Albspirit

Media/News/Publishing

Një virgjëreshë për JFK-në

Flet Mimi Alford, stazhierja e cila qe dashnorja e tij kur ishte 19 vjeç dhe ai 45
“Më ka shtyrë në krevatin e Jackie dhe unë nuk i kam bërë rezistencë” “Shpesh flija në Shtëpinë e Bardhë, ai me merrte me vete edhe gjatë udhëtimeve të tij” “Një herë më bëri të marr drogë; një herë tjetër mu desh të kënaqja Dave Powers, këshilltarin e tij”

 

Mimi Alford është autore e librit që po diskutohet në Amerikë, në të cilin rrëfen marrëdhënien e saj me Presidentin e atëhershëm John Fitzgerald Kennedy. Ishte viti 1962, ajo ishte 19 vjeç, ai 45. Tani, për herë të parë, Alford flet për atë dashuri.

Zonjë, si jeni bërë dashnorja e JFK-së?
«Më ka ngjitur në një prej apartamenteve private të tij katër ditë pasi kisha filluar të punoja në Zyrën e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Mendova se do të bëhej fjalë për një dolli mirseardhjeje».

Ishit vetëm me të?
«Jo, ishte këshilltari i tij, Dave Powers, që më kishte ftuar për një gotë, dhe sekretare që, me sa dukej, qenë dashnoret e JFK-së. Por këtë gjë e kam mësuar më pas. Kur Presidenti më ka propozuar që ta ndjek nga pas, na kanë lënë vetëm. Kemi kaluar nga njëra dhomë në tjetrën, pastaj, në fund të hyrjes, ka hapur një derë: “Ja dhoma e zonjës Kennedy”, më tha».

Ishit në siklet?
«Më dukej e çuditshme, por e dija se Jackie kishte nisur të ristrukturonte Shtëpinë e Bardhë. Ndoshta donte të ma tregonte sepse ndjehej krenar për të. Dhoma ishte e shkëlqyer».

Ai si ju është afruar?
«Më ka treguar një fotografi të Caroline, bustin e një fëmije që ngjante me John-John. Isha e mallëngjyer. Pastaj, me ëmbëlsi të madhe, kam ndjerë frymëmarrjen e tij në qafë. Më pa në sy dhe më tha: «Këtu do të rrimë të qenë». Më ka shtyrë në krevat dhe unë nuk i kam bërë rezistencë, e kam ndihmuar deri të zhvishja kostumin. Ka ndodhur në mënyrë të natyrshme».

Ishte hera e parë për ju?
«Po dhe JFK-ja e ka kuptuar menjëherë. Është bërë shumë i kujdesshëm. “Gjithçka mirë? Gjithçka mirë?”, më përsëriste. Unë isha e mbështetur mbi bërryla dhe e lija të vepronte. Pastaj më ka buzëqeshur dhe më ka treguar banjën, ku jam riveshur. Kur kam dalë, ishte zhdukur. “Jam këtu”, më ka ulëritur nga salloni, ku kishim pirë aperitivin. “Si thua ta hamë nga një kafshatë?”. Gjithçka që dëshiroja isha të kthehesha në shtëpi. Ai e ka kuptuar. “Pa problem, po thërras të sjellin një makinë”. Më ka shoqëruar deri tek ashensori. “Natën e mirë Mimi, shpresoj që do të shkojë gjithçka mirë”, më tha, duke mbyllur derën».

Si jeni ndjerë më pas?
«Nuk dija se çfarë të mendoja. Familja ime ishte një familje konservatore, do të duhej të isha në gjendje shoku, por nuk ka ndodhur kështu. Kam pasur ndjesinë se midis meje dhe tij ishte vendosur ndoshta një lidhje e veçantë, kur e kishte kuptuar se isha e virgjër».

Kur e keni riparë?
«Javën e ardhshme. Më ka ngjitur sërish në rezidencën private të tij. Jackie ishte me pushime në Virginia. Mund t’i kisha thënë jo, por i kam thënë po, pasi kisha dëshirë. Kemi darkuar dhe më ka çuar në një dhomë tjetër, të tijën. Ishte një krevat me baldakin dhe dy divane përballë oxhakut, libra dhe gazeta të shpërndara paksa kudo. “Do ta bësh një banjë?”, më ka pyetur. “Mund ta mbyllësh derën, të pres”. Kështu ka filluar marrëdhënia jonë: kam vazhduar ta shoh një apo dy herë në javë gjatë gjithë verës së vitit 1962».

Ai ishte 45 vjeç, kurse ju 19. Ai ishte Presidenti, ju ishit studente. Si arrinit ta mbushnit këtë hendek?
«Kennedy interesohej për mua: më bënte pyetje rreth jetës time, shijeve të mia, miqve të mi, lidhur me argumentet e bisedës që preferoja. Nuk e kam thirrur asnjëherë “Zoti President”».

Çfarë lloj dashnori ishte?
«Ai ishte sensual, por nuk më ka puthur kurrë. Në mbrëmje kalonim shumë kohë në vaskë duke luajtur me dy patokë të vegjël plastikë. Pastaj një darkë të lehtë. Shpesh kishte panine me feta të holla mishi dhe koktej karkalecësh. Një ditë më ka mësuar që të bëj vezë të rrahur siç i pëlqenin atij. Kishim një kat të tërë për vete, por kalonim kohën në dhomë, na banjë dhe në kuzhinë, duke dëgjuar Frank Sinatra apo Tony Bennett. Nganjëherë vinte një këngë që e pëlqenim të dy, “I Believe in You” të Robert Morse».

Ju ka ndodhur ndonjëherë të flinit në Shtëpinë e Bardhë?
«Po, shumë herë. Vishja një prej pizhamave të tij».

Stazhi juaj në Shtëpinë e Bardhë ka përfunduar në shtatorin e vitit 1962 dhe ju jeni rikthyer në fakultet.
«Kishtë parashikuar gjithçka. “Më jep numrin e dhomës tënde të konviktit dhe do të marr”, më tha. Më pak se një javë pas nisjes së kurseve, një shoqe ka trokitur në derën e dhomës time: “Ke Michael Carter në telefon që po të pret”. Ishte pseudonimi që kishte zgjedhur. Telefononte shpesh. Askush nuk e ka njohur ndonjëherë zërin e tij. Pastaj linim takimin. Ishte Dave Powers, këshilltari i tij, që merrej me gjithçka. Më dërgonte makinë, biletë avioni dhe ulesha në aeroportin e Washington. Aty më priste një shofer që mbante në dorë një tabelë me emrin Michael Carter».

Arrinte t’ju takonte shpesh?
«Po. Në tetorin e 1962 jam gjendur në Shtëpinë e Bardhë në kulmin e krizës së Kubës. Nuk e kisha parë kurrë Presidentin aq të tendosur: ka kaluar natën në telefon. E kam dëgjuar të thotë: “Preferoj t’i shikoj fëmijët e mi komunistë sesa të vdekur”».

Qarkullonin zëra për lidhjen tuaj?
«Shumë pak e dinin. Herën e vetme që e kam parë të preokupuar ka qenë kur i kam thënë se kisha takuar Zëvendëspresidentin Lyndon Johnson. “Mos ju afro”, më urdhëroi. Nuk kishte besim tek ai».

Ju pëlqente klandestiniteti?
«Po. Në dimrin e vitit 1962 Kennedy më ka kërkuar që ta shoqëroj në udhëtimet zyrtare. Shkoja në dhoma hoteli të shkëlqyera dhe gjëja më pëlqente jashtëzakonisht shumë. Me përjashtim të një here në Palm Springs, ku ka ecur shumë keq».

Çfarë ka ndodhur?
«Ishte një festë e madhe e mikut të tij Bing Crosby. I gjithë Hollywood ishte në rançin e tij. Kennedy më ka bërë të marrpoppers, substanca droguese. Ja kam mbathur».

Si ka mundësi që atë mbrëmje jeni sjellë kështu?
«Herë pas here, Kennedy kishte nevojë të demonstronte se më kishte në dorë. Disa muaj më parë, në verën e 1962, kishte ndodhur një skenë e palëqyer. Atë ditë ndodheshim në pishinën e Shtëpisë së Bardhë me Dave Powers, që ishte ulur në anë të pishinës me këmbët në ujë dhe pantallonat e përveshura. «Dave ka pamje të tendosur: nuk mund të bësh diçka për të?», më ka pëshpëritur Presidenti. E kuptova se po më propozonte t’i kënaqja seksualisht këshilltarin e tij dhe unë ia plotësova dëshirën. Ka qenë poshtëruese dhe ka qenë njëjtë edhe për Dave. JFK-ja nuk ka humbur as edhe një sekondë nga skena. Në fund isha e tronditur dhe kam vajtur me vrap në dhomën e zhveshjes. Kam dëgjuar Dave që t’i ankohet, pastaj Kennedy ka ardhur dhe n aka kërkuar falje».

Ama ju u kthyet tek ai.
«Po, në verën e 1963, gjithmonë në Zyrën e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë për një peruhdë tjetër stazhi. Gjatë kësaj periudhe kam kaluar shumë më pak net me të, pasi Jackie ishte shtatzënë. Me 7 gusht ka lindur një fëmijë që ka vdekur të nesërmen prej problemeve të frymëmarrjes. JFK-ja ishte i tronditur».

Kur e keni parë për herë të fundit?
«Në New York, në Hotel Carlyle, ku kishte disa mbledhje. Ishte 15 nëntor 1963, një javë përpara vdekjes së tij. Në atë moment marrëdhënia jonë nuk ishte si më parë. Ndoshta për shkak të vdekjes së djalit, por edhe pse kisha njohur Tony, me të cilin po përgatitesha të martoheshim. Kennedy më ka dhënë 300 dollarë, një shumë e madhe për atë kohë, që të mund të blija ndonjë rrobe të bukur: ishte një dhuratë lamtumire. “Mëkat që nuk po vjen me mua në Dallas”, më ka thënë duke u larguar dhe më ka shtrënguar midis krahëve. Nuk e dija se do të ishte hera e fundit».

Pse e keni zbuluar këtë sekret pas 50 vitesh?
«Sepse nuk ishte më sekret qysh nga viti 2003, kur disa gazetarë të Neë York më kishin gjetur, por unë kam vazhduar të hesht. Janë dashur më shumë se 50 vjet që të kuptoja se nuk ishte turp që kisha qenë dashnorja e Kennedy në moshën 19 vjeçare».
(Olivier O’Mahony për “Chi”)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Please follow and like us: