Trump, gati të shpallë Soros “rrezik për sigurinë kombëtare”
Donald Trump po përgatitet të shpallë miliarderin elitar, George Soros si një “kërcënim për sigurinë kombëtare” të SHBA-ve kur ai të bëjë betimin si president pak ditë më vonë.
Sipas Kremlinit, Ministrit të Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov i është kërkuar nga ekipi transitor i Trump-it që t’i sigurojë çdo informacion në lidhje me Sorosin, duke cituar autoritetet ligjore të urdhrit ekzekutiv të 6 marsit 2014 të firmosur nga Presidenti Obama, të titulluar “Bllokimi i pronësisë së personave të veçantë që kanë kontribuar në situatën e krijuar në Ukrainë”:
“UNË, BARACK OBAMA, President i Shtetet të Bashkuara të Amerikës, konstatoj se veprimet dhe politikat e personave që minojnë proceset demokratike dhe institucionet në Ukrainë; kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial; dhe kontribuojnë në shpërdorimin e aseteve të tyre, përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, dhe e deklaroj si emergjencë kombëtare për t’u marrë me këtë kërcënim”.
Në dokumente mbështetëse bashkangjitur kësaj kërkese diplomatik, ky raport vazhdon, ekipi i tranzicionit Trump pohon se 25 ditë pas nënshkrimit të këtij Urdhri Ekzekutiv nga Presidenti Obama, më 31 mars 2014, kabllogramet diplomatike amerikane tregojnë se Soros me të vërtetë punoi për “të minuar proceset dhe institucionet në Ukrainë”, duke u bërë de-facto sundimtari i këtij kombi – dhe i cili në një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Ukrainë, Geoffrey Pyatt “vendosi bazat për luftë” për shkak të deklaratës së tij se “plani i federalizmit që po tregtohet nga Putin te Merkel e Obama, do të rezultojë në fitimin e ndikimit dhe kontrollit de-facto të Rusisë mbi rajonet lindore në Ukrainë”.
Plani i federalizmit (i ngjashëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës) për Ukrainën i mbështetur nga Presidenti Putin, Kancelarja Merkel dhe Presidenti Obama, sipas shpjegimit të raportit, do të kishte krijuar një tranzicion paqësor të pushtetit në këtë vend, por për shkak të ndërhyrjes së paligjshme të Soros ka çuar në konflikt masiv dhe gjakderdhje që i kanë marrë jetën rreth 9.600 burrave, grave dhe fëmijëve.
Sa i përket pikëpyetjeve se përse vetë Presidenti Obama nuk e ka akuzuar Sorosin si një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, pasi ai ka shkelur në mënyrë flagrante këtë Urdhër Ekzekutiv, ky raport shpjegon, se ndodhi për shkak se Soros “përmbyti” Partinë Demokratike të Obamës dhe Hillary Clinton me donacione në vlerë 100 milion $, duke e kthyer këtë parti politike dikur të respektuar si “Partia e Jefferson” në atë që është e njohur sot, “Partia Soros”, dhe se në fakt e ka shkatërruar atë.
Duke filluar në vitin 2004, ky raport vazhdon, Soros nisi të marrë drejtimin e Partisë Demokratike duke shkuar në luftë kundër popullit amerikan dhe demokracisë së tyre, duke deklaruar se “është fokusi kryesor i jetës sime” dhe “një çështje për jetë a vdekje”, dhe duke u zotuar se ai ishte gati të bëhej i varfër, nëse do t’i duhej për të mposhtur Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por përpjekjet e tij rezultuan në humbje, për të dhe për vetë Partinë Demokratike, të cilën ai në fakt e shndërroi në në organizatë politike liberale të majtë dhe komuniste siç është tani.
Duka kaluar në zgjedhjet presidenciale të fundit të SHBA-së në 2016-n, ky raport vëren më tej, se Soros ritheksoi përpjekjet e tij për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara, duke u bërë donatori kryesor dhe dirigjuesi i Hillari Klinton, por ashtu si në vitin 2004, populli amerikan ka refuzuar “vizionin e hapur të shoqërisë” globaliste, duke bërë në fakt që Donald Trump të bëhej udhëheqësi i tyre i ardhshëm.
Me “kukullën” e tij Hillary Clinton të mundur dhe partinë komuniste-demokratike të zotëruar prej tij që humbi pushtetin, ekspertët e Ministrisë së Punëve të Jashtme në këtë shtet raportojnë se Soros ka kthyer të gjithë pushtetin e tij financiar kundër Presidenti të zgjedhur Trump duke thënë se “demokracia është tani në krizë”, sepse populli amerikan “zgjodhi një manipulator dhe një diktator të ardhshëm si presidentin e vet” – dhe po ashtu, javën e kaluar shpalli luftë kundër të gjitha kombeve të krishtera, duke u zotuar për të rrëzuar të gjitha ligjet kundër abortit në çdo vend katolik në të gjithë botën.
Duke krijuar një reputacion ogurzi si një miliarder i babëzitur në fillim të viteve 1990, kur me një lëvizje të vetme shkaktoi krizë ekonomike në Angli, duke vënë bast kundër paundit britanik (E mërkura e zezë), duke fituar mbi një miliardë dollarë në kurriz të popullit britanik, jetët dhe ekonomia e të cilëve u shkatërruan, një amendament i këtij raporti shpjegon se Soros ka qenë më parë i quajtur “misterioz” – dhe i cili në një intervistë me gazetarin amerikan Steve Croft pranoi çuditërisht se viti 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, ishte viti më i lumtur i jetës së tij, kur ai vuri pasurinë e tij, duke konfiskuar pronën e hebrenjve, të cilët ishin dërguar nga nazistët në kampet e përqendrimit për t’u masakruar.
Me botën e Soros që “copëtohet rreth tij”, ekspertët MPJ-së në këtë raport shkruajnë se ai ka filluar tani të përdorë Presidentin Putin për përhapur frikë në mënyrë që të shmanget vëmendja nga krimet e tij të shumta – dhe duke u mbështetur në SHBA nga senatori republikan John McCain (që Soros e ka financuar që nga viti 2001), senatori republikan Lindsey Graham (të cilin e ka financuar prej kohësh Soros) dhe Guvernatori Republikan i Ohio-s, John Kasich (që Soros e ka financuar për t’u bërë president në rast se Hillary Clinton humbiste) – të gjithë së bashku me aleatët e Partisë Demokratike të financuar nga Soros, kanë sjellë në SHBA histerinë “po vijnë rusët” në një nivel të paparë qysh nga koha e Luftës së Ftohtë.
Teksa Soros është duke përdorur tani fuqinë e tij financiare për të korruptuar dhe shkatërruar Partinë Republikane, siç e bëri me Partinë Demokratike, ky raport përfundon, se pengesa e vetme që qëndron në rrugën e tij është presidenti i zgjedhur Trump – i cili edhe tani, ndërsa vazhdon të sulmohet në mënyrë të vazhdueshme nga propaganda e “lajmeve të rreme” të udhëhequr nga Soros, nuk po tregon shenja tërheqjeje kundër këtij përbindësh nazist, të cilin duhet ta shkatërrojë për hir të të gjithë botës, si dhe të botës sës tij.
Marrë nga The Washington Feed