Gripi apo ngrica mbyllen shkollat e Shqiperise?
Denion Meidani
Pa harruar qe e verteta shkakton panik vetem tek ata qe s’bejne gje tjeter vecse abuzojne e mashtrojne!Per me teper ai qe u kryqezua dje me fakte per genjeshtar nga i gjithe paneli ne TopShow pati paturpesine te na akuzonte ne si te tille. Me sa duket e gjithe rilindja vazhdon me traditen e te perdales nga Vunoi qe “jua them para se te ma thoni”. U vune re gjate emisionit paqartesite me tenderat e me procedurat ne Ministrine e Shendetesise. Raporti i dhomes amerikane te tregetise AmCham u flak tutje si i pavlere e u etiketua si i rreme nga ministri shendetesise.
U abuzua me grafiket e termin “epidemi” dhe nuk pati guximin z.Beqja ti thonte shqipetareve se e verteta e mbylljes te institucioneve arsimore/edukative ne vend ishte thjeshte pa aftesia e prapesia e qeverise se tij per te perballuar te ftohtin qe ka kapluar vendin. Nga ministri i koncesioneve abuzive qindra miliardeshe, te cilat po hetohen intensivisht nga prokuroria, e qe po cojne drejt kolapsit sistemin shendetesor ne vend nuk ju servir publikut asnje informacion i qenesishem mbi vaksinat me prejardhje kineze. Madje u abuzua nga ana e tij me idene se na qenkerka “e rekomanduar nga OBSH” nderkohe qe eshte thjeshte ne listen e vaksinave te aprovuara nga kjo organizate per nje variacion te semundjes se gripit.
Ajo per me teper nuk eshte certifikuar nga FDA e EMA! Gjithashtu abuzive ishte ideja qe u servir nga ministri qytetareve qe gripi erdhi papritur e para kohe nderkohe OBSH kaq here e permendur gjate emisionit nga vete ai paralajmeron marrjen e masave per sezonin e gripit qe ne muajin tetor. Nderkohe jo vetem qe masat jane te pamjaftueshme ne zona rurale te cilat jane te izoluara e ne meshire te fatit por mohojne “diten per bore” e “naten per acar” qe situata ka dale duarsh dhe ne kryeqytet kaq afer zyrave te tyre ku shumica e popullsise po vuan nga mungesa e ujit e trotuaret e rrugicat e tyre jane te ngrira, duke u bere keshtu burim rreziku.