Albspirit

Media/News/Publishing

Raportoi e para lajmin për fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ndërron jetë gazetarja

Ka vdekur në moshën 105 vjeçare korrespondentja britanike e luftës Clare Hollingworth, e cila raportoi e para lajmin për fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Hollingworth vdiq  në Hong Kong  ndërsa njihet si gazetarja e cila dha “skupin e shekullit” kur shokoi botën me lajmin se Gjermania pushtoi Poloninë në gusht të vitit 1939.
Hollingworth, i cili lindi në Leicester në vitin 1911 ka shërbyer si reportere lufte nga Vietnami, Algjeria dhe Lindja e Mesme.
Ajo ishte një gazetare fillestare për Daily Telegraph kur pa forcat gjermane në kufirin polak ndërsa udhëtonte nga Polonia në Gjermani në vitin 1939.

Në gazetën e asokohe Daily Telegraph shkruante: “ 1000 tanke marshuan në kufirin polka. Dhjetë divizione u bënë gati për sulm”.

Ajo shënoi një tjetër skup kur nazistët shpallën pushtimin 3 ditë më vonë.

Please follow and like us: