Albspirit

Media/News/Publishing

Përgjuan Renzin dhe Montin, vëlla e motër ishin pjesë e masonerisë

Francesca Maria Occhionero, 49 vjeçe dhe vëllai i saj Giulio Occhionero, janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për spiunazh kibernetik.

Ata u arrestuan gjatë operacionit “Syri i Piramidës”, dhe akuzohen se kanë thyer sistemin e informacionit duke pasur akses në dokumente të sigurisë kombëtare të Italisë.

45-vjeçari që punonte si inxhinier nuklear, kishte pasion maratonat, por përveç kësaj duhet se kishte dhe një tjetër pasion të fshehtë.

Ai akuzohet ndër të tjera se ka spiunuar ish-Kryeministrin Matteo Renzi.

Por, nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se vëlla e motër janë të lidhur me masonerinë në Itali.

Të dy këta persona rezultojnë se janë emra shumë të njohur në botën e financave në Romë.

Please follow and like us: