Aktori Genci Fuga shpërthen kundër qeverisë/ Na hidhni rrogat, na sillni dritat. ALEPO!
Aktori Genci Fuga ka reaguar ashpër ndaj qeverisë. Në disa postime të tij në rrjetet sociale, Fuga shkruan, “Ore! Na hidhni RROGAT TË PAKTËN! Të blejmë ujë me bidon e llampa gazi!!!”
Më tej situatën që po kalon Tirana në mungesën e energjisë dhe të uji e quan ALEPO!!!
Aktori Fuga lëshon “ulërimën” e tij, ALEPO!!! Njoftohej se ikën dritat për gjysmë ore!!! Tiranë, Pallati 54, Myslym Shyri, 12 orë pa drita!!! Nuk përballemi me “Kuçedrën Natyrë”! Përballemi me “Pandjeshmërinë e Homo Sapiensit”! KESH – KU TA KESH! UKT – fjalët mbrapsht! Sot Qënka shumë e vështirë të luash rolin e “kryefamiljarit”! Po zhburrërohemi çdo minutë! Shpellarët duhet të ishin më të lumtur”, komenton në rrjetet sociale aktori Genc Fuga.
Please follow and like us: