ndjesinë e lumturisë dhe pastaj kjo veprimtari përsëritet prapë me qëllim që të përsëritet kjo ndjenjë e këndshme. Kush nuk ëndërron pushime në një vend magjepsës, një shtëpi të re, një makinë të re ose një martesë ideale? Të gjithë njerëzit ëndërrojnë, madje disa përpiqen t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre. Dhe pse ndodh kjo? Për të qenë të lumtur. Çfarë nuk bëjnë njerëzit që e vënë veten në rrezik duke ngjitur malet, duke hyrë në shpella të paeksploruara ose duke notuar nëpër thellësitë e oqeanit!? Edhe ata gjithashtu kërkojnë për pak momente lumturie dhe magjepsjeje. Një hajdut mund të vjedhë sepse ai e pëlqen rrezikun ose sepse dëshiron të ketë shpejt para për të shpenzuar. Ai aktualisht po kërkon lumturinë, edhe pse në një rrugë kriminale dhe të ndaluar. Lista mund të jetë e pafundme. Është faktori i lumturisë, i cili dikton sjelljen e çdokujt. Kjo shihet në shumë mënyra dhe forma. Natyrisht jo të gjitha veprimet përfundojnë me lumturi. Motivi është lumturia, por rezultatet jo gjithmonë sjellin dëshirat e lakmuara. Sipas disa traditave shpirtërore, ne jemi qenie shpirtërore në trupa fizikë. Pjesa shpirtërore është gjithmonë e lumtur ose është vetë lumturia. Trupi mbulon thelbin e kësaj lumturie, por ajo mbetet aty gjithë kohën. Është një dëshirë e pandryshueshme për të qenë i vetëdijshëm për këtë lumturi. Në momentin që përjetohet lumturia diçka ndodh. Qoftë ky emocioni i arritjes së majës së një mali të lartë, ngrënia e nje keku të shijshëm ose fitimi i llotarisë; në të gjitha këto ka një element të përbashkët që është gjithmonë i pranishën. Në kulmin e lumturisë ka një ndalesë të proçesit të mendimit, ka një qetësi të brendshme. Shqetësimet janë hedhur tutje. Ka paqe. Konkurenca ose rreziku kanë kaluar. Kjo mund të zgjatë për një moment të shkurtër ose pak më gjatë. Në një lumturi të pafundme, ndjehemi të lumtur. Nuk është objektivi i arritur apo performanca e suksesshme që e sollën këtë ndjesi, është diçka e brendshme dhe e pavaruar nga bota e jashtme. Lumturia është gjithmonë këtu, por e mbuluar nga mendimet, dëshirat dhe frika. Ajo përjetohet kur këto mburoja zhduken për pak kohë. Kur frika dhe shqetësimi shkojnë në një fund ose të një dëshirë e arritur, ka një zhdukje të përkohshme të këtyre mbulesave. Egoja dhe personaliteti ndalojnë së lëvizuri për një moment dhe përjetohet një kënaqësi e madhe dhe lumturi e brendshme. Në mënyrë që ta përjetojë lumturinë çdo ditë, dikush duhet të mësojë të qetësojë mendjen e shqetësuar. Duhet të zhytesh brenda, sepse lumturia është një cilësi e brendshme dhe nuk është objekt ose rrethanë. Është në këtë botë, por i kalon kufijtë e saj. Nuk është e nevojshme të kërkosh për lumturinë ose ta krijosh. Nuk është e nevojshme të kesh të gjithë llojet e eksperiencave të jashtme dhe veprimeve në mënyrë që ta përjetosh atë. Në të kundërt, çdo gjë do të humbasë në mënyrë për që të përjetosh atë. Çdo teknikë, e cila ndihmon të çlodhësh mendjen dhe të ngadalësosh vrapimin e mendimeve do të të çojë tek lumturia. Zhvillimi i përqendrimit dhe përfshirja në meditim, janë mënyrat kryesore drejt këtij qëllimi. Kur arrihet aftësia për të patur një mendje të qetë në të gjitha rrethanat, atëherë shijohet lumturia e pandryshueshme, pavarësisht çfarë po bën. Kjo është pothuajse e arritshme, por për të arritur këtë paqe dhe lumturi, duhet të punosh në drejtim të saj. Duke bërë hapin e parë, lumturia do fillojë të mbushë jetën tënde!

 

  1. Të shijosh një ditë të bukur!

Si thua të jetosh dhe të shpenzosh një ditë ndryshe nga ditët e tjera? Ti mund të krijosh dhe të shijosh një ditë të kënaqshme dhe të mrekullueshme. Mund ta bësh këtë duke bërë ndryshime të vogla në jetën e përditshme. Përgatitjet e tua duhet të fillojë një natë më përpara. Ulu në shtratin tënd përpara se të shtihesh për të fjetur dhe tregoji vetes që nesër në mëngjes do të ngrihesh një orë më herët se zakonisht. Përsërit disa autosugjerime ose pohime që ta bësh mendjen t’i pranojë këtë ide. Mendo për një moment për përfitimet që do të arrish duke u ngritur dhe duke shkuar në shtrat më herët dhe gjërat që mund të bësh në këto orë shtesë. Nuk është mjaftueshëm vetëm të ngrihesh më herët. Shpesh, pasi zgjohesh, nuk ngrihesh nga shtrati, por qëndron edhe për disa minuta me shumë dhe pastaj ndihesh i përgjumur përsëri. Duhet të bindesh dhe t’i shpjegosh mendjes tënde që duhet të ngrihesh nga shtrati menjëherë pasi zgjohesh. Është e kënaqshme të strukesh poshtë batanijeve, veçanërisht në një mëngjes të ftohtë, por edhe në këtë ditë të veçantë duhet të ngrihesh nga shtrati menjëherë. Vendos alarmin e orës në një orar të caktuar dhe hyr në shtrat. Ndërkohë që je në shtrat, shiko mendimet që shfaqen në mendjen tënde, por përpiqu ta bësh këtë pa ndonjë tension. Thjesht shikoji ato gjakftohtë, i qetë dhe në mënyrë të relaksuar, derisa të të zërë gjumi. Kur alarmi i orës bie në mëngjes, ngrihu menjëherë me një buzëqeshje në fytyrë. Mos bini pre e dëshirës për të qëndruar edhe disa minuta më shumë në shtrat! Mos e dëgjo mendjen tënde, e cila me siguri do të të kërkojë ty të qëndrosh në shtrat pak më gjatë, sepse është shumë herët! Ndjesia e kënaqësisë dhe e fuqisë që fiton duke u ngritur menjëherë është më e madhe se kënaqësia e qëndrimit në shtrat.

Ditë e mrekullueshme!

Ngrihu, lahu, ndërro rrobat dhe medito për rreth 20 minuta, duke përdorur ndonjë teknikë meditimi që njeh! Nëse nuk di si të meditosh, thjesht ulu dhe përfytyro disa ngjarje të kënaqshme dhe të lumtura nga e kaluara! Po japim disa shembuj të përgjithshëm, disa informata që të ndihmojnë të dizenjosh ditën tënde:

– Të ngrihesh herët, të jep ty më shumë kohë në mëngjes. Kështu që pse të mos shijosh një mëngjes të ushqyeshëm dhe të shijshëm? Përgatit diçka që e pëlqen, diçka të cilën zakonisht nuk ke kohë ta përgatitësh në mëngjes. Ti ke kohë sot!

– Përpiqu të jesh i vetëdijshëm për gjërat që ke bërë gjatë ditës. Për shembull kur ha, kushtoji vëmendje ushqimit tënd, mos lexo gazetën ose të shikosh televizor në të njëjtën kohë. Nëse vepron kështu do ta shijosh shumë më shumë ushqimin tënd. Në të njëjtën mënyrë përpiqu të fokusosh vëmendjen në veprimtari të tjera. Duke u përqendruar në atë që po bën, të ndihmon ta bësh atë më mirë dhe në mënyrë më të efektshme.

– Kujtohu të buzëqeshësh më shpesh gjatë ditës. Është e rëndësishme që buzëqeshja të mos jetë artificiale, por të vijë nga brendësia juaj. Buzëqeshja të bën ty dhe të tjerët të ndjeheni më të lumtur!

– Prit më të mirën dhe bëj më të mirën! Ji i durueshëm dhe tolerant kundrejt të tjerëve!

– Kur nget makinën, vendos të jesh më i këndshëm dhe tolerant kundrejt shoferëve të tjerë. Ndalo tek kryqëzimet e rrugëve që të lejosh këmbësorët të kalojnë rrugën. Kjo sjellje do të bëjë ty, shoferët e tjerë dhe kalimtarët të ndjeheni mirë. Si rrjedhojë, edhe ato gjithashtu do jenë të këndshëm me shoferët dhe kalimtarët e tjerë, të paktën për pak kohë.

– Një mëngjes i mirë me një buzëqeshje ka një ndikim të madh tek çdo njeri. Përshëndeti njerëzit që punojnë me ty, edhe nëse nuk e ke bërë këtë kurrë më parë!

– Të vish në punë me një qëllim të fortë për të patur një ditë të mirë, të menaxhosh çdo gjë në mënyrë të vendosur dhe pozitive, do të ketë  ndikimin mbi njerëzit me të cilët vihesh në kontakt. Kjo do të ndihmojë ty të shpërndash paqe, vullnet të mirë dhe lumturi.

– Bëj më të mirën që të jesh i këndshëm dhe i sjellshëm me familjen, kolegët, shokët, shitësit e supermarketit, shoferin e autobusit dhe me këdo tjetër që takon sot. Është e gjitha çështje sjelljeje e brendshme dhe zgjedhje. Ushtroje fuqinë tënde për të zgjedhur një sjellje të edukuar dhe të kujdesshme!

– Vendos që gjatë kësaj dite të veçantë do të manovrosh çdo gjë me gjakftohtësi dhe me qetësi. Nëse të duhet të takosh dikë ose të bësh diçka që ty zakonisht të bën të ndjehesh i irrituar dhe nervoz, bëj një bisedë me veten më parë!

– Thuaji vetes se do të qëndrosh i qetë, i relaksuar dhe që do ta manovrosh gjithçka në mënyrën më të mirë. Nëse ndjen se të nevojitet, bëji disa përsëritje mentale. Përfytyroje veten duke e përballuar situatën në mënyrë shumë efiçiente dhe duke arritur një rezultat pozitiv!

– Në këtë ditë të veçantë vepro në mënyrë jo të nxituar! Bëj më të mirën për të qëndruar i relaksuar! Kujtoji vetes shpesh që kjo është dita jote e bukur dhe e mrekullueshme! Fto në mendjen tënde mendime dhe ndjenja lumturie, kënaqësie dhe fuqie! Imagjino skena dhe ngjarje nga eksperiencat e tua të kaluara, kur u ndjeve mirë dhe i lumtur!

– Duke u përqendruar në këto imazhe mendore, i lejon ndjenjat dhe emocionet e tua të përmirësohen përsëri! Shijoji këto ndjenja të mira dhe përpiqu të vazhdosh t’i shijosh, edhe nëse ndalon së menduari për to!

– Gjatë kësaj dite të veçantë, bëj gjithashtu disa përpjekje të veçanta për ta përdorur kohën tënde në mënyrë më të efektshme. Mos shiko shumë televizor dhe zvogëlo kohën kur lexon gazetën. Është më mirë ta përdorësh këtë kohë për të lexuar diçka frymëzuese, e cila do t’iu ndihmojë të përmirësoni jetën tuaj ose t’i kushtoni pak minuta meditimit në mbasdite ose në mbrëmje!

– Mos harro t’i kushtosh pak kohë edhe vetes; përpiqu të jetosh një ditë të mrekullueshme! Pastaj shijo një ditë tjetër si kjo! Nëse vazhdon, kjo do të bëhet një zakon. Kujto se sot është një ditë e e veçantë dhe e mrekullueshme; është ndryshe nga ditët e tjera!

 

  1. Fuqia e përqendrimit

Kur isha fëmijë, unë pashë se si një xham zmadhues mund të djegë një copë letër, kur rrezet e diellit ishin të fokusuara mbi të. Zjarri mund të ndizet vetëm kur rrezet e diellit ishin të përqendruara në një pikë të vogël. Kur xhami zmadhues ishte shumë larg letrës ose shumë afër saj, rrezet nuk ishin të fokusuara mjaftueshëm dhe asgjë nuk ndodhte. Kjo eksperiencë përshkruan gjallërisht fuqinë e përqendrimit. Kjo fuqi mund të përshkruhet si një vëmendje e fokusuar. Ajo është aftësia për ta drejtuar vëmendjen tek një mendim apo subjekt i vetëm, duke përjashtuar çdo gjë tjetër. Kur mendja jonë është e fokusuar, energjitë nuk janë të shpërndara në veprimtari, ndodhi ose mendime të kota. Kjo është arsyeja pse zhvillimi i përqendrimit është thelbësor për dikë, i cili aspiron të kontrollojë jetën e tij. Kjo aftësi është thelbësore për çdo lloj suksesi. Pa atë, përpjekjet tona shpërndahen, por me të mund të përmbushim gjëra të mëdha. Përqendrimi ka shumë përdorime dhe përfitime. Ai ndihmon në të mësuarit dhe të kuptuarit shpejt, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në fokusimin tek ndonjë detyrë, veprimtari ose qëllim dhe t’i arrish ato më lehtë dhe në mënyrë më të efektshme. Gjithashtu kërkohet për zhvillimin e fuqive fizike dhe është një mjet i fuqishëm për përdorimin efikas të përfytyrimit krijues. Kur kjo aftësi zhvillohet, mendja bindet më lehtë dhe nuk përfshihet në shqetësime negative ose të kota. Njeriu fiton kështu kontrollin e mendjes dhe përjeton paqen e vërtetë të mendjes. Kjo aftësi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm tek meditimi. Pa atë, mendja thjesht kalon pa pushim nga një mendim në një tjetër, duke mos na lejuar të meditojmë në mënyrën e duhur. A e kuptoni tani, pse është shumë e rëndësishmë dhe me vlerë të zhvillosh dhe përmirësosh aftësinë për t’u përqendruar? Për ta zhvilluar këtë fuqi duhet ta trajnosh dhe ushtrosh atë! Harroji të gjitha justifikimet e të mospasurit kohë ose të qënit shumë i zënë; mos thuaj që rrethanat nuk janë të përshtatshme ose që nuk mund të gjesh një vend të qetë për të ushtruar. Me pak planifikim, dëshirë dhe motivim, mund të gjesh gjithmonë kohën për të bërë ushtrime çfarëdo, pavarësisht se sa i zënë je!

Mendja e shqetësuar

Mendimet kërkojnë vëmendjen vazhdimisht dhe shpenzojnë kohën dhe energjinë tonë në çështje të parëndësishme dhë të padobishme. Ato aktualisht drejtojnë jetën tonë. Ne jemi mësuar aq shumë me këtë skllavëri dhe bëhemi të pavetëdijshëm për këtë zakon, duke përjashtuar rastet e veçanta. Kur marrim frymë nuk është e nevojshme t’i kushtojmë vëmendje inspirimit apo ekspirimit. Ne bëhemi të vetëdijshëm për proçesin e frymëmarrjes, vetëm kur kemi vështirësi në frymëmarrje, të tilla si hundë të bllokuara, nga një e ftohur ose kur jemi në një dhomë të pa ajrosur. Është njësoj si mendimi. Ne bëhemi të vetëdijshëm për sulmin konstant të mendimeve tona dhe për paaftësinë për t’i qetësuar ato, vetëm kur kemi nevojë të përqendrohemi, të zgjidhim një problem ose të studiojmë. Ne jemi mprehtësisht të vetëdijshëm për to kur kemi shqetësime ose frikë. Shiko situatën e njohur që vijon. Ti duhet të studiosh diçka për punën ose për provimin tënd. Ulesh rehatshëm në divan me librin në dorë dhe fillon të lexosh. Pas pak t’i ndjehesh i uritur dhe shkon në kuzhinë për të ngrënë diçka. Ti kthehesh për të lexuar dhe pastaj dëgjon njerëzit e tu duke biseduar jashtë. Ti i dëgjon ata për disa momente dhe pastaj e kthen vëmendjen tënde përsëri tek libri. Pas pak kohësh ndjehesh i lodhur dhe ndez radion për të dëgjuar pak muzikë. Vazhdon të lexosh përsëri për pak kohë dhe pastaj kujton diçka që ndodhi dje dhe fillon të mendosh për të. Kur shikon orën çuditesh kur kupton se ka kaluar një orë e plotë dhe ti ke lexuar shumë pak. Kjo është ajo që ndodh kur dikush humbet përqendrimin. Imagjino çfarë do të kishe arritur në qoftë se do të kontrolloje vëmendjen tënde dhe do të fokusoje mendjen! Përqëndrimi mund të jetë argëtim, nëse drejtohet në mënyrën e duhur. Ai duhet të praktikohet me gëzim, sjellje pozitive, optimizëm dhe duke kuptuar mundësitë e mëdha të tij.

Përfitimet e zhvillimit të përqendrimit

Disa herë mund të gjesh fuqi të madhe përqendrimi tek vetja jote. Kur ti me të vërtetë dëshiron të shkëlqesh në studimet e tua, të kalosh një provim të rëndësishëm ose të zgjedhësh një problem, kjo fuqi bëhet e vlefshme tek ti. Në raste të tilla, ajo shfaqet për shkak të disa nevojave ose dëshirave, por duke u zhvilluar në mënyrë sistematike e sjell atë nën kontrollin tënd dhe të jep ty aftësinë që ta përdorësh intensivisht, kurdo që e kërkon atë. Për ta bërë këtë duhet të praktikosh ushtrime të veçanta çdo ditë. Këtu është ajo çfarë ti mund të fitosh duke zhvilluar këtë fuqi:

– Kontroll të mendimeve të tua.

– Aftësinë për të fokusuar mendjen tënde.

– Paqen e mendjes.

– Çlirim nga mendimet e kota dhe të mërzitshme.

– Aftësinë për të zgjedhur mendimet.

– Kujtesë më të mirë.

– Vetëkonfidencë.

– Fuqi të brendshme.

– Fuqinë e vullnetit.

– Vendosmëri.

– Aftësinë për të studiuar dhe kuptuar më shpejt.

– Lumturi të brendshme.

– Rritje të mundësisë për të zhvilluar aftësitë fizike.

– Përdorim më të fuqishëm dhe efikas të përfytyrimit krijues.

– Rritje të aftësisë për të medituar.

Dhe shumë e më shumë. Duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë? Zhvillo fuqinë e përqëndrimit dhe njih veten!

 

  1. Ushtrime përqendrimi për trajnimin e mendjes

Fuqia  e përqendrimit – Paktikimi i ushtrimeve të përqendrimit.

Mprehja e depërtimit të përqendrimit kërkon praktikë, si çdo gjë tjetër në jetë. A shkon në palestër? Në qoftë se po, sa herë në javë shkon dhe sa kohë qëndron? A studion një gjuhë të huaj? Në qoftë se po, sa kohë i kushton asaj? Zhvillimi i përqendrimit nuk është ndryshe, kërkohet trajnim. Madje edhe 10 minuta në ditë ushtrime përqendrimi do të të bëjnë mirë. Mendja nuk e pëlqen disiplinën dhe do t’u rezistojë përpjekjeve të tua për ta disiplinuar atë. Ajo do lirinë më shumë se çdo gjë tjetër dhe do të përpiqet të të bëjë ta zotërosh atë, në mënyrën që mundet. Kjo do të të bëjë të harrosh të bësh ushtrimet, të josh të shtysh kryerjen e tyre ose të bën të ndjehesh shumë dembel. Ajo do të gjejë shumë marifete për të ndaluar dhe shqetësuar, por ti mund dhe duhet të jesh i fortë. Do të gjesh poshtë disa ushtrime të thjeshta përqëndrimi për t’i bërë. Gjithmonë kupto se zgjedhja është jotja, të jesh skllav i mendjes tënde dhe kapriçove të saj apo të bëhesh zot i saj. Duke praktikuar ushtrime mendore, është e mundur të trajnohet mendja dhe të zotërohet ajo dhe ta pëdorësh në vendin e duhur, si shërbëtorin tend dhe jo si zotin tënd. Ti nuk je as mendja dhe as mendimet që kalojnë tek ajo. Mund të jetë e vështirë ta pranosh këtë ide, mendja nuk është ti, ti e vërteta, por vetëm një mjet që e përdor. Është një instrument, i cili ka vlera të mëdha, por ai duhet ta ketë të vështirë të të bindet ty. Shumë njerëz besojnë se janë mendja dhe gabimisht besojnë se të kontrollosh mendjen do të thotë të frenojnë veten ose të refuzojnë lirinë e tyre. Ata ndjejnë se të kontrollojnë mendjen e tyre nuk është natyrale dhe kjo është një lloj ndrydhje. Këto besime nuk janë korrekte. Argumenti që ne nuk jemi mendja, vjen me trajnimin. Pranoje idenë në teori dhe ndërkohë që kontrolli yt mbi mendimet rritet, do ta njohësh atë si fakt. Në realitet, ti, ti i vërteti, je i vetmi që zotëron mendjen. Nuk e zotëron mendja veten e saj.

Këshilla  për praktikimin e ushtrimeve të përqendrimit

Gjej një vend ku mund të jesh vetëm dhe i pa shqetësuar. Mund të ulesh këmbëkryq në dysheme nëse mundesh ose në karrige. Ulu me shtyllën kurrizore drejt. Bëj një frymëmarrje të qetë të thellë dhe pastaj çlodh trupin. Drejtoje vëmendjen tek trupi yt dhe çlodh çdo muskuj dhe pjesë të tij! Ulu dhe praktikohu për rreth 10 minuta dhe pas disa javëve trajnim, rrite kohën në 15 minuta. Fillo me ushtrimin e parë duke e praktikuar atë çdo ditë, derisa të jesh në gjendje ta bësh atë pa ndonjë hutim ose harresë dhe pa menduar për ndonjë gjë tjetër, për të paktën 3 minuta pa ndërprerje. Çdo herë që hutohesh, fillo përsëri derisa 10 ose 15 minutat të kalojnë. Ti duhet të jesh i ndershëm me veten dhe të procedosh te ushtrimi tjetër, vetëm nëse je i bindur se e ke praktikuar atë korrektësisht dhe me përqendrim të plotë! Nuk mund të jepet një orar sepse kjo mund të jetë frustruese. Nëse psh unë të tregoj ty se një ushtrim i caktuar duhet të përfundohet në një javë, dy gjëra mund të të ndodhin: mund të zhgënjehesh nëse nuk arrin përqendrimin e dëshiruar brenda një jave ose mund të vazhdosh pa e praktikuar në mënyrë korrekte ushtrimin. Që t’i zotërosh në mënyrë të suksesshme ushtrimet mund të duhen ditë, javë, muaj dhe disa herë edhe më shumë. Vendose gjithë vëmendjen tënde tek ushtrimet dhe mos mendo për ndonjë gjë tjetër. Ki kujdes se mos të zë gjumi ose mos të mendosh për çështje të tjera! Momentin kur e gjen veten duke menduar për diçka tjetër, ndaloje ushtrimin dhe fillo përsëri! Pasi të bëhesh i aftë, rrite kohën dhe nëse është e mundur, përfshi edhe një tjetër seancë në mbrëmje! Mos u përpiq shumë në fillim dhe mos tento t’i bësh të gjitha ushtrimet menjëherë. Vazhdo ngadalë, pa e mbingarkuar apo tensionuar trurin tuaj! Nëse të duket e vështirë ose mendimet të shkëputin dhe të bëjnë të mendosh për çështje të tjera, mos u dëshpëro. Çdo njeri has vështirësi gjatë rrugës së tij. Nëse këmbëngu dhe nuk dorëzohesh kurrë, pavarësisht vështirësive dhe shqetësimeve, suksesi do të kurorëzojë përpjekjet e tua. Kujto që edhe ato me përqendrim të fuqishëm duhet të ushtrojnë mendjet e tyre! Nuk ka rëndësi nëse përqëndrimi yt është i dobët tani, ai mund  të zhvillohet dhe fuqizohet si çdo aftësi tjetër, nëpërmjet trajnimit dhe duke investuar kohën e nevojshme, energji dhe seriozitet! Ndërkohë do të kuptosh që mund të përqendrohesh kudo, kurdo, pavarësisht ku ti je. Ti do të jesh i aftë të fokusosh mendjen tënde, të mendosh dhe të funksionosh nën rrethanat më të vështira, duke ndjenjur i qetë, i relaksuar, i përmbledhur. Shpërblimi është 100 herë më i vlefshëm se përpjekjet! Sekreti i suksesit është praktikimi konstant: sa më shumë kohë i përkushtoni ushtrimeve, më shpejt vjen suksesi!

 

  1. Çfarë është përqendrimi?

Çfarë është përqëndrimi? Çfarë di rreth tij? Përqëndrimi është aftësia për të drejtuar vëmendjen në përputhje me vullnetin. Kjo do të thotë kontroll i vëmendjes. Është aftësia për të fokusur mendjen në një subjekt, objekt ose mendim dhe në të njëjtën kohë përjashton nga mendja çdo mendim, ide, emocion dhe ndjesi që nuk ka lidhje. Ai gjithashtu ka kuptimin e aftësisë për të bërë diçka në kohë, në vend që të hidhesh nga një subjekt tek tjetri dhe të humbasësh vëmendjen dhe energjitë. Përqendrimi është një gjendje, në të cilën gjithë vëmendja e dikujt përqendrohet në vetëm një gjë, duke harruar çdo gjë tjetër. Gjatë përqendrimit mendja fokusohet tek objekti i përqendrimit dhe vetëm një mendim e zapton mendjen. E gjithë energjia e mendjes përqendrohet në këtë mendim. Aftësia për të komanduar mendjen dhe për të kontrolluar vëmendjen nuk është e thjeshtë dhe kërkon trajnim. Shumë njerëzve iu mungon aftësia për të kontrolluar vëmendjen e tyre dhe për të fokusuar mendjen vetëm tek një subjekt për një kohë të gjatë. Ata nuk mund ta komandojnë mendjen e tyre për t’u përqëndruar, kurdo që dëshirojnë. Sidoqoftë përqëndrimi nuk është veprimtari e rrallë. Ai ndodh pothuajse çdo ditë, tek pothuajse gjithë njerëzit, por është më shumë se një aftësi spontane dhe e pakontrolluar. A e keni vënë re se shumica e fëmijëve nuk të dëgjojnë kur po luajnë? Ata përfshihen tërësisht tek loja e tyre, pothuajse duke harruar çdo gjë tjetër. Kur lexon një libër që është shumë interesant, nuk i dëgjon njerëzit që po thërrasin emrin tënd. Ti i harron gjërat që të rrethojnë dhe humbet edhe sensin e kohës. Kjo gjithashtu ndodh kur shkruan një letër të rëndësishme, shikon një film, luan shah, letra ose kur përfshihesh në një veprimtari që pëlqen ta bësh, i cili është interesant ose i kënaqshëm. Kjo tregon që gjendja e një vëmendje të përqendruar është e mundur. Sidoqoftë, përqendrimi i vërtetë është ndryshe. Është më shumë një proces i vetëdijshëm dhe i menduar, në të cilin fokuson mendjen tënde tek vullneti, kurdo që dëshiron, në çfarëdolloj subjekti, për një periudhë të caktuar kohe, jo vetëm për pak sekonda. A di tani pak më shumë, se çfarë është përqëndrimi? Të jesh në gjendje të përqendrosh mendjen është vendimtare për suksesin në çdo fushë të jetës, në çështjet materiale dhe financiare, vetëpërmirësimin dhe gjendjen shpirtërore. Ai të ndihmon të shmangësh të qenit i shpërqendruar dhe kursen kohën dhe energjitë e tua. Ti ke nevojë për atë për të manovruar punët e përditshme të jetës, për të arritur qëllimet e tua, për të zhvilluar zakone dhe aftësi të reja dhe për meditim dhe arritjen e paqes së brendshme.

 

  1. Të fokusohesh dhe të kontrollosh mendjen!

Mendja është makina e mendimit që ju e përdorni për shumë qëllime. A ke kontroll mbi të? A mund ta fokusosh mendjen tënde në atë çka bën dhe mendon apo mendja jote e shmang kontrollin dhe është e pabindur? Lexo tekstin që vijon dhe kupto nëse mendja jote është e qëndrueshme:

  • Mendja ime është e qendrueshme dhe unë kam kontroll të plotë mbi të!
  • Ajo është e qendrueshme dhe nuk lëkundet!
  • Mendimet e mia janë të qarta dhe të fokusuara!
  • Jo, nuk ke problem me sytë ose me kompjuterin. Nëse e sheh tekstin e mësipërm duke u lëkundur ose duke u dridhur, është vetëm një marifet për të treguar ty sa e paqendrueshme është mendja.
  • Ti e përdor mendjen tënde në pothuajse çdo gjë që bën dhe me siguri e vlerëson një mendje të fokusuar. Me siguri ke qenë në situata ku ke dëshiruar që mendja jote të ishte më e fokusuar.
  • Mendimet e tua bëhen më të qarta dhe në këtë pikë kujtesa jote përmirësohet, pasi fuqizon kontrollin mbi mendjen tënde. Ti je në një pozitë më të mirë për të ndjekur vendimet e tua, qëllimet dhe ambiciet.
  • Kur mendja jote nuk është e fokusuar, ajo kalon shpejt nga një mendim te një tjetër dhe tregon mungesë të paqes së brendshme.
  • Kur mendja jote është e fokusuar dhe e përqendruar ajo bëhet më e qetë dhe më e bindur dhe ti shikon dhe kupton çdo gjë më mirë, më shpejt dhe më qartë.

 

  1. Rëndësia e fuqisë së mendjes

Të zhvillosh fuqinë e vëmendjes! Ne të gjithë e dimë që vëmendja është një aftësi shumë e dëshiruar, por sa e zotërojnë atë? Nuk është e nevojshme t’iu tregoj pse ajo është e rëndësishme dhe cilat janë përdorimet e saj dhe përfitimet që sjell. Ajo është një detyrim për çdo person i cili dëshiron të ketë sukses, qoftë kjo në shkallë të madhe apo të vogël, qoftë në botën materiale apo në atë shpirtërore. Në mënyrë që të arrish sukses duhet të jesh i aftë të fokusosh mendjen tënde dhe të qetësosh nervozizmin dhe prirjen për t’u transferuar në mënyrë konstante nga një subjekt tek një tjetër. Çdo veprim ka nevojë për vëmendje për performancat e tij të suksesshme. Puna, ecja, studimi dhe loja kërkojnë vëmendje. Madje edhe larja, pastrimi i shtëpisë ose gatimi e kërkojnë atë, në mënyrë që të kryhen në mënyrë të suksesshme. Njerëzit nuk kanë lindur me fuqinë e vëmendjes. Ajo duhet zhvilluar. Zhvillimi i saj dhe trajnimi fillojnë në një moshë shumë të re. Ne përpiqemi të rrëmbejmë vëmendjen e një bebi duke bërë zhurma të çuditshme. Më vonë e fokusojmë vëmendjen e fëmijës duke i lexuar atij një histori. Ndërkohë që fëmijët rriten atyre u kërkohet të përqendrohen në çfarëdo që ato studiojnë apo lexojnë. Të gjithë këto veprimtari ndihmojnë për hapësira të reja, për të zhvilluar dhe fokusuar fuqinë e vëmendjes, por ato nuk janë të mjaftueshme. Ka momente kur vëmendja bëhet shumë e fortë, megjithëse pa dashur dhe pa ushtruar kontroll të vërtetë mbi të. Me siguri ke përjetuar për pak momente një boshllëk të përgjithshëm me botën e jashtme, kur ishe i zhytur një një film interesant ose ndërkohë që po lexoje një libër magjepsës. Kjo zakonisht ndodh kur përfshihemi në veprimtari që i pëlqejmë dhe i duam. Që kjo aftësi të jetë e përdorshme, ajo duhet të jetë nën kontrollin e dëshirës tënde. Ti duhet të jesh në gjendje të vendosësh ku dhe kur ta fokusosh mendjen tënde. Fuqia e vërtetë dhe efektive e vëmendjes duhet të jetë nën kontrollin tend dhe duhet të jesh i aftë ta ushtrosh atë kurdo që ty të nevojitet. Çdo ditë të prezantohen plot mundësi për të forcuar fuqinë e vëmendjes tënde. Aktualisht, çdo veprim mund të kthehet në një ushtrim. Mbaje mendjen në çfarëdo lloj gjëje që bën dhe përpiqu të përqendrohesh pa devijuar tek diçka tjetër! Është e vërtetë që ushtrimet e veçanta të përqendrimit janë të nevojshme, por nëse nuk mund të gjesh kohën dhe vendin për t’i kryer ato, mund ta kthesh gjithë ditën tënde në një ushtrim të kënaqshëm. Fokusoje mendjen tek çdo gjë që bën dhe me kohën aftësia jote do të rritet! Në këtë mënyrë jo vetëm do të fuqizosh vëmendjen tënde dhe përqendrimin, por çdo gjë që bën do të bëhet mirë, në mënyrë më të efektshme dhe madje më shpejt. Ndërkohë që vëmendja jote bëhet më e fortë, mendimet do të humbasin fuqinë e tyre për të të hutuar dhe do të kuptosh se mund të përvetësosh çdo gjë që bën. Kjo do të rrit efektshmërinë tënde dhe do të bëjë të shijosh çdo gjë që kryen. Këtu janë disa sugjerime për të zhvilluar dhe fuqizuar fuqinë e vëmendjes:

  • Kur lexon një libër, fokuso sytë dhe mendjen tek fjalët dhe mos mendo për diçka që nuk lidhet me atë që po lexon; injoro zhurmat e jashtme dhe ndonjë mendim pa lidhje!
  • Vishu dhe në të njëjtën kohë vendose gjithë vëmendjen tënde tek lëvizjet e tua!
  • Kur pastron shtëpinë, kosit barin apo gatuan, përqendrohu në çdo veprim dhe lëvizje, pa menduar për gjëra të tjera!
  • Kur po bën dush, kushtoji vëmendje çdo pjesë të trupit që po bën me sapun dhe po lan!
  • Kur punon fokusoje mendjen tënde në atë që po bën, sikur të jetë e vetmja gjë e rëndësishme në botë, edhe nëse nuk e pëlqen punën tënde!
  • Ndërkohë që po përgatitesh, po shëtit ose përfshihesh në ndonjë lloj veprimtarie fizike, mos shih ëndrra me sy hapur dhe mos mendo për çdo gjë që të hyn në mendje. Më mirë fokusoje vëmendjen tënde në atë çfarë po bën!
  • Kur bisedon dëgjo me kujdes atë çfarë po thonë njerëzit!
  • Ndërkohë që po ha, fokusoje mendjen tek ushqimi dhe në shijimin e tij!
  • Gjithmonë bëj një gjë në një kohë!

Ti nuk duhet t’i bësh të gjithë gjërat e mësipërme, gjatë gjithë kohës. Edhe pak minuta, tani dhe pastaj, do të bëjnë mrekullira për ju dhe do të zhvillojnë fuqinë tuaj të vëmendjes. Këmbëngul dhe do të arrish një aftësi shumë të përdorshme, e cila do të ndihmojë në shumë raste në jetën tënde!

 

  1. Përkufizime për vetëdisiplinën

Vetëdisiplina shfaqet në forma të ndryshme, të tilla si këmbëngulja, vetëpërmbajtja, durimi, të mendosh përpara se të flasësh, të përfundosh atë që ke nisur të bësh dhe aftësia për të zbatuar vendimet dhe planet, pavarësisht mosbindjes, vuajtjeve ose pengesave. Vetëdisiplinë gjithashtu do të thotë vetëkontroll, aftësi për të shmangur tejkalimet e pashëndetshme të diçkaje që çon në pasoja negative. Një nga karakteristikat kryesore të vetëdisiplinës është aftësia për të hequr dorë nga kënaqësia e çastit, në favor të arritjes së disa rezultateve më të mëdha dhe të kënaqshme, edhe nëse kjo kërkon përpjekje dhe kohë. Termi vetëdisiplinë shpesh shkakton rezistencë, për shkak të nocionit të pasaktë që ajo është diçka e pakëndshme, e vështirë për t’u arritur dhe që kërkon shumë përpjekje dhe sakrificë. Aktualisht ushtrimi dhe arritja e vetëdisiplinës mund të jenë argëtuese, nuk kërkojnë përpjekje të fuqishme dhe përfitimet janë të mëdha. Vetëdisiplina e vërtetë nuk është një stil jete ndëshkues ose kufizues siç mendojnë disa njerëz dhe nuk ka të bëjë fare me të qënit mendjengushtë ose të jetuarit si fakir. Ajo është shprehje e fuqisë së brendshme dhe të qëndruarit i fuqishëm, energjik për t’u marrë më çështjet e jetës së përditshme dhe për të  arritjen e qëllimeve. Vetëdisiplina së bashku me forcën e vullnetit, mund të ndihmojnë ty për të kapërcyer përtacinë, zvarritjen dhe pavendosmërinë. Që të dyja të japin mundësinë që të veprosh dhe të këmbëngulësh, edhe nëse veprimi është i pakëndshëm dhe kërkon përpjekje. Me vetëdisiplinë mund të ushtrosh gjakëftohtësinë në atë që bën, bëhesh më i duruar, tolerant, mirëkuptues dhe i kujdesshëm. Si shtesë, ajo të ndihmon të përballosh presionin dhe ndikimin e jashtëm. Një person i vetëdisiplinuar është më i përpiktë dhe investon më shumë kohë dhe përpjekje në atë që bën. Një person i vetëdisiplinuar merr kontrollin e jetës se tij, vendos qëllime dhe ndërmerr hapa konkret për t’i arritur ato. Vetëdisiplina është e mirëportretizuar në historinë rreth lepurit dhe breshkës, të cilët morën pjesë në një garë shpejtësie. Lepuri ishte aq i sigurtë që ishte i shpejtë, kështu që shkoi të flinte, ndërkohë që breshka eci rëndë përpara, me vetëdisiplinë, vullnet dhe përfundimisht arriti e para në kufirin e finishit. Me vetëdisiplinë ti përfundon atë që ke filluar!

 

  1. Vetëpërmirësimi dhe vetërritja

Në ditët e sotme termat vetëpërmirësim, vetërritje, vetëndihmesë janë bërë popullore. Ne gjejmë shumë libra rreth këtyre subjekteve dhe shumë faqe interneti gjithashtu. Duket se njerëzit po kthehen brenda për të gjetur zgjidhjen e problemeve të tyre. Ato kërkojnë njohuri, teknika, literaturë dhe mësues, të cilët mund t’iu tregojnë atyre mënyrën e duhur. Njerëzit fillojnë të kuptojnë se vetëpërmirësimi dhe vetërritja mund të përmirësojnë cilësinë e jetës. Mendja e nën-ndërgjegjshme është një nga çelësat më të mëdhenj për vetëpërmirësim dhe vetërritje. Duke ndryshuar kontekstin e nën-ndërgjegjes, atëhere ndryshon zakonet e tua dhe sjellet. Kjo shkaktohet përmes përfytyrimit, pohimeve, meditimit dhe duke analizuar sjelljen dhe zakonet. Procesi i ndryshimit të brendshëm kërkon punë të brendshme. Nuk është mjaftueshëm të lexosh artikuj dhe libra. Gjithashtu duhet të praktikosh çfarë lexon dhe kjo kërkon kohë dhe përpjekje. Ndryshimet e brendshme marrin ca kohë dhe duhet edhe motivim, dëshirë, ambicie, këmbëngulje dhe përkushtim. Rezistenca e jashtme, e brendshme dhe kundërshtimi duhet të merren parasysh gjithashtu. Kur fillon të praktikosh një program vetëpërmirësimi, është e zakonshme të hasësh rezistencë të brendshme që vjen nga zakonet e tua të vjetra dhe nga nën-ndërgjegjia jote dhe gjithashtu rezistencë dhe kundërshtim nga njerëzit rreth jush. Dëshira për të ndryshuar, ndërton zakone të reja dhe përmirësimi mund të bëhet mjaftueshëm i fortë për t’i rezistuar ndonjë përtacie, dëshire për t’u dorëzuar dhe talljes ose kundërshtimit nga familja, shokët ose kolegët.

 

  1. Forca e vullnetit dhe vetëdisiplina

Zotërimi i fuqisë së vullnetit dhe vetëdisiplinës ose mungesa e tyre, luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e çdokujt. Psh dëshiron të shkosh për një shëtitje duke ditur se sa e mirë është për shëndetin dhe sa mrekullueshëm ndjehesh pas kësaj, por ndjehesh shumë dembel dhe preferon më mirë të shohësh televizor. Ti duhet të jesh i vetëdijshëm për faktin se duhet të ndryshosh zakonet e tua të të ngrënit ose të ndalosh së piri duhan, por nuk e ke fuqinë e brendshme dhe këmbënguljen për t’i ndryshuar këto zakone. A tingëllon kjo si familjare? Sa herë ke thënë “do të doja të kisha forcën e vullnetit dhe vetëdisiplinë”? Sa herë ke filluar të bësh diçka dhe e ke lënë pas një kohe të shkurtër? Të gjithë kemi patur eksperienca si këto. Çdonjeri ka disa vese prej të cilave do të donin të shpëtonin, si duhanpirja, ngrënia e tepërt, dembelizmi, zvarritja ose  mungesa e sigurisë. Për t’i mposhtur këto vese, duhet një shkallë e caktuar vullneti dhe vetëdisiplinë. Zotërimi i tyre bën një diferencë të madhe në jetën e çdokujt, duke sjellë përpara fuqinë e brendshme, vetëzotërimin dhe vendosmërinë.

Përkufizimi i fuqisë së vullnetit dhe vetëdisiplinës

Fuqia e vullnetit është aftësia për të mposhtur dembelizmin dhe zvarritjen, aftësia për të kontrolluar ose refuzuar impulset e panevojshme ose dëmtuese. Është aftësia për të arritur në një vendim dhe ta ndjekësh atë me këmbëngulje deri në përmbushjen e suksesshme të tij. Është fuqia e brendshme ajo që e kapërcen dëshirën për t’u plotësuar me vese të panevojshme dhe të padobishme dhe fuqia e brendshme e cila tejkalon rezistencën e brendshme emocionale dhe mendore në mënyrë për të vepruar. Është një gur themeli për sukses material dhe shpirtëror. Vetëdisiplina është shoqëruese e fuqisë së vullnetit; ajo e pajis dikë me qëndrueshmëri për të këmbëngulur në çfarëdo që ai ose ajo bën. Ajo të jep aftësinë për të përballuar vuajtjet dhe vështirësitë, qofshin këto fizike, emocionale ose mendore. Të dhuron aftësinë për të refuzuar kënaqësinë e menjëhershme, në mënyrë që të arrish diçka më të mirë, por e cila kërkon përpjekje dhe kohë. Çdo njeri ka impulse të brendshme jo të vetëdijshme ose pjesërisht të vetëdijshme, duke i bërë ato të thonë ose të bëjnë diçka për të cilën më vonë pendohen. Në shumë raste njerëzit nuk mendojnë përpara se të flasin ose të veprojnë. Duke zhvilluar këto dy fuqi, bëhesh i vetëdijshëm për impulset e brendshme të vetëdijshme a të pavetëdijshme dhe fiton aftësinë për t’i refuzuar ato kur ato nuk janë në të mirë të tij. Këto dy fuqi na ndihmojnë të zgjedhim sjelljen dhe reagimet tona, në vend që të drejtohesh prej tyre. Zotërimi i tyre nuk do ta bëjë jetën e mërzitshme ose pa gjallëri, por do të ndjehesh më i fuqishëm, i lumtur dhe i kënaqur. Sa herë je ndjerë shumë  i dobët, dembel dhe i turpshëm për të bërë diçka që dëshiron të bësh? Ti mund të arrish fuqinë e brendshme, inicitivën dhe aftësinë për të marrë vendime dhe t’i ndjekësh ato. Më beso mua, nuk është e vështirë t’i zhvillosh këto dy fuqi. Nëse je serioz dhe dëshiron të bëhesh më i fortë, me siguri do të arrish sukses. Më poshtë do të gjeni disa ushtrime dhe teknika për të zhvilluar këto aftësi. Këto ushtrime të thjeshta, por efektive, mund të bëhen kudo dhe në çdo kohë. Vazhdo ngadalë dhe gradualisht dhe do të shohësh se si bëhesh me i fortë dhe si jeta jote fillon të përmirësohet. Ndodh një keqkuptim në mendjen e publikut përsa i përket fuqisë së vullnetit. Mendohet gabimisht se ajo është diçka e çuditshme dhe e vështirë dhe kjo shfaqet dhe tensionon trupin dhe mendjen kur e shpreh atë. Ky është një koncept tërësisht i gabuar. Kjo është një nga arsyet pse njerëzit e shmangin përdorimin e tij, edhe pse janë të vetëdijshëm për përfitimet. Ata pranojnë faktin se përdorimi i fuqisë së vullnetit në jetën dhe punët e tyre do t’i ndihmonte shumë dhe kanë nevojë ta forcojnë atë, por ende nuk bëjnë asnjë gjë për këtë. Fuqia e vullnetit bëhet më e fortë duke u kthyer mbrapa dhe duke mos lejuar shprehjen e mendimeve, ndjenjave dhe reagimeve të parëndësishme, të panevojshme, të pashëndetshme. Nëse kjo energji nuk lejohet të shprehet, ajo depozitohet brenda jush dhe bëhet e vlefshme në momentin që ke nevojë. Duke praktikuar ushtrime të përshtatshme, ti zhvillon fuqitë e tua në të njëjtën mënyrë, si një person i cili trajnon muskujt e tij në mënyrë që t’i fuqizojë ato.

 

  1. Ndryshimet e brendshme sjellin ato të jashtme

Cilësia e jetës varet në nivel të madh nga cilësia e jetës tënde të brendshme emocionale dhe mendore. Nëse je dembel, shqetësohesh shumë, ke frikë të provosh gjëra të reja dhe rri në të njëjtin vend. Nëse nuk ke frikë të ndryshosh mendimet e tua, jeta jote do të ndryshojë shpejt në përputhje me rrethanat. Mendimet e tua të zakonshme dhe përmbajtja e nën-ndërgjegjes përcaktojnë sjelljen tënde dhe mënyrën se si vepron në këtë botë. Kur ndryshon mënyrën si ndjehesh dhe mendon, së fundmi ndryshon vizionin tënd të brendshëm, veprimet dhe sjelljen. Kjo shkakton ndryshim të jetës tënde të jashtme. Le të shikojmë disa shembuj! Nëse je tipi që shqetësohet, me siguri ke frikë nga ndryshimet dhe referon të  qëndrosh në të njëjtin stil jete që ti e njeh mirë. Ti sheh njerëz të tjerë që arrijnë sukses dhe edhe pse do të doje të ishe i suksesshëm gjithashtu, ti nuk bën asgjë për këtë. Në mendjen tënde ti shikon veten duke jetuar ekzaktësisht siç po jeton tani dhe e ke të vështirë të imagjinosh situata të ndryshme. Nuk do të ndodhë kurrë që të mund të përfytyrosh një realitet ndryshe. Në këtë rast mënyra jote e të menduarit të limiton ty. Ti në mënyrë konstante sheh me sytë e mendjes tënde të njëjtin realitet të përditshëm dhe për pasojë ndërgjegja dhe nën-ndërgjegjia jote qëndrojnë të programuara për të përjetuar dhe tërhequr të njëjtin një lloj realiteti. Supozo se kuptove dhe perceptove që realiteti yt i jashtëm është formuar nga bota jote e brendshme. Ky perceptim do të bëjë të dëshirosh një jetë më të mirë. Ti do të fillosh të përfytyrosh llojin e jetës që dëshiron të jetosh. Nëse vazhdon të mendosh dhe përfytyrosh një stil ndryshe dhe më të mirë jete, shpejt këto mendime do të zhyten në nën-ndërgjegjen tënde dhe do të motivojnë, frymëzojnë dhe do të japin energji për të vepruar. Mendimet e reja do të sjellin shpresa të reja dhe do të ndryshojnë mënyrën se si e shikon botën e jashtme. Ndryshimet e brendshme tek ti do të prekin gradualisht jetën tënde të jashtme. Sjellja jote dhe mënyra si vepron do të ndryshojnë. Ti do të kesh më shumë energji, ambicie dhe forcë të brendshme. Do ta tejkalosh frikën e ndryshimit, do jesh i gatshëm për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën tënde, në përputhje me ndryshimet brenda teje.

 

  1. Vetëpranimi, çfarë është ai?

Ne dëgjojmë kaq shumë për vetëpranimin nga njerëzit, të cilët studiojnë për të mësuar metoda të rritjes personale. Çfarë është vetëpranimi? A do të thotë kjo  të pranosh dobësitë ose zakonet e tua negative dhe të mos bësh asgjë për to? A do të thotë kjo të pranosh sjelljen tënde dhe stilin e jetës dhe të mos bësh asgjë për t’i ndryshuar dhe përmirësuar? Kjo mund të jetë një mënyrë e lehtë për t’iu dorëzuar dembelizmit dhe për të patur justifikime të mira që po e lë çdo gjë ashtu siç është. Ky lloj vetëpranimi mund të të bëjë të ndjehesh pak më mirë dhe të lehtësojnë ndjenjën e fajit, por nuk kontribuon në progresin e vërtetë dhe përmirësimin. Termi vetëpranim duket se nuk është i mirëshpjeguar dhe i mirëkuptuar. Të pranosh veten ashtu siç je është vetëm hapi i parë. Ai të ndihmon të kuptosh cilësitë e tua të mira dhe ato jo aq të mira dhe mund të pakësojë mungesën e vetvlerësimit, të kënaqësisë dhe ndjenjën e palumturisë. Vetëpranim nuk do të thotë që ti e pranon atë çfarë je dhe nuk bën asgjë për të ndryshuar dhe për t’u përmirësuar. Nuk do të thotë të pranosh fatin tënd dhe jetën ashtu si janë. Të bëhesh i vetëdijshëm dhe të njohësh sjelljen tënde, zakonet dhe personalitetin tend dhe të mos kesh frikë ta shikosh veten ashtu siç je, është hapi i parë drejt vetpranimit. Kur e pranon veten ashtu siç je, ti e vendos veten tënde në një pozicion më të mirë për të filluar përmirësimin e vetes. Nuk ka justifikim për të thënë “kjo është ajo çka unë jam; unë e pranoj veten time siç jam; pranoj karakterin tim, defektet e mia dhe fatin tim, kështu siç janë; nuk mund të bëj asgjë për këtë”. Njohja e vetes të jep ty mundësinë të shohësh çfarë mund të bësh për të përmirësuar veten dhe jetën tënde. Përmirësimi kërkon që ti të kuptosh dhe të njohësh karakterin dhe zakonet e tua, të ndalosh së krahasuari veten dhe arritjet me të tjerët dhe të njohësh aftësitë e tua ose mungesën e tyre. Kjo do të sjellë një lloj paqeje të brendshme, ndriçim dhe lumturi, si psh të çlirohesh nga një ngarkesë e madhe. Ky është hapi i parë drejt vetëpranimit. Të njohësh zakonet e tua të mira dhe të këqija dhe veçoritë e karakterit mund të lehtësojë ndjenjat e pakënaqësisë, inatit, fyerjes, por ky nuk është një justifikim për të qëndruar ashtu siç je, ky është vetëm hapi i parë.

 

  1. Dymbëdhjetë këshilla për të mposhtur ankthin

Ankthi në forma dhe shkallë të ndryshme duket se është një problem gjërësisht i përhapur, i cili prek njerëzit e të gjitha moshave dhe  në çdo shtet. Nëse je i prirur të kesh ankth, ke dy mundësi:

– Dorëzohu dhe jeto me të!

– Mëso ta mposhtësh atë!

Duke u dorëzuar do të fillosh të vuash dhe të ndjehesh i palumtur, i stresuar dhe ankthioz. Është më mirë të mësosh ta mposhtësh ankthin ose të paktën ta dobësosh kontrollin e tij mbi ty. Ankthi harxhon kohën dhe energjinë tënde dhe të dobëson ty fizikisht dhe mendërisht. Ti nuk ndihmon askënd dhe nuk zgjidh asnjë problem duke qenë ankthioz. Planeti ynë do vazhdojë të rrotullohet, edhe nëse ndalon së qeni i shqetësuar dhe ankthioz. Gjithmonë duhet të dish se ke një zgjedhje: t’i dorëzohesh ankthit ose të përpiqesh ta mposhtësh atë, të paktën pjesërisht. Atëhere çfarë duhet bërë? Ja dymbëdhjetë këshillat:

– Mungesa e kontrollit mbi mendimet e tua, rritin ankthin tënd. Ndërkohë që mendimet negative forcohen, ankthi yt forcohet gjithashtu. Ti duhet të mësosh të kontrollosh mendimet e tua!

– Ndjenjat dhe emocionet nxitin dhe forcojnë ankthin. Duhet të zhvillosh vetëdisiplinën dhe të mësosh të kesh kontroll mbi ndjenjat e tua. Ti gjithashtu duhet të zhvillosh disa shkallë të veçimit emocional!

– Kur shkon në shtrat natën dhe gjëja e parë që duhet të bësh kur ngrihesh në mëngjes: mendo për gjërat e mira që po të ndodhin ty! Gjithmonë ndodhin disa gjëra të mira.

– Filloje ditën me disa minuta pohimesh pozitive; tregoji vetes si do të doje të ishte dita jote; përdor fjalë pozitive dhe motivuese!

– Qëndro i zënë dhe bëj diçka, sepse veprimtaria e mban mendjen tënde jashtë ankthit. Kur zgjohesh në mëngjes, fillo të bësh diçka menjëherë dhe rri i zënë gjithë ditën. Pastrimi i shtëpisë, larja e enëve ose punimi  në kopsht, leximi, studimi, meditimi ose ushtrimi i trupit tënd mund të ndihmojnë të mbash mendjen larg ankthit. Qëndrimi kot dhe mendimi i problemeve dhe shqetësimeve nuk do t’i bëjë ato të largohen.

– Vendos një qëllim dhe puno çdo ditë për ta arritur atë. Ky veprim do t’i drejtojë mëndimet e tua dhe ndjenjat larg nga shqetësimet dhe ankthet, në drejtim të diçkaje më pozitive dhe dobiprurëse.

– Foli për ankthin tënd dikujt që i beson. Duke folur për ankthin dhe ndjenjat mund t’i lehtësosh ato dhe t’i vendosësh në dimensione të drejta. Kjo të bën të flasësh me objektivitet dhe me një dëshirë të vërtetë për t’u shmangur nga ankthi ose të paktën redukton intensitetin e tij.

– Ushtrimi i trupit tënd dhe të qëndruarit i shëndetshëm, është një mënyrë e mirë për t’i mbajtur frikërat dhe ankthet larg. Ti mund të ecësh, notosh, të bësh joga, aerobi ose ndonjë lloj tjetër sporti!

– Gjej arsye për të qeshur. Kjo do të sjellë dritë dhe lumturi në jetën tënde dhe do ta largojë ankthin. Shiko komedi në televizor, rri me shokë të lumtur dhe argëtues ose lexo diçka që të bën ty të qeshësh!

– Përdor fjalë pozitive në bisedat e tua dhe në bisedimin tënd të brendshëm!

–  Poho dhe përfytyro situata dhe ngjarje pozitive; përfytyro një zgjidhje pozitive dhe të lumtur për problemet e tua!

– Nëse shikon lajmet dhe mbushesh me ankth, fike televizorin! Limito kohën që shikon lajmet dhe mos shiko asgjë që të mërzit, përpara se të shkosh në shtrat!

 

  1. Këshilla për menaxhimin e stresit

Stresi konsumon kohën dhe energjinë tënde dhe  dobëson sistemin imunitar. Ai shkakton nervozizëm, palumturi, padurim dhe inat. Ai mund të dëmtojë jetën tënde, ambiciet, marrëdhëniet dhe shëndetin. Nuk ka asnjë dyshim se do të ishte më mirë të jetoje pa të. Ka metoda të ndryshme për të reduktuar, kontrolluar dhe menaxhuar stresin. Disa teknika të menaxhimit të stresit mund t’iu përshtaten disa njerëzve dhe disa teknika të tjera mund të jenë të përshtatshme për njerëz të tjerë. Një nga metodat më të mira për menaxhimin e stresit është meditimi. Ai shfaq një efekt qetësues në trup, nerva dhe presionin e gjakut, redukton nervozizmin dhe sjell paqe të mendjes, veçim dhe gjakftohtësi. Për të përjetuar përfitimet e meditimit duhet të meditosh çdo ditë, por problemi është se jo çdokush e ka disiplinën, vullnetin dhe dëshirën për të medituar, edhe pse i di përfitimet që sjell. Nuk është gjithmonë e mundur të kontrollosh apo të eleminosh arsyet e stresit, por është e mundur të veprosh dhe të sillesh në mënyra të caktuara të cilat mund të reduktojnë stresin ose ta lehtësojnë atë. Ti nuk mund t’i kontrollosh kushtet dhe rrethanat e jetës tënde, por mund të mësosh të zgjedhësh të mos jesh brendësisht shumë i influencuar nga ato. Këshillat e mëposhtme për menaxhimin e stresit shërbejnë si ndihmë e parë kundër stresit. Kjo nuk do ta parandalojë tërësisht, por mund ta reduktojnë ose ta lehtësojnë atë. Këshilla për menaxhimin e stresit:

  • Kur ndjehen se po krijohet stres brenda teje, nëse është e mundur, ndalo atë çfarë po bën dhe bëj një shëtitje të shkurtër!
  • Kur je i stresuar, pi pak ujë ose lëng frutash!
  • Kur je nën stres, bëj një frymëmarrje të ngadalshme dhe të thellë!
  • Ha ushqimet që të pëlqejnë, sepse ato mund të qetësojnë nervozizmin dhe shqetësimin!
  • Dëgjo muzikën tënde të preferuar!
  • Bëj diçka që të pëlqën ta bësh!
  • Shiko një film gazmor!
  • Përsërit pohime që të qetësojnë, të tilla si: “mendja ime po qetësohet; unë jam i relaksuar dhe i lumtur; unë mund të has ndonjë situatë me qetësi dhe fuqi të brendshme; çdo gjë do të dalë mire; unë ndjej si trupi im, ndjenjat dhe mendja ime po qetësohen”, etj. Mendo dhe binde veten për padobinë e stresit dhe sa mirë është të jetosh pa të; ushtro lirinë tënde të brendshme dhe mos i lejo mendimet, opinionet, fjalët dhe veprimet e njerëzve të tjerë të të prekin ty; përfshihu në sporte dhe veprimtari fizike!

Ti mund ta menaxhosh stresin nëse e vendos mendjen tek kjo çështje. Kjo kërkon pak përpjekje dhe kohë nga ana jote, por shpërblimet janë të mëdha. Ndiqi këto këshilla, por gjithashtu kujto se sa me e qetë të jetë mendja jote, më pak stres do të përjetosh!

 

  1. Teknikat e vetëpërmirësimit të thjeshtë

Vetëpërmirësimi mund të kthehet në një veprimtari të kënaqshme, shpërblyese dhe fuqizuese. Hidhu një sy njerëzve që të rrethojnë dhe shih se si sillen! Nëse gjen një tipar të karakterit ose një sjellje të caktuar që nuk të pëlqen, kontrollo veten tënde nga afër, sa më paanësisht që të jetë e mundur dhe kupto nëse edhe ti sillesh apo vepron në të njëjtën mënyrë. Në qoftë se po, pastaj mendo dhe përfytyro si do të doje të silleshe në një situatë të ngjashme. Pastaj, kurdo që të kesh kohë, bëj përsëritje mendore të sjelljes së re. Përfytyroje veten në të njëjtën situatë, por duke vepruar në mënyrën që dëshiron të veprosh. Mendo shpesh rreth rëndësisë dhe avantazheve të një ndryshimi dhe një sjellje më pozitive. Tregoji vetes përsëri e përsëri që do të kujtohesh të veprosh ndryshe herën tjetër kur të gjendesh në një situatë ose rrethana të cilat shënjojnë modelet e sjelljes që dëshiron të ndryshosh. Në përpjekjet e para ka mundësi të harrosh të veprosh siç dëshiron, por vazhdo të përfytyrosh dhe të mendosh rreth modeleve të reja të sjelljes dhe do të shohësh si do të ndyshosh gradualisht. Kurdo që shikon njerëz duke vepruar në një mënyrë që ju sjell atyre rezultate pozitive, analizo atë çfarë ato bëjnë, gjuhën e trupit të tyre dhe mënyrën si ato flasin dhe veprojnë në të njëjtën kohë. Nëse vazhdon të bësh këtë, shumë shpejt do të fillosh të shohësh ndryshime tek vetja dhe jeta jote. Përparësia e kësaj teknike është që mund ta përdorësh atë kudo, në çdo kohë, pa ndonjë parapërgatitje. Për më tepër, kjo mund të kthehet në një lojë të pëlqyeshme. Ti mund ta përdorësh këtë teknikë, ndërkohë që po pret dikë ose diçka, ndërkohë që rri ulur në një stol në park ose ndërkohë që udhëton me autobus ose me tren. Ti mund ta përdorësh kohën tënde më mirë, në vend që thjesht ta lësh atë të kalojë. Dy shembuj të kësaj teknike vetëpërmirësuese:

  • Shikon një nga bashkëpunëtoret e tu duke vepruar me inat. Shikon gjuhën e trupit dhe tonin e zërit të tij dhe sheh se si njerëzit e shmangin atë për shkak të kësaj. Tani shiko tek vetja jote me një sy të paanshëm dhe kupto nëse ndjehesh fajtor sepse ke të njëjtën sjellje. Nëse nuk je, kjo është mirë, por nëse je, mendo për pasojat e kësaj sjelljeje dhe avantazhet e të vepruarit ndryshe. Mendo se si një sjellje e qetë dhe e lumtur mund të ndryshojë jetën tënde dhe se si njerëzit do të trajtojnë ty!
  • Hapi tjetër është të përfytyrosh veten tënde në rrethana që tregojnë llojin e sjelljes që dëshiron të shmangësh dhe të shohësh veten tënde duke vepruar në një mënyrë të re dhe pozitive. Përsërit në mendjen tënde, me detaje, si do të pëlqeje të veproje, kështu që kur të hasësh këtë situatë, nën-ndërgjegja jote do të udhëheqë të veprosh ashtu siç përfytyrove. Përsëritja mendore e sjelljes së re do të të kujtojë të veprosh kështu edhe në jetën reale dhe gjithashtu do të motivojë dhe drejtojë të veprosh në përputhje me rrethanat.

Është e rëndësishme të kuptosh që të menduarit dhe përfytyrimi vetëm njëherë nuk është i mjaftueshëm. Ti duhet të veprosh kështu përsëri dhe çdo ditë, derisa të shohësh rezultate. Shembujt e mësipërm janë përmendur vetëm për të ilustruar si të përdorësh teknikën e vetëpërmirësimit. Mbaj një mendje të hapur, hapi sytë, dëshiro të përmirësosh veten, mëso nga të tjerët, poho dhe përfytyro dhe jeta jote do fillojë të ndryshojë!

 

  1. Dymbëdhjetë këshilla për të mposhtur dembelizmin

Çfarë është dembelizmi? Është një gjendje përtacie dhe rezistence e brendshme për të shfaqur përpjekje dhe për të vepruar. Është një gjendje pasiviteti dhe lënia e gjërave ashtu siç janë. Disa herë ne e shijojmë të qënit pak dembel, kur kemi punuar shumë për disa orë, në një ditë shumë të ftohtë ose shumë të nxehtë, por nëse kjo gjendje ndodh shumë shpesh, diçka duhet të bëhet për ta ndryshuar atë. Në mënyrë që të kryejmë detyrat tona, të punojmë në mënyrë të efektshme dhe të jetojmë një jetë të plotë, aktive dhe të suksesshme, duhet të mësojmë si të mposhtim dembelizmin. Këtu janë disa këshilla të thjeshta për të mposhtur dembelizmin, të cilat shpresojmë t’iu duken të  vlefshme:

Zbërtheje një punë, në punë më të vogla!

Ne shpesh i shmangim detyrat sepse na duken shumë të mëdha, shumë dërrmuese, shumë lodhëse ose që na marrin shumë kohë. Ndarja e një detyre në disa më të vogla mund ta zgjidhë këtë problem. Pastaj secila prej tyre nuk do të duket aq e vështirë ose frikësuese. Nuk kërkojnë shumë përpjekje. Kjo rrugë mund të aplikohet jo vetëm tek detyrat, por gjithashtu për qëllimet dhe çdo gjë tjetër që kemi ose që na nevojitet. Kjo do të ketë tendencën të pakësojë përtacinë dhe rezistencën e brendshme që shpesh përjetojmë.

Çlodhu duke fjetur dhe ushtro!

Në disa raste, dembelizmi vjen si shkak i të qënit i lodhur dhe mungesës së energjisë. Nëse kjo është e vërtetë në rastin tuaj, duhet t’i japësh vetes pushim dhe gjumin për të cilin ke nevojë dhe gjithashtu jepi trupit tënd ushtrim të mjaftueshëm dhe ajër të pastër!

Motivimi

Në disa raste, dembelizmi vjen për shkak të mungesës së motivimit. Ti mund ta fuqizosh motivimin tënd nëpërmjet pohimeve, përfytyrimeve dhe duke menduar rreth rëndësisë së kryerjes së këtyre detyrave ose arritjes së qëllimeve.

Ki një vizion të asaj çfarë dhe kush dëshiron të jesh!

Duke reflektuar në mënyrë frekuente për personin që dëshirojmë të jemi, qëllimet që duam të arrijmë dhe jetën që preferojmë të jetojmë, mund të na motivojë ne të veprojmë.

Mendo për përfitimet!

Mendo për përfitimet që do të arrish në qoftë se mposht përtacinë tënde dhe vepron, në vend që të mendosh për vështirësitë dhe pengesat. Fokusimi tek vështirësitë e punëve ose veprimeve çon në dekurajim, shmangie nga veprimet për dembelizëm. Është e rëndësishme ta fokusosh mendjen dhe vëmendjen tënde tek përfitimet, jo tek vështirësitë.

Mendo për pasojat

Mendo për atë që do të ndodhë. Nëse i dorëzohesh dembelizmit dhe nuk i kryen detyrat e tua, mendo për pasojat, nëqoftëse nuk vepron, kjo do të shtyjë të veprosh!

Të bësh gjërat në kohë të caktuar!

Fokusohu në bërjen e diçkaje në kohë. Nësë ndjen se ke shumë për të bërë, me siguri do të ndjehesh i dërrmuar dhe do ta lësh dembelizmin të të mposhtë ty, ne vend që ta mposhtësh atë.

Përfytyrimi

Imagjinata jote ka një ndikim të madh në mendjen, zakonet dhe veprimet e tua. Përfytyroje veten duke i kryer detyrat lehtësisht, me energji dhe entuziazëm. Bëj kështu përpara se të fillosh një detyrë ose një qëllim dhe gjithashtu kur ndjehesh dembel ose kur mendja jote të përshpërit të braktisësh atë që po bën.

Përsërit pohime!

Thuaji vetes: “Unë mund t’i përmbush qëllimet e mia…kam energji dhe motivim për të vepruar dhe për të bërë çfarëdo që dëshiroj apo kam për të bërë…kryerja e gjërave më bën mua më të forte…kryerja e gjërave i bën ato të ndodhin”.

Konsideroje një detyrë si një ushtrim!

Konsideroje çdo detyrë si një ushtrim që të bën ty më të fortë, më të vendosur dhe më  të sigurtë!

Zvarritja

Shmange zvarritjen, e cila është një formë e dembelizmit. Nëse ka diçka që duhet ta bësh, pse të mos e bësh në moment dhe të mbarosh punë me të?  Psë ta lësh atë të të bezdisë?

Mëso nga njerëzit e suksesshëm! 

Shiko njerëzit e suksesshëm dhe si ata nuk lejojnë përtacinë që të fitojë. Mëso nga ato, bisedo dhe shoqërohu me ta. Mposhtja e vesit të dembelizmit arrihet përmes një serie veprimesh dhe veprimtarish të përditshme kur zgjedh të veprosh, në vend që të rrish pasiv. Sa herë që e mposht dembelizmin tënd, bëhesh më i fortë. Sa herë që zgjedh të veprosh, rrit aftësinë për të fituar, për të arritur qëllimet dhe për të përmirësuar jetën tënde!

 

  1. Relaksohu dhe ji i lirë!

 

 

Relaksohu dhe shiko; relaksohu dhe ji i lirë! Kur ne themi këto fjalë, çfarë fillon të ndryshojë tek ju? Çfarë është ajo që ndjen brenda trupit, zemrës dhe shpirtit  tënd? Çfarë fillon të ndryshojë në brendësinë tënde? A mund të ndjeni një zhvendosje të madhe apo të vogël të zërë vend? Fillo të vësh re saktësisht çfarë ndodh me ty kur fillon të relaksohesh dhe të jesh i lirë, relaksohu dhe çlirohu! Ndryshimi midis asaj ku ishe dhe ku shkoje me atë se kur fillon të relaksohesh dhe të ndjesh lirinë tënde natyrale, janë zonat ku mund të fokusohesh. Kështu që mund të fillosh të kuptosh kur ndjehesh i tensionuar, kur të mungon liria, relaksimi…dhe atëherë fillo të relaksohesh. Ti mund të fillosh të akordohesh në këto zona çdo ditë për të parë se në çfarë po mbështetesh dhe ku nuk relaksohesh. Këto tregojnë zonat ku mund të ndjehesh më i lirë. Në zhvendosjen e fokusit tek diçka që dëshiron, diçka të kënaqshme, “detyra në dorë” nuk duket kaq e tmerrshme, e rëndë ose kufizuese, por përsëri është diçka që të çon drejt të ndjerit i lirë. Çdo gjë që të çon tek liria, është diçka që ta rrit përqëndrimin. Ajo që po themi rreth fokusimit, qëllimit tënd rreth tij dhe përfytyrimi i diçkaje pozitive që krijohet si rezultat, bën diferencën në lëvizjen nga rezistenca tek lëvizja (vazhdimi). Bën diferencën në lëvizjen nga vështirësitë tek kënaqësitë, zhvendosjen nga frenimi tek liria. Liria juaj është e lindur. Ka të bëjë me kohën kur ti e njohe këtë edhe një herë më shumë. Ka shumë persona që ta kanë fshehur këtë për arsyet e tyre personale; ka shumë prej jush që kanë zgjedhur të mos e shohin gjithashtu për arsye personale. Disaherë si qënie njerëzore ju zgjidhni të mos shihni atë që do t’iu lëndojë. Ju zgjidhni të mos i shihni kapacitetet tuaja të plota sepse pastaj do të ketë pritje ose presion për të arritur më shumë dhe për të qënë më i mirë. Por e gjitha kjo të është dhënë natyralisht.

 

 

  1. Problemi i injorancës

Ligji i shkak-pasojës është i papërcaktuar. Kjo është arsyeja pse mund të shikojmë shumë njerëz, të cilët janë parimisht të mirë që kanë kaq shumë probleme dhe fatkeqësi në jetët e tyre. Diku në jetën e tyre këto persona kanë keqpërdorur ose e kanë keqkuptuar këtë ligj. Kjo nuk do të thotë që secili prej tyre është i keq ose është një person i padëshiruar. Do të thotë që nga injoranca ose nga keqkuptimi, ky person e ka keqpërdorur ligjin. Kjo mund të zbatohet në një ligj natyral. Psh, aerodinamika ose graviteti nuk do të të vrasë ty, por një keqkuptim i funksionit të tij do ta bëjë, edhe nëse je një person i këndshëm, i dashur dhe pozitiv. Universi është si një lumë. Lumi rrjedh dhe nuk i intereson nëse ti je i lumtur apo i mërzitur, i mirë apo i keq; ai thjesht vazhdon të rrjedhë. Disa njerëz zbresin në lumë dhe qajnë. Disa të tjerë shkojnë në lumë dhe janë të lumtur, por lumit kjo nuk i intereson: ai vazhdon të rrjedhë. Ne mund ta përdorim dhe shijojmë atë ose mund të hidhemi brenda tij dhe të mbytemi dhe ai përsëri vazhdon rrjedh. Kështu është edhe me Universin, i cili mund të na mbështetë ose mund të na shkatërrojë. Është interpretimi ynë dhe përdorimi i ligjeve që përcaktojnë efektet dhe rezultatet tona. Ne mund të marrim vetëm atë çfarë mendja jonë është e aftë të pranojë; mund të shkojmë në lumin e jetës me një lugë çaji, dikush tjetër mund të shkojë me një filxhan dhe dikush tjetër mund të shkojë me një kovë. Por bollëku i lumit është gjithmonë aty dhe pret. Nën-ndërgjegjia jonë, idetë tona ose korniza jonë e referimit dhe sistemi ynë i besimeve përcaktojnë nëse ne shkojmë tek lumi i jetës me lugë çaji, me filxhan apo me kovë. Nëse jemi të rrënuar në mendimet tona dhe kemi shkuar te lumi i jetës me vetëm një lugë çaji, mund të mallkojmë atë pak që kemi në lugën tonë. Atëhere do të mallkosh të tjerët që kanë më shumë se ti. Por kujto: Çfarë ne marrim nga lumi i jetës varet nga ne. I vetmi kufizim është në mendjen tonë. E vërteta është se ne mund të kemi çdo gjë që dëshirojmë nëse heqim dorë nga besimi që nuk mund ta kemi atë. Është shumë e thjeshtë.

 

 

  1. Besimet bëhen kufizime

Të gjithë eksperiencat tona na kanë çuar të besojmë disa gjëra për veten tonë. Qofshin këto besime të vërteta ose jo të vërteta nuk ka vlerë sepse nëse i pranojmë si të tilla, ato pastaj bëhen të vërteta për ne. Nëse ne e flasim fjalën tonë me zë të mjaftueshëm, ajo bëhet ligj në Univers. Shqiptoji kufizimet e tua fuqishëm e mjaftueshëm dhe ato do të jenë të tuat, qofshin të vërteta apo totalisht të çmendura besimet e tua, nëse i pranon ato, pastaj kështu do të jetë edhe jeta jote! Nëse kemi pranuar idenë e mungesës dhe kufizimit, kjo është një ide koha e të cilës ka ardhur për ne. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë për të, përveçse të ndryshojmë mendjen tonë. Nëse mbjell një farë ajo do të rritet. Nëse mbjell një domate, ti do të kesh një domate. Domatja nuk do të ndryshojë mendjen dhe të bëhet një kastravec sepse ajo mendon që një kastravec është më mirë për ty. Toka do të japë ty domate për aq kohë sa vazhdon t’i mbjellësh ato, edhe nëse je alergjik nga domatet. Shiko tek besimet që formojnë themelet e jetës tënde! Ne jemi plot me besime të cilat i kemi mbledhur gjatë viteve: sjelljet, idetë, opinionet dhe kushtëzimet. Ne jemi kaq plot me atë që njohim që kur sfidohen, ne groposim tekat tona dhe shpesh mendojmë “Mos më trego diçka të re”. Unë i kam besimet e mia së bashku dhe si guxon ti të përpiqesh t’i ndryshosh ato!? Kjo është ajo në të cilën unë kam bazuar gjithë jetën time. Ti nuk mund të më tregosh mua që e kam gabim. Unë nuk dëshiroj ta dëgjoj këtë. Kështu që jetojmë me një set besimesh të quajtura fe, një set besimesh të quajtura politikë, një set besimesh të quajtura besime për veten tonë, një set besimesh rreth llojit të njerëzve që pëlqejmë ose jo dhe një set besimesh rreth çdo gjëje tjetër. Shumë nga gjërat që ne besojmë, mbledhur nga eksperiencat e kaluara, grupet e njerëzve ose individë, nuk janë të vërteta, por janë gjërat që kemi imagjinuar të jenë të vërteta brenda në nevojën për të mbijetuar. Për shkak se vullneti për të mbijetuar dhe dëshira për siguri janë të forta, ne krijojmë rregulla rreth natyrës së jetës dhe këto shndërrohen në besime. Fatkeqësisht këto besime mund gjithashtu të bëhen kufizime.

 

 

  1. Mendimet udhëheqin energjinë

Ne thamë që idetë tona krijohen brenda rezultateve tona. Kur ti mendon, Universi lëviz. Kjo do të thotë që kur ti hedh një ide brenda në Univers, njerëzit, vendet dhe gjërat vijnë në jetën tënde për të përmbushur këtë ide. Kur mendojmë, faktikisht shkaktojmë ndodhjen e gjërave. Shiko çfarë ka bërë kjo fuqi në Univers, shiko gjithçka rreth teje dhe do të kuptosh se të gjitha krijimet e mrekullueshme janë të pafundme në numër. Lajmi më i mirë nga të gjithë është që e njëjta fuqi është edhe brenda teje. Dhe, sa më i hapur, i përgjegjshëm dhe respektues që je ndaj kësaj fuqie për ta përmbushur, aq e mrekullueshme do të jeta jote. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë si funksionon kjo fuqi? Unë dhe ti jemi përdorues jo të drejtpërdrejt të kësaj fuqie. Morali yt i lartë është në thelb një bateri bashkë me marrjen e energjisë së saj nga Universi. Ajo pastaj e rezervon këtë energji për ty që ta përdorësh për qëllime krijimi. Ti e ke fuqinë themelore të Universit në dispozicionin tënd. Ti e ke këtë fuqi të arritshme për ty, por ajo gjithashtu ka një mençuri të pafundme, e cila mund të konsiderohet si një transformator. Ndërkohë që morali ynë i lartë futet në fuqinë themelore të Universit, kjo fuqi gjithashtu ka mjaftueshëm mençuri për të futur disa transformatorë ndërmjet tyre për të izoluar atë kështu që ne nuk fitojmë shumë përpara se të jemi gati për të dhe të shfaqim veten. Tani, nëse dëshiron të sjellësh më shumë fuqi çfarë mund të bësh? Ti duhet të krijosh më pak rezistencë dhe duhet të ndryshosh rrjetin për të rregulluar rrjedhjen shtesë të fuqisë.

 

 

  1. Të luash lojën e jetës!

 

Ti e sheh: jeta është një  lojë. Disa njerëz luajnë lojën e luftës, disa të sëmundjes, disa të varfërisë, disa të të qenit mirë gjatë gjithë kohës dhe disa lojën e të qënit vonë. Por ka njërëz të tjerë që luajnë lojën e lumturisë, bollëkut dhe shëndetit të mirë. Kjo ndihmon të kuptohet që çdo individ luan një lojë që ai vetë ndërton dhe asnjera nuk është domosdoshmërisht më e mirë se një tjetër. Nëse loja nuk na sjell disa fitime, duhet të ndalojmë së luajturi. Shiko jetën tënde personale. Përpiqu të shohësh kënaqësinë sekrete që ti nxjerr duke mos qënë plotësisht përgjegjës për jetën tënde. Çfarëlloj kënaqësie sekrete mund të ekzistojë në të ndjerit i viktimizuar? Si mund dikush të shijojë të ndjerit i dobët, i varfër apo i papërshtatshëm?   Përgjigjia është tek fitimi ose tek çmimi i vlerave. Psh, nëqoftëse luan lojën e dobët, të tjerët duhet të të duan ty, të kujdesen dhe të të mbrojnë. Kjo është mënyra themelore për të tërhequr vëmendjen. Nëqoftëse luan lojën e të qënit i pavendosur gjatë gjithë kohës dhe të lejosh njerëzit e tjerë të vendosin për ty, pastaj ti je i mbrojtur duke u justifikuar nëse bën një gabim. Me fjalë të tjera, nëse i mban të dyja duart të lidhura mbrapa teje, pastaj mund të presësh që dikush të kujdeset për ty. Duke luajtur lojën e rutinës së paaftësisë, në të vërtetë i kontrollon të tjerët. Fuqia e njerëzve të ‘pafuqishëm’ është e mrekullueshme. Ata janë të mirë për t’i bërë njerëzit të luajnë lojën që kanë shkruar për to. Shiko vlerat që dalin nga fitimet e tua! Një shembull është të qënit i sëmurë. Shiko vlerat që humbet duke qenë i sëmurë! Ti mund të thuash “kjo është intensive dhe mizore”. Ti nuk e di që unë kam menduar që nuk është mizore, është më mizore ta refuzosh atë. Çfarë po thua në të vërtetë është që sëmundja jote ka më shumë fuqi se ti për të vendosur fatin tënd. Pyetja është kush po ia jep sëmundjes një fuqie të tillë? Nëse po përjeton një sëmundje, thjesht hidh një sy tek ajo. Mos kalo asnjë dyshim tek vetja jote. Vetëm lëre atë të të tregojë ty diçka. Ki parasysh që nuk ka rëndësi çfarë po ndodh në trupin tënd, çdo gjë fillon tek mendja jote. Sëmundja është reagimi i trupit kundrejt mendjes tënde. Për aq kohë sa sa trupi është një mekanizëm reagues i mendjes, ai gjithmonë do të të tregojë çfarë po ndodh në nën-ndërgjegjen tënde dhe në nivelet e tua emocionale. Lere trupin tënd të jetë mësuesi yt! Është interesant fakti se në shoqërinë tonë është normale të shpenzosh 50 mijë dollarë për një infarkt në zemër, por çfarë mund të thonë njerëzit nëse e shpenzon këtë sasi të madhe parash thjesht për t’u argëtuar? Ato do të mendonin se je i çmendur dhe ka mundësi të të marrin inat. Duket se i kemi prioritetet të përziera. Ndoshta nëse i shpenzojme këto para për t’u argëtuar, nuk do të kishte kaq shumë infarkte! Mendo rreth kësaj. Të kënaqesh është jo normale, por të  kesh dhimbje është normale!

 

  1. Si të kesh më shumë fuqi?

Kjo fuqi është si uji në shembujt tonë të mëparshëm në kuptimin që nevojitet një sasi e madhe për të arritur cilësi më të mëdha. Ti nuk mund të presësh që vetëm sepse morali yt i lartë është futur në fuqinë themelore, inteligjencën dhe urtësinë e Universit, mund ta ndezësh atë, sepse nëse e bën do ta qetësosh veten menjëherë. Kështu që në mënyrë që ta lemë veten tonë të punojë dhe të marrë avantazhe të mëdha nga kjo energji, duhet të ndërtojmë një kanal më të madh për inteligjencën krijuese që të rrjedhë në të. Për të zgjeruar këtë kanal ne duhet të zhvillojmë nën-ndërgjegjen tonë. Zhvillimi i nën-ndërgjegjes përfshin zgjerimin e ideve dhe përfitimeve tona duke e lidhur veten dhe marrëdhëniet tona me këtë fuqi. Dhe nëse bëjmë kështu, fillojmë të përjetojmë më shumë nga kjo fuqi themelore dhe aftësia jonë për të krijuar më tepër zhvillim. Ti dhe unë jemi qenie krijuese dhe gjithmonë kemi kapacitetin të krijojmë më shumë. Në fakt, ne jemi gjithmonë duke krijuar në mënyrë të ndërgjegjshme ose të pandërgjegjshme. Duke ditur se kush jemi dhe procesin me anë të të cilit mund të rritim fuqinë brenda nesh, mund të fillojmë të lëvizim krijimet tona nga nën-ndërgjegjia tek ndërgjegjia. Kur krijojmë në nivelin e ndërgjegjies, jemi në gjendje të bëjmë zgjedhje. Ne shpesh dëgjojmë rreth asaj se si kemi “fuqinë e zgjedhjes”, por kjo nuk është plotësisht e saktë. Eshtë gabim t’i thuash dikujt të zgjedhë nje marrëdhënie jofunksionale, probleme me paratë ose ndonjë situatë tjetër negative në jetën e tij. Ne, shumicën e kohës funksionojmë në mënyrë të gabuar, gjë e cila bazohet në rrethanat tona të kaluara. Zgjidhja përfshin të qënit i vetëdijshëm. Sidoqoftë, kur jeni të pandërgjegjshëm, nuk mund të bëni zgjedhje të ndërgjegjshme. Ti po vepron në “mënyrë të dështuar” ose si “pilot automatik”. Mënyra e gabuar është mënyra mbijetuese. Këtu mendja merr kontrollin pa qenë ne të vetëdijshëm për atë që po ndodh. Zgjedhja fillon kur ju ndaloni së identifikuari me çështjet e kushtëzuara të së shkuarës. Derisa të arrish në këtë pikë ti je i pandergjegjshëm. Kjo do të thotë që ju jeni të detyruar të mendoni, ndjeni dhe veproni në mënyra të caktuara sipas kushtëzimit të mendjes tuaj. Kur ne kemi mundësi të bëjmë një zgjedhje, nuk jemi më viktimë e reagimeve tona të pandërgjegjshme. Nëse mendimi ynë negativ i pandërgjegjshëm nuk e mbështet atë çfarë ne dëshirojmë, më mirë se të përpiqemi ta eleminojmë atë, ajo që duhet të bëjmë është të përqëndrohemi tek “mendimi i drejtë”. “Mendimi i drejtë’ është një çështje që bazohet tek e vërteta. E vërteta nga natyra e saj është gjithmonë  “e drejtë”.

 

 

  1. Ti ke gjithmonë “të drejtë”!

Funksioni kryesor i nën-ndërgjegjes është të ndjekë udhëzimet e ndërgjegjes. Ajo e bën këtë  duke ‘treguar’ që çfarëdo që beson ndërgjegja është e vërtetë. Me fjalë të tjera, puna e nën-ndërgjegjes është të tregojë që ndërgjegjia ka gjithmonë “të drejtë”. Kështu, në qoftë se beson në mënyrë të vetëdijshme se nuk mund të jesh, të bësh ose kesh diçka, nën-ndërgjegjia do të krijojë rrethanat dhe do të gjejë njerëzit për të treguar që ata kanë të drejtë. Nën-ndërgjegjia funksionon si piloti automatik i një avioni. Nëse autopiloti shkon në Lindje, ti manualisht mund të marrësh kontrollin dhe të shkosh në Veri. Por nëse e lë të shkojë, piloti automatik që ishte programuar të shkonte në Lindje do të kontrollojë avionin dhe do të fluturosh drejt Lindjes. Nën-ndërgjegjia jote nuk e ndryshon realitetin e botës rreth teje. Ajo thjesht filtron informacionin që ti i paraqet asaj në mënyrë që të mbështesë besimet e tua ose imazhin që mban në mendje. Psh nëse beson se biznesi është i keq ose se nuk ekzistojnë mundësi të reja për biznesin tënd, nën-ndërgjegjia jote do t’i injorojë mundësitë e reja për të përmirësuar atë. Psh ajo vetëm do të nxjerrë në pah problemet të cilat mbështesin besimin tënd se gjërat janë keq ose që nuk ka mundësi të reja. Nën-ndërgjegjia jote nuk mund të mendojë për veten e saj. Ajo do të tërheqë tek ti vetëm ato gjëra që janë në përputhje me besimet e tua më të thella, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Nëse nuk e njeh këtë si të vërtetë dhe nuk e kupton që ti e krijon realitetin tënd nga idetë e tua, do të ndjehesh i pafuqishëm për të ndryshuar jetën tënde për mirë. Psh ti do të ndjesh se je viktimë e njerëzve, rrethanave dhe kushteve. Nëse e pranon veten si të pafuqishëm do të kërkosh dikë ose diçka për të përmbushur dëshirat e tua. Kur arrin të kuptosh që çdo gjë që dëshiron mund të krijohet nga mendja jote, nëpërmjet përdorimit të mendimit të drejtë, i cili është thjesht një mendim i pastër dhe i qartë, arrin të kuptosh se vetëm ti mund t’ia japësh vetes tënde atë çfarë dëshiron!

 

  1. Si të kuptosh rregullat e jetës?

 

Kupto që nëse jeta jote nuk funksionon në mënyrën që do të doje, kjo ndodh sepse ke pranuar besime false që të pengojnë ty të jesh ai që ke mundësi të jesh! Fatkeqësisht, shumica e njerëzve në këtë planet, ndjehen të penguar. Kur shikojmë botën dhe vuajtjet, mjerimin dhe varfërinë, kur shohim kaq shumë njerëz me qëllime të mira duke hequr dorë, bota duket e marrë. Ne shohim njerëz duke u dorëzuar, të cilët besojnë se duhet të marrin diçka nga të tjerët në mënyrë që të kenë diçka për vete. Ne rrallë shikojmë brenda nesh për përgjigjen e këtij konfuzioni. Rrallë një individ kërkon të shohë me të vërtetë cilat janë rregullat e jetës. Kështu që ajo që ndodh është që në injorancën tonë për veten tonë dhe për jetën, ne bezdisemi, luftojmë dhe sforcohemi për të marrë atë që dëshirojmë. Dhe kjo përfundon duke mos funksionuar gjithsesi.

 

 

  1. Pikënisja e suksesit

Qëllimi i të gjithë mësuesve të mëdhenj që në fillimet e hershme ishte të na informonin për faktin që jemi ne që e krijojmë realitetin tonë personal. Ato i dhanë shumë rëndësi faktit që jemi përgjegjës për çdo gjë që ndodh në jetën tonë. Kjo përfshin të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën. Nëse besojmë se diçka ose dikush jashtë vetes sonë është shkaku i problemeve, ne gjithmonë do të shikojmë jashtë vetes sonë për zgjidhjen e problemit. Në mënyrë që të gjejmë përgjigjen e vërtetë për problemet tona, duhet të  fillojmë të shikojmë tek vetja jonë në një mënyrë të re, e cila do të na bëjë t’i shohim njerëzit dhe ngjarjet në një mënyrë të re. Bota e jashtme është në shumë mënyra një riprodhim i botës sonë të brendshme. Ti duhet ta kuptosh këtë. Asnjë lloj vendimi, vullneti, frymëzimi ose motivimi nuk do ta zgjidhë problemin tonë, nëse shikojmë jashtë vetes tonë për përgjigjen!

 

 

  1. Ti nuk mund të dështosh si një person!

Është e vërtetë se duke përsëritur se kush ti je është shpirtërisht perfekte, por çfarë bën nuk është gjithmonë perfekte. Ajo çfarë bën mund të ketë sukses ose të dështojë, por mund ta shkëputësh veten nga rezultatet duke kujtuar se ti nuk mund të bëhesh kurrë i suksesshëm apo dështak duke u bazuar në atë çfarë ke dhe çfarë bën. Në asnjë mënyrë nuk duhet të dështosh në jetë si person. Ti nuk je ndërtuar në këtë mënyrë. Kur e urren veten për gjithë gjërat që ke bërë ose nuk ke bërë, kur urren njerëzit e tjerë për çfarë nuk të kanë dhënë, je përfshirë në vuajtje. Vuajtja është një mënyrë për të lëshuar veten. Është një mënyrë e të qenit i inatosur me veten. Nëse me të vërtetë dëshpërohesh, inati, vuajtja dhe mungesa e lumturisë në jetën tënde, vijnë nga të qënit i zhgënjyer me veten që nuk arrite atë çfarë prisje për veten dhe çfarë të tjerët prisnin nga ti. Duke punuar me njerëz që kanë sjellje vetëshkatërruese, ti kupton që shkaku kryesor i sjelljes së tyre është  vetëurrejtja. Vetëurrejtja e tyre buron nga fakti që nuk kanë arritur atë çfarë dikush tjetër priste prej tyre. Shumë nga ne e gjykojmë veten në bazë të asaj çfarë kemi ose nuk kemi dhe çfarë kemi përmbushur ose nuk kemi përmbushur. Ne ndjejmë që kur kemi dështuar, i kemi lënë të tjerët dhe veten poshtë. Kur nuk arrijmë atë çfarë prindërit tanë, punëtorët dhe shokët presin nga ne, nxjerrim përfundimin se nuk jemi të mirë. Ky përfundim njihet si vetëgjykim. Kur gjykon veten, ti e gjykon atë si të keq. Dhe për aq kohë sa ti e lë veten poshtë për gjërat që nuk ke bërë, për diçka që nuk funksionoi ose për një situatë ku zhgënjeve dikë tjetër, ndjehesh keq. Po ky lloj gjykimi shërben vetëm për të shkatërruar edhe atë pak vetvlerësim që ju keni. Ai kurrë nuk sjell ndonjë të mirë, por vetëm shkatërron. Është e vërtetë që secili nga ne ka gjëra në jetë për të cilat pendohet, por në një pikë duhet të ndalojmë së jetuari me pendime dhe të vazhdojmë përpara. Ne duhet të ushtrojmë mësimin dhe të flakim eksperiencën. Ne nuk mund të jemi kurrë për dikë për aq kohë sa jemi kundër vetes. Kjo është një e vërtetë shpirtërore dhe psikologjike. Gjëja më e dëmshme që ne mund të bëjmë është të gjykojmë dikë. Të shtypësh dikë tjetër dhe t’i largosh gjallërinë dikujt është një nga sjelljet më negative dhe vetëshkatërruese që një person mund të ketë!

 

 

  1. Pse dëshiron ta ndryshosh jetën tënde?

Ështe e lehtë të thuash se të tjerët duhen fajësuar, por ky lloj mendimi na vendos më tepër në varfëri të plotë sepse kështu i vendos kufizime lirisë tënde. Edhe një herë, forcimi i mendimeve tona përfshin ndarjen e asaj që kemi dhe çfarë bëjmë nga ajo se kush jemi përbrenda  duke ndarë “personin që bën punën” nga “puna”. Sekreti është të jetojmë në këtë botë, por të mos e lejojmë botën të jetojë tek ne. Ne e dëshirojmë varkën tonë në ujë, por nuk e duam ujin brenda saj. Kur uji është në varkën tonë, fillojmë të fundosemi dhe duhet ta heqim ujin me kova si të çmendur që të qëndrojmë mbi ujë. Problemi është se ne shpesh e gjejmë veten tonë duke u mbytur në ujërat e efekteve fizike që kemi krijuar në jetën tonë. Kur jemi duke u fundosur, nuk dimë ndonjë mënyrë tjetër për të reaguar përveçse të luftojmë dhe të përpiqemi të ndryshojmë rrethanat tona. Përpara se të shkoni më tutje, shtrohet një pyetje: Pse dëshironi ta ndryshoni botën tuaj? Sa herë që tentojmë të ndryshojmë çfarëdo që ndodhet rreth nesh, qoftë ky biznesi ynë, karriera jonë, qeveria, pjestarë të familjes sonë, miqtë tanë, ne veprojmë nën iluzionin që këto njerëz dhe ngjarje po bëjnë diçka tek ne. Faktikisht, ajo që duhet të bëjmë është të ndryshojmë eksperiencat tona. Njerëzit dhe ngjarjet nuk na bëjnë kurrë ne diçka. Ato thjesht na nxjerrin në pah ndjenja që janë brenda nesh. Nëse shkojmë mbrapsh tek ligji bazë i jetës, ne kuptojmë që asgjë që ndodh në botë, nuk depërton në ndërgjegjien tonë nëse nuk e lejojmë këtë. Është thënë në shumë mënyra që varet nga ju si besoni dhe disa herë këto besime janë shumë të thella. Çfarëdo që do të ndodhë në zemrën tuaj është themelor bashkimi me eksperiencat tuaja të jashtme, edhe pse ju nuk do të jeni në mënyrë të ndërgjegjshme të  informuar për të. Ky parim është i vështirë për t’u pranuar sepse ka padyshim gjëra në jetën tënde që në mënyrë të vetëdijshme nuk i dëshiron. Sidoqoftë e vërteta për këtë çështje është që po shijon një nevojë të brendshme të thellë. Imagjino një person të palumtur që rri ulur në shtëpi dhe thotë: dëshiroj të ndryshoj jetën time! Ky person ridekoron shtëpinë e tij. Pastaj ai e gjen veten e tij thjesht aq të palumtur sa më parë. Kështu që ridekoron disa herë dhe ende nuk ndjen ndryshime në  veten e tij. A njeh njerëz që besojnë se mund të ndryshojnë nivelet e tyre të lumturisë duke ndryshuar pamjen e tyre të jashtme? Ku kanë bërë gabim? Ku mund ta korrigjojnë veten? Nëse do të jeni tërësisht të ndershëm me veten tuaj dhe ta shihni me sy të mirë atë çfarë po ndodh në jetën tuaj, ju do të zbuloni çfarë po ndodh në të vërtetë. Prandaj qëndron edhe arsyeja se nëse përpiqemi dhe jemi të suksesshëm në ndryshimin e efekteve të jashtme por nuk ndryshojmë shkaktarin e brendshëm, thjesht do të krijojmë përsëri të njëjtat eksperienca.Nëse nuk di çfarë të bësh tjetër, ky proçes vetvlerësimi është një rrugë shumë e mirë për të gjetur veten. Ai do t’iu ndihmojë të kuptoni që procesi i mendimit mekanik nuk mund të jetë më lart se nivelet e tij të kufizuara. Nëse nuk je i sigurtë se çfarë do të bësh, nëse ke ankth, atëhere mos u përpiq të kërkosh çlirim nga ankthi. Thjesht qëndro aty ku je dhe lëre atë të të tregojë diçka të pazakontë dhe pastaj do të kalojë. Kështu që e vërteta rreth jush është që ju nuk jeni ajo çfarë keni dhe nuk jeni ajo çfarë bëni. Ju jeni shpirtërisht i tërë, i plotë, perfekt dhe suksesi e lumturia juaj në jetë do të jenë në përpjestim të drejtë me aftësitë tuaja për të pranuar këtë të vërtetë  rreth vetes suaj!

 

 

  1. 31. Lejo të tjerët të jenë mësuesit e tu!

Disa herë informacioni që na nevojitet mund të na vijë nga njerëz të tjerë. Ai mund të vijë në formën e sugjerimit ose edhe si një kritikë. Sidoqoftë, nëse kemi vetërespekt dhe vetvlerësim të varfër, nuk do të jemi në gjendje të pranojmë sugjerime dhe kritika nga të tjerët. Përgjigja jonë do të jetë mbrojtëse si: Pse duhet t’i dëgjoj vartësit e mi; çfarë mund të dinë ato që unë nuk e di; pse duhet t’i dëgjoj miqtë e mi; unë jam më i zgjuar se ato?  Por gabimi që bëjmë është ky: kur pranojmë vetëm mendimin tonë dhe lëmë jashtë çdo gjë tjetër. Përsëri, vetërespekti ynë dhe vetvlerësimi nuk janë mjaftueshëm të fortë për të pranuar informacion nga të tjerët. Sa herë kemi thënë: Mos më trego mua çfarë të bëj; unë dëshiroj ta bëj diçka vetë! Çfarë dëshiron të thuash vërtetë është “nuk dua që ti të më tregosh mua, sepse do të dukesh më i shkathët dhe më inteligjent se unë”. Ne duhet t’i lejojmë të tjerët të bëhen mësuesi ynë. Kjo nuk do të thotë se ne duhet të pranojmë çdo gjë që thonë, por është në avantazhin tonë që të paktën t’i dëgjojmë ato për të parë nëse ajo që kanë për të na thënë është me vlerë. Nuk ka rëndësi kush të ndihmon ose të tregon rrugën. Gjëja e vetme që ka rëndësi është rezultati përfundimtar. Një përgjigjë e shëndetshme është: “Nëse mund të më mësosh mua si të shkoj atje më lehtë, më mirë dhe më shpejt, atëherë unë dëshiroj të mësoj nga ti”. Kur je i paaftë të llogaritësh se si mund marrësh atë që dëshiron, kjo nuk ndodh sepse je budalla. Kjo ndodh sepse je i kushtëzuar të mos shohësh përtej niveleve të tashme të informimit tënd. Në biznes, ka një tendencë për t’u mbyllur në rrugët që janë tradicionale. “Kjo është rruga që ne kemi ndjekur gjithmonë”. Kur ne përdorim atë lloj mendimi dhe qëndrojmë tek mënyra se si ai ishte, ne e ndërtojmë veten në mënyrën që ai mund të jetë. Kështu që bëj këto pyetje: Çfarë idesh, besimesh ose sjelljesh kam pranuar unë? A ka ndonjë ide, opinion ose sjellje të cilën e kam dhe që nuk është duke më mbështetur mua të shkoj aty ku dëshiroj të jem, të bëj çfarë dëshiroj ose te jem ajo çfarë dua të jem? Nëse ka, atëherë do të dëshirosh ta lësh të ikë këtë ide, besim ose sjellje dhe të përqendrohesh tek rezultati përfundimtar. Ti duhet të lejosh informacionin e ri i cili do të lehtësojë të lejosh marrjen e rezultatit përfundimtar. Duhet të pranosh se nuk ke nevojë të dish diçka për një subjekt të veçantë për të cilin do të mësosh më shumë apo për një biznes në të cilin do të përfshihesh. Për shkak se ty të mungonte eksperienca në diçka ose se nuk ishe i mirë në një lëndë të caktuar në shkollë nuk do të thotë se ti je i paaftë t’i mësosh ato. Kjo thjesht do të thotë që informacioni që kishe nga e kaluara nuk ishte i vlefshëm. Po shiko si vjen duke u pastruar informacioni tani që e ke përcaktuar qartë çfarë dëshiron. Kur të vendosësh se si dëshiron të jetosh, çfarë dëshiron që të përmbushet nga grupi yt ose çfarë dëshiron të krijosh personalisht, procesi bëhet ngacmues, sepse informacioni do të jepet dhe do të gjesh rrugën që t’ia dalësh mbanë!

 

 

  1. Fillo udhtimin e vetzbulimit!

Fillo udhëtimin tënd të vetzbulimit menjëherë. Asgjë përveçse të mirë nuk mund të vijë nga kjo. Kuptimi i frikës e kuron atë. Mos e shqetëso veten me atë nëse je me i mirë apo më i keq se njerëzit e tjerë. Në vend të kësaj përpiqu të njohësh veten, llojin e personit që je dhe llojin e personit që do të pëlqente të ishe. Nëse shikon një shtëpi gjysëm të përfunduar që është në ndërtim, ti nuk e shpronëson atë pse është në kushte të papërfunduara. Ti nuk e sheh atë si inferior përballë shtëpive të tjera, as nuk je i shqetësuar për paraqitjen e saj të jashtme. Gjithçka që ju bëni është të kuptoni nevojën që ka kjo shtëpi për punë shtesë. Përvetësoje këtë mënyrë të menduari edhe ndaj vetes tënde! Sido që të jenë kushtet e tua të tanishme, thjesht kupto nevojën për më shumë formim. Ji i duruar me veten, por ji i prerë për punën e nevojshme që duhet bërë. Vetvleresimi vjen nga vetja. Kjo është edhe arsyeja pse nuk quhet vlerësim nga të tjerë. Nëse vlerësimi për ty vjen nga të tjerët, nuk do te jesh kurrë në gjendje ta duash veten. Kur je një ekspert për veten, je ekspert dhe për çdo gjë tjetër. Një person i ndërgjegjshëm e njeh veten, njeh natyrën e tij dhe gjithashtu njeh gjithçka rreth të tjerëve, të cilët kanë të njëjtën natyrë. Njihe veten ashtu siç je dhe do të njohësh edhe të tjerët ashtu siç janë. Mos ki kurrë frikë të tregosh frikë tek vetja! Të tregosh frikë është fillimi i forcimit. Kujto se çdo gjë që  mëson rreth vetes është një lajm i mirë. Nuk ka rëndësi sa e vështirë dhe surprizuese mund të jetë, është gjithmonë një lajm i mirë. Mbaje këtë në mendje, veçanërisht në kohën kur një e vërtetë e re përplaset me një besim që ti e di se duhet ta braktisësh, por nguron ta bësh këtë. Ki kurajon ta bësh këtë dhe vetë ndryshimi do të fillojë. Ti nuk duhet të marrësh leje nga të tjerët  për të ndryshuar jetën tënde!

 

 

  1. Mendimi pozitiv, negativ dhe i drejtë

Pikënisja e bërjes së ndryshimeve të përhershme ose ndryshime që zgjasin në jetë fillon nga kuptimi i diferencës ndërmjet mendimit ‘pozitiv’, ‘negativ’ dhe ‘të drejtë’. Mendo për personin i cili ulet të luajë piano. Ndërkohë që luan, nuk ka harmoni, ekuilibër dhe vijë melodike të vërtetë sepse luan gjithë notat e gabuara. Pianisti përfundimisht mërzitet me dis-harmoninë, mungesën e kënaqësisë dhe mungesën e shijimit të muzikës së tij dhe vendos të shkojë tek një mësues. Mësuesi thotë “ti e ke aftësinë për të luajtur, por ke nevojë ta kuptosh muzikën”. Secili nga ne e ka aftësinë për ‘të luajtur lojën e jetës’ me ekuilibër, harmoni dhe gëzim, por ne duhet të

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

dimë rregullat dhe parimet. Jeta funksionon sipas parimit dhe ligjit fizik. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të fluturoje më avion, sepse nuk do të kishte gravitet, nuk do të kishtë gjëra të tilla si elektriciteti dhe 1+1 nuk do të ishin të barabarta me 2. Ligjet e Universit janë tërësisht të besueshme. Ligji universal nuk është vetëm i besueshëm, por gjithashtu i pandryshueshëm. Ti mund të mbështetesh tek ai dhe do të funksionojë në çdo kohë. Në thelb Universi nuk do të të lërë kurrë poshtë. Atij nuk i intereson se sa i moshuar, i ri, i shkurtër, i shëndoshë, i dobët je, nuk i intereson feja, kombësia jote apo nëse je një femër apo një mashkull. Fuqia, forca ose energjia janë neutralë dhe ne e drejtojmë atë nëpërmjet ideve dhe besimeve tona.

 

 

 

 

 

  1. Fjala jote është ligj!

 

 

Ajo që po themi është që fjala jote është ligj në Univers. Por ju keni nevojë t’i njihni këto ligje. Duke mos i kuptuar ligjet, nga injoranca nuk mund të të krijoni çfarë ju dëshironi. Ligji themelor tek i cili të gjithë ligjet e tjera përputhen është ligji i shkakut dhe i pasojës. Ky ligj thotë që efekti ose rezultati i një situate duhet të jetë i barabartë me shkakun. Shkaku është gjithmonë një ide ose një besim. Një mënyrë tjetër për të përshkruar ligjin e shkakut dhe pasojës është shembulli i mbjelljes dhe i korrjes ose veprimi dhe reagimi. Ose ndalu tek konteksti i një dite moderne. Idetë e mia janë krijuar brenda rezultateve të mia. Ligji i shkakut dhe i pasojës është i papërcaktur, njësoj si dielli. Nëse qëndron në diell, ti merr ngrohtësinë dhe vetitë shëruese të rrezeve të tij. Nëse qëndron në hije, duket sikur dielli nuk shkëlqen mbi ty. Por kush të zhvendosi në hije, kush të zhvendosi në errësirë? E vërteta është që ne jemi në errësirë për shkak të injorancës sonë.

 

 

  1. Të thyesh besimin e gabuar!

Fakti për këtë çështje është që ne mund të jemi të suksesshëm vetëm në shkallën që dëshirojmë të heqim besimet tona të gabuara. Kur përjetojmë sëmundje ose mungesa, kjo ndodh shpesh për shkak të kufizimeve në mendjen tonë. Gjëja e mërzitshme është që, edhe pse e dimë se jetët tona nuk po funksionojnë në një fushë të caktuar, kemi ende frikë që të ndryshojmë. Ne jemi mbyllur në zonën tonë të komfortit, pavarësisht se sa vetëshkatërruese mund të jetë kjo. Ende, rruga e vetme për të dalë jashtë zonës sonë të komfortit dhe për të qënë të lirë nga problemet dhe kufizimet tona është të dalim nga zona jonë e rehatisë. Ne vetëm mund të përjetojmë liri në përpjestim të drejtë me sasinë e të vërtetës, të cilën dëshirojmë të pranojmë pa patur nevojë të largohemi. Ne duhet të ndalojmë së talluri me veten, të ndalojmë së fajësuari të tjerët dhe të ndalojmë së shmanguri vendimet e pakënaqshme dhe të fillojmë të përballemi me të vërtetën e faktit që kemi pranuar besime jo praktike të cilat janë shkaku kryesor i ngjarjeve në jetën tonë. Kjo nuk është çështje e kalimit nga mendimi negativ në mendim pozitiv. Kjo ka të bëjë me lëvizjen në drejtim të mendimit të drejtë, që do të thotë të lëvizësh në drejtim të njohjes së të vërtetës absolute rreth asaj se kush jemi dhe marrëdhënieve tona në jetë. Mendimi pozitiv, i cili është i bazuar tek e vërteta dhe jo te iluzioni, është themeli që përcakton solidaritetin e të gjithë mendimeve të tjera. Mendimi pozitiv dhe negativ janë që të dy të filtruara nga sistemi i besimeve tona. Mendimi i drejtë vjen nga të qenit i informuar për të vërtetën ose për realitetin e një situate të caktuar.

 

 

 

  1. Beso te fuqia jote krijuese!

Për të krijuar çfarë dëshiron, duhet t’i besosh fuqisë brenda teje. Tani, kur të thuhet t’i besosh fuqisë brenda teje dhe t’i thuash vetes: “Shiko urinë, sëmundjet, luftën dhe krimet në botë. Ti po me thua mua t’i besoj fuqisë? Nëse kjo fuqi ekziston, pse do ta lejonte ajo të ndodhnin këto gjëra”?

Mirë, e vërteta është ajo nuk lejon ndonjë gjë të ndodhë. Kujto, ne thamë që fuqia është neutrale, është thjeshtë fuqia e krijimit. Është forca e papërcaktuar e jetës. Ne mund ta përdorim këtë fuqi ose forcën e jetës për të krijuar diçka që dëshirojmë në jetën tonë. Edhe nëse zgjedhim nga injoranca, nuk ka rëndësi. Ajo do të na mbështesë në injorancën tonë derisa ne të mësojmë prej saj. Efekti do të jetë gjithmonë i barabartë me shkakun. Nëse jemi në një hendek kjo do të thotë që ajo fuqi po na bën ne te jemi aty. Nëse jeta jonë është pafundësisht e suksesshme, kjo do të thotë që ajo fuqi na mbështet në suksesin tonë. E gjitha kjo del nga idetë tona.

 

 

 

  1. Pse “suksesi etik” nuk funksionon?

 

Ne kemi folur rreth çështjes se si Universi rrjedh nga të bërit tek të pasurit. Por fatkeqësisht ‘suksesi etik’, të cilët shumë njerëz po e përdorin për të krijuar jetët e tyre, rrjedh nga të pasurit në të bërit dhe pastaj në të qënit. Ky ‘sukses etik’ shpall që nëse keni gjërat që kanë njerëzit e lumtur dhe të kënaqur, ju do të bëni çfarë njerëzit e lumtur dhe të kënaqur bëjnë dhe pastaj do të jeni të lumtur dhe të kënaqur edhe ju. A është kjo realisht e vërtetë? Ju dhe unë kemi më shumë se çdo gjeneratë e këtij planeti, kemi më shumë kohë për të bërë çfarë dëshirojmë, më shumë para për të shpenzuar në atë që dëshirojmë dhe jemi teknologjikisht më të avancuar se ndonjë civilizim në historinë e këtij planeti. Shikoni rreth jush dhe do të vini re se si kulturë ne jemi shumë larg të qënit të lumtur ose të kënaqur. E vërteta është se jeta rrjedh nga të qënit në të bërë dhe në të pasur. Nëse je i lumtur dhe i kënaqur, do të fillosh të bësh çfarë njerëzit e lumtur dhe të kënaqur bëjnë dhe do të kesh çfarë njerëzit e lumtur dhe të kënaqur kanë. Kur ju e dëshironi diçka më shumë edhe më shumë dhe nuk pranoni atë që tashmë e keni, ju do të vuani. Tani, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të krijosh më shumë gjëra në jetë. Në të kundërt, ju dhe unë jemi qënie krijuese të qëllimshme. Por shumë prej nesh janë të palumtur pavarësisht se sa shumë kanë. Ne gjithmonë duket se dëshirojmë atë që nuk e kemi dhe pastaj kur më në fund e marrim atë që dëshirojmë të mendojmë që shkëmbinjtë do të largohen dhe jeta do të  jetë tërësisht e përmbushur, por pastaj vjen zhgënjimi sepse mungonte diçka tjetër. Dorëzoju dëshirës dhe kështu eleminoni vuajtjet! Kjo është e rëndësishme, por nuk është i gjithë mesazhi. Një nga gjërat më të rëndësishme rreth pranimit ku ke të drejtë dhe të shijosh atë që tashmë e ke, është që mund të kesh të njëjtën paqe të mendjes, të njëjtën qetësi dhe të njëjtin gëzim që mendon se do të kesh kur shkon aty ku dëshiron të shkosh. Ky është mesazhi më i rëndësishëm. Të jetosh në të tashmen nuk do të thotë që thjesht të pranosh atë për të cilën ke patur nevojë dhe ndalon së krijuari. Kjo thjesht do të thotë që ju tashme e keni atë që dëshironi në nivelin e të qënit. Në nivelin e të qënit, ku tani je mirë, je tashmë i suksesshëm!

 

 

  1. Çdo gjë në jetë është zgjedhje

Çdo gjë në jetë është çështje zgjedhje. Ka vetëm dy gjëra për të cilat ne nuk kemi zgjedhje. Ne nuk mund t’i shmangim këto dy gjëra pavarësisht se sa shumë përpiqemi. E para është se ne mund të vdesim; vdekja është një siguri absolute. Dhe gjëja e dytë për të cilën ne nuk kemi zgjedhje është se mund të jetojmë derisa të vdesim. Tani kupto këtë dhe çdo gjë tjetër në jetë që mendon se duhet të bësh ose në të cilën je fokusuar ta bësh, është një zgjedhje. Ju dhe unë bëjmë çdo gjë sepse zgjedhim ta bëjmë atë. Ne nuk mund ta ndryshojmë faktin se do të vdesim ose se mund të jetojmë derisa të vdesim. Por mund të ndryshojmë çdo gjë tjetër sepse çdo gjë tjetër është një zgjedhje. Shiko te të gjithë fushat e jetës dhe kupto se ti e bën çdo gjë në jetë sepse zgjedh ta bësh atë, jo sepse duhet ta bësh. Kujto, dy gjërat e vetme rreth të cilave nuk ke zgjedhje janë: të vdesësh dhe që duhet të jetosh derisa të vdesësh. Shiko ku je tani në jetë! Aty ku je është aty ku dëshiroje të ishe. Në mënyrë të vetdijshme ose të pavetdijshme, ti ke bërë një zgjedhje. Nëse dëshiron të shkosh diku, duhet të dish ku je tani. Shumë njerëz e gënjejnë veten dhe i refuzojnë situatat në jetë. Por është thelbësore të dish ku je përpara se të levizësh. A po funksionon jeta jote ashtu si do të doje ti? A je ti ku do të dëshiroje të ishe? A ke gjërat që do të doje të kishe? Nëse përgjigjia e ndonjërës nga këto pyetje është ‘jo’, atëherë hidhi një sy përfitimeve të tua rreth të qënit aty ku je. Çfarë kënaqësie fiton duke mohuar veten? Çfarë kënaqësie ndjen duke qenë i palumtur? Çfarë kënaqësie ndjen duke qenë jo rehat dhe që nuk i përket askujt? Çfarë kënaqësie ndjen duke menduar në termat e mungesës dhe kufizimit? Është e rëndësishme t’i kujtosh vetes që çdo gjë që bën në jetë, qofshin pozitive apo negative, janë të lidhura më një shpërblim ose përfitim. Kështu që shiko tek fitimi. Vëzhgimi është hapi i parë në ndryshimin e diçkaje. Kur ti vëzhgon, merr hapin e parë drejt lirisë. Dhe ndërkohë që observon, fillon të shohësh çështjet e tua të mendimit. Ti duhet të tregosh të vërtetën rreth asaj se ku je përpara se të lëvizësh. Nëse ke dhimbje, pranoje atë! Nëse diçka nuk funksionon pranoje atë! Ky është parimi bazë. Kështu që shiko ku je tani dhe pastaj vendos ku dëshiron të shkosh. Lëre mendjen tënde të jetë e hapur ndaj mundësive të reja!

 

 

 

  1. Identifiko përfitimet!

Frojdi thotë që qëllimet shkaktojnë dëshpërim, ankth dhe ishte kundër krijimit të qëllimeve specifike. Victor Frankel, në anën tjetër, thotë që ne nuk mund të jetojmë pa qëllime sepse natyra bazë e njeriut, është të jetë me qëllime të orientuara. Gabimi më i madh që bëjnë njerëzit është se synojnë shumë lart ose se pranojnë shumë shumë shpejt. Sugjerohet që nëse do të bëhesh një kampion tenisi, do të ishte një ide e mirë që fillimisht të mësosh të ngresh raketën dhe të godasësh topin përtej rrjetës. Kështu qëllimet nuk janë premtuese, por angazhime. Ato nuk janë dëshira, por vizione. Ne nuk shpresojmë se ëndrrat do të na gjejnë ne, por ne i gjejmë ato. Qëllimet nuk fillojnë në tru, por në zemrën tonë. Ne nuk do të jemi bindur 100 për qind për qëllimet tona derisa të jemi të qartë për përfitimet. Ky ndoshta është hapi më i rëndësishëm dhe domethënës në arritjen e qëllimeve. Nëse po punon në një punë ose je në një lidhje me dikë, nëse bën përpjekje në jetë dhe nuk je i sigurtë për përfitimet që do të marrësh, do të kesh vështirësi të mëdha për të mbajtur entuziazmin e nevojshëm, këmbënguljen dhe përkushtimin. Kur nuk je i sigurtë për përfitimet, është shumë e vështirë të përkushtohesh tek diçka. Vendosja e qëllimeve ndihmon që të identifikosh në mënyrë specifike përfitimet që do të marrësh nga përpjekjet që ke bërë. Ti nuk do të jesh në gjendje të mbash një shkallë të madhe angazhimi në drejtim të përmbushjes së diçkaje po të mos jesh absolutisht i qartë për përfitimet. Ndërkohë që progreson në arritjen e qëllimeve dhe fillon të trajtosh projekte më të vështira dhe komplekse, është thelbësore që të kuptosh pse dëshiron t’i përmbushësh këto qëllime specifike. Psikologjia mëson se ka vetëm dy arsye pse secilin nga ne bën diçka. Njëra është të arrijmë kënaqësi dhe tjetra të shmangim humbjen. Nëse je i qartë për përfitimet, do të jesh i gatshëm të paguash çmimin. Ndryshimi kritik ndërmjet atyre që arrijnë ëndrrat dhe atyre që nuk i arrijnë, është dëshira. Shpërblimet krijojnë dëshirën. Kështu që shpenzo shumë kohë duke skicuar përfitimet dhe  shpërblimet! Një qëllim mund të përkufizohet si diçka që ka një shpërblim të qënësishëm dhe të ndërtuar mbi arritjet. Nëse qëllimi yt nuk ka një shpërblim të qënësishëm, ti nuk  ke një qëllim. Nëse planet e tua të shkruara nuk i vendosin përfitimet qartësisht dhe shpërblimin që vjen nëpërmjet arritjes së qëllimeve, do të humbasësh përbërësin më të rëndësishëm: motivimin për të vepruar. Pa shpërblim, nuk ka veprim! Mund të zgjedhësh çdo problem në jetë duke thënë çfarë dëshiron: rezultatin specifik përfundimtar!

 

 

 

  1. Lehtëso çdo njeri duke përfshirë edhe veten!

 

Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishe pendime për të shkuarën? Përpiqu të imagjinosh çfarë do të ndodhte nëse do të falje këdo në jetën tënde pavarësisht se çfarë të bënë ty? Me shpresë fillon të shohësh se në shkallën në të cilën nuk mund të falësh, qoftë kjo edhe vetja jote ose dikush tjetër, ti përjeton palumturi, varfëri, mungesë dhe kufizime në jetën tënde. Shumë njerëz nuk duan t’i falin të tjerët. Ato thonë gjëra si “Pse unë duhet t’i lë pa ja u punuar pas asaj që ato më bënë mua”? Armiku është gjithmonë dikush që ne mendojmë se mund të na lëndojë ose se mund të na marrë diçka, por e vërteta është se askush nuk mund të na lëndojë ne. Njerëzit na lëndojnë përmes vetes sonë. Faktikisht ata nuk na lëndojnë ne fare. Ne ju japim atyre udhëzime se si të na trajtojnë dhe ata thjesht i ndjekin udhëzimet tona. Vendos të heqësh dorë nga të gjithë fyerjet që tani, sepse në fund kjo do të të shkatërrojë ty! Kupto që ky mentalitet është më lëndues dhe shkatërrues për ty seç është për personin që ke inat. Ktheje vëmendjen tek kjo ide: Ti nuk mund të jesh i pasur nëse ke inat njerëzit e pasur, ti nuk mund të jesh i suksesshëm nëse ke inat njerëzit e suksesshëm, ti nuk mund të jesh i lumtur nëse ke inat njerëzit e lumtur! Çfarëdo që ti ke inat është paraqitje e asaj që ty të mungon. Kjo gjithashtu përdoret tek shërimi. Ti nuk mund të shërohesh nëse ke inat kundrejt dikujt sepse ai prish sistemin tënd imunitar dhe shkakton sëmundjen tënde. Në vend që të kesh inat njerëzit të cilët kanë çfarë ti nuk ke ose bëjnë atë që nuk mund të bësh, merr kohën e duhur për të mësuar nga këta njerëz! Leri ato të bëhën mësuesi yt, bëhu i zoti, rri me njerëz të cilët e dinë si funksionon jeta! Admiroji, pranoi dhe mbështeti të kenë atë që duan! Dhe ndërkohë që bën këtë, ti në të vërtët mbështet veten tënde për të patur atë që do. Nëse studion filozofi, do të shohësh që vlerat, morali dhe parimet që ata mësojnë janë shpesh të rrënjosura në besimin se diçka është më e mirë se diçka tjetër. ‘A’ është gjithmonë më mirë se ‘B’. Mos ngec në këtë grackë, harro çfarë individët ose grupet e tjera besojnë se është e ‘drejtë’ për ty! Më mirë kupto që je i lidhur me të njëjtin burim fuqie dhe se e di çfarë është më e mira për ty!

 

 

  1. Si të rritim performancën tonë?

Ne duhet të mësojmë të ndalojmë së sulmuari vetimagjinimin tonë në atë kohë kur performanca nuk përputhet me pritshmëritë sepse vetimagjinimi ynë negativ thjesht do të rrisë varfërimin e performancës. Kështu që si mund ta korrigjojmë këtë? Gjëja e parë që duhet t’i themi vetes tonë kur futesh në vetbisedim negativ është: Ndalojë këtë! Pastaj përforcoje me një formulim të tillë si: Kjo nuk jam unë! Faza tjetër është fraza kyçe; thuaji vetes: Herën tjetër unë do të…! Pastaj bëj një pohim për mënyrën se si do ta bësh diçka herën tjetër. Grise pikturën e vjetër, largoji lëvizjet negative, mos e tolero performancën e varfër të vetes tënde ose të të tjerëve, por mos e vendos veten ose të tjerët poshtë duke fokusuar çfarë është gabim! Thjesht thuaj: Herën tjetër…unë do ta bëj diçka në këtë mënyrë! Nëse po punojmë më të tjerët mund të themi: Herën tjetër unë dëshiroj ta trajtoni klientin në këtë mënyrë! Ose: Herën tjetër do ta bëni diçka kështu! Çfarë ju po bëni me këtë formulim, po i jep nën-ndërgjegjies suaj një reagim të menjëhershëm dhe pozitiv. Në vend që të kujtosh pikturën negative, përfytyro përformancës që dëshiron! Çelësi për të fuqizuar vetimagjinimin pozitiv që tashmë ekziston ose për të modifikuar vetimagjinimin tënd për mirë, është të përfytyrosh si dëshiron të duket performanca jote herën tjetër dhe të ndalosh së përfytyruari, së menduari dhe së foluri rreth asaj që po përpiqesh të shmangësh! Kur përformanca jote të kënaq dhe ndjehesh mirë me të, ti duhet të përdorësh vetbisedimin pozitiv për të përforcuar përfytyrimin pozitiv! Pohoi vetes: Kjo është mënyra si unë jam; kjo jam unë! Vetëbisedimi pozitiv është mënyra më e mirë për të mbajtur ose ndërtuar vetvlerësimin tend! Kjo i eleminon me ngadalë uljet negative që aplikojmë tek vetja ose opinionet që njerëzit e tjerë përpiqen të na bëjnë të pranojmë për veten.

 

 

  1. Si funksionon vetbisedimi dhe përfytyrimi pozitiv?

Vetbisedimi dhe formulimet pozitive janë të nxitura nga vetsugjerimet. Bisedimi pozitiv me veten (monologu) funksionon njësoj si teoria e zhvendosjes. Nëse ke një gotë ujë dhe e vendos atë poshtë rubinetit dhe fillon të hedhësh ujë të pastër në gotë, përfundimisht uji i pistë do të zëvendësohet nga ai i pastër. Kur zëvendëson mendimet që nuk funksionojnë me ato pozitive, me ato që funksionojnë, ndodh i njëjti fenomen. Nuk është e nevojshme të heqësh qafe besimet e kufizuara që mban në nën-ndërgjegjen tënde. Tepër e rëndësishme është të sigurohesh që mendimet përcaktuese që mbahen në mendje të të mbështesin të arrish çfarë dëshiron. Gjithashtu, nëse pragramuesi yt personal, që është ndërgjegjia jote, të ushqen gabimisht me të dhëna të gabuara, të cilat janë jo logjike ose të pasakta, pastaj përkthimi i këtyre të dhënave do të jetë jo korrekt. Mendimet e kundërta janë reciprokisht përjashtuese. Kjo do të thotë që ti nuk mund të kesh dy mendime të kundërta në të njëjtën kohë. Ti nuk mund të mendosh “Unë mundem” dhe “Unë nuk mundem” në të njëjtën kohë për të njëjtën gjë. Kështu që është e rëndësishme të shikosh programet dhe mendimet e tua dominante. Emerson thotë “Ne bëhemi ajo çfarë mendojmë gjatë gjithë ditës” dhe kjo është shumë e vërtetë. Vetbisedimi pozitiv është një nga mjetet më efektive në programimin për sukses të nën-ndërgjegjies. Vetbisedimi pozitiv njihet gjithashtu edhe si pohim. Pohimi, në kuptimin e plotë të fjalës, do të thotë të vlerësosh ose të konfirmosh. Kështu që kur mendojmë diçka përsëri dhe përsëri, ne po e vlerësojmë ose e konfirmojmë atë si të vërtetë. Ajo çfarë po bëjmë është konfirmimi i besimit tonë duke bërë një raportim në strukturën e neuronit në trurin tonë, i cili përpunohet nga nën-ndërgjegjia. Përdorimi i pohimeve në një bazë ditore është një nga gjërat më të lehta që mund të bëjmë për të ndryshuar jetët tona. Shumica e njerëzve nuk dinë si t’i përdorin në mënyrën e duhur pohimet. Për të arritur rezultatet më të mira të mundshme, është e nevojshme të kombinohet vetëbisedimi dhe pohimet me imagjinatën. Mund të thuhet se çdo mendim yni është një përfytyrim brenda mendjes. Nëse përmendet një fjalë abstrakte, siç është guximi, ti duhet ta vrasësh mendjen derisa të jesh në gjendje të reduktosh abstragimin në përfytyrimin mendor për atë se çfarë do të thotë për ty guxim. Nëse je konfuz dhe nuk kupton se çfarë dikush tjetër po përpiqet të të thotë, ti nuk je në gjendje të imagjinosh. Përfytyrimi është një proces i mbajtjes në kokë të një mendimi derisa ai të krijojë nje figurë ose imazh mendor. Imazhi mendor të lejon ty të jesh aty, ta përjetosh atë në mendjen tënde. Ndryshimi ndërmjet pohimit dhe përfytyrimit është që pohimi është një mendimi i vetëdijshëm, për të cilin zgjedh të mendosh. Përfytyrimi shkon një hap më tej. Ai i merr ato mendime dhe qëndron derisa të prodhojnë emocion dhe besim. Përfytyrimi nuk është vegim. Është një proces i vetëdijshëm që ka paracaktuar sjelljet dhe besimet që janë përdorur për të mbështetur arritjen e një rezultati ose një qëllimi përfundimtar. Qëllimi i përfytyrimit është të ndërtojë konfidencën e nevojshme për të vepruar. Vegimet janë përgjithësisht një shmangie nga realiteti dhe nuk janë mendime të vetëdijshme të paracaktuara që mbështetin sjelljet dhe besimet tona. Arsyeja pse funksionon imagjinata ëshë se truri njerëzor dhe sistemi nervor, duke punuar në varg, formojnë mekanizëm stimulus për përgjigje, i cili reagon automatikisht për problemet dhe sfidat. Përfytyrimi zhvillon besimet dhe sjelljet pa ndodhur ngjarjet aktuale. Ai na lejon të regjistrojmë në nën-ndërgjegjien tonë të dhënat që dëshirojmë të kemi si versionin ose realitetin tonë. Kujto çfarë ne besojmë se është e vërtetë, është e vërtetë për ne. Kjo është e mundur sepse nën-ndërgjëgjia jonë nuk mund të dallojë ndryshimin ndërmjet eksperiencave aktuale dhe diçkaje të imagjinuar. Sapo mendja jonë të ketë pranuar çfarë imagjinojmë, gjithçka që përjetojmë pas kësaj do të lidhet me besimin ose imazhin e ri që u  formua.

 

 

  1. Fuqia rrjedh në fokusin e vëmendjes

Në këtë pikë duhet të diskutojmë vështirësinë e mbajtjes konstante të një sjellje pozitive. Si qenie njerëzore, subjekt i kufizimeve të sistemit të besimit, kuptojmë që pavarësisht dëshirave tona serioze për të mbajtur nivelin më të lartë të mendimit, mendimet negative fillojnë të lëvizin tek ne. Ndonjëherë kjo ndihmon të kuptojmë këtë formulim të rëndësishëm: fuqia rrjedh në fokusin e vëmendjes. Një shembull i kësaj mund të ishte nëse ju uleni përpara derës dhe shikon ngultazi numrin e shtëpisë së fqinjit tënd menjëherë matanë rrugës. Ti shikon që numri në shtëpi është shumë i dallueshëm sepse po e fokuson vëmendjen tënde mbi të. Por nëse e shikon pa i lëvizur sytë, duhet të jesh i vetëdijshëm për gjërat e tjera në secilën anë të shtëpisë. Gjërat e tjera vijnë duke u bërë gjithnjë e më të turbullta, ndërkohë që tërhiqen në të majtë ose në të djathtë të numrit të shtëpisë i cili është pika kryesore e vëmendjes tënde. Le të ekzaminojmë se si lidhet kjo me proçesin e të menduarit. Ti ke një vetëdije qendrore dhe një vetëdije periferike, ashtu siç ke vizion qendror dhe vizion periferik. Në vetëdijen tënde, ka gjëra për të cilat je tërësisht i informuar. Këto janë mendimet e tua dominante. Në vetëdijen tënde periferike ka gjëra për të cilat je pak i informuar. Mendimet periferike, edhe nëse janë negative, nuk e kontrollojnë sjelljen tuaj. Çfarë kontrollon sjelljen dhe jetën tënde është vetëdija qendrore ose mendimet e tua dominante. Kushtoji vëmendje kësaj. A do të kesh tendencë t’i tërheqësh gjërat që do, ke frikë ose që i pret me padurim, të cilat janë edhe gjërat që po mban në vetëdijen tënde qëndrore? Qëllimi i pesë hapave të procesit krijues është që të ndryshojnë vetëdijen tënde qendrore ose mendimet e tua dominante. Është një formulim i besimeve dhe njohurive të tua. Ti e shikon, njohuritë janë më lart se besimet. Mirinformimi do të thotë të mos kesh dyshime dhe ke siguri të plotë. Kur di se diçka është e vërtetë ose reale, ti nuk ke dyshime. Kur flet me bindje dhe autoritet, ndodh një lëvizje e përcaktuar në mendje, një udhëzim për të përmbushur një qëllim të caktuar. Ti e di që ligji i Mendjes është i bindur. Ai është aq i bindur sa edhe ligji i Elektricitetit. Është e vlefshme përsëritja që mirinformimi është gjithmonë më lart se besimi dhe rezultatet më të mira të mundshme prodhohen kur njohim dhe deklarojmë të vërtetën për veten tonë dhe për të tjerët. Kështu që pesë fjalët që krijojnë rezultate janë: Relaksohu, Prano, Kupto, Arsyeto dhe Lehtësohu. Vendosi ato së bashku në një ushtrim të vetëdijshëm të cilin mund ta përdorësh si model. Këtu janë pesë hapat të kombinuara në një proces.

Relaksimi

Hapi i parë është relaksimi. Zgjidh një metodë që funksionon më mirë për ty, lejoje mendjen dhe trupin tënd të relaksohet plotësisht për pesëmbëdhjetë minuta. Përfitimet e relaksimit të plotë janë të  pamasa. Pasi të jesh relaksuar, mund të vazhdosh me hapin e dytë.

Pranimi

Hapi i dytë është të pranosh. Ti thua: “Unë e pranoj se ekziston vetëm një mendje krijuese universale”.

Kuptimi

Hapi i tretë është se duhet të kuptosh dhe duhet të thuash: “Unë kuptova se nuk mund të ketë ndarje në mendjen universale. Prandaj, mendja ime është pjesë e mendjes krijuese universale dhe kur unë flas, mendja universale vepron tek fjala ime pa hezituar”.

Arsyetimi

Në hapin e katërt duhet të arsyetosh kështu që duhet të thuash: “Unë  jam i bindur që fjala ime ka fuqi”. Unë vendosmërisht e besoj këtë. Dhe duhet të pohosh qëllimin tënd përfundimtar ose rezultatin që dëshiron.

Lehtësimi

Hapi i pestë është të lehtësohesh. Ti duhet të thuash: “Unë lirohem dhe e lejoj mendjen krijuese universale të punojë te unë. Asnjë gabim i së shkuarës nuk më pengon dhe nuk më bllokon. Zvarritja dhe pengesat nuk ekzistojnë në jetën time. Nuk ka pengesa në mendjen krijuese universale dhe unë pres rezultate që tani. Dëshiroj të largoj çdo gjë që pengon dëshirën time. Unë jam i nxitur dhe i detyruar, të veproj në çdo mundësi në rritje për ta çuar përpara këtë dëshirë”.

Dhe kështu është. Kështu që le t’i vendosim të gjitha së bashku dhe të shohim si tingëllojnë: Unë e pranoj që ekziston vetëm një mendje krijuese universale. Unë kuptova se nuk mund të ketë ndarje në mendjen universale, prandaj mendja ime është pjesë e saj dhe kur flas ajo vepron tek fjala ime pa hezituar. Unë jam i bindur që fjala ime ka fuqi. Unë vendosmërisht e besoj këtë. Asnjë gabim i së shkuarës nuk më pengon dhe nuk më bllokon. Zvarritja dhe pengesat nuk ekzistojnë në jetën time. Nuk ka pengesa në mendjen krijuese universale dhe pres rezultate që tani. Dëshiroj të largoj çdo gjë që pengon dëshirën time. Unë jam i nxitur dhe i detyruar, të veproj në çdo mundesi në rritje për ta çuar përpara këtë dëshirë!

Ky ushtrim i vetëdijes është ndërtuar me kujdes për të prodhuar rezultatet më të mira të mundshme sepse bazohet në parimin krijues të mendjes. Merr kohë që ta përdorësh atë dhe do të vesh re një rritje domethënëse në aftësitë e tua për të prodhuar rezultate! Ti do të fillosh të pranosh gjithnjë e më tepër që fjala jote ka fuqi. Ndryshimi tani është se mund të drejtosh ose të fokusosh mendjen për të prodhuar rezultatet që dëshiron. Përsëri, mos u mashtro nga thjeshtësia e saj; ky do të jetë një gabim! Ti tani ke një mjet shumë të fuqishëm, i cili të mundëson të krijosh çfarë dëshiron me lehtë dhe më shpejt, sepse do të jesh në mënyrë të vetëdijshme bashkëpunues me parimin krijues të mendjes.

 

 

 

  1. Gjej çfarë të sjell gëzim!

Nëse nuk je i sigurtë çfarë mund të jetë gëzimi yt i vërtetë, bëja vetes këtë pyetje dhe shënoje përgjigjen tënde. Çfarë mësimesh të pëlqën të lexosh? Çfarë program televiziv ose të radios pëlqen me shumë? Cilët tipe filmash janë të preferuar për ty? Cilët janë hobitë e tua? Çfarë lloj aktiviteti vullnetar preferon? Çfarë temash të pëlqen të diskutosh me shokët e tu? Cilat kanë qenë punët e tua të preferuara? Cilat ishin lëndët e tua të preferuara në shkollë? Nëse do të drejtoje botën, çfarë ndryshimesh do të bëje? Cili është tipi i personave që preferon? Si do ta përshkruaje besimin tënd politik? Çfarë detyrash të kanë sjellë më shumë sukses? Kë admiron më shumë në jetë dhe pse?

Ekzamino përgjigjet e tua! A shikon ndonjë sjellje të caktuar ose besim në më shumë se një aspekt të jetës tënde? Çfarë informacioni shikon të përsëritur që duket se nxjerr në pah një model sjelljeje? Cilat janë interesat e tua afatgjata? Duke përdorur këtë informacion, pikturo një portret të vetes duke plotësuar formulimet e mëposhtme:

  • Unë jam kryesisht e interesuar në….
  • Unë besoj më shumë në…
  • Unë mund ta bëj mirë…
  • Për një jetë të mirë, unë ndjej se kam nevojë…

Tani pyete veten nëse puna jote e kohëve të fundit ose karriera të ndihmon ty të arrish këto formulime. Nëse po, ti me siguri je në rrugën e duhur. Shanset janë që zëri ngacmues, bezdisës të thotë se ti nuk po e kënaq dëshirën tënde thelbësore. Nëse kjo është çështja, atëherë është koha që të gjesh një moment më të mirë. Siç mund të shohësh, të gjesh çfarë të sjell gëzim dhe kënaqësi nuk është kaq e vështirë. Në thelb e gjitha kjo ka të bëjë me të menduarit rreth gjërave për të cilat ëndërron, gjërat për të cilat mendon dhe që ndjen se mund të të sjellin ty kënaqësi. Pasi të kesh listën tënde, hapi tjetër është të heqësh nga lista gjëra të cila janë një shmangie nga ajo që ju po bëni. Ka plot gjëra që bëjmë për t’u larguar nga disa situata të palumtura në jetën tonë, këto nuk janë gjërat të cilat me të vërtetë do të na sjellin gëzimin dhe kënaqësinë që kërkojmë. Disaherë bëjmë gjëra të cilat kanë shkaqe të mëtejshme të lidhura me to dhe mendojmë se i bëjmë sepse na sjellin gëzim, por nëse është më të vërtetë shkaku i mëtejshëm ai pas të cilin ne shkojmë atëherë kjo nuk sjell gëzim. Kujto që nëse nuk po punon në diçka që nuk të sjell gëzim, do të shpenzosh dy herë më shumë para duke u përpjekur të blesh lumturinë dhe duke bërë kështu do të duhet të punosh, madje edhe më shumë tek ajo që nuk të pëlqen.

 

 

  1. Ndryshimi i detyruar është joproduktiv

Sapo ne e ndryshojmë imagjinimin, kjo bëhet punë e nën-ndërgjegjies krijuese për ta përshtatur me realitetin tonë. Detyra e nën-ndërgjegjies është të na bëjë të veprojmë ashtu siç e shohim veten tonë si person, në mënyrë që të ruajë një mendje të shëndoshë. Ne nuk mund që në mënyrë të qëndueshme të veprojmë ndryshe. Sfida është të ndyshojmë mënyrën se si ne e shohim veten. Gabimet tona të së shkuarës ishin se përpiqeshim shumë që të ishim ndryshe nga imagjinimi ynë. Gabimi është se përpjekjet e shumta do të shkaktojnë ankth dhe do të shmangin ndryshimet. Vetimagjinimi ynë kontrollon performancën dhe ne automatikisht dhe lehtësisht veprojmë në mënyrën se si e shohim veten tonë. Nëse ne përpiqemi të sforcojmë veten që të mos pimë duhan, të humbasim peshë ose të bëjmë ndonjë ndryshim tjetër në jetët tona, pa ndryshuar fillimisht  imagjinatën tonë, ne duhet ta shtyjmë veten të bëjë ndryshimin. Për aq kohë sa në mënyrë të vetëdijshme fokusohemi tek ndyshimi që dëshirojmë, ne do të kemi progres. Por në momentin që harrojmë të bëjmë përpjekje të vetëdijshme, do të kthehemi mbrapsh tek zakonet tona të vjetëra sepse gjithmonë veprojmë si e shohim se jemi veten. Kur sforcojmë veten për të ndryshuar, ne i shkaktojmë shumë stres dhe tension në sistemin tonë nervor sepse po e detyrojmë veten të jetë ndryshe nga imagjinimi ynë i vetëdijshëm. Në momentin që e lëshojmë veten,  kthehemi tek imagjinata jonë dominante ose tek mekanizmi i kontrollit. Përdorimi i pohimeve dhe përfytyrimit riprogramon imagjinatën tonë. Është gjithashtu e rëndësishme që ndërkohë që po përfytyron veten si një person të ri, ti thjesht sillu si sillesh gjithmonë. Mos e detyro veten të jetë si personi i ri. Mos u përpiq shumë të jesh ashtu siç pohon apo imagjinon. Thjesht relaksohu dhe ji vetja. Kujto, ne po ndryshojmë sistemin automatik drejtues të nën-ndërgjegjies. Ne nuk jemi të shqetësuar rreth performancës apo sjelljes së kohëve të fundit. Nëse ne ndryshojmë imagjinatën, ndryshimi në sjelljen dhe performancën tonë ndodh  automatikisht. Thjesht vepro çdo ditë si personi i vjetër që ishe. Nëse përdor pohime dhe iamgjinatën, personi i ri që do të bëhesh po ndryshon pak nga pak. Shumë shpejt ti automatikisht do të bëhesh personi që dëshiroje të ishe. Është e vlefshme të përmendësh përsëri: Mos u përpiq të ndryshosh performancën ose sjelljen tënde! Fillimisht ndysho imagjinatën tënde. Gabimi më i madh që shumica e njerëzve bëjnë është që ato përpiqen të tejkalojmë përfytyrimin e tyre. Disa njerëz kanë vështirësi në arritjen e një imagjinimi të qartë në mendjen e tyre. Ka njerëz të cilët dëgjojnë ose ndjejnë më shumë se ato në të vërtetë përfytyrojnë, kështu që ato nuk arrijnë një përfytyrim të mirë, të qartë.  Këta njerëz janë “jovizionarë”. Nëse je një njëri pa vizione, do të kesh sens  subjektiv apo ndjesi të rritur. Nëse kjo është e vërtetë, thjesht përqëndrohu tek ndjenjat në vend të përfytyrimit. Ndonjëherë nuk kemi një imazh të qartë sepse nuk jemi të relaksuar mjaftueshëm.  Shihe vetën thjesht sikur je i sigurtë dhe i relaksuar, ndërkohë që je me shokët e tu. Ndje ndjesinë e arritjeve. Përsërite atë lloj skene përsëri dhe përsëri dhe nën-ndërgjegjia jote do të ndjejë se ti e ke bërë atë si shumë herë të tjera. Kur je në atë situatë, ti do të veprosh ashtu siç je. Si je ti? Ashtu siç e ke përfytyruar veten.

 

  1. Konfuzioni, hendeku midis ç’dijmë dhe ç’bëjmë

Është e padëmshme të thuash që shumë njerëz kërkojnë për më shumë kohë dhe më shumë liri. Njerëzit vendosin qëllime për t’i bërë ato realitet, por mjerisht shumë njerëz ende po luftojnë për t’i arritur ato. Kjo shkakton konfuzion të madh sepse ne nuk e dinë çfarë po e kontrollon sjelljen tonë dhe po shkakton ato rezultate që nuk i dëshirojnë, duke krijuar kështu një hendek ndërmjet asaj çfarë ne dimë dhe çfarë bëjmë. Shumica e njerëzve shkojnë në shkollë, e cila jep vlera dhe njohuri. Këto njohuri shkojnë në ndërgjegjien tonë por kjo nuk do të thotë se ne do të veprojmë mbi to. Në parim ne kemi njohuri superiore dhe marrim rezultate inferiore. “Edukim nuk do të thotë të mësosh njerëzit atë që ato nuk e dinë; do të thotë t’u mësosh atyre të sillen ashtu si ato nuk sillen”. Shkolla kurrë nuk na mësoi si t’i ndryshojmë paradigmat tona të vjetra. Çfarë janë paradigmat? Ato janë modelet e sjelljes sonë të zakonshme të ruajtura në nën-ndërgjegjie, në mendjen tonë të programuar, pëlqimet dhe mospëlqimet tona, imazhi që ne ruajmë për veten tonë, opinioni ynë për mundësitë. Ne jemi programuar të mos mendojmë përtej pesë ndjesive tona. Mendo për kohët në jetën tënde kur bëje gjëra që nuk dëshiroje t’i bëje dhe kjo prodhoi rezultate që nuk dëshiroje t’i kishe. Ti i bërë ato edhe pse e dije se ajo që po bëje do të të sillte rezultate që nuk i dëshiroje. Ose i kreve ato edhe pse mund të kesh ditur çfarë duhet të bëje për të arritur rezultatet që dëshiroje. Shumë njerëz  e përjetojnë këtë ‘dietë; ata e dinë që nuk duhet ta hanë atë copë keku sepse janë në dietë dhe konsumojnë gjithsesi. Ato dinë çfarë të bëjnë me qëllim që të humabsin peshë, por duket sikur ekziston një hendek i pandërgjegjshëm ndërmjet mirinformimit dhe veprimit. Kjo lloj sjelljeje nuk është produktive dhe shkaktohet nga paradigmat. Nëse nuk ndryshoni paradigmat tuaja, nuk do të merrni rezultatet të cilat po kërkoni. Paradigmat janë ndërmjet mirinformimit dhe veprimit. Perceptimi ynë, krijimtaria, efektshmëria, produktiviteti, mënyra se si ne përdorim kohën dhe llogjika jonë janë të kontrolluara nga paradigmat tona. Ato çfarë i ndryshon paradigmat tona është e pallogjikshme. Ajo çfarë përsërisim pa pushim ngulitet në nën-ndërgjegjien tonë. Kjo përsëritje mund të konsiderohet jo llogjike. Por janë këto ide të ngulitura në mendje, të cilat kontrollojnë sjelljen tonë. Kështu që nëse dëshirojmë një sjellje të re, duhet të ndryshojmë idetë e ngulitura ose paradigmat. Mbështeti rezultatet që dëshiron duke i shkruar ato. E shkruara  shkakton të menduarin, i menduari krijon imagjinatën, imagjinata shkakton emocione, emocionet shkaktojnë veprimin dhe veprimi krijon një kundërveprim. Kjo çon në rezultate të reja dhe të përmirësuara. Është veprimi dhe kundërveprimi ai që ndryshon kushtet, rrethanat ose mjedisin në jetën tonë dhe ne i quajmë këto rezultatet tona. Kështu nëse je me të vërtet serioz rreth ndryshimit të rezultateve të tua me çdo gjë që dëshiron, kjo fuqi ekziston në fjalën e shkruar.

 

 

  1. Si të bëhesh një marrës i mirë!

 

 

Një mënyrë e rëndësishme për të rritur begatinë në jetën tonë është të jesh një marrës i mirë. E dhëna duhet të jetë në balancë me marrjen. Shumë njerëz e neglizhojnë këtë fushë të jetës së tyre. Por të jesh një marrës i mirë nuk është aq e lehtë sa duket. Kur ne bëhemi marrësi, kjo na bën më të dobët dhe kemi më pak kontroll. Kur ti jep, ti ke kontroll. Marrja, në anën tjetër, disaherë do t’iu bëjë të ndjeheni jashtë kontrollit. Psh nëse dikush të jep ty një kompliment, si reagon ti? Nëse ai të thotë ty “më pëlqejnë rrobat që ke veshur” si do t’i përgjigjesh? Ndoshta thua “Oh, kjo gjëja e vjetër; unë e kam veshur këtë për vite me rradhë”. Është e rëndësishme që të shikojmë mënyrën se si përgjigjemi kundrejt komplimenteve. Arsyeja pse është e rëndësishme t’i pranosh komplimentat është sepse ato lejojnë personin tjetër të na japë diçka ne. Nëse e shikon të gjithë pikturën ne jemi edhe dhënësi edhe marrësi. Të mësoni të pranoni lirisht çfarë ju jepet do t’iu ndihmojë të bëheni një kanal i hapur për  bollëk. Kurrë mos e refuzoni diçka të mirë që ju ofrohet; nëse dikush ju ofron një dhuratë, merre dhuratën dhe thjesht thuaj “Faleminderit”. Nëse jeni në një restorant dhe dikush dëshiron të paguajë faturën, mos diskuto. Thjesht thuaj “Faleminderit”. Hiqni dorë nga gjërat që thuhen për pranimin e dhuratave nga të tjerët. Harroni ndjesinë e të qenit i dobët ose borxhli ndaj tyre. Nëse dikush të jep ty diçka që nuk të nevojitet, jepja atë dikujt tjetër i cili mund ta përdorë atë ose të kënaqet me të. Për aq kohë sa bën kështu, secili fiton. Kur ti refuzon një dhuratë nga dikush, nuk po bllokon vetëm begatinë dhe bollëkun në jetën tënde, por gjithashtu frenon bollëkun në jetën e dhënësit. Nëse dëshiron të japësh një dhuratë, a do të dëshiroje që ky përson ta pranonte dhuratën? Kujto, nuk mund të ekzistojë një dhënës pa një ekzistuar një marrës dhe nuk mund të ketë një marrës pa një dhënës. Kurdo që ju pranoni një dhuratë, duhet të dini se po ndihmoni veten dhe dhënësin të plotësojë ciklin e të dhënit dhe të marrit.

 

 

  1. Ji ylli i filmit tënd!

Shumë njerëz shikojnë jashtë vetes dhe dëshirojnë të ishin si yjet e filmave, si njerëzit që admirojnë të cilët dalin në lajme, si ata që respektojnë ose që kanë shumë pasuri. Ata nuk mund të humbasin në jetën e dikujt tjetër. Ata kanë qenë një shtesë në filmin e dikujt tjetër ose edhe në filmin e tyre personal. Ne nuk këmi nevojë të kemi zili jetën e dikujt tjetër për aq kohë sa e kemi aftësinë të skicojmë jetën personale dhe të jemi ylli i filmit tonë. Pyete veten, çfarë dëshiron realisht? Çfarë dëshiron të tërheqësh në jetën tënde? Ti mund të zgjedhësh mënyrën si dëshiron të jetosh. Ti mund të zgjedhësh njerëzit me të cilët dëshiron të shoqërohesh, rrobat që dëshiron të veshësh, stilin e jetës, shtëpinë në të cilën dëshiron të jetosh dhe të ardhurat që dëshiron. Shumë njerëz po informohen për perfeksionin e tyre shpirtëror. Ne jemi qenie shpirtërore me aftësi intelektuale dhe jetojmë në një trup fizik. Për shkak të aftësive tona intelektuale, kemi aftësinë të ndryshojmë lëkundjen e dëshirave tona. Ne mund ta bëjmë këtë duke ndryshuar emocionet tona, kjo është lëkundja. Ndjesia është një informim i vetëdijshëm i  lëkundjes. Ndërkohë që ndryshojmë lekundjet, ndryshojmë atë çfarë ne tërheqim në jetën tonë. Sjellja është një përbërës i mendimeve, ndjenjave dhe veprimeve tona. Duke zgjedhur të bëjmë një lëvizje pozitive  me një sjellje të mirë kjo do të aktivizojë ligjin e tërheqjes. Çdo frekuencë lëkundjeje bashkohet me frekuencën tjetër të lëkundjes në gjithë spektrin. Ne jemi të lidhur me gjithçka. Energjia universale është gjithmonë këtu; ne thjeshtë duhet të jemi në harmoni me të për ta tërhequr atë në jetën tonë.  Ligji i tërheqjes lidh frekuencat e lëkundjeve. Ligji është ashtu siç ndodh edhe çdo gjë tjetër. Shpirti  funksionon  sipas parimeve. Kur je në këtë lekundje pozitive, përdor tri etapat e krijimit: ndërto fantazinë duke përdoruar imagjinatën tënde, pyet: a jam unë i aftë, a dëshiroj unë?  Rrënjose idenë në nën-ndërgjegjien tënde, përfshiu emocionalisht dhe pastaj çdo gjë kthehet në fakt, në një formë fizike ose një rezultat që vjen nga veprimet e tua. Ne të gjithë e kemi potencialin për të krijuar çdo gjë që dëshirojmë. Krijo lidhje me aftësitë e tua krijuese dhe ndërto ‘filmin’ e ëndrrave të tua. Lejoje perfeksionin tënd shpirtëror të shprehet dhe bëhu ylli i filmit tënd. Guxo të ëndërrosh!

 

  1. Vetëdija krijon rezultate

Secili prej nesh ka mendje dhe do të duhej të dijë se si ta shfrytëzojë atë. Janë dy nivele të mendjes së njeriut: i vetëdijes ose racional, si dhe i ndërdijes ose irracional. Njeriu mendon me pjesën e vetëdijshme të mendjes së vet. Çdo gjë që mendon shkon në ndërdije, pastaj, si forcë krijuese, nga thellësitë e veta, udhëheq veprimet e njeriut. Pra, ndërdija është selia e të gjitha ndjenjave, por edhe pjesë krijuese e personit. Po qe se mendoni për diçka të mirë, e mira do t’ju ndodhë; po qe se keni mendime të këqija do t’iu ndjekin ngjarjet e këqija. Mendja e njeriut pikërisht në këtë mënyrë punon. Vetëdija është pjesë e mendjes që mendon. Asaj i takon aktiviteti i të përcaktuarit, i të zgjedhurit, psh, i zgjedhni librat që do t’i lexoni, vendin ku do të banoni, personin me të cilin do të jetoni. Me një fjalë, vetëdija i bie të jenë vendimet. Vetëdija ndonjëherë quhet mendje objektive, sepse merret me pamjen e jashtme. Mendja objektive ka për detyrë njohjen e botës objektive. Për këtë qëllim asaj i shërbejnë pesë ndjenja fizike. Ajo është udhërrëfyese dhe drejtuese e të gjitha kontakteve të njeriut me rrethin. Të gjitha njohuritë që i posedoni i keni fituar me ndihmën e pesë ndjenjave. Mendja objektive mëson me anë të vështrimit, të përvojës dhe të arsimimit. Siç është thënë më parë, funksioni më i rëndësishëm i mendjes objektive është të përfunduarit. Paramendoni se jeni turist në Los Anxheles. Në bazë të vështrimit të parqeve, të kopshteve, të ndërtesave madhështore dhe të shtëpive e banesave luksoze do të vini në përfundim se keni të bëni me një qytet shumë të bukur. Kjo është mënyra se si vepron mendja juaj objektive.
Qëllimi i ushtrimit të vetëdijes është të zëvendësojë një sistem besimi të gabuar me të vërtetën. Nën-ndërgjegjia jote mund të imagjinojë çfarë i është dhënë asaj në disa forma. Mendimi nuk influencon vetëm format, por ai gjithashtu bëhet formë ose efekt. Kombinimi i ndërgjegjies dhe nën-ndërgjegjies është quajtur vetëdije. Vetëdija është gjithmonë shkaku i çdo gjëje në jetën tuaj. Efektet ose rezultatet që prodhoni në jetën tuaj  gjithmonë do të jenë të barabarta me shkakun. Kështu para se të ndryshohet ndonjë efekt, duhet të bëhet një ndryshim në atë çfarë e shkaktoi këtë efekt. Përsëri, shkaku është gjithmonë vetëdija. Në fund të fundit, nuk ka asgjë në jetë përveçse shkak dhe efekt. Çdo gjë që ne përjetojmë në jetë është rezultat i një shkaku që ne kemi vënë në lëvizje. Ka gjithmonë veprim dhe kundërveprim, mbjellje dhe korrje. Ligji i Mendjes punon me saktësi matematikore. Është e domosdoshme që të kuptojmë rëndësinë e vetëdijes. Teknikat mund të mësohen gjithmonë, por vetëdija  mund të zhvillohet nëpërmjet të menduarit të drejtë. Vetëdija është shpalosje e personit që ti je realisht dhe moralit brenda teje. Por konsiderata më e rëndësishme, e cila është vetëdija, është harruar. Dikush mund të ndërtojë një model vetëdije përpara se të bëhet me të vërtetë  krijues. Në këtë rast, një person që shet mund të ndërtojë një model vetëdije rreth asaj që dëshiron të japë përmes proçesit të shitjes. Vetëdija është gjithmonë shkaku i çdo gjëje. Jeta juaj sforcon arritjet përtej kohës dhe hapësirës në sektorin e ekzistencës. Vetëdija që ju projektoni në formën e mendimeve, perceptimit, vizionit dhe pritshmërive ka një impakt shumë real tek bota. Në fakt, shumë nga gjërat që ju shihni dhe përjetoni janë rezultat i krijimit të  vetëdijes tuaj. Ky është Ligji i Manifestimit, një ligj që funksionon në të njëjtën mënyrë si për Universin ashtu edhe për ekzistencën tuaj. Ajo shfaq një të vërtetë thelbësore në Kozmos: Vetëdija krijon realitetin. Kjo është botërisht e vërtetë dhe vetëdija juaj individuale nuk mund të çlirohet nga ndërlikimet e saj. Vetëdija krijon drejtimin e realitetit të të gjithë llojeve të Manifestimit. Vetëdija është gjithmonë elementi fillestar. Mund të jetë shumë çliruese që më në fund të kuptoni që vetëdija juaj është prodhuesi primar i situatave dhe njerëzve që formojnë tapicerinë e jetës suaj. Dhe nëse nuk të pëlqejnë gjërat që ke përjetuar, ka gjithmonë diçka që mund të bësh: ndrysho projektimin e vetëdijes tënde dhe kështu përcakton ekzaktësisht çfarë dëshiron të krijosh!

 

  1. Të marrësh më shumë nga ajo që është e rëndësishme për ty!

 

Si ka të bëjë marrja e asaj çfarë dëshiron në jetë me vlerat? Le të shikojmë se si lidhen këto të dyja. Ti nuk mund të marrësh çfarë dëshiron në jetë ose në biznes derisa të dish çfarë është ajo që dëshiron. Do të jetë pak e vështirë të kuptosh çfarë dëshiron, nëse nuk je i qartë për vlerat e tua. Shiko, nëse do të të pyesja çfarë dëshiron me të vërtetë, ajo çfarë realisht po të pyes është, sa vlen ti? Të zbulosh vlerat e tua do të përmirësojë rezultatet që arrin në këto fusha që janë me të vërtetë më të rëndësishmet për ty. Ky ushtrim ndihmon shumë. Ti kështu zbulon sa vlen ne kategori të tilla si: jetë, marrëdhënie, familje, shtëpi, punë ose karrierë, kohën e lirë, argëtim, shëndet fizik, menaxhim financiar, shoqëri, mjeshtëri shpirtërore, mendore dhe personale ose në çfarëdo gjëje të rëndësishme për ty. Kur vendos vlera në këto fusha, do të bëhet e qartë për ty se çfarë kërkon në secilën nga këto kategori.

Çfarë janë vlerat?

Vlerat janë udhëzuese të padukshme për jetesën e përditëshme të cilat influencojnë mendimet, ndjenjat, fjalët dhe veprat e tua. Ato i japin formë personalitetit tënd. Vlerat e tua reflektohen tek qëllimet e tua, shpresat, ëndrrat, qëndrimet, opinionet, bindjet dhe po ashtu në sjelljen tënde ashtu si dhe në problemet dhe shqetësimet. Vlerat prezantojnë atë çfarë ti realisht je. Ato janë veprimtari dhe sjelljet  tek të cilat varesh. Ato nuk janë morale apo parime. Qartësimi i vlerave të ndihmon ty të krijosh një hartë për jetën. Çdo vendim madhor që merr, influencohet nga vlerat e tua kur i di cilat janë ato. Vlerat janë zgjedhje që bën nga alternativat e vlefshme që ke. Vlerat janë prioritete që të tregojnë si të shpenzosh kohën tënde. Koha është një  burim i kufizuar, kështu që të njohësh sa vlen mund të të udhëzojë të jetosh jetën që dëshiron. Për shkak se nuk mund të bësh çdo gjë menjëherë, duhet  t’i japësh prioritet asaj që është më e çmuar për ty. Përfitimi kryesor i njohjes së vlerave të tua është që ti do të arrish një qartësi të plotë dhe fokus. Shumica prej nesh shpërqendrohen lehtë, kështu që njohja e vlerave tona na mban në rrugën e drejtë. Nëse e di se çfarë është realisht më e  rëndësishme për ty në jetë, atëherë do të jetë më e lehtë t’i thuash ‘jo’ atyre gjërave që të largojnë nga vlerat e tua. Njerëzit që jetojnë në përputhje më vlerat e tyre, jetojnë një jetë të përmbushur. Kjo rezulton në përjetimin e më shumë kënaqësive, shpenzimin e kohës me njerëzit që duan dhe shfaqen më shumë te talentet e  tyre.

Të shfaqësh vlerat e tua!

Sa vlen ti në jetë? A ke shpënzuar kohë për të menduar për të? Nëse jo, të sugjerojmë të marrësh kohë për ta bërë këtë. Ulu dhe bëj një listë të të gjithë vlerave të tua duke përdoruar kategoritë e sugjeruara më sipër. Pyetja që duhet t’i bësh vetes është: Çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për mua në jetë? Krijo hierarkinë tënde të vlerave. Përpiqu  të reduktosh përgjigjen me vetëm një ose dy fjalë. Mos u shqëtëso për renditjen e listës ose sa e gjatë është ajo. Thjesht shkruaj çdo gjë. Nuk ka rregulla të forta për faktin se sa e gjatë duhet të jetë lista jote, por të paktën dhjetë vlera do ishin një fillim i mirë. Kështu, duke  përdorur kategorinë  ‘vlerat e jetës’ , mund të krijosh një listë që ngjan kështu:

  • Shëndeti
  • Dashuria
  • Natyra
  • Natyra shpirtërore
  • Të mësuarit
  • Të bësh diferencën
  • Ndërgjegjia
  • Humori
  • Përsosmëria
  • Përshtatshmëria
  • Suksesi
  • Pasuria

Hapi tjetër është t’i japësh prioritet listës tënde. Ky hap është ai që kërkon më shumë kohë dhe të menduar intensiv. Kujto, kur bën zgjedhjen tënde, ti nuk po humbet asgjë. Thjesht përcakton cila vlerë është thëllësisht e rëndësishme për ty. Në jetën reale mund t’i kesh të dyja. Ti thjesht po krijon një hierarki të vlerave këtu. Pastaj shko poshtë tek dy vlerat pasardhëse në listë dhe bëj të njëjtën pyetje. Fillo me të gjithë vlerat e tjera poshtë të bësh të njëjtën pyetje. Sapo t’i kesh të gjitha përgjigjet dhe t’i krahasosh ato, filloje proçesin derisa ta kesh klasifikuar të gjithë listën sipas një rregulli prioritar. Duke i dhënë prioritet vlerave të tua, do të jesh në gjendje të mbështetesh tek ato kur të duhet të marrësh vendime të rëndësishme në të ardhmen. Duke zbuluar vlerat e tua, ti do të ndryshosh botën tënde!

 

 

  1. Dhjetë komponentë të suksesit

Kjo përfshin informimin se suksesi është realizimi progresiv i qëllimeve të vlefshme, të paracaktuara, emocionalisht të inspiruara dhe qartësisht të përcaktuara ose ëndrrave tona. Ka shumë komponentë tek ky proces suksesi. Ajo çka vijon më poshtë është shikimi i pikave thelbësore. Secila pikë mund të ketë një libër të shkruar rreth saj.

  • Gjej pasionet e tua, ndiq zemrën; mbaje fokusin tek ‘pse’-të e tua dhe kështu do të jesh i motivuar të arrish në cakun përfundimtar. Një dëshirë e madhe është motivuesi më i madh. Kërko për zgjidhjen tënde unike për sfidat që sheh rreth teje; duaje atë që bën!
  • Angazhohu për qëllimet ose ëndrrat e tua dhe dedikoja veten plotësisht arritjes së tyre; shkruaj dhe qartëso synimet dhe vizionin tënd. Të gjithë llojet e gjërave ndodhin për të ndihmuar të ndodhë diçka që nuk do të kishtë ndodhur kurrë. Ki besim, edhe përballë realitetit të kohëve të fundit. Në mënyrë të qëndrueshme jepi vëmendje gjërave që ke zgjedhur të krijosh!
  • Krijo një plan për arritjen e qëllimeve të tua dhe një udhëzues për mënyrën se si do të arrihen; ndiq rregullin SMART (specifik, i matshëm, i arritshëm, realist dhe i planifikuar); qendro i balancuar duke vendosur qëllime në të gjitha fushat e jetës, jo thjesht në karrierë!
  • Vepro çdo ditë, kultivo vendosmëri për të vazhduar, këmbëngul, kërko për çfarë ke nevojë; formo një ekip, dil nga zona jote e komfortit, bëj rrugë shtesë, fokusohu në udhëtim, jo tek destinacioni!
  • Mbaj një qëndrim pozitiv çdo ditë duke e ekspozuar veten tek idetë, mendimet dhe njerëzit pozitiv; ki një qëndrim mirënjohës; puno mbi vetbisedimin pozitiv!
  • Shihi pengesat dhe sfidat si mundësi dhe shfrytëzoje çdo mundësi; jepi vëmendje zgjidhjeve dhe mundësive që krijojnë pengesat; mëso nga gabimet e tua dhe bëj vetkritikë për t’u përmirësuar; reago dhe korrigjo; merr në konsideratë faktin që ndryshimi është konstant; ji fleksibël, optimist dhe puno me zell; ndrysho programet e së shkuarës; kujto se qëllimi themelor është të sjellë energjinë aty ku ti je drejtuar! Njerëzit më të suksesshëm kanë përjetuar gjithashtu dështimet më të mëdha në ‘udhtimin’ drejt ëndrrave të tyre!
  • Shkruaj dhe përqëndrohu tek fuqia dhe vlerat e tua në vend të dobësive të tua; përdor aftësitë e tua unike; përfytyro dhe poho suksesin tënd çdo ditë; kujto se ajo çfarë fokuson, zgjerohet!
  • Ndihmoji të tjerët me zemër dhe kontribuo; përdor talentin dhe burimet e tua!
  • Krijo një ekip të organizuar që të krijosh hapësira për suksesin tënd; përdor ligjet universale dhe energjitë e larta!
  • Prano dhe kremto suksesin tënd; shpërble dhe falendero të tjerët!

Shpresojmë që ky proçes për sukses do t’iu ndihmojë të arrini ëndrrat dhe qëllimet personale. Sapo t’i zotëroni të gjithë këto komponentë, ju do të zhvilloni zakonin e suksesit dhe çdogjë tjetër është e  mundur!

 

  1. Programet e mendimit në rezultate – Mendimi induktiv

click image to enlarge

Ju mund të jeni duke pyetur veten: çfarë e influencon mendjen time? Si zgjedhim një mendim pozitiv ose një mendim negativ? Mirë, ne zotërojmë pesë ndjesi fizike: shikimin, dëgjimin, nuhatjen, shijimin dhe prekjen. Ne jemi të kushtëzuar të mësojmë nga këto sense që në  moshë të vogël. Këto ndjesi janë përcjellës të fortë si një antenë e vogël në mendjen tonë. Pesë ndjesitë tona na janë mësuar për të mbledhur informacionin nga mjedisi ynë; ato janë gjithmonë të bombarduara nga ky mjedis: televizori, radioja, gazetat, afishime dhe biseda rreth nesh. Ne kemi qenë kaq të kushtëzuar për t’iu përgjigjuar mjedisit tonë përmes këtyre ndjesive, kështu shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se zotërojnë faktorë intelektualë që lejojnë mendimin induktiv. Ka një mënyrë më të mirë për të influencuar mendimet e tua në mënyrë të pavaruar nga mjedisi dhe kjo ndodh përmes anës së lartë të mendjes dhe të intelektit tënd. Shumë njerëz nuk kanë qenë kurrë të kushtëzuar të punojnë me intelektin e tyre. Ende më pak është përdorimi i duhur i këtyre aftësive që do të na lejojë të kontrollojmë mënyrën si mendojmë. Ato janë si ‘muskujt mendorë’ dhe kur mësojmë t’i përdorim këto aftësi intelektuale, krijojmë rezultatet dhe jetojmë jetën që dëshirojmë.  Këto faktorë intelektualë janë:

  • Arsyeja: Arsyeja është faktori që na jep mundësinë për të menduar për veten dhe për të kontrolluar atë çfarë futet në nën-ndërgjegjien tonë.
  • Intuita: Intuita na lejon ne të kapemi tek lëkundjet përreth nesh.
  • Perceptimi: Perceptimi ka të bëjë me mënyrën se si e shikojmë botën tonë. Perceptimi është pikëpamja jonë. A e dini se çdo njeri shikon ndryshe? Ne shohim përmes filtrave të besimeve tona. Kur ne ndryshojmë mënyrën se si i shikojmë gjërat, ato tek të cilat shikojmë ndryshojnë.
  • Vullneti: Vullneti përqendron fuqinë tonë dhe na e jep në fokus.
  • Kujtesa: Kujtesa kërkon kohë për t’u zhvilluar, por ka edhe mjete që mund të na ndihmojnë ta përmirësojmë atë.
  • Imagjinimi: Imagjinimi është mjeti më i mrekullueshëm që ndihmon të ndërtojmë përfytyrojmë për atë që dëshirojmë dhe na lejon liri përtej faktorëve ndijorë.

Ky perceptim ndryshon jetën tonë, ndërkohë që kemi qenë të dhënë të shikojmë vetëm tek rezultatet fizike në pjesën më të madhe të jetës sonë. Përdorimi i faktorëve intelektualë stimulon aftësitë tona krijuese për të shkuar pas qëllimeve të mëdha dhe t’i arrijmë ato. Kështu në vend që të punoni për të mbledhur informacion nga ana e dobët e natyrës tuaj (ndjesitë tona), shikoni si të zhvilloni dhe të përdornin anën e fortë të personalitetit dhe intelektit. Ne jemi dizenjuar për të krijuar dhe jetuar jetën që dëshirojmë!

 

53. Njëzet e katër fuqi të karakterit personal

 

Konstatimi i fuqive është disa herë i vështirë për popullin për aq kohë sa ato ndjejnë se janë egoistë nëse flasin për fuqitë e tyre. Në të kundërt, njohja e fuqive tuaja ju jep një kuptim më të mirë të vetes dhe në termat e të qënit një sipërmarrës, ju jep një shans më të mirë për sukses. Fillimisht do të jeni të aftë të zgjidhni llojin e biznesit që përshtatet më mirë me fuqitë tuaja dhe së dyti ju do të dini ku të merrni ndihmë për fushat në të cilat nuk jeni i fuqishëm. Kështu kjo njohuri është shumë e rëndësishme për sukses në sipërmarrje. Më poshtë vijon lista e 24 fuqive të karakterit personal, të grupuara në 6 kategori:

Fuqitë e Mençurisë dhe  Diturisë; fuqitë njohëse që detyrojnë përvetësimin dhe përdorimin e njohurive

– Krijimtaria (origjinaliteti, zgjuarsia): Të mendosh për mënyra produktive për të konceptuar dhe bërë gjëra!

– Kurioziteti (interesimi, kërkimi për gjëra të reja, të qënit i hapur ndaj eksperiencave): Të kesh interes për eksperiencat e kaluara në interes personal, duke eksploruar dhe zbuluar!

– Mendjegjerësia (gjykimi, të menduarit kritik): Të mendosh gjërat dhe t’i ekzaminosh ato nga të gjitha anët duke peshuar të gjitha evidencat  me drejtësi!

– Dëshira për të mësuar: Zotërimi i aftësive të reja, temave dhe  njohurive!

– Perspektiva  (mençuria): Të jesh në gjendje t’iu japësh këshilla të zgjuara të tjerëve; të kesh përvoja që kanë kuptim për mënyrën se si ti e sheh botën për ty dhe për njerëzit e tjerë!

Fuqitë e  Kurajos; fuqitë emocionale që ushtron vullnetin për të përmbushur qëllimet përballë kundërshtimeve të jashtme dhe të brendshme

– Trimëria (vlera): Mos u druaj nga kërcënimet, sfidat, vështirësitë ose dhimbja; duke vepruar me bindje!

– Këmbëngulja (ngulmimi, zellshmëria): Përfundimi i asaj që nis duke këmbëngulur gjatë veprimit pavarësisht pengesave!

– Ndershmëria (vërtetësia, ndershmëria): Prezantimi i vetes në mënyrë të sinqertë duke marrë përgjegjësi  për ndjenjat dhe veprimet e tua!

– Gjallëria (vrulli, entuziazmi, forca, energjia): Përqasja e jetës me gjallëri dhe energji; të ndjerit i gjallë dhe aktiv!

Fuqitë e Humanizmit; fuqitë ndërpersonale që përfshijnë drejtimin dhe  ndihmën e të tjerëve

– Dashuria: Vlerësimi i marrëdhënieve të ngushta me të tjerët, veçanërisht ato në të cilat ndarja dhe kujdesi janë reciproke!

– Mirësia (bujaria, edukimi, kujdesi, dhembshuria, dashuria altruiste, këndshmëria): T’u bësh ndere dhe vepra të mira të tjerëve!

– Inteligjenca sociale (inteligjenca emocionale, inteligjenca personale): Të jesh i informuar për motivet dhe ndjenjat  e njerëzve të tjerë dhe vetes!

Fuqia e Drejtësisë; e drejat qytetare që gjendet në jetën e shëndoshë të komunitetit 

– Qytetaria (përgjegjësia sociale, besnikëria, bashkëpunimi): Të punosh mirë si pjestar i një grupi apo skuadre; të jesh besnik ndaj grupit!

– Paanësia: Trajtimi i njerëzve në të njëjtën mënyrë në përputhje me nocionin e drejtësisë; duke mos i lejuar ndjenjat personale të ndikojnë në vendimet për të tjerët!

– Udhëheqja: Inkurajimi i një grupi ku je pjestar për të arritur kryerjen e të gjithë gjërave dhe në të njëjtën kohë të mbash marrëdhënie të mira brenda grupit!

Fuqitë e Përmbajtjes; fuqi që të mbrojnë kundër tejkalimit

– Falja dhe Mëshira: Të falësh ato që kanë bërë një gabim; të pranosh të metat e të tjerëve dhe t’u japësh njerëzve një shans të dytë! 

– Përulësia dhe Modestia: Të mos të të duket vetja më i veçantë se të tjerët!

– Maturia: Të qënit i kujdesshëm rreth zgjedhjeve; të mos marrësh rrezik të tepruar!

–  Vetkontrolli: Të jesh i disiplinuar dhe të kontrollosh emocionet!

Fuqitë e Epërsisë; fuqi që krijojnë lidhjet tek Universi dhe prodhojnë domethënie 

– Vlerësimi i Bukurisë dhe Përsosmërisë (frika, habia, përmirësimi): Vlerësimi i bukurisë, përsosmërisë dhe aftësive performuese në fusha të ndryshme të jetës!

– Mirënjohja: Të jesh i informuar dhe mirënjohës për gjërat e mira që ndodhin, të marrësh kohë për të shprehur falenderimet!

– Shpresa (optimizmi, e ardhmja, orientimi për të ardhmen): Pritja e më të mirës për të ardhmën dhe të punosh për t’i arritur ato!

– Humori (shakaja): Dëshira për të qeshur dhe ngacmuar; duke iu shkaktuar të qeshura të tjerëve; të shohësh anën e ndritur!

– Spiritualiteti (besimi, synimi): Të kesh besime koherente rreth synimeve më të larta, domethënies së jetës dhe të Universit!

 

 

54. Ku je ti në shkallën emocionale?

Situatat stresuese nuk na sjellin vetëm mendime negative, por gjithashtu emocione negative. Ky ‘zë’ i vogël me gjithë emocionet shoqëruese mund të na frenojnë. A keni qenë ndonjëherë në një situatë kur mendon pa pushim “Nuk jam mjaftueshëm i mirë; kjo është shumë dërrmuese; jam i mërzitur; kjo është e vështirë; jam kaq i zgjënjyer; jam shumë i irrituar”. Këtu janë tri teknika që mund t’i përdorni kur mendimet negative hyjnë në rrugën tuaj. Gjëja e mirë është se këto teknika nuk kërkojnë ndonjë përdorim ilaçesh, psikolog ose terapist. Provojini ato! Shikoni nëse funksionojnë për ju.

Teknika: “Si ndjehem unë”?

Teknika e parë është të pyesësh veten “Si po ndjehem në këtë moment”? Kur përballeni me një situatë të re ose me një situatë që të shkakton stres, është shumë ndihmuese të vlerësosh ndjenjat. Kjo është shkalla e ndjenjave dhe kur e zhvendos veten në një vend me më shumë burime, është më e lehtë të përmbushësh detyrën që e konsideron si stresuese. Kur përballesh me një detyrë të tmerrshme kaloje veten nga frika te shpresa në mënyrë që të lëvizësh energjinë përpara dhe të përmbushësh detyrën. Kjo teknikë vlerëson ndjenjat tuaja dhe kur kombinohet me teknikën tjetër “zgjidh ndjenjat e tua” ju mund të gjeni ndjenjën e përshtatshme për t’iu çuar mbrapsht në një gjendje  plot burime.

Teknika: “Zgjidh ndjenjat e tua”!

Disaherë ne ndjehemi të mërzitur. Identifiko çfarë po ndjen dhe pastaj hapi tjetër është që ju të shkoni në shkallën më të lartë emocionale. Shkalla emocionale është thjeshtë nja varg emocionesh që ne jemi të aftë të përjetojmë: nga më pozitivet tek me negativet.

Shkalla emocionale përfshin: gëzimin, vlerësimin, fuqizimin, lirinë, dashurinë, pasionin, entuziazmin, lakminë, lumturinë; pritshmërinë pozitive, besimin; optimizmin; shpresën, përmbajtjen, mërzinë, pesimizmin, irritimin, frustracionin, padurimin, zhgënjimin, dyshimin, shqetësimin, fajin, dekurajimin, inatin, hakmarrjen, urrejtjen, xhelozinë, pasigurinë, fajin, frikën, hidhërimin, depresionin, dëshpërimin, pafuqinë, etj. Pyete veten ku jeni në shkallën emocionale. Pastaj pyet: Ku dëshiroj të jem; si dëshiroj të ndjehem tani? Kujto kohën kur u ndjeve ashtu siç dëshiron të ndjehesh tani. Tani mund të zgjidhni t’i ‘rigjeni’ ato ndjenja. Kjo është shumë e thjesht,  por  ka një impakt të mahnitshëm kur e bën atë.

Kujto suksesin!

Kur përsërit një veprim pa pushim, trupi yt do ta kujtojë atë me lehtë. Kështu kur të përballesh me diçka të vështirë, irrituese ose dërrmuese psh ju mund thjeshtë të thoni ‘po’ me të njëjtin intensitet. Ju mund të kuptoni suksesin që patët më parë, atë që ankoruat në trupin tuaj dhe që solli mbrapsh në nën-ndërgjegjen atë ndjenjë të suksesit në kohën kur ty të nevojitej ajo. Kjo gjithashtu frenon zërin tonë të vogël në një gjendje emocionesh negative. Nëse e praktikoni këtë zakon të ri rregullisht, ju do të jeni në gjendje të mposhtni mendimet negative më lehtë se më parë.

 

 

55. Gjashtë mënyra për të qetësuar vetbisedimin negativ

Meqenëse jemi të gjithë të ndryshëm gjithashtu ndryshojmë çdo ditë. Këtu janë gjashtë mënyra për t’u marrë në konsideratë kur je nën stress dhe kur ‘zëri i vogël’ është jashtë kontrollit. Këto gjashtë mënyra bëhen të përdorshme nëse ke mendimet që vijojnë: “Unë duhet të kem; mund të kem; do të doja të kisha; nuk dëshiroj të bëj gabime; nuk jam mjaftueshëm i mirë”. Dhe shumë më shumë.

Teknikat: “Do të, duhet dhe mund të kem”

Kur nuk je i lumtur me një rezultat, zëri ynë i vogël çmendet. Në këtë teknikë, ju do të bëni një listë të këtyre zërave. Pastaj shikojeni listën dhe çuditërisht, kur e rishikoni atë, në një pikë do të fillosh të shikosh humor në këto pika. Madje mund të fillosh të luash me to dhe t’i bësh realisht të largohen nga mendja jote. Kjo rrit energjitë e tua dhe e ndalon zërin e vogël, veçanërisht përsa i përket aspektit të fajit.

Festoni gabimet!

Kjo do ta riprogramojë trurin tuaj. E njëjta gjë për të festuar fitoret, përveç rasteve kur do ta bësh këtë me të dyja duart dhe duke i përplasur ato në ajër dhe duke bërtitur ‘Po’! Kështu, sa herë që bëni një gabim, ju do të festoni. Nëse e filloni këtë veprim të ri, ju po i tregoni trurit tuaj së është mirë të marrësh rrezik. Kjo gjithashtu do të thotë që ju mund të festoni çdo gjë: fitoret dhe gabimet tuaja. Nëse jeni me njerëz të tjerë ju mund të festoni së bashku.

Teknika e “ankorimit të dashurisë”

Teknika e tretë është të sjellësh mbrapsh një ndjenjë të një kohe kur e dije se ishe i dashur plotësisht dhe pa kushte. Kjo ju çon në një gjendje plot burime kur përballeni me një sfidë që ju nxjerr jashtë zonës suaj të komfortit. Mendojmë se kjo do të jetë një ndihmesë dhe në situatë tjetër stresante ju do të kujtoni se ka teknika që të çojnë në një gjendje plot burime. Jeta duhet jetuar në gjendje gëzimi dhe këto teknika mund të na ndihmojnë të kthehemi mbrapsh në një situatë të gëzueshme. Me vetëzhvillim ka shumë gjëra që mund të zbulohen. Një nga aspektet më të rëndësishme të sfidave, është karakteri ynë i brendshëm, i cili na frenon të bëjmë ato që dëshirojmë. Kur përballemi me situata stresuese, kemi tendencë  të kemi mendime negative. ‘Zëri i vogël’  brenda nesh mund të na frenojë disaherë.

Teknika:  “Ndalo”!

Kjo teknikë është e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kujtuar në çdo situatë. Teknika ka të bëjë më atë që thjesht duhet të thuash “ndalo” kur diçka është e pamundur.

Teknika: “Pranoje  varfërinë”!

Përballu me të, pasi gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu si dëshirojmë. Kur kjo ndodh, bisedimi me veten duhet të jetë me zë të lartë. Para së gjithash, mos i merr gjërat personale. Mos thuaj gjëra si këto “kjo më ndodh gjithmonë mua”. Kujtoi vetes që çdo incident është i ndarë dhe i izoluar. Kjo teknikë kërkon praktikë.

Festimi i fitoreve

Kur diçka e mirë ndodh në jetën tuaj,  thuaj “po, unë e dëshiroj këtë sukses dhe kjo energji e madhe do të më vijë gjatë gjithë javës”. Ju mund ta përdorni gjithashtu këtë veprim për të parë tek të gjithë gjërat e mira në jetën tuaj dhe kushtojuni atyre vëmendje, ndërkohë që e bëni këtë veprim. Kjo teknikë do t’iu orientojë të kuptoni kur jeni i suksesshëm dhe ta përgëzoni më shumë veten.

 

 

  1. Si të njohësh zhvillimin tënd personal?

 

Zhvillimi personal është një temë kaq e gjerë. Shikoni listën që vijon dhe shikoni nëse aty ka gjëra për të cilat jeni të interesuar. Ose ndoshta  variacione temash:

  • Liri më e madhe financiare.
  • Realizimi i ëndrrave.
  • Rritja e nivelit të biznesit tuaj.
  • Të vendosësh mbi përparësitë e tua.
  • Të qënit i pasionuar pas karrierës.
  • Të qënit për vlerat personale.
  • Përcaktimi i etikës.
  • Të qënit më elastic.
  • Zhvillimi i talentit.
  • Zhvillimi i një sjellje positive.
  • Arritja e një lirie emocionale.
  • Të qënit vetë-konfident.
  • Aftësi më të mëdha komunikuese.
  • Më shumë kohë në jetë.
  • Më shumë marrëdhënie.
  • Kuptimi i ndyshimeve në botë.
  • Krijimi i një rutine të përditshme që jep ndjesinë e rrjedhjes së gjërave.
  • Zhvillimi i një mendimi pozitiv.
  • Të mësosh si të menaxhosh stresin.
  • Krijimi i një stili të shëndetshëm jete.
  • Zhvillimi i humorit.
  • Të qënit në peshë e duhur.
  • Të hash në mënyrë të vetëdijshme.
  • Të jesh në komunikim më nevojat fizike të trupit tend.
  • Njohja e vetes.
  • Krijimi rregullisht i hapësirave të qeta.
  • Rritja e informimit për të jetuar një jetë më të vetëdijshme.

Kjo listë mund të duket shumë hutuese. Si e shihni ka shumë fusha të vetëzhvillimit. A kishte ndonjë që ju duk veçanërisht interesante? Njerëzit që kanë kaluar përmes kërkimit të zhvillimit personal, kanë gjetur përfitime në fushat e përmendura më sipër. Nëse shikoni mirë temat e mësipërme ju do të shihni që ka disa për trupin, disa për emocionet, disa për aspektet mendore dhe disa për zhvillimin shpirtëror. Sigurisht, ashtu siç shfaqeni fizikisht ashtu paraqitet edhe biznesi apo karriera juaj. Ju keni kuptuar tashmë se njerëzit të blejnë ty së pari, përpara se të blejnë biznesin tënd. Kështë ka më shumë arsye t’i kushtoni vëmendje zhvillimit tuaj personal duke qenë se blerësit kërkojnë me intensitet, një person të ‘vërtetë’ kur ato  bashkëveprojnë. Ky program ju jep më shumë paqe në dëshirën tuaj për t’u rritur fizikisht, mendërisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. Të pasurit një mendje të hapur dhe dëshirën për të mësuar janë thelbësore. Pra a jeni gati të zbuloni çfarë po kërkoni? Nëse po, qëndro i akorduar!

 

  1. Tri tipe të ndryshme qëllimesh në jetë

A e dini se ka tri tipe të ndryshme qëllimesh në jetë? Një qëllim është diçka që ju parashikoni për të ardhmen tuaj, planifikoni dhe pastaj punoni në drejtim të arrtijes së tij. Qëllimet nuk duhet vetëm të jenë SMART, por duhet të përfshijnë imagjinatën. SMART zakonisht paraqet:

S – Specifik ose sinjifikant.

M – I matshëm ose domethënës.

A – I arritshëm.

R – I përshtatshëm ose shpërblyes.

T – I përpunuar ose që lidhet me kohën.

Këto janë tri tipet e qëllimeve:

  • Tipi A: qëllimet bëjnë diçka që ju tashmë dini si ta bëni.
  • Tipi B: qëllimet janë ajo që ju mendoni se mund të bëni. Nëse di si t’i arrish qëllimet e tua, ato nuk do të bëjnë për ju atë çfarë janë planifikuar të bëjnë.
  • Tipi C: qëllimet janë dëshirat e tua. Ato vijnë nga fantazitë tuaja dhe janë krijuar nga përdorimi efektiv i imagjinatës suaj. Napoleon Hill thotë “Imagjinata është forca me e mrekullueshme, e jashtëzakonshme dhe e fuqishme që bota ka njohur ndonjëherë”. Tipi C i qëllimeve janë të vetmet që na frymëzojnë ne, të vetmet rreth të cilave fantazojmë por që nuk e dimë si do t’i arrijmë ato. Kështu shumë prej nesh mendojnë, duke u bazuar në shkollimin e hershëm, se nëse nuk dimë si të arrijmë diçka ndoshta duhet të lemë fare. Ne luajmë në mënyrë të sigurtë me qëllimet e tipit B dhe kjo i qetëson njerëzit rreth nesh  duke qenë se po qendrojmë në zonën tonë të komfortit.

Qëllimet e tipit C shkojnë pas diçkaje që nuk e keni bërë asnjëherë më parë.  Këto janë të krijuara për t’iu ndihmuar të rriteni dhe të bëjnë ty të marrësh diçka nga vetja që nuk e dije se e kishe. Nëse me të vërtetë  dëshiron të përmbushësh diçka, duhet të jetë diçka që të frymëzon ty të shkuar pas diçkaje që me të vërtetë e dëshironi dhe kjo duhet të vijë nga brendësia juaj. Kështu që pyetja është: çfarë dëshiron realisht? Përfshihu realisht në imagjinim. Shkruaj të paktën 30 dëshira. Sapo t’i kesh shkruar, ndaji ato në  dëshirat A, B, dhe C. Vendosi 10 më të preferuarat në listën A. Pastaj jepu prioritet 10 të tjerave sipas rëndësisë. Tani është një proces i tërë që lejon atë energji që vjen nga imagjinata jote të vijë në ekzistencën fizike. Thjesht kujto që nëse është një qëllim që ia vlen, ai do t’iu inkurajojë të rriteni dhe të zhvilloni potencialet e tua  dhe po ashtu do t’iu frikesojë. Dhe kjo është gjë e mirë. Duhet të qendroni të fokusuar dhe pozitivë! Me kaq shume lajme të këqija përreth, me kaq shumë njerëz që flasin negativisht, me kaq shumë ankth dhe shqetësim përreth, nuk është është e lehtë të qëndrosh pozitiv. Mendimi pozitiv nuk varet nga detyrat; duhet të gërmoni thellë, të kërkoni çfarë do të thotë për ju lumturi e sukses dhe pastaj përdorini aftësitë tuaja të lindura për dëshirat e zemrës, për të marrë çfarë dëshironi dhe jetoni jetën që me të vërtetë ju kënaq!

 

  1. Si të qëndrosh pozitiv?

Çfarë mund të bëjë “fuqia e mendimit pozitiv”për ju kur jo vetëm ju duken gjërat e vështira, por të gjitha shenjat tregojnë se janë realisht të vështira? Mendimi pozitiv, përballë mjerimit të vërtetë, do t’i përkeqësojë gjërat, sepse kur mendon “pozitivisht’ dhe shumë gjëra të “këqija” ndodhin si do të ndjeheni pastaj? Edhe më keq. Ne duhet t’i themi ‘stop’ rritjes masive të histerisë që fillimisht u krijua dhe tani po nxit depresionin global. Në këtë fazë shqetësimi dhe frika po i zënë vendin lakmisë. Përballë gjithë kësaj, ju duhet të ktheheni tek themelet. Ajo çfarë ndodh në të tashmen i bën njerëzit të mendojnë përsëri, të rimendojnë çfarë është e rëndësishme për to. Çfarë është e rëndësishme për ju? Makina juaj, stilisti juaj, pushimet tuaja?  Sidoqoftë me kalimin e viteve, shumica e njerëzve pranojnë që këto gjëra të jenë më të rëndësishmet për to, madje pa menduar fare ato janë gjërat që janë bërë të rëndësishme. Sidoqoftë kur ato kërkojnë “kuptimin e jetës” pak më thellë, bëhet automatikisht e qartë që nuk janë këto gjërat më të rëndësishme, është thjesht këndshëm t’i kesh: gjërat e rëndësishme janë më themelore. Kështu nëse dëshironi të kthehemi mbrapsht tek gjërat themelore të jetës, këtu janë disa ide:

  • Së pari, duhet t’i shpjegosh vetes “lumturinë dhe suksesin”. Shpjegoni versionin tuaj për suksesin duke u bazuar në pohime të tilla si “Unë e pëlqëj atë që bëj; jam i mirë tek ato; do të shpërblehem mirë për to; kam shumë ekuilibër në jetë për të bërë gjërat që më pëlqejnë; kam marrëdhënie të shkëlqyera me të tjerët dhe jam i lumtur me veten”. Nëse këto pohime nuk përshkruajnë pozicionit tuaj të tanishëm në jetë, atëherë lexoji me zë!
  • Së dyti, ju do të kuptoni që lumturinë mund ta gjeni vetëm brenda vetes; ku tjetër prisni ta gjeni atë? Nuk ka kuptim ta kërkoni lumturinë në gjërat e jashtme ose tek njerëzit e tjerë, këto të gjitha mund të zhduken lehtësisht. Dhe sigurisht nëse nuk jeni të lumtur me veten tuaj, atëherë nuk mund të jeni të lumtur plotësisht, as nuk mund të jeni të duhurit për t’i bërë të tjetër të lumtur. Ju duhet ta pranoni veten, ideja e tretë që vjen poshtë do t’iu ndihmojë për këtë.
  • Së treti ju duhet të zbërtheni vetëperceptimet tuaja. Defektet tuaja të perceptuara, dobësitë, madje edhe fuqitë tuaja në mënyrë të pa evitueshme do të kalojnë në rrugën e lumturisë suaj, sepse ato nuk janë të vërteta, janë thjeshtë perceptime që janë ngulitur në mendjen tuaj kur ishit “të rinj dhe të ndikueshëm”. Në të vërtetë vitet e punës psikologjike provuan se perceptimet tona maskojnë aftësitë e lindura për të arritur dëshirat tona të zemrës. Me fjalë të tjera kthimi prapa tek gjërat themelore të jetës, fillon me kthimin prapa tek gjërat themelore tuajat, kush ju realisht jeni dhe për çfarë realisht jeni të aftë. Kjo mund të bëhet vetëm me zemër të qetë. Si? Përpiquni të bëni një hap mbrapsh nga furia (shpejtësia) e jetës së përditshme moderne, qoftë duke bërë një shëtitje të gjatë ose ndoshta rinjohja më mirë e vetes, e shpirtit tuaj,  duke medituar!

59. Sekrete se si të jetojmë një jetë pozitive?

A dëshironi të jetoni një jetë pozitive kur shikoni që gjithë gjërat e mira po ndodhin rreth jush? Një nga faktorët më të rëndësishëm që do të përcaktojnë nëse jeni të suksesshëm në jetë është motivimi dhe ai të vijë nga pozitiviteti përreth jush. Çfarë ndodh nëse ju shkoni herët në mëngjes në zyrë dhe gjëja e parë që ju thotë shefi juaj është diçka e keqe? Si ndjeheni ju? A mendoni se kjo do të prekë emocionet tuaja për gjithë ditën? Vë bast se ju e dini shumë mirë përgjigjen. Prandaj, nëse dëshironi të jeni më produktivë, bëni më shumë gjëra, qëndroni pozitivë, të shëndetshëm, jetoni një jetë të suksesshme dhe duhet të mësoni sekretin për të jetuar një jetë pozitive. Për të jetuar një jetë pozitive çdo gjë fillon nga ju. Po, ju jeni të vetmit përgjegjës për jetën tuaj. Ky është parimi numër një për suksesin. Dhe është e vërtetë se ju jeni të vetmit përgjegjës për krijimin e forcës pozitive në jetën tuaj dhe një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është duke u bërë transmetues i mirë i lajmeve të reja! Lexojeni mirë këtë, sekreti për të jetuar një jetë pozitive është duke transmetuar lajme pozitive në mjedisin tuaj rrethues. Njerëzve ju pëlqen të dëgjojnë lajme të mira. Imagjinoni sikur gjëja e parë që bëni kur hyni në zyrë është t’iu thoni njerëzve se sot do të jetë një ditë e mirë, çfarë mendon se do të  presin ata? Do të ndjehen të motivuar dhe energjia pozitive do të rrjedhë po ashtu tek ata. A e kujtoni ende ligjin e Tërheqjes? Ai thotë që nëse dëshironi gjëra të mira, atëherë bëni mirë dhe gjëra të mira do të vijnë tek ju. Sekreti është kaq i thjeshtë. Nuk keni pse te jeni një super motivues ose një këshilltar për të motivuar njerëzit. Ajo çfarë duhet të bëni është të transmetoni lajme të mira te të gjithë njerëzit përreth jush. Kur ju tregoni gjëra pozitive shokëve tuaj, ata ndjehen mirë dhe do të jenë në një gjendje mendore pozitive po ashtu. Ajo çfarë do të ndodhë pastaj është se edhe ato gjithashtu, do të  transmetojnë lajme të mira tek të tjerët. Kjo do fillojë të shpërndahet si një zjarr i papërmbajtur dhe ju do t’i shihni efektet shumë shpejt. Të gjithë njerëzit rreth jush do të ndjehen pozitivë dhe të motivuar. Papritur mjedisi ndryshon dhe të gjithë bëhen produktivë dhe e bëjnë të lumtur punën e tyre. Në anën tjetër, nëse ju transmetoni mendime negative, çfarë mendoni se do të ndodhë? Çfarë mendoni se do të ndodhë me kolegët tuaj? A mendoni se do të ndjeheni mirë pasi t’i qortoni ato? Ju e dini përgjigjen. Të gjithë kolegët tuaj do të jenë në humor të keq për shkak të situatës së tensionuar në të cilën është kompania. Dhe të gjithë do të kthehen në shtëpi  me negativitetin e rritur. Çfarë mendoni se do të ndodhë pastaj? Të gjithë njerëzit që janë në humor të keq do të çojnë negativitet në shtëpitë e tyre, duke shpërndarë ketë negativitet edhe tek familjarët e tyre. A i shikoni pasojat? Ky është një shembull i mirë, prandaj bëhuni transmetues i lajmeve pozitive! Kur jeni negativë, jo vetëm transmetoni energji negative tek të gjithë njerëzit rreth jush, por do të humbisni shpirtin krijues dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të qëndroni pozitivë gjatë gjithë kohës. Kur jeni të lumtur, në humor të mirë dhe pa stres, jeni në gjendje të mendoni në mënyrë krijuese dhe të lëshoni fuqinë tuaj personale. Kjo është mënyra se si njerëzit e suksesshëm i kapërcejnë pengesat të cilat i hasin në udhëtimin e tyre drejt suksesit. Edhe pse rruga është me gropa, ata janë të aftë të qëndrojnë pozitivë dhe t’i ndryshojnë krejtësisht gjërat. Nëse ju mund ta bëni këtë, arritja e suksesit të madh në jetë do të jetë më e lehtë dhe suksesi do të vijë te ju shumë shpejt!

 

  1. Shtatë nivelet e informimit – ku është vetëdija juaj?

William James, një nga psikologët e hershëm më të shquar, arriti në përfundimin që gjysma e individëve përdorin vetëm një pjesë të vogël të potencialit të tyre real, ndoshta 10 për qind. Shumica jetojnë, qoftë fizikisht, intelektualisht ose moralisht, në një rreth shumë të vogël të qënies së tyre potenciale. Njerëzit përdorin një pjesë shumë të vogël të vetëdijes së tyre të mundshme dhe burimeve të tyre shpirtërore në përgjithësi, më shumë si persona të cilët jashtë organizmit fizik, përfshihen në zakonin e përdorimit dhe lëvizjes vetëm të gishtit të vogël. Informimi ynë mund të kalojë nëpër shtatë nivele, ndërkohë që ne zhvillohemi personalisht. Vetëdija është cilësia ose gjendja e të qënit të informuar për një objekt të jashtëm ose diçka brenda nesh. Këtu janë disa referime për vetëdijen e brendshme:

  • Vetëdija kafshërore: Këtu reagojmë për jetën. Ne të gjithë kemi lindur brenda kësaj, por pastaj ne lëvizëm drejt një informimi masiv.
  • Vetëdija masive: Ne jemi mësuar të jemi si të tjerët. Këtu shprehen edhe paradigmat të cilat na frenojnë.
  • Qëllimet e vetëdijshme: Kur aspirojmë të jemi më shume se jemi aktualisht. Ne kemi dëshirrë të bëjmë diçka të madhe, të bëjmë që të ndodhin gjëra të mëdha, të jemi të begatë.
  • Vetëdija individuale: Kur ndryshojmë dhe dëshirojmë të shprehim unitetin tonë si qenie njerëzore. Kjo mund të shprehet përmes qëllimeve tona.
  • Vetëdija e disiplinuar: Brenda nesh zhvillojmë pak disiplinë dhe i japim vetes tonë një urdhër dhe pastaj ndjekim nevojat dhe dëshirat tona për të qënë të lirë. Ne duhet t’i tejkalojmë dëshirat tona, të ndalojmë faktorët ndijorë dhe të kthehemi tek muskujt e brendshëm mendorë për të parë ndryshimin tek rezultatet tona.
  • Vetëdija e përjetuar: Të shohim që duke krijuar një ide të mirë (qëllim) dhe duke e ngulitur atë në nën-ndërgjegjie nëpërmjet të shkruarit dhe dëgjimit, duke përdorur përsëritjen, ne përfshihemi emocionalisht dhe kjo ndryshon sjelljen tonë. Ne vazhdojmë të veprojmë mbi të pavarësisht kushteve të jashtme ose rrethanave dhe marrim eksperienca ose rezultate të reja.
  • Kontrolli i vetëdijes: Të mos i lejojmë paradigmat e vjetra të na kontrollojnë ende. Ne marrim kontrollin e vetes, i përgjigjemi vetëm gjërave që ndodhin rreth nesh dhe nuk reagojmë më. Do të kemi një sjellje shumë të mirë dhe do të ndjehemi shumë produktivë.

Së fundmi kur të mund të qëndrojmë në nivelet e vetëdijes, do të mund të jetojmë jetën të cilën ëndërrojmë!

 

 

  1. Jeta është art kur bëni gjërat që doni!

Hidhi këshillat për produktivitet jashtë nga dritarja. Pjesa me e madhe e kësaj ka kuptim të mirë, por këshilla është e gabuar për një arsye: kjo nënkupton nxjerrjen e produktivitetit çdo ditë, në vend që t’i bëni ditët tuaja më të mira. Krijoni hapësira për çfarë është më e rëndësishme për ju. Imagjinoni sikur punoni ngadalë në vend që të punoni shpejt dhe shijojeni punën tuaj. Imagjinoni një botë kur njerëzve nuk ju interesojnë vetëm përfitimet. Nëse ndonjëra nga këto ju tërheqin, le të shikojmë disa këshilla tradicionale për produktivitet dhe të kuptojmë pse duhet thjesht t’i hedhim jashtë:

Bëhu i organizuar! 

Tingëllon mirë, por të qenit i organizuar është thjesht si të rindërtosh ndenjëset në kuvertën e Titanikut. Kjo nuk e ndalon përmbytjen e anijes. Madje e bën më të thjeshtë. Nëse keni një tavolinë me pesë gjëra mbi të, nuk ke nevojë ta sistemosh. Nëse keni një dollap më vetëm pak rroba, nuk duhet një sistemim dollapi. Nëse ke një ose dy takime në ditë, nuk ka nevojë për një planifikim të detajuar. Thjeshtëzim do të thotë të bësh zgjedhje të rëndësishme rreth gjërave të rëndësishme, në vend që të injorosh atë pyetje dhe thjesht të përpiqesh  të  futësh  çdo gjë në ditën dhe hapësirën tënde në mënyrë logjike.

 Mbaj një listë të ideve! 

Kjo ide ka të bëjë më atë që kurdo që keni një ide, ju duhet ta shkruani atë. Atëherë ju nuk do ta humbisni kurrë atë dhe gjithmonë do të keni një listë idesh tek të cilat mund të riktheheni. Tingëllon mirë, apo jo? Duke përjshtuar praktikën, lista e ideve nuk do të mbushet kurrë me idetë tuaja më të mira. Kjo sepse kur ju keni një ide me të vërtetë të mirë, ju ngacmoheni aq shumë nga ajo sa dëshironi të punoni rreth saj menjëherë. Idetë tuaja më të mira janë ato të cilat nuk mund t’i lini mënjanë deri nesër. Kështu kuptoni që ato janë ide shumë të mira. Idetë që shkojnë në listën tuaj të ideve nuk janë ato më të mirat.

 Vendos shumë qëllime! 

Fillimisht ju do të keni një listë të gjatë qëllimesh dhe do të jeni shumë të vendosur për t’i arritur ato. Pastaj mund të eksperimentoni me 3 qëllime në vit dhe madje do të jeni më të fokusuar. Pastaj vendosni një qëllim dhe kjo do të jetë e mrekullueshme, sepse të ndihmon me të vërtetë të fokusohesh tek çdo gjë që bën. Tani mos vendosni fare qëllime dhe kjo është më e mira. Largohuni nga fokusimi dhe të menduarit për të ardhmen dhe fokusohuni  në atë që ju frymëzon dhe ju ngacmon tani. Do të jeni edhe më të plotësuar, por duke u larguar gjithmonë nga koha që shpenzuat për të vendosur qëllime, gjithë energjitë tuaja ju lejojnë ju të bëni atë që dëshironi të bëni në moment. Ju mund të mos dëshironi të mos keni fare qëllime, por përpiquni të vendosni  1 ose 3 qëllime!

Bëhu produktiv!

Shumë njerëz e bëjnë këtë – sjellin një laptop ose një telefon ose disa letra për të bërë disa punë ndërkohë që presin tek zyra e mjekut të tyre ose në tren. Nuk është asgjë e gabuar po ta bësh këtë. Të qëndrosh ulur në një dhomë pritjeje dhe të mos bësh asgjë por të qëndrosh ulur në qetësi ose të shikosh njerëzit e tjerë, është një  mënyrë e bukur për të shpenzuar kohën. Të lexosh një novelë në tren ose të merrni një sy gjumë është gjithashtu e mrekullueshme. Pritja në zyrën e postës, bisedimi me dikë ose thjesht  ‘lagia në tingujt e njerëzimit’ janë më të rëndësishme se të bësh më shumë punë ose të lexoni dokumente që lidhen me punën. Jeta nuk është vetëm rreth punës dhe produktiviteti nuk është gjithçka. Provoni edhe pak joproduktivitet!

Puno shumë, por me  ndërprerje të shpeshta!

Puno shumë për 10 minuta dhe pusho 5 minuta! Ose ndoshta 12? Ndoshta 30 minuta punë të vështirë dhe 10 minuta pushim? Numrat ekzaktë në të vërtetë varen nga atmosfera e produktivitetit tuaj, ju nuk duhet ta sfroconi veten të punojë shumë për diçka që ju keni frikë ta bëni. Duhet të punoni për gjërat që dëshironi, kështu mezi do të prisni t’i bëni ato dhe marrja e një pushimi do të jetë thjesht çështje shijimi të diçkaje tjetër (ndoshta një shëtitje apo bisedë e këndshme me një shok). Jeta në të cilën punon shumë dhe me vrull, me disa ndërprerje, është shumë e pakëndshme. Jeta në të cilën gjithmonë bëni gjërat që ju pëlqejnë është art!

 

  1. Pesëmbëdhjetë gjëra që duhet të hiqni dorë!

Këtu është lista e pesëmbëdhjetë gjërave prej të cilave nëse hiqni dorë do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë dhe shumë më të lumtur. Ne mbahemi te shumë gjëra që na shkaktojnë shumë dhimbje, stres dhe vuajtje dhe në vend që t’i largojmë të gjitha, në vend që ta lejojmë veten tonë të lirë nga stresi dhe të jemi të lumtur, kapemi pas tyre. Jo më! Duke filluar që sot ne do të heqim dorë prej të gjithë gjërave që nuk na shërbejnë më dhe kështu do të arrijmë ndryshime.  Gati?

Hiqni dorë nga nevoja për të patur gjithmonë të drejtë! 

Shumë prej nesh të cilët nuk mund ta kuptojnë idenë e të qenit gabim duke pritur që gjithmonë të kenë të drejtë, madje edhe me rrezikun për të përfunduar marrëdhënie të rëndësishme ose për të shkaktuar shumë stres dhe dhimbje tek vetja dhe tek të tjerët. Thjesht nuk ia vlen kjo. Kurdo që ndjeni nevojën ‘urgjente’ të gjykosh kush ka të drejtë dhe kush është gabim, bëji vetes këtë pyetje: “A duhet më mirë të jem i drejtë apo më mirë të jem i këndshëm”? Çfarë ndryshimi do të bënte kjo? A është më të vërtetë kaq e madhe egoja juaj?

Hiqni dorë nga nevoja për të kontrolluar!

Duhet të hiqni dorë nga nevoja për të kontrolluar çdo gjë që ndodh tek ju dhe rreth jush: situatat, ngjarjet, njerëzit dhe lejoni çdo gjë dhe këdo të jenë ashtu siç janë realisht dhe do të shikoni se sa mirë do të ndjeheni. Bota  është fituar nga ato që i lënë gjërat dhe njerëzit e lirë. “Bota është përtej fitores”, thotë mendimtari i lashtë aziatik Lao Tzu.

Hiqni dorë nga fajësimi! 

Të hiqni dorë nga nevoja për të fajësuar të tjerët për çfarë keni dhe çfarë nuk keni, çfarë ndjeni ose nuk ndjeni. Ndaloni së treguari fuqitë tuaja dhe filloni të merrni përgjegjësi për jetën tuaj!

Hiqni dorë nga vetëbisedimi vetëshkatërrues! 

Sa njerëz e lëndojnë veten për shkak të mendimeve të tyre negative, të pista dhe përsëritëse vetë shkatërruese? Mos besoni çdo gjë që ju thotë mendja juaj, sidomos kur janë gjëra negative dhe vetëshkatërruese. Ju jeni më shumë se kaq. “Mendja është një instrument madhështor nëse përdoret si duhet. E përdorur gabimisht, ajo bëhet shumë shkatërruese”, thotë  Eckhart Tolle.

Hiqni dorë nga besimet e kufizuara! 

Hiqni dorë nga besimet e kufizuara rreth asaj çfarë mund ose të bëni ose të mos bëni, çfarë është e mundur ose e pamundur. Që nga ky moment, ju nuk do t’i lejoni besimet tuaja të kufizuara t’u mbajnë të ngulur në vendin e gabuar. Hapini krahët dhe fluturoni! “Një besim nuk është një ide që zotërohet nga mendja, është një ide që zotëron mendjen”, thotë Elly Roselle.

Hiqni dorë nga ankesat! 

Hiqni dorë nga nevoja juaj konstante për t’u ankuar për kaq shumë gjëra: njerëz, situata, ngjarje që ju bëjnë të palumtur, të mërzitur dhe të dëshpëruar. Askush nuk mund t’iu bëjë të  palumtur, asnjë situatë nuk mund t’iu mërzitë, nëqoftëse ju nuk e lejoni këtë. Nuk janë situatat që shkaktojnë këto ndjenja tek ju, por mënyra se si zgjidhni t’i shikoni këto situata. Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e mendimit pozitiv!

Hiqni dorë nga qejfi për të kritikuar! 

Hiqni dorë nga nevoja për të kritikuar gjërat, ngjarjet ose njerëzit që janë ndryshe nga ju. Ne jemi të gjithë të ndryshëm, por ndonjëherë jemi edhe njësoj. Ne të gjithë dëshirojmë të jemi të lumtur, dëshirojmë të duam dhe të na duan dhe dëshirojmë të na kuptojnë. Ne të gjithë dëshirojmë diçka dhe diçka dëshirohet nga të gjithë ne.

Hiqni dorë nga nevoja për t’iu bërë përshtypje të tjerëve!

Ndaloni së përpjekuri kaq shumë  për të qënë dikush që nuk jeni thjesht  për t’i bërë të tjerët si ju. Nuk funksionon kështu. Momenti në të cilin ju ndaloni së përpjekuri kaq shumë për të qenë dikush që nuk jeni, momenti kur i hiqni të gjithë maskat tuaja, momenti kur pranoni personin e vërtetë që jeni, do të shihni që njerëzit do t’iu besojnë lehtësisht!

Hiqni dorë nga refuzimi për të ndryshuar! 

Ndryshimi është i mirë. Ai mund t’iu ndihmojë ju të lëvizni nga ‘A’ tek ‘B’.  Ndryshimi mund t’iu ndihmojë të përmirësoni jetën tuaj dhe gjithashtu të njerëzve rreth jush. Ndiqni lumturinë tuaj, përqafoni ndryshimin, mos e refuzo atë! “Ndiqni lumturinë tuaj dhe Universi do të hapë dyer për ju aty ku kishte vetëm mure”, thotë Joseph Campbell.

 

  1. Nëntë hapa për të arritur rrjedhshmërinë në punë

“Mos u zhytni në të shkuarën, mos ëndërroni për të ardhmen, përqendrojeni mendjen tek moment i tanishëm”, thotë Buddha. A e keni humbur ndonjëherë veten tuaj në punë, aq shumë sa humbet sensin e kohës? Të qëni të konsumuar në një punë, që për shumicën e njerëzve mund të jetë e rrallë, është një gjendje që quhet Rrjedhje. Është një nga çelësat e lumturisë në punë dhe një përfitim i këndshëm është se jo vetëm redukton stresin por rrit edhe produktivitetin tuaj. Jo keq, ë? Çfarë është Rrjedhshmëria? Është një gjendje e mendjes që ju arrini kur jeni tërësisht të zhytur në një punë, duke harruar botën e jashtme. Kur jeni në një gjendje rrjedhshmërie ju:

  • Jeni plotësisht i fokusuar tek puna që keni në dorë;
  • Harron veten, të tjerët dhe botën rreth jush;
  • Humbisni sensin e kohës;
  • Ndjeheni të lumtur dhe në kontroll;
  • Bëheni krijuesë dhe produktivë.

Rrjedhshmëria, të qënit prezent, fokusim i plotë vetëm në një punë dhe gjetja e një sensi qetësie dhe lumturie në punën tuaj; kjo është ekzaktësisht  Rrjedhshmëria. Pse është e rëndësishme ajo? Aftësia për t’u përqëndruar vetëm në një punë të vetme është një nga çelësat drejt produktivitetit. Produktiviteti i vërtetë është ai lloj ku ju në të vërtetë arrini qëllimet tuaja, ku përmbushni gjëra të rëndësishme dhe që zgjatin shumë. Produktivitet do të thotë cilësi jo sasi. Sapo të keni mësuar të fokusoheni në këto lloje projektesh dhe detyrash të rëndësishme, rrjedhshmëria ka të bëjë me mënyrën se si i përfundoni ju këto punë. Ju humbisni veten në këto detyra të rëndësishme dhe sfiduese dhe në vend që të ndërpriteni në mënyrë konstante nga gjëra të vogla (thirrje, email), jeni të aftë të fokusoheni mjaftueshëm tek punët në mënyrë që t’i përfundoni më të vërtetë ato. Dhe duket e humbur veten tek këto punë, ju kënaqeni më shumë. Reduktoni stresin dhe rritni cilësinë e gjërave që bëni. Arrini gjëra të mëdha në vend që thjesht të jeni të zënë. Rrjedhshmëria është çelësi i gjithë kësaj. Po si t’i arrini Rrjedhshmëri dhe Lumturinë në punën tuaj? Këtu janë hapat kryesorë për të arritur përfitime nga Rrjedhshmëria:

Zgjidhni punë që ju pëlqejnë! 

Nëse ju keni frikë nga një punë, ju do ta humbisni kohën tek ajo. Nëse puna juaj është e përbërë nga gjëra që i urreni, ju do të dëshironi të gjeni një punë tjetër. Ose do kërkoni projekte që doni t’i bëni dhe që mund t’i përfshini në punën aktuale. Sigurohuni, që çfarëdo pune që zgjidhni të jetë diçka që mund ta bëni me pasion.

Zgjidhni një punë të rëndësishme!

Ka punë që ju i doni, të cilat janë të thjeshta dhe të parëndësishme, por ka edhe punë që i doni që mund të kenë një ndikim afatgjatë në karrierën dhe jetën tuaj. Zgjidhni të dytën, meqë mund të jetë një përdorim më i mirë i kohës suaj dhe i Rrjedhshmërisë.

Sigurohuni që është punë sfiduese, por jo shumë e vështirë!

Nëse një detyrë është shumë e thjeshtë, ju do të jeni të aftë ta përmbushni atë pa shumë sforcim. Një detyrë duhet të jetë mjaftueshëm sfiduese që të ketë gjithë përqëndrimin tuaj. Sidoqoftë, nëse ajo është shumë e vështirë, do ta keni të vështirë të humbisni tek ajo, sepse do të përqëndroheni thjesht duke u përpjekur të kuptoni si ta bëni atë ose do të hiqni dorë i dekurajuar. Duhen disa prova për të gjetur punë me shkallë  të përshtatshme vështirësie.

Gjeni qetësinë tuaj, drejtoni kohën! 

Në fakt këto janë dy hapa të grupuara në një. Fillimisht, ju do të doni të keni një kohë të qetë ose ndryshe kurrë nuk do të jeni në gjendje të fokusoheni. Kjo kohë mund të jetë herët në mëngjes sapo ju zgjoheni ose herët gjatë ditës së punës kur shumica e njerëzve nuk kanë arritur ende dhe pinë kafenë e tyre. Ose mund të përpiqeni në pushimin e drekës kur njerëzit janë jashtë zyrës. Mbrëmjet janë të mira gjithashtu për shumë njerëz për t’u qetësuar. Ose nëse jeni me fat, mund të qetësoheni në çdo orë të ditës nëse gjeni një vend të qetë. Gjeni kohën kur keni shumë energji dhe mund të përqendroheni!

Hiqini shpërqendrimet! 

Përveç gjetjes së një vendi për t’u qetësuar dhe një vendi për të punuar, ju do të dëshironi të largoni gjithë gjërat që ju shpërqendrojnë. Kjo do të thotë të heqësh muzikën shpërqendruese, telefonat dhe çdo gjë tjetër që mund të shfaqet ose të bëjë zhurmë dhe të ndërpresë mendimet tuaja.

Mësoni të fokusoheni tek detyrat sa më gjatë që të jetë e mundur! 

Kjo kërkon praktikim. Ju duhet të filloni më detyrën që keni zgjedhur dhe të fokusoheni tek ajo sa më gjatë që të mundeni. Fillimisht, shumë njerëz kanë vështirësi. Por përpiquni dhe vazhdoni ta çoni vëmendjen tek detyra juaj. Do të përmirësoheni. Dhe nëse mund ta mbani vëmendjen tek kjo detyrë, pa u shpërqëndruar dhe nëse detyra juaj ka qenë e zgjedhur mirë ju mund ta humbisni veten tek Rrjedhshmëria.

  1. Kënaqeni veten!

Ta humbasësh veten në Rrjedhshmëri është një gjë e mrekullueshme. Ndjeheni shumë mirë kur jeni me të vërtetë të aftë të futni veten në diçka që ia vlen, për të bërë progres të madh në një projekt ose punë të rëndësishme, për të bërë diçka që e keni pasion. Merrni kohë për të vlerësuar këto ndjenja!

Praktiko! 

Përsëri kjo gjë kërkon praktikë. Secili hap do të dojë pak praktikë, që nga gjetja e një vendi të qetë për veten, tek largimi i shpërqendrimeve, deri tek zgjedhja e një detyre të saktë. Dhe veçanërisht mbajtja e fokusit tek një detyrë për një kohë të gjatë, është e rëndësishme. Por çdo herë që ju dështoni përpiquni të mësoni nga ajo. Sa herë që keni sukses, ju duhet gjithashtu të mësoni nga kjo. Dhe sa më shumë që praktikoni, më shumë do të përmirësoheni.

Mbidhni shpërblimet! 

Përveç kënaqësisë së përfshirjes në Rrjedhshmëri, ju gjithashtu duhet të jeni të lumtur me punën tuaj. Do të përmbushni detyra të rëndësishme më shpesh, në vend që të filloni dhe të ndalonin herë pas here. E gjitha kjo është shumë e kënaqshme dhe shpërblyese. Vlerësojeni këtë dhe praktikoni çdo ditë! “Aftësia për t’u përqendruar për një kohë të konsiderueshme është thelbësore për arritjet e mëdha”, thotë Bertrand Russell.

 

 

  1. Si t’i transformojmë emocionet negative?

Mos e ndrydhni atë që mund t’iu lëndojë përbrenda. Mos i shprehni ato, kjo jo vetëm do t’iu lëndojë në brendësi, por do të shkaktojë vuajtje dhe tek ato që ju rrethojnë. Ajo që ju duhet të bëni është t’i transformoni ato, thotë Peace Pilgrim. Në momente të frikshme, ne menjëherë përjetojmë një emocion të  fortë, shpesh e gjejmë veten duke u përballuar me një stuhi të një skenari “çfarë- nëse”, “çfarë nëse nuk e gjej rrugën për t’u kthyer mbrapa”? Përpara se ta dimë këtë, ne i ushqejmë këto mendime negative, të cilat fuqizojnë përgjigjen emocionale dhe rrethi vicioz rritet. Problemi nuk është tek vetë mendimet ose tek emocionet. Por në vend që t’i lejojmë emocionet të lëvizin tek dhe jashtë nesh, ne shpesh i ushqejmë ato me mendime negative dhe përfundojmë duke iu dhënë atyre strehim për një kohë të gjatë tek ne. Me pak fjalë mysafirët marrin në dorëzim shtëpinë, duke na bërë të lëkundur dhe  të paaftë për të qenë të kontrolluar. Çelësi për çdo model është përsëritja. Por në rastet e një  reaktiviteti të tillë,  kjo përsëritje në fakt ndodh  përtej  radarëve të vetëdijes sonë. Me kalimin e kohës  një situatë  rrit shkallën e emocionit dhe ne shpesh e ndjejmë veten mbizotërues. Sfida pastaj mpreh  dituritë tona dhe kështu bëhemi më të ndjeshëm ndaj interpretimeve të vogla të këtyre emocioneve të njëjta.  Fatmirësisht, emocione kaq të vogla fluskojnë në eksperiencat e jetës së përditshme. Duke e çuar vëmendjen në mënyrë të vetëdijshme tek nivelet më të mprehta të eksperiencave të përditshme, ne fillojmë të mirakordojmë dituritë tona. Ne bëhemi gjithmonë e më të informuar për atë që po ndodh brenda nesh: perceptimet, mendimet, emocionet dhe ndjenjat në mënyrë të qëndrueshme shfaqen dhe largohen. Fatëmirësisht, kjo lloj vëmendje është si një muskul: bëhet më i fuqishëm gjatë përdorimit. Sa më shumë që fokusohemi tek kjo mënyrë, më shumë fillojmë të shohim, por përfitimi i vërtetë nuk është thjesht në zotërimin e sa më shumë informacioneve. Vlera e vërtetë faktikisht ka të bëjë me kuptimin e të gjithë lidhjeve ndërmjet  këtyre aspekteve të shumëfishta të realitetit tonë.  Ne shohim që interpretimi ynë ndikon në mënyrën si ndjehemi dhe kjo për pasojë, ndikon mënyrën si mendojmë, flasim dhe veprojmë. Ne fillojmë të shikojmë mënyrat e vogla në të cilat jemi “dora e dytë” dhe ajo që ka më shumë rëndësi ne përjetojmë efektet e tyre të menjëhershme. Kjo bëhet baza për një reagim të fuqishëm dhe na tregon ne se ku mund të gjejmë zgjedhje. Fillimisht, kjo zgjedhje nuk do t’i ndryshojë  plotësisht gjërat. Por ndërkohë që fillojmë të marrim më shumë vendime të vogla, momentet kthehen dhe na ndihmojnë të largojmë modelet e pavetëdijshme të krijuara tek ne.  Shpejt, ne do të kuptojmë që reaktiviteti ynë emocional është zvogëluar dhe ne po i kuptojmë gjërat përpara se ato të krijohen.  Përfundimisht, këto emocione në vend që të  largohen lëvizin pikërisht tek ne. Si rezultat, ne rimarrim si kohën ashtu edhe hapësirën tonë për tu ri- integruar në atë që po ndodh aktualisht. Mund të duket  antagonizën fakti që frika që shfaqet kur kemi një mbledhje nuk ka të bëjë fare më frikën që shfaqet  kur humbasim. Por ato faktikisht ndajnë të njëjtin themel: një mungesë informimi më të thellë dhe për pasojë edhe një paaftësi për të zgjedhur mënyrën se si të reagojmë.  Askush nuk mund ta largojë lirinë, por askush nuk mund as të na e japë atë, ne duhet ta praktikojmë atë.  Ne mund ta bëjmë çdo situatë një portë për të  larguar modelet tona, duke ditur që efektet e këtij  ndryshimi vijnë pas këtij momenti. Pastaj, kur e gjejmë veten përballë një situate të ndërlikuar, ne e pranojmë këtë eksperiencë si një vijueshmëri momentesh të vogla, secila me zgjedhjet e saj. Kur këto zgjedhje bëhen gjithnjë e më të vetëdijshme, rrethi i negativitetit na pengon t’i largojmë emocionet e forta. Zgjedhja  është praktikë dhe shpërblim!

 

  1. Dhjetë çelësa për një jetesë më të lumtur

“Jeta është si një biçikletë e shpejtë; shumica prej nesh kanë mekanizma që nuk i përdorin kurrë”, thotë Charles M. Schulz. Veprimet për të arritur lumturinë kanë zhvilluar dhjetë çelësat drejt një jetese më të lumtur bazuar në një rishikim të kërkimeve të fundit shkencore të lidhura me lumturinë. Rruga e çdokujt drejt lumturisë është e ndryshme, por kërkimet sugjerojnë që dhjetë çelësat në mënyrë të qëndrueshme tentojnë të kenë një ndikim pozitiv në lumturinë e njerëzve dhe mirëqënien e tyre. Pesë çelësat e parë tregojnë se si ndërveprojmë me botën e jashtme në veprimtaritë tona të përditshme, ndërsa pesë të dytët vijnë nga brendësia jonë dhe varen nga sjellja jonë në jetë.

Dhënia: Bëj gjëra për të tjerët!

Kujdesi për të tjerët është thelbësor për lumturinë tonë. Të ndihmosh të tjerët nuk është e mirë vetëm për ato dhe një gjë e madhe për t’u bërë, ajo gjithashtu na bën ne më të lumtur dhe më të shëndetshëm. Dhënia gjithashtu krijon lidhje më të forta ndërmjet njerëzve dhe ndihmon të ndërtojmë një shoqëri më të lumtur për të gjithë. Kjo nuk ka të bëjë me paratë- ne gjithashtu japim kohën tonë, idetë dhe energjitë tona. Kështu që nëse dëshironi të ndjeheni mirë, bëni mirë! Çfarë bëni ju për të ndihmuar të tjerët?

Marrëdhëniet: Lidhuni me njerëzit!

Marrëdhëniet janë kontributori më i rëndësishëm për lumturi. Njerëzit me marrëdhënie të forta socilae janë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë. Marrëdhëniet e ngushta me familjen dhe miqtë ju japin dashuri, kuptim, mbështëtje dhe rritin ndjenjat tona për vetvlerësim.  Kështu që të veprojmë për të forcuar marrëdhëniet tona dhe krijimi i  lidhjeve të reja, janë thelbësore për lumturinë.

Ushtrimi: Kujdesuni për trupin tuaj!

Trupi dhe mendja jonë janë të lidhura. Të qënit aktiv na bën ne të lumtur njësoj si të qënit i mirëushqyer për shëndetin fizik. Aktiviteti menjëherë përmirëson humorin tonë dhe madje mund të na largojë nga depresioni. Jo të gjithë kemi nevojë të marrim pjesë në maratona- ka gjëra të thjeshta që ne mund të bëjmë për të qënë më aktiv çdo ditë. Ne gjithashtu mund të rritim mirëqënien tonë, larg teknologjisë, duke shëtitur dhe duke u siguruar që të bëjmë mjafueshëm gjumë.

Vlerësimi: Vëreni botën rreth jush!

A keni ndjerë ndonjëherë se mund të keni më shumë në jetë? Mirë s’kemi lajme të mira, po mund të kemi! Dhe ato janë mu përballë nesh. Ne thjesht duhet të ndalojmë dhe të vërejmë. Duke mësuar të jemi të ndërgjegjshëm dhe të informuar kjo mund të bëjë mrekullira për mirëqënien tonë në të gjitha fushat e jetës. Kjo na ndihmon të jemi të akorduar dhe na ndalon të jetojmë në të shkuarën ose të shqetësohemi rreth të ardhmes.

Provoni: Vazhdoni mësoni gjëra të rej!.

Mësimi ndikon në mirëqënien tonë në shumë mënyra pozitive. Ai na ekspozon ne tek ide të reja dhe na ndihmon të jemi kuriozë. Ai gjithashtu na jep ne një sens përmbushjeje dhe na ndihmon të rritim vetbesimin dhe  elasticitetin  tonë. Ka shumë mënyra për të mësuar gjëra të reja- jo vetëm përmes përvojave formale. Ne mund të ndajmë një aftësi që kemi me një shok, t’i bashkohemi një grupi, të mësojmë të këndojmë, të luajmë një sport të ri dhe shumë gjëra të tjera. Çfarë gjërash të reja keni provuar të bëni kohët e fundit?

Orientimi: Duhet të keni qëllime për të shikuar përpara!

Të ndjerit mirë për të ardhmen është e rëndësishme për lumturinë tonë. Ne të gjithë kemi nevojë për qëllime që na motivojnë dhe kjo nevojë duhet të jetë mjaftueshëm sfiduese për të na ngacmuar, por gjithashtu duhet të jenë edhe të arritshme. Nëse përpiqemi të arrijmë të pamundurën kjo gjë na sjell stres të panevojshëm. Zgjedhja e qëllimeve ambicioze por reale i jep drejtim jetëve tona dhe sjell një ndjenjë përmbushje dhe kënaqësie kur ne i realizojmë ato. Cilat janë synimet tuaja më të rëndësishme?

Elasticiteti: Gjeni mënyra për t’u kthyer mbrap!.

Të gjithë ne kemi momente stresi, humbjeje, dështimi ose trauma në jetët tona. Por mënyra se si përgjigjemi ndaj tyre ka një ndikim të madh në mirëqënien tonë. Ne shpesh nuk mund të zgjedhim çfarë të na ndodhë ne, por mund të zgjedhim sjelljen tonë kundrejt asaj që ndodh. Në praktikë nuk është gjithmonë e thjeshtë, por një nga gjetjet më të rëndësishme të kërkimeve të fundit  është se elasticiteti, si shumë aftësi të tjera në jetë, mund të mësohet.

Emocionet: Krijoni një përqasje pozitive!

Emocionet positive si: gëzimi, kënaqësia, mirënjohja, frymëzimi dhe krenaria, nuk janë thjesht momentale. Kërkimet e fundit kanë treguar që përjetimi i rregullt i tyre na ndihmon të krijojme burimet tona. Kështu që ne duhet të jemi realistë për uljet dhe ngritjet në jetë, kjo ndihmon të përqendrohemi tek aspektetet e mira të çdo situate: më mire gota përgjysëm me ujë se bosh.

Pranimi:  Ji rehat me veten tënde!

Askush nuk është perfekt. Por shumë shpesh ne e krahasojmë brendësinë tonë me pamjen e jashtme të njerëzve të tjerë. Ndalimi tek të metat tona-çfarë nuk jemi në vend të asaj se çfarë kemi arritur- e bën më të veshtirë që të jemi të lumtur. Të mësuarit e pranimit të vetvetes dhe të qënit i këndshëm me veten kur gjërat shkojnë keq, rritin kënaqësinë tonë në jetë, elasticitetin dhe mirëqënien. Kjo gjithashtu na ndihmon të pranojmë të tjerët ashtu si janë.  Si jeni ju realisht?

Kuptimi:  Bëhuni pjesë e diçkaje të madhe! 

Njërëzit të cilët kuptojnë dhe kanë synime në jetët e tyre janë më të lumtur, ndjehen më shumë të kontrolluar dhe arrijnë më shumë gjëra. Ato gjithashtu përjetojnë më pak stres, ankth dhe depresion. Por ku i gjejnë këto kuptime dhe synime? Përgjigja varion për secilin nga ne, por ato të gjitha përfshijnë të qënit të lidhur me diçka më të madhe se vetja.

 

 

  1. Zhvillimi personal për sipërmarrësit

Zhvillimi personal? Kjo është një temë e gjerë, por proçesi i zbulimit i përfshirë në këtë udhëtim do të ndryshojë botën tuaj. Mirësevini tek potencialet e brendshme! Ju keni potencialin brenda jush për të arritur çdo gjë që dëshironi. Pse po fokusohemi tek sipërmarrësit? Sepse sipërmarrësit shohin sfida dhe pastaj krijojnë diçka për t’i koordinuar këto sfida. Ky është një shërbim i veçantë thelbësor në kohët që po jetojmë sot. Bota jonë ka nevojë për ndryshim në shumë nivele. Ka shumë sfida dhe nevojiten sipërmarrës për të ecur përpara dhe për t’u bërë udhëheqës. Udhëheqësit e mirë formohen nga një proces zhvillimi personal që nuk përfundon kurrë. Ky proçes përfshin studimin, edukimin, trajnimin dhe përvojën. Udhëheqja aktive kërkon skuadra,  bashkëpunim, diversitet dhe risi. Udhëheqësit dëshirojnë të përmbushin gjëra të jashtëzakonshme dhe bëhen rrezikmarrës kompetentë. Këta janë njerëz të cilët në mënyrë aktive vazhdojnë të zhvillohen personalisht. Ne të gjithë kemi kaq shumë potenciale brenda vetes. Vizionet më të mëdha në botë janë aty ku njerëzit:

  • Dëshirojnë të jenë ambasadorë të shpresës;
  • Kuptojnë që kanë zgjedhje të lirë dhe fuqi për të krijuar;
  • Dëshirojnë ta bëjnë botën një vend më të mirë për të jetuar;
  • Janë të etur të neutralizojnë frikën tonë të bazuar të shoqëria;
  • Dëshirojnë t’iu shërbejnë njerëzve ose të kenë një ndikim pozitiv tek ata;
  • Janë të sinqertë dhe dëshirojnë me zemër të ndërtojnë marrëdhënie personale pozitive;
  • Janë inovatorë dhe  përgjegjës;
  • Janë të bindur të ndryshojnë sistemin e tyre të besimeve dhe sjelljeve;
  • Kontrollojnë vetëbisedimin e tyre për t’u bërë më pozitivë;
  • Dëshirojnë të çlirohen nga realiteti i kohëve të fundit, të zhvillohen dhe ndryshojnë;
  • Dëshiroinë një jetë më të mirë për miqtë e tyre, familjen dhe komunitetin;
  • Kuptojnë që jeta, koha dhe marrëdhëniet janë të çmuara;
  • Janë mirënjohës;
  • Janë origjinalë;
  • Kanë qëllime që ia vlejnë; qëllime të mëdha me kuptim dhe drejtim;
  • Rritin vetvlerësimin e tyre, ushqejnë intuitën e tyre dhe vetëdijen;
  • Kuptojnë që dashuria është pa kushte;
  • Kuptojnë që lumturia e vërtetë vjen duke iu shërbyer të tjerëve;
  • Dëshirojnë të krijojnë një mjedis mbështetës, shpirtërisht përmbushës.

Për aq kohë sa eksploroni dhe rriteni, ju mund të krijoni llojin e botës për të cilën po kërkoni!

 

 

  1. Matematika e ndryshimit pozitiv

Një sistem pozitiv operimi është aftësues; ai ju fuqizon ju të thoni ‘po’ në jetë. Herën e parë që thoni ‘po’, një ndryshim i vogël pozitiv ndodh. Herën tjetër që thoni ‘po’ ndryshimi pozitiv është pak më madh. Të thuash ‘po’ në jetë ka një efekt që është më shumë se grumbullues. Çdo gjë ju shtyn më tepër drejt kurbës treguese të ndryshimit pozitiv? Çdo ‘po’ ka një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë njerëz thonë ‘po’ në jetë kaq rrallë sa ndryshimi pozitiv nuk ka kurrë mundësinë të funksionojë si duhet. Kjo është fatkeqësi sepse gjërat më të mira në jetë ndodhin kur ju e çoni kurbën treguese të ndryshimit pozitiv me çdo mënyrë sa më lart. Shumë njerëz nuk e kuptojnë matematikën e ndryshimit personal. Kur ju thoni ‘po’ në jetë, besimet tuaja pozitive iu drejtojnë tek kurba treguese e ndyshimit pozitiv. Të thuash ‘jo’ në jetë dhe të drejtosh një sistem operimi negativ është njësoj si të pjesëtosh me zero. Kur e pjesëtoni diçka me zero, rezultati është gjithmonë zero. Kjo është ekzaktësisht ajo çka një sistem negativ operimi ju bën ju. Ai e pjesëton jetën tuaj me zero dhe rezultati do të jetë zero. Kështu ju nuk shkoni askund; keni ngecur aty ku ishit. Një sistem pozitiv operimi ju bën të ndjeheni mirë. Ai ju mban optimist. Kur drejtoni një sistem pozitiv operimi, ju gjithmonë shikoni për të mirën dhe e gjeni atë. Gjetësit e mirë e shijojnë jetën e tyre më shumë se personat negativë. Gjetësit e mirë jetojnë me një profeci vetpërmbushëse që sjell gjëra të mira në jetën e tyre. Ata kërkojnë dhe zbulojnë të gjiths cilësitë e mira tek bashkëshortja e tyre; shikojnë adoleshentët dhe shohin potencialin pozitiv midis gjithë trazirave negative; shikojnë punën e tyre dhe vërejnë mundësi për rritje dhe progres. Shikojnë tek vetja dhe e dinë që po drejtojnë ndryshimin pozitiv që do t’i çojë drejt një të ardhmje të suksesshme. Njerëzit që kërkojnë të mirat përfundojnë duke u ndjerë mirë sepse fokusohen tek gjërat e mira në jetën e tyre. Një sistem pozitiv operimi e bëh çdo aspekt të jetës tuaj më të mirë. Në fakt, nuk ka kufizime për atë se sa e mirë mund të bëhët jeta jote kur një sistem pozitiv operimi kontrollon mendjen tuaj. Besimet pozitive janë të vetmet që ju çojnë tek ëndrrat tuaja. Besimet negative ju çojnë tek mankthet dhe drejtimi i një sistemi negativ operimi garanton që ju do të prishni të ardhmën tuaj: është si një aparat që shkatërron jetën tuaj. Herët apo vonë, ëndrrat tuaja do të shkatërrohen në copa, nëse një sistem negativ operimi po ju kontrollon. Eleminimi i negatives nuk ju bën person pozitiv. Mbusheni mendjen me gjëra pozitive. Gjithashtu është e mundur të minimizohen efektet e dëmshme të një sistemi negativ operimi, kontrolli vetëm i dëmtimeve nuk është i mjaftueshëm. Ato për të cilën ju keni në të vërtetë nevojë është një sistem pozitiv operimi. Ju keni nevojë për një mënyrë të re mendimi dhe të ndjeri, një mënyrë të re për të parë veten dhe botën. Ju keni nevojë që në mënyrë të qëndrueshme dhe këmbëngulëse të fokusoheni në gjëra pozitive në mënyrë që të instaloni një sistem pozitiv operimi. Ju mund ta bëni jetën tuaj aq positive sa dëshironi nëse futni gjëra pozitive në mendjen tuaj!

 

 

  1. Si t’i ndalojmë etiketimet që të mos bëhen gjykime?

 

“Ne jemi si skulptorët, në mënyrë konstante ndërtojmë imazhin e të tjerëve që për një kohë të gjatë e kemi dëshiruar, dashur, shpesh kundër realitetit, kundër përfitimeve të tyre dhe gjithmonë në fund vjen një zhgënjim sepse kjo nuk ju përshtatet atyre”, thotë Anais Nin. Në fjalët e poetit Anais Nin thuhet se “ne nuk i shohim gjërat ashtu si janë, po ashtu si jemi”. Kjo tregon se pranimi i klasifikimeve të pasakta  mund të krijojë mosmarrëveshje domethënëse ndërmjet pritshmërive dhe realitetit. Nëse diçka relativisht automatike si shqisa e shijimit mund të humbasë nga supozimet e nën-ndërgjegjshme, kjo na bën të habitemi se sa shumë perceptimet kushtëzohen nga eksperiencat e së shkuarës. Tendenca për të etiketuar gjithashtu tregon mënyrën se si i shohim njerëzit dhe marrëdhëniet. Problem nuk janë vetë etiketimet, por se sa të ndërgjegjshëm jemi ne për to. Etiketimet janë thjesht një stenografi mendore për eksperiencat e së shkuarës, që na pregatitin për gjërat që vijnë më pas. Por kur jeni të pavetëdijshëm për këto etiketime, filloni të besoni se janë plotësisht të vërteta, kur në realitet reflektojnë rrethanat në të cilat jeni. Pastaj, në vend që t’iu japin një pikënisje për gjetjen e më shumë informacioneve, etiketimet shkatërrojnë eksperiencat tuaja dhe ju kufizojnë mundësitë për t’u zhvilluar dhe rritur. Është një formë e lehtë e dembelizmit të brendshëm. Kjo në mënyrë të ashpër zvogëlon aftësitë tuaja për të mësuar gjëra të reja sepse tashmë keni krijuar në mënyrë të sforcuar një përfundim të nxituar për eksperiencat tuaja. Kështu që nëse nuk jeni vigjilentë rreth etiketimeve që vijnë në mendjen tuaj, ju do të përfundoni duke përsëritur automatikisht interpretimet e së shkuarës. Rezultati është së kjo përfundon duke përforcuar një grup të tërë besimesh. Është si një rreth: ju etiketoni një situatë, e cila në mënyrë të drejtpërdrejt prek perceptimet tuaja për situatën aktuale. Dhe pastaj ju reagoni kundrejt të dyjave: etiketimit dhe situatës. Ky reagim për pasojë ndikon në mënyrën se si ju do ta etiketoni situatën në një moment tjetër. E vërteta është se ju tashmë keni një mori pikëpamjesh të formuara që më pare, të cilat kanë zënë vend në mendjen tuaj. Kështu si mund ta këpusni këtë zinxhir? Kjo fillon me të qenit i vetëdijshëm për tendencën për të etiketuar. Etiketimet nuk janë problem, ato bëhen kufizime kur lidhen me një sens të fortë pëlqimi ose mospëlqimi. Ju bëheni të lidhur me bindjet tuaja të pakontrolluara. Më thellësisht, kur lidhen me emocionet, etiketimet aktivizojnë diçka në nivelin fizik. Kjo ‘ndjenjë’ nuk është thjesht  diçka abstrakte në mendje: është një eksperiencë, ndjesi aktuale në trup, e shkaktuar nga një proçes neuro- biologjik, i cili aktivizohet me ndonjë emocion. Shumica prej nesh janë të pavetëdijshëm për këtë ndjesi biokimike. Për të ndaluar që etiketimet të bëhen gjykime ka një praktikë dhe një proces. Duke u përpjekur të jeni të vetëdijshëm dhe të balancuar, ju do të kuptoni se mund të keni një zgjidhje për këtë ekuacion. Kjo është shija e parë e lirisë, e cila përhapet në hapësirën në të cilën ne përjetojmë gjëra në një mënyrë të freskët, të re, shumë e afërt me mënyren se si realisht jemi.

 

 

  1. Mendimi pozitiv krijon një tru pozitiv

Barnat mjekësore nuk janë e vetmia mënyrë për të ndryshuar kiminë e trurit tuaj. Ajo që ju mendoni  dhe që futni në mendjen tuaj gjithashtu e ndryshon kiminë e trurit. Mendimi pozitiv, sjelljet pozitive dhe një sistem pozitiv operimi janë të futura në disa nivele në kiminë e trurit tuaj. E njëjta gjë është e vërtetë për mendimin negativ, një sistem negativ operimi dhe depresionin. Ju mund ta modifikoni kiminë e trurit tuaj duke përdorur barna ose drogra të palejueshme. Ju gjithashtu mund ta modifikoni atë duke përdorur terapinë njohëse. Terapia njohëse funksionon sepse ajo ndryshon mënyrën se si mendoni dhe kur ndryshoni atë ndryshoni edhe kiminë e trurit tuaj në disa nivele. Lajmi i mirë është se tani ka shumë barna për çrregullimet e humorit që mund ta kthejnë kiminë e trurit tuaj në një gjendje më pozitive. Kështu ndjenja e mirëqënies kthehet. Barnat nuk janë të gjitha njësoj, kështu që nëse një lloj ilaçi nuk ndihmon, ekziston shansi i mirë se një tjetër mund të bëjë punë. Çdo familje barnash për çrregullimet e humorit  operon me një mekanizëm të ndryshëm. Mjekët nuk mund të parashikojnë cili ilaç do të ketë efektin më të fuqishëm në lehtësimin e mendimeve të çrregullta dhe negative të shoqëruara me çrregullime të humorit. Disa barna kërkojnë disa javë për të patur efektin e tyre maksimal. Tabletat nuk janë magjikë, por janë të fuqishme nëse ju jepni atyre kohë për të funksionuar. Jo kushdo me një çrregullim humori ka nevojë të marrë barna për të rifituar një pikëpamje pozitive. Kërkimet mjekësore kanë treguar që disa çrregullime humori mund të trajtohen efektivisht duke përdorur vetëm terapi njohëse pa barna. Kjo lloj terapie ju mëson si të pranoni dhe eleminoni mendimet e shtrembëruara dhe të çrregullta që gjenden tipikisht në çrregullimet e humorit. Kur luftoni me mendimet negative dhe emocionet e çrregulluara, ju keni opsione të shumta trajtimi që ofrojnë shpresë të vërtetë. Duke u varuar nga tipi dhe ashpërsia e problemit tuaj, mund të përdorni terapi mjekësore dhe terapi njohëse për të filluar të ndjeheni më mirë. Madje ju mund t’i përdorni ato të kombinuara për të kthyer ekulibrin kimik normal në trurin tuaj. Si mund të krijoni një mendje të qëndrueshme pozitive? Në të vërtetë është e thjeshtë: mbani një fokus pozitiv të vazhdueshëm! Një mendje pozitive nuk është aksident. Është diçka që ju e doni qëllimisht. Një fokus i vazhdueshëm pozitiv krijon një mendje të qëndrueshme pozitive. Është e lehtë të jesh pozitiv për një sekondë, por të jesh pozitiv për ditë dhe javë është e vështirë. E vetmja mënyrë për të patur një mendje pozitive është të jetoni me qëllime. Kjo do të thotë të krijoni dhe ekzekutoni një program që bombardon mendjen tuaj me gjëra pozitive gjatë gjithë ditës. Nëse me të vërtetë dëshironi të jeni pozitivë, askush nuk mund t’iu ndalojë!

 

 

  1. Mirupafshim depresion, përshëndetje mendje pozitive!

Kapërcimi i depresionit është i vështirë, ndoshta gjëja më e vështirë që mund të bëni ndonjëherë. Të luftosh kundër depresionit nuk është një shëtitje në park; është një betejë e ashpër. Por nëse ju vendosni t’i bashkoheni betejës, ju mund ta fitoni atë dhe ta largoni depresionin nga mendja juaj. Nëse dëshironi të keni një mendje të lirë nga depresioni, askush nuk mund  t’u ndalojë. Emocionet janë reflektim i mendimeve tuaja. Kur ndryshoni mendimet tuaja, emocionet automatikisht ndryshojnë. Ju nuk keni pse t’i luftoni mendimet negative dhe të shtembëruara që përsëriten në mendjen tuaj. Në fakt keni nevojë të mësoni si të ndryshoni mënyrën se si ju mendoni dhe emocionet në mënyrë natyrale do të kujdesen për veten e tyre. Ashtu si nata ndjek ditën, kur mendimet tuaja janë të shëndetshme dhe pozitive, emocionet bëhen të shëndetshme dhe pozitive gjithashtu. Sfida me të cilën përballeni në depresion është të ndryshoni mënyrën se si mendoni. Si  mund ta ndryshoni  mënyrën  se  si mendoni? Disa mundësi të tregojnë se si mund ta bëni këtë. Ligji i vetbisedimit pozitiv thotë “Ju e ndryshoni mënyrën se si mendoni dhe ndjeheni duke ndryshuar atë që thoni kur flisni me mendjen tuaj”. Nëse dëshironi të ndryshoni mënyrën se si ndjeheni, duhet të ndryshoni dialogun tuaj të brendshëm. Ju duhet t’i flisni mendjes tuaj në një mënyrë tjetër. Fillimisht duhet të ndaloni së thëni gjëra negative. Kur fjalët negative fillojnë të dalin nga goja juaj, duhet që menjëherë të ndaloni atë që po thoni. Mos i lër fjalët negative të dalin jashtë sepse janë farëra negative që çojnë më shumë mendime dhe emocione negative. Së dyti ju duhet të filloni të thoni gjëra pozitive. Kjo ka të bëjë më vetbisedimin pozitiv. Gjërat pozitive që ju thoni janë bërthama për një mendje dhe jetë pozitive. Ligji i drejtimit pozitiv thotë “Rrota e ndryshimit gjithmonë rrotullohet në drejtimin e asaj që futni në mendjen tuaj”. Ju e shtyni mendjen në një drejtim pozitiv duke futur gjëra pozitive dhe të shëndetshme. Nëse futni mjaftueshëm mendime pozitive në mendjen  tuaj, mund të krijoni një tru pozitiv! Ju nuk jeni të pashpresë dhe jeta juaj nuk është e pashpresë. Jeta juaj përmirësohet menjëherë në momentin që filloni të futni gjëra pozitive në mendjen tuaj. Akti i thjeshtë i leximit të fjalëve pozitive e kthen rrotën e ndryshimit në drejtim pozitiv. Beteja kundër depresionit bëhet në fushëbetejën e fokusit. Ligji i ndryshimit pozitiv thotë “Kur i ndryshoni gjërat tek të cilat shikoni, mënyra se si i shikoni gjërat ndryshon; kur i ndryshoni gjërat për të cilat flisni, mënyra se si ju flisni për gjërat ndryshon; kur ju ndryshoni gjërat për të cilat mendoni, mënyra se si mendoni për gjërat ndryshon”. Ju duhet të shihni, të dhe të mendoni për gjëra pozitive, nëse dëshironi të çliroheni nga depresioni dhe të bëheni një person pozitiv!

 

 

  1. Një ndryshim në zemër ndryshon gjithçka!

“Zemra e njerëzve ndjen gjëra që syri nuk mund t’i shohë dhe di atë që mendja nuk mund ta kuptojë”, thotë Robert Valett. Shëndeti fillon me dashurinë dhe ajo mund të reduktojë stresin. Kjo është një metodë që është përdorur nga qindra njerëz në gjithë botën. Kjo metodë e thjeshtë po e ndryshon botën. Ajo për të cilën keni nevojë është dashuria. Kjo gjë ka rezultuar e vërtetë për shumicën e njerëzve. Sfida e vërtetë është: si ta krijoni dashurinë? Shumë kërkime kanë treguar se emocionet punojnë më shpejt dhe janë më të fuqishme se mendimet. Dhe kjo kur bëhet fjalë për qëniet njerëzore: zemra është më e rëndësishme se truri për një mirëqënie dhe shëndet të përgjithshëm, madje edhe për funksionin njohës. Dominanca e saj brenda trupit është tashmë e demostruar qartësisht. Është e domosdoshme të mendoni qartë! Por të ndjerit pozitiv me zemër ju jep një rritje të mrekullueshme të krijimtarisë dhe shëndetit. Ripërjetimi për një kohë të shkurtër i një kujtimi që ju e doni, krijon sinkronizim në zemrën tuaj dhe ritëm të dukshëm. Kjo rrit çlirimin e hormoneve energjike dhe të shëndetshme, ndërkohë që në të njëjtën kohë ul nivelet e homoneve të stresit të cilat janë dëmtuese; në të njëjtën kohë sistemi juaj imunitar fuqizohet, përmirësohet shëndeti dhe rritet përqendrimi. Stresi është një fatkeqësi, një epidemi që përhapet shpejt. Stresi është një nga shkaqet më të rëndësishme të rritjes së presionit të gjakut. Stresi i ka bazat nga depresioni dhe nga lodhja. Lajmi i mirë është se efektet negative të stresit mund të luftohen në mënyrë efektive më lehtësisht sesa ju mund ta imagjinoni. Kjo çon në një performancë më të mirë në çdo aspekt të jetës. Një pjesë njerëzish çohen në seminare për stresin; ofrohen leksione për Joga në zyra qendrore kompanish të ndryshme. Dhe ka madje kompani që i inkurajojnë punonjësit e tyre të marrin pushime. Kuptimi i lehtësimit nga një leksion Joga ose një fundjavë në plazh humbet shpesh në bisedën e parë që bëni me një koleg të irrituar. Një strategji e suksesshme anti- stres jep rezultate mjaft të mira në momentin që përjetohet stresi. Kur njerëzit përjetojnë dashuri, ato nuk ndjehen vetëm të lumtur dhe plot gëzim, por tek ato prodhohen gjithashtu më shumë hormone që parandalojnë plakjen dhe ju japin ndjesinë e rinisë dhe vitalitetit. Në të njëjtën kohë reduktohet prodhimi i hormoneve të stresit si është kortizoli. Nivelet e larta të kortizolit shoqërohen me sëmundjen e Alzhajmerit, diabetit, depresionit dhe lodhjes. Ndjenjat pozitive si dashuria përmirësojnë shëndetin. E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Dikush i cili është i intatosur prodhon më pak hormone që parandalojnë plakjen dhe më shumë kortizol. Një ndryshim i zemrës ndryshon gjithçka. Por si mund ta ndryshoni zemrën? Është shumë më e thjeshtë sesa duket. Nëse ju në mënyrë konstante e përqendroni vëmendjen tek një emocion pozitiv, si vlerësimi dhe kujdesja ose nëse lejoni mendimet tuaja të rikthehen në kujtime të bukura që ju i doni, ritmi i zemrës ndryshon menjëherë. Më pak stres dhe më shumë shëndet, është sigurisht mjaftueshëm. Thjesht mendoni se si ndjeheni në praninë e dikujt i cili është person i vlerësuar, krahasuar me të qënit pranë dikujt të inatosur dhe frustruar. Nëse ritmi i zemrës suaj është koherent, ekziston një shans që mjedisi juaj do të sillet gjithashtu në mënyrë koherente. Një mjedis i shëndetshëm fillon me shëndetin tuaj personal. Ndryshimi i botës fillon nga ju. “Ajo për të cilën ju keni nevojë është dashuria”,  thotë John Lennon.  Kjo është shumë e thjeshtë.

Citate për mendimin pozitiv që frymëzojnë sjelljet pozitive

“Ne jemi ajo që mendojmë se jemi. Gjithçka që jemi rrjedh nga mendimet tona. Me mendimet tona, ne bëjmë botën tonë”, thotë Buda.

Tani më shumë se kurrë duket sikur njerëzit kanë nevojë t’i kujtosh të mendojnë pozitivisht çdo sekondë të ditës. Mendimi pozitiv është shumë i nevojshëm për t’u përshtatur me shqetësimet në rritje që vijnë si pasojë e krizës ekonomike globale dhe rritjes së papunësisë me të cilën po përballen shumë njerëz. Për aq kohë sa situatat stresuese në jetë janë realitet që mund t’iu prekë të gjithë në mënyrë negative dhe t’iu shkaktojë irritim ose shqetësim, ju ende duhet të zgjidhni në mënyrë të vetëdijshme ta përballoni çdo situatë që ju shfaqet me një sjellje pozitive. Mbajtja e një pikëpamje pozitive mund të bëhet sfiduese kur ndjeheni i dobët dhe kjo është shumë e kuptueshme. Sidoqoftë, fakt është që mendja juaj është çelësi për të krijuar rrethana më të mira për veten dhe është në të mirën tuaj ta përdori atë gjërësisht. Citatet për mendimin pozitiv nga komunitete të mëdha ose udhëheqës shpirtërorë, filozofë, shkencëtarë dhe njerëz të zakonshëm në gjithë historinë kanë qenë të dokumentuara dhe vazhdojnë të jenë sepse ndihmojnë në udhëheqjen tuaj drejt kornizave të mendjes, të cilat janë frymëzuese.

Citate pozitive të tilla si “Ndryshoni mendimet tuaja dhe ju mund të ndryshoni botën tuaj” janë përfundimisht ideja më e mirë për t’i përvetësuar dhe t’i shtoni në krye të listës, ndërkohë që shkoni përpara në arritjen e qëllimit tuaj për të jetuar një jetë më të mirë. Mbaje këtë të qartë gjatë gjithë kohës dhe vendosi këto fjalë me vlerë në praktikë çdo ditë. Ne të gjithë duhet të shohim rrotull dhe të marrim në konsideratë çdo gjë që përdorim çdo ditë për të parë duke vepruar me mendimin pozitiv. Kompjuterat tuaj, mobiljet, strukturat rreth jush dhe çdo shpikje ka filluar si një mendim. Ato të gjitha u materializuan sepse mendimi ekzistoi në mendjen e dikujt fillimisht. Këta krijues të suksesshëm qartësisht menduan që mendimet që patën ishin të vlefshme dhe ky besim i lejoi të ndjekin ndjenjat e tyre të cilat ju vinin nga zemra. Realiteti ynë është krijuar nga gjërat që njerëzit mendojnë dhe pastaj veprojnë për t’i vënë në jetë këto ide.  Shumë shpesh këto janë njerëzit të cilët bëhen simbole të mendimit pozitiv…

“Besoni është e mundur t’i zgjidhni problemet tuaja. Besoni që përgjigjia do të vijë”, thotë Norman Vincent Peale.

E folura pozitive, puna jonë ose pasuria nuk janë përkufizim i asaj çka ne jemi. Ne jemi të gjithë qenie individuale që krijojmë realitetin tonë me mendimet tona dhe në qoftë se në mënyrë të vetëdijshme praktikojmë mendimin pozitiv jeta jonë nuk do të jetë aq e kënaqshme se dëshirojmë të jetë.

“Ju jeni gjithmonë qënie  me vlera, jo sepse dikush thotë kështu, jo sepse ju jeni të suksesshëm, jo sepse ju fitoni shumë para, por sepse ju vendosni ta besoni këtë dhe për asnjë arsye tjetër”, thotë Wayne Dyer.

Njerëzit kanë aftësinë unike për të ndryshuar mendjen e tyre nga negative në pozitive dhe të kenë sjellje pozitive në jetë. Nuk është kurrë shumë vonë për ta trajnuar mendjen të përdorë mendimin pozitiv sepse kjo është një zgjedhje e vetëdijshme që çdo njeri është i lirë ta bëjë në një kohë të caktuar. Mbajtja e një sjellje mendore pozitive kërkon një zotim për të ndryshuar mënyrën se si ju e lejoni veten të mendojë në çdo rast dhe kjo do të kërkojë kohë për t’u bërë një mënyrë jete nëse është diçka që nuk e vendosni në praktikë rregullisht. Sidoqoftë, lajmi i mirë është se citatet e mendimit pozitiv frymëzojnë sjellje pozitive dhe janë një ndihmesë e madhe  për të qëndruar i fokusuar tek pozitivja. Citatet për mendimin pozitiv ndezin dëshirën për të qënë më të mirët. Ato gjithashtu ju frymëzojnë të shikoni pozitiven në çdo konflikt që ju hasni në udhëtimin tuaj fantastik përmes jetës sepse “Mendimi pozitiv do t’iu lejojë ta bëni çdo gjë më mirë sesa mendimi”, thotë Zig Ziglar dhe “Çdo gjë pozitive është më mirë se diçka negative”, pohon Elbert Hubbard.

 

  1. Fal që të lirohesh nga mëria dhe hidhërimi!

Kur dikush që ju intereson ju lëndon, mund të inatoseni, të fyheni, të hakmerreni ose të zgjidhni të falni dhe të vazhdoni përpara. Pothuajse çdo njeri është lënduar nga fjalët ose veprimet e dikujt tjetër. Ndoshta mamaja ju ka kritikuar aftësitë tuaja prindërore, kolegët tuaj sabotuan një projekt ose partneri juaj ju tradhëtoi. Këto plagë mund t’iu lënë me ndjenja inati që zgjasin, hidhërim ose madje edhe hakmarrjeje, por nëse nuk e praktikoni faljen do të jeni të vetmit që do të paguani më shtrenjtë. Duke falur, ju gjithashtu mund të gjeni paqe, shpresë, mirënjohje dhe gëzim. Merrni në konsideratë faktin që falja mund t’iu çojë në rrugën e mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore. Çfarë është falja? Përgjithësisht falja është një vendim për të larguar fyerjet dhe mendimet për hakmarrje. Veprimi që ju lëndon ose ju ofendon do të mbetet gjithmonë një pjesë e jetës suaj, por falja mund të pakësojë dhimbjen që shkakton dhe ju ndihmon të fokusoheni në pjesë të tjera pozitive të jetës tuaj. Falja madje mund t’iu çojë drejt ndjenjave të arsyetimit, ndjeshmërisë dhe mëshirës për personin që ju lëndoi. Falja nuk do të thotë që e lejoni personin tjetër t’iu lëndojë dhe nuk e minimizon ose justifikon të gabuarën. Ju mund ta falni personin tjetër pa e falur veprimin. Falja sjell një lloj paqeje që ju ndihmon të vazhdoni jetën. Cilat janë përfitimet kur fal dikë? Lirimi nga mëritë dhe nga hidhërimi mund të hapin rrugë për dhembshuri, mirësi dhe paqe. Falja mund të çojë në:

  • Marrëdhënie më të shëndetshme;
  • Mirëqënie më të madhe shpirtërore dhe psikologjike;
  • Më pak ankth, stres dhe armiqësi;
  • Presion më të ulët gjaku;
  • Më pak simptoma depresioni;
  • Rrezik më të vogël për abuzim me alkoolin dhe substancat narkotike.

Pse është kaq e lehtë të mbash mëri? Kur ju lëndoheni nga dikush që doni dhe i besoni, mund të inatoseni, mërziteni ose të bëheni konfuz. Nëse ndaloni në situatën ose ngjarjen lënduese, mëritë e mbushura me fyerje, hakmarrja dhe armiqësia mund të rrënjosen tek ju. Nëse ju i lejoni ndjenjat negative të mbizotërojnë mbi ato pozitive, do ta gjeni veten tuaj të gllabëruar nga hidhërimet personale dhe nga sensi i padrejtësisë. Cilat janë efektet e mbajtjes së mërisë? Nëse nuk falni, ju do ta paguani shpejt çmimin duke sjellë hidhërim dhe inat në çdo marrëdhënie dhe eksperiencë të re; jeta juaj do të bëhet kaq e mbyllur tek e gabuara sa nuk do të mund ta shijoni të tashmen; do të bëheni depresivë ose ankthiozë; do të ndjeni që jetës suaj i mungon kuptimi ose qëllimet ose që i jeni larguar besimit tuaj shpirtëror. Ju do të humbisni lidhjet e vlefshme me të tjerët. Si mund të arrihet një gjendje falje? Falja është një zotim për një proces ndryshimi. Për të filluar ju duhet të merrni në konsideratë vlerat e faljes dhe rëndësinë e saj në jetën tuaj në një kohë të caktuar. Të reflektoni mbi faktet e situatës, si keni reaguar ju dhe si ky kombinim ka ndikuar në jetën, shëndetin dhe mirëqënien tuaj. Kur të jeni gati, zgjidhni në mënyrë aktive të falni personin që ju ka ofenduar. Largohuni nga roli i viktimës dhe çlirohuni nga fuqia dhe kontrolli i personit që ju ofendoi dhe situata që patët në jetë. Ndërkohë që liroheni nga mëritë, ju nuk po e përcaktoni jetën tuaj me faktin se sa shumë jeni lënduar. Madje ju mund të gjeni dhembshurinë dhe arsyetimin.

 

 

  1. Si t’i mposhtim veset e këqija?

Shumë njerëz duan t’i mposhtin veset e tyre të këqija, por edhe pse bëjnë edhe më të mirën e mundshme për t’i luftuar këto vese sërish dështojnë pasi janë përpjekur shumë herë. Në mënyrë që të jeni të aftë të mposhtni një ves të keq, nuk u duhet të ndiqni këshilla të përgjithshme por duhet  të arrini një kuptim më të thellë të vetes dhe pastaj të gjeni mënyrën më të mirë që mund t’iu ndihmojë të largoni këtë ves. Në këtë material do të mësoni se si t’i mposhtni veset e këqija. Çelësi për t’i mposhtur këto vese është që së pari t’i kuptosh ato. Ndryshe nga besimet e zakonshme veset e këqija nuk zhvillohen si rezultat e provimit të diçkaje dhe pëlqimit të saj, por janë zhvilluar sepse e ndihmojnë personin të mbushë disa boshllëqe psikologjike në personalitetin e tij. Për shembull, gjatë adoleshencës disa adoleshentë fillojnë të pinë duhan në mënyrë që të duken më mashkullorë përpara shokëve të tyre sepse kanë pasiguri rreth mashkullorësisë së vet dhe aftësisë së tyre për ta përballuar jetën si burra. Tani ju do të jeni duke pyetur veten se pse këto persona përballojnë të pinë duhan si të rritur dhe dështojnë të mposhtin vesin e pirjes së duhanit edhe pse nuk janë më adoleshentë? Përgjigja është e thjeshtë: këta persona kanë ende një boshllëk psikologjik që duhanpirja e mbush. Shumë njerëz pijnë duhan kur ndjehen të stresuar në mënyrë që të kthejnë sensin e tyre të kontrollit. Mposhtini veset tuaja të këqija duke kuptuar veten! Tani në mënyrë që të mposhtni veset e këqija duhet t’i bëni vetes pyetjen e rëndësishme: çfarë boshllëku psikologjik po përpiqem të mbush duke patur këtë ves? A po veproj kështu për t’u ndjerë me vlerë? A po veproj kështu sepse kjo më bën të ndjehem në kontroll? Sapo të gjeni përgjigjen ju duhet pastaj të punoni për të gjetur një alternativë më të mirë që do t’iu ndihmojë ju të arrini qëllimet tuaja në vend që të keni atë ves të keq. Mbi të gjitha nën-ndërgjegjies tuaj nuk i intereson vesi juaj i keq, por i intereson të përmbushë një dëshirë të pavetëdijshme. Nëse psh ju zbuloni se keni një zakon të caktuar sepse ju mungon vetëbesimi, atëherë mposhtja e këtij vesi në këtë rast ka të bëjë vetëm me krijimin e vetëbesimit. Shumë nga veset që kemi, kanë qëllimin e njëjtë të zakonshëm të rritjes së vlerave të vetes dhe na bëjnë ne të ndjehemi mirë. Një person që dyshon në aftësinë e tij për të patur sukses mund të zhvillojë zakonin e keq të zvarritjes së gjërave jo sepse e urren një detyrë, por sepse në mënyrë të pavetëdijshme nuk dëshiron të testojë vlerat e vetes. Prandaj veset e këqija nuk mund të mposhten nëpërmjet këshillave të përgjithshme të tilla si “bëhu pozitiv” ose “bëhu këmbëngulës,” por mund të ndodhë vetëm nëse arrini të mbushni atë boshllëk psikologjik në një mënyrë tjetër që nuk është lënduese. Mposhtja e një vesi të keq mund të arrihet edhe duke zhvilluar një zakon të mirë. Ndonjëherë është shumë e vështirë të mposhtësh një ves të keq sepse ekziston një nevojë e madhe për të në jetën e një personi. Psh një njëri mund të shohë televizor gjithë kohës sepse ndryshe ai do të ndjehej shumë i mërzitur. Në një rast të tillë vesi i keq mund të largohet duke zhvilluar një zakon të ri që mund të zëvendësojë atë. Ky person mund ta zgjidhë këtë problem duke zhvilluar një zakon të mirë të tillë si stërvitja ose madje duke dalë me shokët më shpesh. Mbi të gjitha ai e ka zhvilluar këtë ves të keq sepse ndjehej i mërzitur dhe kështu në qoftë se arrin të gjejë ndonjë mënyrë tjetër për të vrarë mërzinë do të jetë në gjendje  të mposhtë vesin e tij të keq.

 

  1. Si mund ta ndalojmë mërzinë?

Si mund ta luftoni mërzinë? Dhe pse gjendeni tërësisht të mërzitur në kohë të caktuara dhe pastaj e gjeni veten plotësisht të motivuar në kohë të tjera? Cilët janë faktorët që kontrollojnë prezencën e mërzisë? Përpara se të mësoni si ta luftoni mërzinë fillimisht duhet të dini nga ju vjen kjo mërzi. Secili nga ne ka zhvilluar energji të caktuara gjatë fëmijërisë së tij, të cilat ndikojnë sjelljen e tij edhe sot. Një i rritur është thjeshtë një person i cili përmbush të njëjtat dëshira të fëmijërisë së tij, por në një mënyrë ndryshe. Psh një fëmijë kur rritet dhe bëhet adult ai duhet të fillojë të mbledhë rezerva të tilla si para në mënyrë që të ndjehet i sigurtë. Ky veprim ndryshon sepse ai është rritur, por qëllimi mbetet i njëjti. Po si ka të bëjë kjo me luftimin e mërzitjes? Mërzia është një emocion që shfaqet kur mendja juaj zbulon që veprimi që po bëni nuk do t’iu ndihmojë të përmbushni dëshirat tuaja më të rëndësishme. Le të supozojmë që si rezultat i mënyrës se si jeni rritur, zhvilloni nevojën për t’u bërë i fuqishëm ose i famshëm. Nëse injoroni këto dëshira për ndonjë arsye, atëherë ekziston një mundësi e madhe që do të përjetoni mërzi kurdo që bëni diçka që nuk iu ndihmon të arrini këto qëllime. Në anën tjetër nëse bëni diçka që ju çon afër këtyre qëllimeve, do ta ndjeni veten shumë të motivuar. Kështu që hapi i parë për luftimin e mërzisë është të kuptoni dëshirat tuaja të thella, nevojat e pavetdijshme dhe kështu do të punoni për t’i përmbushur ato. Pse dështojnë njerëzit në luftimin e mërzisë? Nëse luftimi i mërzisë do të ishte kaq i lehtë, atëherë përse shumica e njerëzve dështojnë në zgjidhjen e problemit të mërzisë? Shumë njerëz i lënë qëllimet e tyre në vend që t’i ndjekin derisa i harrojnë fare ato. Shumë njerëz nuk përpiqen t’i përmbushin dëshirat e tyre më të rëndësishme dhe thjesht përpiqen të largohen duke bërë diçka tjetër që i shpërqendron nga këto qëllime dhe kjo e intensifikon ndjenjën e tyre të mërzisë. Disa njerëz shkojnë edhe më tej duke zhvilluar besime të kufizuara që i bëjnë të mendojnë se nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre edhe nëse përpiqen. Zhvillimi i besimeve të kufizuara të tilla si “jeta është e padrejtë” ose “unë nuk jam me fat”, mund të jenë një justifikim i mirë për personin i cili nuk dëshiron të shkojë pas qëllimeve të tij. Kështu në shumë raste mërzia mund të jetë një mesazh nga mendja juaj e cila ju tregon që nuk po bëni atë që duhet të bëni dhe që ka qëllime të rëndësishme të cilat duhet t’i arrini. Luftimi i mërzisë kërkon shumë kurajo sepse ju duhet të përballeni me faktin që jeni larguar nga qëllimet tuaja të rëndësishme.

 

 

  1. Pse njerëzit luftojnë për fuqi?

Pse disa njerëz luftojnë për fuqi? Pse disa të tjerë luftojnë për famë dhe pasuri? Pse disa luftojnë në mënyrë të etur për të arritur një status të caktuar? Ambicia është një veçori e trashëguar dhe njerëzit ambiciozë janë ata që kanë nevojë më shumë për diçka dhe kjo është arsyeja pse kanë një dëshirë djegëse për ta arritur atë. Njerëzit e etur për fuqi janë ata që kanë më shumë nevojë për të. Si pasojë e eksperiencave të fëmijërisë së tyre tek disa njerëz zhvillohet një nevojë për superioritet dhe për të qënë të fuqishëm dhe në këtë mënyrë rriten si kërkues të fuqisë. Të luftosh për fuqi! Një milioner mund të ketë lindur në një familje të pasur, por shumë bilonerë që e kanë arritur këtë gjë vetë vuajnë nga pasiguri financiare ekstreme në jetën e tyre. Kjo do të thotë që pasiguria krijon dëshira të fuqishme dhe i motivon njerëzit të luftojnë për çfarëdo lloj gjëje që i bën të ndjehen të sigurtë. Njerëzit të cilët luftojnë për para janë ata që kanë shumë nevojë për to dhe e njëjta gjë ndodh edhe për fuqi. Nëse një fëmijë ndjehet i pafuqishëm, i neglizhuar ose i dobët që herët në jetën e tij, atëherë ekziston një mundësi shumë e madhe që ai të luftojë për fuqi kur të rritet. Personaliteti nuk është asgjë më shumë se një set veçorishë që njerëzit zhvillojnë në mënyrë që të përmbushin atë që kërkonin kur ishin fëmijë. Nëse një fëmijë është më i vogli ndërmjet motrave dhe vëllezërve dhe kështu ndjehet edhe i dobët, tiparet e personalitetit të tij do të zhvillohen në mënyrë të tillë që do ta lejojnë të luftojë për fuqi. Ky fëmijë do të jetë shumë konkurues, ambicioz dhe njeri që punon shumë. Kurrë mos kini frikë nga ata që luftojnë për fuqi! Ata që janë shumë të fuqishëm, janë të vetmit që janë mësuar të luftojnë për fuqi dhe janë të vetmit të cilët kanë shumë nevojë për këtë fuqi. Në lojën për fuqi, nëse keni nevojë dhe ende konsideroheni të dobët, mund të jeni me të vërtetë i fuqishëm kur të keni kuptuar nevojat tuaja të rëndësishme. Zakonisht ata që luftojnë për fuqi kalojnë nëpër një udhëtim që nuk mbaron kurrë dhe gjithmonë mbeten në një nevojë për të edhe pse janë të fuqishëm. Një shembull i mirë do të ishtë që njeriu i cili nget një makinë “Ferrari”. Ndërsa që nga jashtë duket superior, në brendësi të tij ka mundësi që të jetë në një nevojë për një miratim dhe vëmendje më shumë sesa mund të keni ju nevojë për një makinë të tillë.

 

  1. Si zhvillohet perfeksionizmi?

Si zhvillohet perfeksionizmi? Pse disa njerëz bëhen perfeksionistë? Dhe pse disa njerëz nuk janë kurrë të kënaqur me përfitimet që nuk janë shumë perfekte. Perfeksionizmi është një veçori vrasëse për personalitetin. Ai jo vetëm mund të shkatërrojë vetëbesimin me kalimin e kohës, por gjithashtu mund të rezultojë në depresion, pakënaqësi për jetën dhe madje mund të çojë në mendime vetvrasëse. Në mënyrë që të dini si të luftoni perfeksionizmin, fillimisht duhet të dini se si zhvillohet perfeksionizmi. Çfarë e shkakton zhvillimin e perfeksionizmit? Njerëzit zhvillojnë tipare të personalitetit që i  lejojnë të arrijnë qëllime të caktuara që i zhvillojnë herët në jetën e tyre si rezultat i eksperiencave që kanë kaluar. Psh nëse një fëmijë beson se është inferior për një arsye ose për një tjetër, atëherë të gjitha tiparet e personalitetit të tij do të punonin në drejtim të qëllimit të arritjes së superioritetit. Perfeksionizmi zhvillohet si rezultat i ndjenjave të inferioritetit ose i të qenit më pak i mirë se të tjerët. Kur një fëmijë i përjeton këto ndjenja, ai zhvillon perfeksionizmin në mënyrë që të mbajë një sens superioriteti mbi shokët e dhe mjedisin e tij. Qëllimi tjetër që zhvillimi i perfeksionizmit ndihmon fëmijën ta arrijë është që ai të fshehë defektet  e tij nga të tjerët. Mbi të gjitha nëse ai e bën çdo gjë në mënyrë perfekte, atëherë askush nuk do të gërmojë mbrapa murit të perfeksionizmit të tij për të nxjerrë në pah defektet. Si mund ta shkatërrojë perfeksionizmi jetën tuaj? Perfeksionistët ndjehen më pak besues me çdo detyrë që bëjnë sepse besojnë që edhe nëse e bëjnë atë në mënyrë perfekte ata nuk do bëhen njerëz me vlera. Për shkak se nuk jetojmë në një botë perfekte njerëzit që zhvillojnë perfeksionizmin përballen me zhgënjime të vazhdueshme që shkatërrojnë humorin dhe jetën e tyre. Nëse keni zhvilluar perfeksionizmin, atëherë mos u shqetësoni: ekziston një kurë shëruese. Në mënyrë që të largoheni nga perfeksionizmi ju duhet të zhvilloni vetbesimin tuaj, të pranoni ndjenjat tuaja të inferioritetit dhe të caktoni besimet tuaja rreth jetës duke kuptuar që perfeksioni nuk është gjithmonë i nevojshëm.

 

 

77.Si të ndalojmë së qeni të dobët?

Pse ne disa herë ndjehemi kaq të dobët kur përballemi me problemet e jetës dhe pse ndjehemi të fortë në kohë të tjera? Çfarë e bën një person të fortë në përballimin e jetës dhe çfarë e bën disa herë kaq të dobët? Ekziston një formulë që ju ndihmon të ndaloni së qeni kaq të dobët në përballjen e problemeve tuaja. Çfarë e bën një person të dobët?  Më poshtë janë faktorët më të mëdhenj të jetës që mund t’iu bëjnë të dobët përballë jetës:

Besimet e gabuara

Besimet formohen si rezultat i eksperiencave jetësore, por fakti interesant që shumë njerëz nuk e dinë është se ata mbedhin besimet të gabuara të shumta rreth botës, ndërkohë që rriten. Të besosh që dielli lind në anën lindore është shumë mirë sepse ky është fakt, por të besosh se nuk ka shpresë, që nuk mund të arrini sukses, që jeta nuk do t’iu japë atë që dëshironi ose madje edhe që jeni pa vlera, është diçka katastrofike. Nëse nuk dëshironi të jeni kaq të dobët, atëherë lexoni këtë udhëzues për t’u larguar nga besimet tuaja të gabuara.

Mungesa e informimit  ju bën të dobët

Mungesa e njohurive rreth zgjidhjes së një problemi ose mungesa e aftësisë për të kërkuar për një zgjidhje ju bën të paaftë. Mbi të gjitha nëse përballeni me një problem, por e dini që mund ta gjeni përgjigjen diku ju nuk do të ndjeheni fare keq. Dobësia dhe paaftësia janë dy anët e  së njëjtës monedhë dhe të dyja tregohen kur ju e shihni veten të paaftë për t’u përballur me një problem. Nëse dëshironi të bëheni të fortë, atëherë mësoni si të kërkoni për zgjidhje, si të përballeni me një problem në vend që të shtriheni në shtrat si të  paaftë.

Burimet e kufizuara mund t’iu bëjnë të dobët 

Nuk bëhet fjalë për para ose diçka materiale por për kohë. Le të supozojmë se përballeni me një problem të caktuar dhe duhet të kërkoni për një zgjidhje, por në të nëjtën kohë jeni mësuar të punoni 15 orë në ditë. A nuk do t’iu pengonte kjo për gjetjen e zgjidhjes? Padyshim që kjo do t’iu bëjë të dobët. Të qenit i aftë për të gjetur kohë për të kërkuar për një zgjidhje është ekzaktësisht e njëjtë me të qenit i paaftë për të gjetur një zgjidhje. Kështu që si ta ndalojmë këtë lloj dobësie? Është aq e thjeshtë sa edhe lirimi i plotë i vetes kurdo që përballeni me një problem të madh derisa vendosni se si do ta përballoni këtë dhe do t’i ktheheni jetës suaj normale.

Ndalimi tek e shkuara

Një nga faktorët më të mëdhenj që mund ta bëjë një person të dobët është mbetja në të kaluarën. Kjo jo vetëm e kufizon shpirtin krijues tuaj, por ndihmon në dobësim duke ju lejuar të krijoni besime të gabuara. Nëse ju përpiqeni dhe asgjë nuk nuk ndodh, nuk ka shpresë. Kështu që, si të bëheni realisht të forte? Bazuar në të gjitha ato që u thanë kryerja e disa porosive të mëposhtme do të parandalojë që të bëheni më të dobët dhe do t’iu bëjë më të fortë për të përballuar jetën:

  • Largohuni nga besimet e gabuara;
  • Rrini të çliruar deri në momentin që përballeni me një problem;
  • Kërkoni përgjigje derisa të keni një plan veprimi;
  • Rikthejuni jetës suaj normale, ndërkohë që vini në veprim edhe planin që ju krijuat.
Please follow and like us: