Albspirit

Media/News/Publishing

Veton Surroi: Arrestimi i Haradinajt, katër kritika për shtetin e Kosovës

1. Kërkesa e Republikës së Serbisë për ekstradimin e qytetarit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj në Serbi është , nga këndi i pastër juridik, përpjekje për rrëmbim të një qytetari të Kosovës me mjete juridike.
2. Kërkesa e Republikës së Serbisë për ekstradimin e një qytetari të Republikës së Kosovës për krime të supozuara në Kosovë është, po ashtu ,veprim suspendues i autoritetit gjyqësor të Republikës së Kosovës.
3. Në që të dyja rastet, kemi të bëjmë me agresion ndaj të drejtave të qytetarëve të Kosovës, gjegjësisht rendit Kushtetues të vendit.
Autoritetet e Prishtinës dhe opinioni publik më kot ankohen për veprimet e të tjerëve, adresa është në Prishtinë. Të drejtat e qytetarëve të Kosovës nuk po mbrohen sepse ish kryeministri e tash presidenti Thaçi nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit, me të cilën Serbisë iu hap dera për në anëtarësim në BE. Në atë marrëveshje dhe marrëveshjet e tjera të dala nga ajo nuk ekziston njohja e sovranitetit të Kosovës; në to Kosova dhe Serbia ndajnë sovranitet në Kosovë. Rrjedhimisht, lejen Beogradit për kërkim ekstradim të Ramush Haradinajt , me veprimet e veta ia kanë dhënë Hashim Thaçi dhe vartësit e tij në negociatat e Brukselit.
4. Autoritetet e Kosovës nuk janë zgjedhur për të vajtuar. Janë aty për të mbrojtur interesat e vendit. Duke mos e bërë, qartazi e bëjnë veten të tepërt.

Please follow and like us: