Për pak buzëqeshje të rinjtë dalin me mbathje në metro
Një ngjarje e cuditshme ka ndodhur sot në shumë metro të Europës. Shumë të rinj kanë dalë nga shtëpia vetëm me mbathje të veshur poshtë. 1 mijë vetë kanë marrë pjesë në Britani ndërkohë që 10 mijë në total ka qenë numri i të rinjve në mbarë botën. “Arsyeja e kësaj zhveshjeje është thjesht për të rrëmbyer vëmendjen e njerëzve dhe për t’i dhuruar atyre buzëqeshje,” tha një shtetas britanik që mori pjesë në këtë ngjarje. Kjo nismë filloi për herë të parë në metronë e Nju Jorkut në 2002 ndërkohë që në Britani zhvillohet prej 8 vitesh.
Please follow and like us: