SHBA: Grupi i senatorëve kërkon forcim të sanksioneve kundër Rusisë
Një grup dypartiak i senatorëve të Shteteve të Bashkuara po kërkon legjislacion të ri, me të cilin do të shndërroheshin në ligj sanksionet e imponuara kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës.
Ky legjislacion, që pritet të paraqitet sot, do ta vështirësoj punën e administrats së ardhshmme të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, që t’i tërheq sanksionet e imponuara nga presidenti në largim, Barack Obama, pas aneksimit, që ka ndodhur në vitin 2014.
Sponzorë të kësaj mase janë 10 senatorë republikanë dhe demokratë, dhe kjo i shton gjasët që ajo të miratohet në Senat, ku shumicën e kanë republikanët.
Raportohet se një masë e ngjashme për përgatitet edhe në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Me këtë legjislacion do të forcoheshin sanksionet, të cilat administrata Obama i ka shpallur muajin e kaluar, kundër zyrtarëve qeveritarë rusë dhe entiteteve të akuzuara se kanë kryer sulme kibernetike, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.